Shqiptari mund te jete gjithshka por i trashe jo.
Le te analizojme (edhe pse humbje kohe)
-Ju ishit skllevėr, por hiqeshit tė lirė, tė qeshur, tė lumtur.
Kush po qesh me ne kohen e sotme???!!!
-Ju mbaheshit pėr trima, por dridheshit nga frika.
E vertete.
-Ju hiqeshit mė tė ndershmit e botės, por s’latė bijė dhe mbesė dhe kushurirė pa e shitur nė Itali sapo muarėt vesh se kushtonte jo mė pak sa njė lopė.
Shume e vertete.
-Ju ishit tė uritur dhe tė rreckosur, por mbaheshit pėr tė ngopur, tė veshur e tė mbathur.Ju tani jeni tė lirė, por ankoheni gjithė kohėn, si tė pakėnaqur, tė palumtur.
Jo, ca si une ishin shume te ngopur me te vertete.
-Ju votoni, por tė zgjedhurit nuk i respektoni.
Je ke fut kot, se ata s'kane nevoje per voten tone...i vjedhin...
-Ju votoheni, por pėr zgjedhėsit nuk doni t’ja dini.
Buxheti eshte i mafjes dhe popolli eshte gjithmone skllav...informohu.
-Ju, kishit pak libra, por lexonit shumė, romane, poezira.
Futja kot.
-Ju tani keni pafund libra, por lexoni “Aventurat e Noc Rrokut”.
Vetem ky e kupton kete fjali.
-Ju kishit pak mundėsi pėr tė parė televizion, por shihnit shumė filma.
Futja kot.
-Ju tani keni pafund televizione, por shihni pak ose aspak filma.
Futja kot.
-Ju mbrėmjeve shihni shumė programe televizive me analista dhe opinionista qė tė lenė pa ment me dijenitė dhe shkathtėsitė e tyre gjirizore, por ata duke qėnė tė shitur nuk thonė dhe nuk do j’ua thonė kurrė tė vėrtetat qė j’u interesojnė juve, por rrenat qė u interesojnė atye qė u kanė hedhur kockėn.
Me se e vertete.
-Ju qė s’kishit as makina as qerre por kishit shumė qef tė udhėtonit, nuk mund tė shkonit dot, le nė Gollobordė apo Korab, por as nė Spille ose Patok, se quheshin zona kufitare dhe tė gjente belaja.
Kontradikte! Kur s'kishin me cfare te shkonin...si do shkonin???
-Ju tani keni mjete tė fuqishme tė shpejta dhe rrugė pėr tė udhėtuar, por udhėtoni fare pak ose aspak. Po tė kalosh, pėr shembull, nė njė vend magjik, nga Peqini nė Lushnje pėrmes Darsisė dhe Dumresė, sheh kodra dhe liqere me tė ikė menia e kresė, por gjatė asaj rruge sheh a s’sheh nja dy a tre makina, edhe ato tė banorėve lokalė.
Hahahahahaaaa...qaju hallin. Jo! Qaji hallin vetes qe nje here qe shkon i ben rekllame, kurse ata qe shkojne 100 here ne muaj u eshte bere e zakonshme.
-Ju thoshit se e donit atdheun kur Shqipėria dergjej nėn thundrėn e njė ēete vrasėsish qė e quanin veten ēlirimtarė, fitimtarė etj., por tani qė Shqipėria nuk ėshtė e vrasėsave por e juaja, ju nuk doni Shqipėrinė, doni Italinė, Gjermaninė, Amerikėn. Ju tė rinjtė mbaroni shkollat jashtė, por s’gjeni dot punė brenda se karriket i kanė zėnė tė vjetrit dhe s’i lėshojnė fytin tua sharrosh.
E vertete, por s'do te thote qe pleqte duhen te vdesin dhe te mos punojne. Jashte nuk njihet dhe nuk e pranojne pleqerine..meqenese do te hiqesh edhe mudhern.
-Ju Kosovėn ua ēliroi NATO, por ua zaptoi mafia.
Kete me mire mos e kishe shkruar fare. Gjaku i derdhur i kosovareve s'ka kete cmim te ulet qe ke shkruar.
-Ju Maqedoninė perėndimore nuk ua preku kush, por po ua bėjnė ēorap politikanėt llafazanė dhe hajdutė zgjedhur prej jush tė cilėt ēirren pėr Liri dhe Shqiptari derisa e kthejnė nė ēast pllakėn sapo ulen nė njė kolltuk dhe nisin tė heshin si peshq.
Ketu nuk di cfare te shkruaj se s'jam i informuar.
-Ju doni taksa tė ulėta, mundėsisht asnjė taksė, por doni dhe makinėn tė vijė tė marri plehrat, doni tu asfaltohen rrugėt dhe rrugicat dhe tė gjitha lehtėsirat e tjera, me pare tė rėna nga qielli.
Taksat i paguajme dhe c'te paguar se, por s'kam pare nje cope rruge me asfalt qe kur erdhi Rilindja. Thane do benin Lungomare...nuk e bene (ne shtator duhej te mbaronte)...thane do behej nje rruge kendej nga fshati Qishbardhe...nuk e bene...E sa te tilla ka ne gjithe Shqiperine? Por parate i kane marre, taksat tona i kane marre. Ku Jane???!!! Informohu e me kthe pergjigje.
-Ju i telefononi tjetrit, por gjithmonė pėr hallin tuaj, kurrė pėr ndonjė hall tė tijin.
Qaju hallin. Te marrin ne telefon nga mengjesi deri ne darke...tipike e shqiptareve qe humbin kohen kot.
-Ju e ndihmoni partinė tė vijė nė pushtet, por kurrė nė mėnyrė idealistike, gjithmonė pėr ndonjė interes, pėr shembull, pėr t’ju gjetur njė punė.
Idealistike???? Me kembe ne toke thuaj...
-Ju hiqni spinėn e dushit, demek pėr kursim, por jeni aq tė trashė sa nuk dini dhe nuk kuptoni se heqja e spinės nuk ėshtė veprim as inteligjent dhe as kursimtar, por thjesht njė budallallėk.
A ka njeri te ma shpjegoje se nuk po e marr vesh...Pyeta dhe nja pese te tjere, por as keta nuk e kuptuan.
-Ju, kur jeni shitėsa nuk ja vini kurrė ēmimin mallit, por kur jeni blerėsa jeni gjithė kohėn tė revoltuar pėr ēmimin qė mungon, dhe ē’ėshtė mė e bukura, me shpresė pėr tė dalė fitimtar gjatė njė lufte tė heshtur nervash disaminutėshe me shitėsin, ju nuk ja vini kurrė nė dukje atij mungesėn e ēmimit tė produktit mbi njė copė karton, ndėrkohė qė pėr t’i kėrkuar faturėn tatimore as qė bėhet fjalė.
E drejte.
-Ju, kur jeni hallexhinj, bėrtisni nė kupė tė qiellit kundėr korrupsionit, por kur bėheni nėpunėsa shndrroheni menjėherė nga bėrtitėsa tė revoltuar nė tė korruptueshėm dhe tė korruptuar tė heshtur dhe tinzarė.
Gabim! Hallexhiu ne Shqiperi mbetet gjithnje hallexhi. Duhet te jesh maskara te zesh vend pune.
-Ju kur jeni fukarenj dhe shihni ndonjėrin qė pasurohet, j’u ērregullohet gjumi, jeni gati ta shqyeni dhe tė merrni kazmėn t’ja shembni atė qė ka ndėrtuar, por kur qėllon qė j’u bie ndonjė lek nė dorė dhe nisni e majmeni, filloni ta urreni, dhe bėni ēmos qė mundėsisht edhe ta vrisni armatėn e fukarenjve, alter egon tuaj, veten e dikurshme, nga frika se mos kthehet e hakmerret pėr tradhėtinė.
E drejte.
-Ju edhe punoni, por keq.
Ka edhe nga ata qe me pese leke bejne cudira e mrekullira.
-Ju dini tė punoni dhe mirė, madje tė keni edhe rendiment tė kėnaqshėm, por vetėm nė punėt e liga, thashethemet, intrigat, spiunimet.
Keto s'quhen pune e mos i ngaterro gjerat.
-Ju keni apartamente tė mėdhaja tė bollshme tė teprueshme, por, meqėnse tė jetuarit nėpėr kotecat e dikurshėm j’u ka hyrė nė gjak, e pamundur tė mos ja merrni frymėn vetes duke i mbyllur ballkonet me lloj lloj vetratash dhe duraluminash pėr tu treguar mė tė squt se arkitekti.
E ku ka arkitekt te zote Shqiperia???!!! Te gjithe kopjace jane.
-Ju keni mbi kokė qiell dhe kaltėrsi, por nuk i ngrini kurrė kryet t’i shihni.
E drejte
-Ju keni Histori, por pėrtoni ta njihni, preferoni ta shihni nėpėr filma ku protagonistėt dhe heronjtė nuk janė kurrė njerėz normalė, por gjithmonė ose tuhafa ose vrasėsa.
Jo! Historine na e kane bere gjithmone te tjeret...ne kemi qene dhe jemi spektatore.
-Ju keni gjeografi, por nuk doni ta shkelni.
Mė se ci kemi bere mune...
-Ju keni fshatra tė bukur si ėndėrra, por refuzoni t’i vizitoni.
Qaju hallin...provo te hysh ne Lazarat.
-Ju keni pyje tė magjishėm, tė bukur dhe tė freskėt, por i prisni.
I kishim.
-Ju keni mes jush njerėz tė ditur dhe tė ndershėm, por nuk i respektoni.
E drejte..dhe ikin jashte shtetit.
-Ju keni miq qė j’u duan, por nuk i doni, i refuzoni.
S'po shkruaj fare...
-Ju flisni keq me fjalė tė rėnda dhe tė hidhura pėr fqinjin, tė largėtin, tė huajin, por ngaqė ata i keni frikė, atyre u rrini larg, nuk u afroheni.
Asnje s'jua ka friken...jane bere vertet qelbesira.
-Ju flisni butė, me fjalė tė ėmbėla pėr tė afėrmin, mikun, familiarin, por mgaqė tė afėrmėve nuk nuk ua keni frikėn sepse prej tyre nuk j’u vjen asnjė rrezik, u afroheni jasht mase, i invadoni, i rrini ngjitur, u zini gjithė hapėsirėn, i bezdisni, i tmerroni, i lodhni dhe i dėshpėroni.
E drejte, biles bejne edhe sikur qajne...me qep ne xhep.
-Ju keni ligje moderne, por nuk i respektoni.
Ku ndryshon ligji klasik nga ai modern???!!!
-Ju jeni tė rrethuar me qytetėrim, por prej tij nuk doni tė mėsoni, nuk doni tė kuptoni, sepse ju nuk ndjeni.
Numri i qyteteve ne Shqiperi eshte dyfishuar...por vet nuk po shoh ne rruge qytetare...jemi akoma blebej...
Rezultati:
Shume kontradikta...nje shkrim pa vlere ne pjesen me te madhe te shkrimit...gjera qe dihen, por te interpretuara ne menyre individuale.
Krijoni Kontakt