Përse po rrënjoset Islami në Kosovë?
Nëse islami i ka hedhur rrënjët pak më thellë kohët e fundit në Kosovë, problemi nuk qëndron tek ai, as edhe në atë grusht njerëzish që e përkrahin atë, por tek politika e dobët, moskokëçarëse kosovare. Natyrisht ky nuk është i vetmi shkak, kuptohet.
Shkaqet e tjera do t’i përmend më poshtë. E megjithatë, argatët e letërsisë diktatoriale shqiptare, me në krye Kadarenë dhe Blushin, problemin nuk e kapin prej rrënjëve, por prej degëve. Ata ulërijnë : krimbi, krimbi në majë të pemës, por derisa krimbi mbërrin në pemë, ata heshtin; nuk guxojnë t’i tregojnë shqiptarit sëmundjen e vërtetë të krimbosjes së pemës.
Po të bëjmë një retrospektivë të shkurtër historike, do të na bien disa gjëra ashiqare në sy. Turkofilia shqiptare e ke zanafillën në periudhën e pushtimit turk. Historia na tregon se në atë kohë shqiptarët nuk hoqën vetëm picirin e zi, por bënë edhe alamet karriere politike duke i dhuruar Turqisë osmane disa kryeministra dhe ministra. Kur Turqisë osmane po i dilte shpirti, kanë ekzistuar disa periudha te shkurtëra , kur ajo e ka mbrojtur Kosovën ndaj Serbisë, jo sepse i është dhimbsur ajo, por për ta mbajtur atë sa më gjatë nën tutelën e saj. Sidoqoftë, kopeja e kërcënuar prej ujkut nuk e harron lehtë ndihmën për të shpëtuar lëkurën. Nuk ka gjë më të rrezikshme, kur bie në dashuri me një fe në kohë shfarosëse! Pra, kemi të bëjmë këtu edhe me një ndikim psikologjik me natyrë islame tek kosovari. Për aq sa kohë kosovari do të ndjejë rrezik ndaj kërcënimit sllav dhe jetojë i zoluar prej Evropës si tani, atëherë shpresa e shpëtimit tek islami do të jetë e gjallë. Nuk duhet të harrojmë pa përmendur edhe karakterin patriarkal të malësorit kosovar,ku burri është shtylla e shtëpisë, i cili përket deri diku me vrazhdësinë e një pjese të fesë islame.
Mbas rrëzimit të diktaturës hoxhiste, të gjithe jemi dëshmitarë, se sa afër luftës së përgjakshme kemi qenë me Serbinë, dhe mbrojtjen edhe pse gojore/oratoreske të Turqisë në rast të një konflikti të Kosovës me Serbinë. Madje, edhe unë në atë kohë e kam parë Turqinë si një shpëtimtare të Shqipërisë, meqenëse ne atëherë nuk ishim bërë ende anëtare e NATOS- dhe Evropa herë flirtonte hapur me sllavët, dhe herë mbyllte sytë e veshët ndaj rrezikut slaav ne Ballkan.
Mbas anëtarësimit të NATO-s, në fakt roli gjeostrategjik i Turqisë në Ballkan u dobësua ose u shua fare. Ose thënë ndryshe: Shqipëria përfitoi një mburojë ushtarake, ndërsa Kosovës iu hap perspektiva për t’u bërë anëtare e NATOS por edhe familjes evropiane.
Dhe pikërisht në këtë moment ra maska e vërtetë e kosovarëve dhe shqiptarëve. Sepse, deri dje, ata e justifikonin flirtimin me Turqinë si një nevojë urgjente për mbrojtjen e integritetit territorial. Por mbas kesaj, ky JOKER u dogj, ose Kosovarët e ruajnë nën mëngë, sa herë që ata nuk i bëjnë fare detyrat e shtëpisë evropianizuese.
Në Kosovë, mbas vitit 1999 erdhi në fuqi çeta pirateske shqiptare. Kjo çetë me dhëmbë prej çakalli u orvat dhe sul me hov prej barbarësh për t’u pasuruar. Të gjithë e dimë, se fetë ekstreme janë në kërkim të vendeve me varfëri esktreme. Pra, ekstremi kërkon vëlla e motër. Ekstremi i varfër kosovar deri diku përqafon ekstremin islamik. Erdogani fërkon me të drejtë duart kur sheh lojën e fëlliqur të politikës në kurriz të Kosovës. Automatiksiht ai e ndjen se sulltanët e politikës kosovare ëndërrojnë për haremin osman.
Çdo qeveri serioze, përkujdeset për të luftuar çdo lloj elementi ektrem. Sepse islami ektrem ekziston jo vetëm në Kosovë, por edhe në Holandë e kudo ne Perëndim. Holanda pa dyshim e lufton këtë element fort. Sigurimi holandez i përgjon islamikët orë e minut dhe ndërhyn pamëshishëm aty kur duhet. Por kjo luftë përgjimesh dhe përndjekjesh nuk do të kishte pasur suksesin e deritanishëm, nëse shteti holandez në vend të mirëqënies do të prodhonte vetëm varfëri, zemërim dhe dëshpërim ashtu siç po ndodh në Kosovë, kryesisht edhe prej izolimit total.
Në rastin Kosovar pra, kemi të bëjmë me një problem binjak jashtzakonisht të rrezikshëm: 1) qeveritarë hajdutë kundrejt një populli të zhburrëruar 2) qeveri gjumashe që i lë minjtë islamikë të kërcejnë m’u përpara hundës së tyre.
U desh që të hapë alarmin Amerika, që Kosova të kryejë arrestime në gjirin e drejtuesve myslimanë në Kosovë. Përse presim ne që të na e tërheqë veshin Amerika?
U desh mesazhi lakuriq i ambasadorit amerikan, në Tirane, Arvizu, që Edi Rama të dënojë shfaqjet e fotografive të diktatorit Hoxha gjatë festës së çlirimit të Tiranës!
Të gjitha këto të vërteta të pakontestueshme, pra, Kadareja, Blushi dhe kampi anti-islamik që e ndjekin nga pas, i anashakalojnë. Të tërë rrezikun ata ia hedhin fesë ekstreme islame ndërkohë që siç e analizuam më sipër, vatra e rrezikut qëndron tek politika kosovare.
Kesaj te fundit i leverdis mjaft kjo, sepse atëherë rreziku vjen nga jasht, dhe jo nga brënda.
Pra poshtë Islami! Rrofshin hajdutet dhe melci-ngrenesit kosovare!
Kadareja, Blushi, ose çdo shkrimtar atdhedashës, duhet që të përballen pamëshirshëm me udhëheqësit kriminelë kosovarë e shqiptarë. Por Kadareja, si në të kaluarën, ashtu edhe në librin më të ri, Mëngjeset në kafe Rosana” skicon vetëm çerekun e problemit, kur thur personazhe prej imamësh, dhe nuk vë kundrejt tyre, personazhe donkishoteske të politikës kosovaro/shqiptare, duke e plotësuar kështu për bukuri tablonë letrare.
ME E HIHDURA? Si Kadareja, si Blushi, heshtin si shejtanë të paparë ndaj politikës pushtuese të kishës greke në Shqipëri.
Përse e bëjnë këtë? Kadareja gëzon famë në Greqi, dhe i druhet zemërimit grek dhe shktarrimit të tregut të librave të tij në Greqi. Por Kadareja ka edhe një veti tjetër. Kadareja shkelmon vetëm gjarpërinjtë e plagosur. Në këtë rast, gjarpëri islam, është një gjarpër i plagosur tashmë prej tërë Perëndimit. Ndërsa me gjarpërinjtë ortodoksë grek, ai nuk e kruan, sepse nuk ka as burrëri, as interes personal.
Historia e gjuetisë së Kadaresë ndaj gjarpërinjve është fort e vjetër. Ai, priti që diktatori Hoxha të godasë kokën e gjarpërit me emrin Tito, më pas nxorri gurët prej rëre nga xhepi dhe i flaku ato mbi kokën e gjakosur. Kjo histori gjarpërplagosëse do të ripërsëritej prej tij edhe më vonë, ndaj Stalinit, Mao Ce Dunit dhe 23 vitet e fundit, ndaj mjekrrave islame.
Në rastin e Kosovës, ai nuk do të humbasë çmimet letrare, respektin e politikanëve në Kosovë. Kadareja vjet, përlau çmimin kosovar, Ali Podrimja, dhe ia mbathi, pa e ndyer gojën ndaj udhëheqësve super-hajdutë e kriminelë të Kosovës. Shkurt, i tha elitës së politikës kosovare: faleminderit për çmimin. Ju vazhdoni ta rripni popullin tuaj. Unë do t’ju duartrokas në heshtje.
Në letërsi nuk ka rrugë të mesme. Ose merresh me politikë, dhe i thua gjërat troç, ose nuk merresh fare. Edhe kur godet një fe të radikalizuar, merresh me politikë, sepse fe të tilla janë politika të maskuara. Prandaj Kadareja, Blushi me shokë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë mision mjaft të vështirë, thikë me dy presa. Madje ata janë të vetëdijshëm por i shërbejnë interesit personal.
Prandaj kur godet vetëm fenë, dhe harron me vetëdije të plotë politikën simotër të radikalizuar, është sikur ta kapësh gjapërin prej bishti!
Eshtë për të ardhur keq, sepse shkrimtarë të tillë, me ose padashje, jo vetëm që nuk e luftojnë fenë ekstreme, në këtë rast, atë islame, por e ushqejnë atë me duart e tyre. Kjo po ndodh edhe me kosovarët myslimanë. Ata ndjehen të ofenduar dhe rrezikuar prej Kadaresë. ARSYEJA???
Kadareja, nuk terheq vijën ndarëse midis elementit ekstrem islam dhe popullatës së thjeshtë që beson te Kurani. Nëse Perëndimi do ta bënte këtë, pra luftonte islamin në totalitet, atëherë do të përfundonim drejt një Lufte të Tretë Botërore. Për fatin e mirë, Perëndimi nuk është aq i cekët, opurtunist dhe i njëanshëm sa Kadareja. Myslimanët vazhdojnë të falen, xhamitë të reja po hapen, dhe njëkohësisht arrestimet e kriminelëve islamikë vazhdojnë me ritme të pandërprera. Shkurt, e ndajnë shapin nga sheqeri, ndërsa BEJLERI KADARE, i ka shpallur luftë Turqisë dhe Islamit në totalitet dhe hesht barbarisht ndaj diktaturës ortodokse në Shqipëri. Rezulati? Tashmë i njohur! Sa më shumë ta godasësh një qen të trembur aq më shumë do të lehë dhe ndërsehet të kafshojë.
Eshtë në dorën e politikës së Kosovës për të përcaktuar jo vetëm fatin gjeopolitik por edhe atë moral dhe ekonomik. Ç'nënkuptoj? Kosova i ka të gjitha alternativat për t’u bërë anëtare e Natos dhe vend evropian. Prandaj, si analistët ashtu edhe shkrimtarët shqiptarë, duke përfshirë këtu edhe yllin e ri tiranas, lëpirësin e sahanëve të kuq, Rexhep Qose, duhet të karikaturizojnë së pari në letërsi vampirët e politikës shqiptare e pastaj të hidhen në sulm ndaj islamit, jo SI FE Në TëRëSI, sepse jo i gjithë islami është ekstremist.
Lufta duhet të jetë selektive. Të goditet vetëm elementi ekstem islam, dhe jo futet në një thes edhe vetë KURANI dhe feja islame. Një kirurg budalla ia pret të tërë këmbën paciëntit, ndërkohë që vetëm gishtat janë kalbëzuar, ndërsa kirurgu i mençur pret vetëm pjesët ë kalbëzuara.
Fetë nuk janë fidanishte që shkulen brënda disa minutave. Larmia fetare shqiptare përbën pasuri shpirtërore dhe thyen monotoninë ë monogamisë fetare.
I bëj thirrjë Ismail BeJ KADAReSë, që të mos i hedhë zjarr bashkëjetesës fetare shqiptare. Prostitucioni i tij moral dhe letrar i ka kushtuar mjaft popullit shqiptar.
Nëse ai dëshiron të kontribuojë sado pak për Shqipërinë, atëherë të keqen ta kapë prej rrënjëve dhe jo prej helikave të mullirit të erës.
Çdo fe ekstreme, edhe një herë, po e përsëris, kërkon tokë dhë trurin ekstrem. Nëse pra, Islami rrënjëzohet në Kosovë, atëherë fajin kryesor e ka Toka dhe mendja JONË ekstreme, dhe më pas Islami me kariktaturën e Erdoganit apo sabotazhit serb.
Diktaturat ashtu si edhe liria, jane ne kerkim te vazhdueshem te atdheve te rinj.
Detyra jonë është t'ia përplasim feve diktatoriale derën në fytyrë.
Ismail Bej KADARe , Ben Blushi me shokë! Kuptojeni këtë! Ju lutem! Për hir të fatit dhe të ardhmes së vendit tonë të shumëvuajtur!
Rezart Palluqi
Amsterdam, 19 nëntor, 2014
Krijoni Kontakt