DURRES- Pas nje hetimi që zgjati rreth 1 mujor, Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Këneta” me arrestimin në flagrancë të dy shtetasve dhe shpalljen ne kerkim te nje tjetri.

Ministria e Puneve te Brendshme ben me dije se Erjon Gjinlija, 31 vjeç, lindur n Shkodër e banues në Durrës dhe Bekim Demaliaj, 22 vjeç, lindur në Tropojë e banues ne Durrës, u kapen në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në Fushë Krujë, me një automjet të markës “Opel” me targa AA318 GL, me të cilin po transportonin një sasi prej 100 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Ne kerkim u shpall shtetasi Sokol Hajdinaj, 36 vjeç, banues në Durrës. “Ky person dyshohet të jetë shitësi i lëndës narkotike”- njofton MB.

Materialet proceduriale për vepren penale “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike” i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Panorama