Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    INSTAT: 133.544 emigrantë të kthyer në Shqipëri 4 vitet e fundit

    Shqiptarët duket se po e braktisin nga viti në vit emigracionin. Kriza e zgjatur ekonomike që ka prekur shumë vende të Evropës, ka detyruar me mijëra shtetas shqiptarë të kthehen në atdhe për shkak të pamundësisë ekonomike për të punuar dhe jetuar në emigracion.

    INSTAT-i ka publikuar sot një studim-raport për migracionin, kthimin dhe riintegrimin e shtetasve shqiptarë në vend.

    Sipas studimit, thuhet se emigrantët e kthyer janë kryesisht nga Greqia dhe ata shkojnë 70.8%, ndërsa nga Italia, 23.7%.

    Studimi thekson se gjatë viteve 2009-2013, janë kthyer në Shqipëri, 133.544 emigrantë.

    Ndërkohë që është 38.6 vjeç mosha mesatare e emigrantëve të kthyer në vend gjatë viteve 2009-2013. Sipas INSTAT-it, ritmi i kthimit të emigrantëve, tregon se trendi është rritur pas fillimit të krizës ekonomike në Evropë në vitin 2011.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: INSTAT: 133.544 emigrantë të kthyer në Shqipëri

    Kthimi i emigrantëve në Shqipëri, studimi: Mbi 134 mijë persona në 4 vite


    Kthimi i emigrantëve në Shqipëri, studimi: Mbi 134 mijë persona në 4 viteTIRANË-Organizata Ndërkombëtare e Migrimit dhe Instituti i Statistikave publikuan sot një studim për ri-integrimin e emigrantëve të kthyer në atdhe, sipas të cilit në 4 vitet e fundit janë kthyer në Shqipëri mbi 134 mijë persona, me një shpejtësi dy herë më të lartë se më parë.

    Studimi zbuloi se 94 për qind e tyre janë kthime vullnetare, 70 për qind nga Greqia dhe 25 % nga Italia. Shkaku kryesor i kthimeve në vendlindje janë arësyet ekonomike, papunësia dhe kriza ekonomike që mbërtheu vendet fqinje, ndërsa mosha mesatare e të kthyerve është midis 30-38 vjeç.
    Anketa zbuloi se mbi 60 për qind e emigrantëve të kthyer shqiptarë janë vendosur në banesat e mëparshme të familjes së tyre, ndërsa 40 për qind të tjerë po jetojnë në aksin Tiranë-Durrës dhe në Vlorë.

    Studimi nxori se pas 4 vjet emigrimi në itali apo 7 vjet jetë në Greqi, emigrantët e papunë shqiptarë shumica me arsim të mesëm, u kthyen në Shqipëri dhe pjesa më e madhe u vetëpunësuan në bujqësi dhe në biznese të vogla.

    Pjesa dërrmuese e emigrantëve ishin shumë të varfër para largimit, por u përmirësua ndjeshëm në emigracion. Shumica e tyre kanë dërguar në familjet e tyre në Shqipëri mesatarisht 200-250 euro në muaj, ndonëse kjo ka rënë për shkak të krizës.

    Sipas studimit, pjesa më e madhe e të kthyerve nuk ka kryer investime në Shqipëri, ose sepse nuk kanë fonde të mjaftueshme, ose se nuk kanë siguri.
    Studiuesit zbuluan nga anketat se rreth gjysma e të kthyerve së bashku me familjet do të qëndrojnë në Shqipëri përgjithmonë, ndërsa një e treta janë të përkohshëm dhe se mendojë të emigrojnë përsëri.

    Shqipëria e vuajti mjaft gjatë tranzicionit largimin masiv të popullatës në vende të tjera për jetesë më të mirë. Varfëria e vendit të tyre i shtyu rreth 1 milionë banorë drejt emigracionit, ku ndeshën vështirësi të reja, që në vendin e tyre nuk i kishin. Tani sipas të dhënave të fundit, përvec dërgesave mujore të parave, një pjesë e madhe e tyre janë kthyer po aq të pafuqishëm për mirëqenie dhe investime tek bizneset e vogla sa u nisën. Vetëm 8 % e të kthyerve ka arritur të realizojë një projekt investimi. Pjesa tjetër, nuk kanë projekt investimi dhe as kapitale për investime të vogla dhe vetëpunësim.

    (a.n/VOA/BalkanWeb)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •