Kur bindja se ke vertet dicka per te thene behet obsesion, atehere mundesia per te thene budallalleqe eshte edhe me e madhe. Duke besuar se kjo qe po shkruaj nuk eshte aspak budallallek, por pjelle e nevojes per tu cliruar nga pesha e saj po nis!
Pershkrim!
Ne sallen e madhe te lyer me nje blu te hapur ishim vetem une dhe ajo. Ajo ishte me shume se mua, natyrisht, pasi une isha pjeserisht i humbur. Ne parvazin e dritares ishte nje qen rrugesh qe kendonte nje pjese nga opera Aida. Pastaj erdhen kamarieret te cilet e shtyne tej me te shara duke ju hakerryer se do ti thyenin brinjet po te dukej serish andej. Qeni na hodhi nje veshtrim plot dinjitet, dhe pasi futi bishtin nder shale u largua. Une ndjeva se duhej te vija. Jo tani tha ajo, prit edhe pak. E pse duhet te pres fola nxituar, pa u munduar te fsheh shenjat e irritimit. Nuk mund te rrija pa ardhur. Mire tha ajo hajde, dhe hapi deren, ndersa une ndieva se kisha munguar per shume. Nuk ishin bere shume ndryshime, gjithesesi, salla vazhdonte te ishte pothuajse bosh. Po ti nga humbe, pyeti ajo, dhe pa pritur justifikimin e rralles tha, Nuk mund te jesh dhe te mos jesh njekohesisht, pasi keshtu me ben konfuze. Nuk fola. Futa doren ne xhepin e pantallonave dhe nxorra prej andej nje pale llastiqe. Shko laj duart, dhe behu gati te hash dreken mermeriti nder dhemb, dhe pasi thithi fort filtrin e cigares shtrengoi nofullat dhe iku.
Ej ti, pa ta shoh pak bileten bertiti dikush nga salla. Une nuk e kisha vene re me pare, por e kuptova se edhe duhet te kishte qene nje nga te humburit e kthyer. Jam karrigia 34 i thashe, pa e kthyer koken. Po mire cpret atehere, laj duart, dhe ulu te hash dreken.
Dreke pa muzike.
Jete e degjeneruar.
Vazhdon
Krijoni Kontakt