De Maiziere: Kush lufton kriminalitetin në Shqipëri duhet të ketë guxim
Ambasadori Gjerman Hellmut HoffmanNjë raport mbi krimin e organizuar në Gjermani i rendit bandat shqiptare ndër të parat, ndërsa thuhet se në këtë vend po rritet gjithnjë e më shumë aktiviteti i bandave kriminale, të cilat janë të mirorganizuara dhe të shtrira jashtë Gjermanisë. Në vijim të këtij raporti theksohet se këto banda janë aktive jo vetëm si trafikantë apo shantazhues e kontrabandistë, por janë të organizuara edhe në vjedhjen e makinave, mashtrime dhe vjedhjen e dyqaneve. Bandat me lidhje në Shqipëri renditen ndër vendet e para të kriminalitetit të organizuar në Gjermani, shkruan “Deutsche Welle”, ndërsa nënvizohet se bandat polake dhe lituaneze janë të specializuar për vjedhjen e makinave dhe dërgimin e tyre në vendet e Lindjes. Për bandat nga Shqipëria thuhet se janë me emër në shitjen e drogës. Sipas raportit për kriminalitetin e organizuar që u prezantua dy ditë më parë nga vetë ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, në Berlin, thuhet se bandat kriminale komandohen nga Polonia, Lituania dhe Shqipëria. De Maiziere shprehu kritika të forta ndaj partnerëve shqiptarë teksa theksoi se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Serbinë në këtë drejtim nuk funksionon ashtu si mendon Gjermania. Gjithashtu, De Maiziere deklaroi se luftimi i kriminalitetit nuk është optimal dhe kjo për arsye të lidhjeve të kriminalitetit të organizuar deri në aparatin shtetëror. “Pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve të pushtetit me kriminalitetin shpesh personat përgjegjës në Shqipëri duhet të kenë guxim të madh personal nëse luftojnë krimin e organizuar”, raporton “Deutsche Welle”, mbi fjalën e mbajtur nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë. Ndër të tjera, ministri De Maiziere ka kërkuar që ky problem të preket edhe në bisedimet e anëtarësimit me Serbinë. Nga viti i kaluar, numri i të dyshuarve për krime në lidhje me kriminalitetin e organizuar në Gjermani është rritur me 15%. Ndërkaq, i vetmi reagim nga radhët e politikës mbi këtë raport ka ardhur nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila në rrjetin social “Facebook” u shpreh dje se situata në Shqipëri është e frikshme dhe sipas saj, protestat janë mënyra e vetme për të shpëtuar vendin.
Numri i të dyshuarve për krime në Gjermani, sipas kombësive
Gjermanë
Turq
Lituanezë
Polakë
Shqiptarë
Italianë
Rumunë
Holandezë
Rusë
Serbë
Të dyshuar për krime gjatë vitit 2012
Të dyshuar për krime gjatë vitit 2013
Burimi: Revista “Focus”, Gjermani
Krijoni Kontakt