Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë: Ende asnjë marrëveshje, Jahjaga gati të shpallë zgjedhje të reja

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mund të marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nëse liderët nuk do ta arrijnë një marrëveshje në mes vete për situatën e krijuar në vend.

    Veprimet e ardhshme që mund të marrë e para e shtetit për tejkalimin e krizës institucionale në vend, sipas zëdhënësit të presidentes, Arbër Vllahiu, do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

    Në rast se dy kampet nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë kjo sipas Vllahiut lë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “E ritheksojmë edhe njëherë faktin se, nëse liderët e partive politike në vend nuk ofrojnë asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të nxirret nga kjo situatë e pamundshme”, ka thënë Vllahiu.

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Ende asnjë marrëveshje, Jahjaga gati të shpallë zgjedhje të reja

    Thaçi 'ngul këmbë': Qeveria sipas rezultatit të 8 qershorit e Gjykatës

    Kryeministri në detyrë në Kosovë, Hashim Thaçi thekson se zgjedhjet e 8 qershorit ishin të lira, demokratike dhe transparente, ndërsa PDK shënoi fitore të pastër, bindëse dhe spektakolare.

    “Zgjedhjet e 8 qershorit ishin fer, të lira, demokratike dhe transparente. Këto zgjedhje u organizuan për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. U shënua sukses historik për shtetin tonë të ri. Institucionet qendrore dhe lokale po shtrinin autoritetin shtetëror në gjithë territorin. Sovrani, populli foli dhe u deklarua lirshëm”, shkruan Thaçi në rrjetin social Facebook.

    Sipas tij koha kur Kosova qeverisej nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje të lira, ka mbaruar përgjithmonë. Ai thekson se Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme, por qeverinë e formon partia që ka fituar zgjedhjet.

    “Qeveria e re e vendit do të ndërtohet duke respektuar rezultatin zgjedhor te 8 qershorit dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kosovës i duhen institucione stabile, efektive dhe shumë përfshirëse të fokusuar në krijim të vendeve të reja të punës”, përfundon mesazhin e tij në Facebook, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi.

    Shqiptarja

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Kosovë: Ende asnjë marrëveshje, Jahjaga gati të shpallë zgjedhje të reja

    Shumë njerëz të pa pjekun dhe idiotë janë ka tregohen ky Blloku “Meshavina”.... Nëse shkojnë në zgjedhje LDK rreth 10% të votave ka me i marr, plus përçarjet e brendshme edhe ma LDK shkoj për “uflla”. Se këto tjerat Nisma digjet s’mundet me kaluar pragun zgjedhor, AAK 4 -5%, LVV 8-9%, e PDK 45-49% të votave. Mendoj se në çdo variant PDK-së i konvenon dhe këtë e kanë të qartë shumë mirë Blloku “Meshavina” LVAN, për ata edhe shumë janë ka i frikohen zgjedhjeve. Unë s'jam ka i kuptoj Bllokun “Meshavin” LVAN, se Kushtetuta s`po jua mundëson, e s`munden me e zgjedh krye-parlamentarin, me PDK thonë nuk bisedojmë (çka tregon sa të pa skrupull janë sepse në politik duhet të bisedosh dhe ta ndash kulaçin), në zgjedhje thonë s`kemi nevojë me shkuar dhe kërcënojnë se do t`i bojkotojmë zgjedhjet, Hashimi Thaçit i kërkojnë dhe i lutën që të lësho rrugë që ata ta marrin pushtetin!!!! Pra me çdo kusht po mundohen me marr pushtetin. Çdo tentim tjetër dhe alternativë për me bisedua dhe me u marr vesh po thonë që nuk e pranojmë. Nuk shkon more veç qysh t`ju konvenon juve dhe për interesa personale me majtë peng shtetin. Shumë njerëz të pa pjekun dhe idiotë janë ka tregohen ky Blloku “Meshavina”....

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Kosovelli për mendimin e shprehur në këtë postim:


  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Kosovë: Ende asnjë marrëveshje, Jahjaga gati të shpallë zgjedhje të reja

    Kryeministrin Hashim Thaçi nuk po e mban në atë pozicion të palëkundur vetëm kokëfortësia e tij, por edhe votat e fituara në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.
    Ky është fakt që nuk mund të injorohet. Prandaj ti s'duhet të harrosh se 'blloku' nuk është krejt populli.
    Pra, kokëfortësinë e Hashim Thaçit e arsyetojnë votat që i ka fituar në zgjedhje, ndërsa arrogancën e Rexhep Selimit dhe thirrjen për trazira, nuk e arsyeton asgjë tjetër përveç obsesioni i tij për ta çuar PDK-në në opozitë!
    E duke e çuar PDK-në në opozitë, s'di pse nuk e kupton se as ashtu nuk bëhesh fitues i zgjedhjeve!
    Se në çfarë situate abdurde jemi ne, e kupton kur e analizon kërkesën e qeverisë së Serbisë, e cila me gojën e Drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, po kërkon nga shqiptarët që urgjentisht ta formojnë qeverinë e Kosovës dhe pjesë e qeverisë së re të jetë 'Lista serbe'.
    P.S. Plus të jini të bindur se në protesta, asnjërit, s'ju del kush, veç nëse angazhoni protestues me pagesë.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kosovelli për postimin:


  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Kosovë: Ende asnjë marrëveshje, Jahjaga gati të shpallë zgjedhje të reja

    Blloku "Meshavina" LVAN i kapur pas pozitave, po e bllokon shtetin e Kosovës!!!

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-11-2009
    Postime
    39

    Për: Kosovë: Ende asnjë marrëveshje, Jahjaga gati të shpallë zgjedhje të reja

    Duket i ka futur rrenjet thelle ky Hashimi sa qe i shkon shurra edhe presidentes. Veprimi i presidentes per te mos degjuar shumicen parlamentare te Kosoves per dergimin e qeshtjes ne gjykaten kushtetuese tregon qarte se edhe presidentja eshte kukull ne ate karrige ku e kane vene. Eshte per te ardhur keq kur nje grush njerezish mbajne peng nje shtet te tere. Vetem ne kosove komandon pakica. Kudo ne bote komandon shumica.Nuk kam degjuar ndonjehere qe pakica ti thote shumices se duhet te me votoni mua. Kur ti i imponon deputetet te votojne dike qe nuk e deshirojne atehere ka rene demokracia dhe zgjedhjet nuk kane me rendesi. Pse duhet te bejme zgjedhje dhe te zgjedhim deputete kukulla qe ngrene doren sikur te thote klani i hashimit..Deputeti eshte i lire te votoje ate qe deshiron por ja qe nuk po i le hashimi me banden e tij..
    Kosova eshte bere me keq se Sudani. Komandojne klanet.

    Hashim je bere bajat..Liroju rrugen atyre qe jane te afte te ken shumicen ne parlament. Asgjekundi nuk komandon pakica.Nuk ka rruge tjeter..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •