-
PBDNJ largohet nga koaliconi me Qeverinė e Rilindjes
PBDNJ nis tėrheqjen nga postet nė qeveri
Zv.ministri i Jashtėm, Alqi Puli kėrkon dorėheqjen te Dule
Arsyeja e dorėheqjes ėshtė pėr ēėshtje tė ndryshme, ku njėra prej tyre ėshtė dhe vendimi i kėshillit tė OMONIA-s. Ende nuk ka njė vendim zyrtar pėr marrėdhėniet me qeverinė
Detaje
Nuk ka ende asnjė qėndrim tė PBDNJ-sė nė lidhje me vazhdimėsinė e bashkėpunimit nė koalicionin qeveritar
PBDNJ-ja pėrfaqėsohet nė qeveri nėpėrmjet tre zėvendėsministrave, atij tė Jashtmit, Bujqėsisė dhe Mjedisit
Artemisa Hoxha
Kryeministri-Edi-Rama-dhe-nenkryetari-i-Kuvendit-Vangjel-DuleZėvendėsministri i Jashtėm nė radhėt e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Alqi Puli, pritet tė lėrė kėtė post, pas kėrkesės qė ka paraqitur nė zyrėn e kreut tė PBDNJ-sė, pėr dorėheqjen e tij. Lajmi ėshtė konfirmuar nga vetė zoti Puli, i cili nė njė prononcim pėr gazetėn Shqip, sqaron edhe arsyet e lėnies sė kėtij posti, teksa shton se kėrkesa pėr dorėheqjen e tij ndodhet nė zyrėn e kreut tė PBDNJ-sė, Vangjel Dule, dhe ende nuk ėshtė dorėzuar nė sekretariatin e Ministrisė sė Jashtme. E teksa kėshilli kombėtar i OMONIA-s, pas miratimit nė Kuvend tė reformės administrativo-territoriale, ndarje e cila pjesėrisht ėshtė kundėrshtuar nga PBDNJ-ja, ka vendosur ngrirjen e dorėheqjeve nė administratė tė pėrfaqėsuesve tė partisė nė koalicionin qeveritar, Puli nuk mohon se njė nga arsyet e dorėheqjes ka tė bėjė edhe me kėtė qėndrim. Ndėrkohė qė burime pranė Ministrisė sė Jashtme bėjnė tė ditur se deri dje, zėvendėsministri i Jashtėm, Puli, ka qenė nė detyrė dhe se deri mė tani nuk ka asnjė kėrkesė tė tij pėr dorėheqjen nga ky post. Ėshtė i vėrtetė lajmi qė unė kam kėrkuar dorėheqjen nga posti i zėvendėsministrit tė Jashtėm. Kėrkesa ndodhet nė zyrėn e kryetarit tė PBDNJ, z. Vangjel Dule. Tashmė ėshtė nė dorė tė tij kjo kėrkesė nėse do tė dorėzohet nė ministri nė kuadėr tė bashkėpunimit qeveritar. Arsyeja e dorėheqjes ėshtė pėr ēėshtje tė ndryshme, ku njėra prej tyre ėshtė dhe vendimi i kėshillit tė OMONIA-s. Ende nuk ka njė vendim zyrtar pėr marrėdhėniet me qeverinė, thotė zėvendėsministri i Jashtėm. Nga ana tjetėr, Puli sqaron se njė tjetėr arsye e largimit tė tij nga ky post ka tė bėjė me faktin e kandidimit tė tij si kryetari i organizatės sė pakicės greke nė vendin tonė OMONIA. Por, nga ana tjetėr, ėshtė i vėrtetė edhe lajmi qė do tė kandidoj pėr kreun e OMONIA-s, tha zv.ministri i Jashtėm pėr gazetėn Shqip. Aktualisht nė krye tė OMONIA-s ėshtė Vasil Bollano, i cili u rizgjodh nė janar tė 2011-s sėrish nė krye tė kėsaj organizate me njė mandat trevjeēar, mandat qė mbaron kėtė vit. Ndėrkohė qė pas miratimit tė reformės territorialo-administrative, OMONIA i ka kėrkuar PBDNJ-sė qė tė ngrijė dorėheqjet nė administratėn shtetėrore. Kjo organizatė, ka kėrkuar pak kohė mė parė qė dorėheqjet e pėrfaqėsuesve tė PBDNJ-sė nga postet e larta ti shtyjė deri nė mbledhjen e kėshillit tė pėrgjithshėm drejtues tė OMONIA-s dhe PBDNJ-sė, ku do tė vendoset pėr tė ardhmen e bashkėpunimit me koalicionin qeverisės. Pas emėrimit tė Vangjel Dules nė postin e nėnkryetarit tė Kuvendit, kėsaj partie iu dhanė edhe tri poste zv.ministrash. Jani Babi, zėvendėsministėr i Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave, Oljana Ifti, zėvendėsministre e Mjedisit dhe Alqi Puli, nė postin e zv.ministrit tė Punėve tė Jashtme, janė tre pėrfaqėsuesit e PBDNJ-sė nė nivelin e dytė tė qeverisjes. Por, gjatė ditės sė djeshme, dy partitė minoritare, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Partia e Minoritetit Etnik Grek pėr Ardhmėrinė, janė takuar nė Sarandė pėr tė diskutuar edhe mundėsinė e njė bashkimi tė tyre. Mėsohet se takimi ėshtė nė kuadėr tė organizimit tė njė aktiviteti pėrgatitor pėr kongresin e OMONIA-s. PBDNJ-ja drejtohet nga Vangjel Dule, ndėrsa Kristo Kiēo ka drejtuar MEGA-n. Ende nuk ka asnjė qėndrim zyrtar nga kjo mbledhje me mundėsin e largimeve tė punonjėsve tė PBDNJ-sė nga administrata shtetėrore, qė do tė sillte kėshtu largimin e PBDNJ-sė nga koalicioni qeveritar.
Deklarata
Largimi i PBDNJ nga koalicioni, Rama: Dulen do ta kem mik
Pas miratimit tė reformės administrativo-territoriale nė Kuvend, kreu i PBDNJ-sė nuk shmangu mundėsinė qė kjo parti tė dilte nga koalicioni qeveritar. Deklaratės sė Dules, kreu i qeverisė iu pėrgjigj se do tė ndiente keqardhje nėse miku i tij do tė dilte nga koalicioni. Vangjel Dulen e kam pasur mik dhe do ta kem, pavarėsisht nė cilin koalicion do tė jetė. Do tė isha i keqardhur qė me reformėn qė duhet tė ndihet mirė ēdo shtetas shqiptar, por dhe shtetasit shqiptarė me kombėsi greke, tė ishte sebep pėr tu larguar nga koalicioni. Ne jemi nė njė koalicion, por nuk jemi nė njė kazermė. Nė kėtė rast, kėndvėshtrimet tona ishin tė papėrkueshme, ka thėnė Rama.
Shqip
-
-
Pėr: PBDNJ largohet nga koaliconi me Qeverinė e Rilindjes
qingji grek pi dy nena thomi ne nga Kolonja
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt