Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55

Tema: Ora

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Kur bindja se ke vertet dicka per te thene behet obsesion, atehere mundesia per te thene budallalleqe eshte edhe me e madhe. Duke besuar se kjo qe po shkruaj nuk eshte aspak budallallek, por pjelle e nevojes per tu cliruar nga pesha e saj po nis!

    Pershkrim!
    Ne sallen e madhe te lyer me nje blu te hapur ishim vetem une dhe ajo. Ajo ishte me shume se mua, natyrisht, pasi une isha pjeserisht i humbur. Ne parvazin e dritares ishte nje qen rrugesh qe kendonte nje pjese nga opera Aida. Pastaj erdhen kamarieret te cilet e shtyne tej me te shara duke ju hakerryer se do ti thyenin brinjet po te dukej serish andej. Qeni na hodhi nje veshtrim plot dinjitet, dhe pasi futi bishtin nder shale u largua. Une ndjeva se duhej te vija. Jo tani tha ajo, prit edhe pak. E pse duhet te pres fola nxituar, pa u munduar te fsheh shenjat e irritimit. Nuk mund te rrija pa ardhur. Mire tha ajo hajde, dhe hapi deren, ndersa une ndieva se kisha munguar per shume. Nuk ishin bere shume ndryshime, gjithesesi, salla vazhdonte te ishte pothuajse bosh. Po ti nga humbe, pyeti ajo, dhe pa pritur justifikimin e rralles tha, Nuk mund te jesh dhe te mos jesh njekohesisht, pasi keshtu me ben konfuze. Nuk fola. Futa doren ne xhepin e pantallonave dhe nxorra prej andej nje pale llastiqe. Shko laj duart, dhe behu gati te hash dreken mermeriti nder dhemb, dhe pasi thithi fort filtrin e cigares shtrengoi nofullat dhe iku.
    Ej ti, pa ta shoh pak bileten bertiti dikush nga salla. Une nuk e kisha vene re me pare, por e kuptova se edhe duhet te kishte qene nje nga te humburit e kthyer. Jam karrigia 34 i thashe, pa e kthyer koken. Po mire cpret atehere, laj duart, dhe ulu te hash dreken.
    Dreke pa muzike.
    Jete e degjeneruar.


    Vazhdon

  2. #12
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    c'ore e bekuar , ora jote.
    ndersa ti minuti im i renduar shekullor .
    muah'
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Cdo te merrni per dreke pyeti ajo?
    Po me thoni cka qe tu them se cfare do te marr.
    Turli dhe burani me spinaq.
    Eeeeeee po tjeter?
    Azgje tjeter ne fakt.
    Po pse azgje?
    Kjo eshte eshte nje pyetje qe kerkon shume intelekt per tiu pergjigjur, e prandaj une po preferoj te hesht.
    PO mire atehere heshtni. Vec dijeni se ne fytyren tuaj te heshtur ka me teper proteste se ne stomakun tim.
    Shiko i dashur, duhet te porosish shpejt cdeshiron te marresh, pasi ka edhe te tjere qe presin te sherbehen.
    Mire atehere me jep nje turli.
    Turlia mbaroi.
    Si mbaroi?
    Po ju me thate se ka turli.
    Kishte po mbaroi.
    Po ju nuk i keni sherbyer njeri tjeter deri tani.
    Ashtu? po kjo eshte nje hollesi e parendesishme, e rendesishme eshte fakti qe nuk ka me turli, prandaj ju lutem porosisni, ose largohuni nga banaku i mences.
    Mire atehere me jep nje burani.
    Ok, ja ku e keni ushqimin tuaj.
    Ju befte mire.
    Faleminderit.

    Pas pak ne salle hyn nje burre me te zeza dhe theret!

    Numri 34 ju lutem ti drejtohet sportelit bertiti ai.
    U ngrita dhe ju afrova njeriut qe foli.
    Me kerkon njeri.
    Po ka ardhur marangozi dhe rrobaqepesi qe tju marrin masen.
    Masen per cfare.
    Per kostumin dhe arkivolin pra.
    Po une nuk kam mend te vdes.
    Ju lutem mos na pengoni ne punen tone. E crendesi ka nese keni ndermend apo jo te vdisni, rendesi ka qe duhet tu marrim masen. Pastaj nuk mund ta dini asnjehere se cfare mund te ndodhe, dhe kuptohet autoritet nuk kane kohe te merren me ju minuten e fundit. Kush do te pergatiste fjalimin qe do mbahej ne ceremonine tuaj nese do ti linim te gjitha per momentin e fundit . Ne na pelqen tu paraprijme gjerave. Ai buzeqeshi dhe mori per nga dalja e salles duke me bere shenje ta ndiqja.

    vazhdon

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Pasi me moren masat me thane se isha i lire te shkoja ne dhomen time, a nese kisha deshire ne mence per te pare televizor, por nuk isha i lejuar te dilja jashte rrethimit. Nuk fola, por u drejtova per ne dhomen time. Ne katin e pare disa bojaxhinj kishin filluar te lyenin ndertesen me nje boje bizele te shplare. Njeri nga ata me kerkoi nje cigare.
    Pasi e ndeza nje me bojaxhinjte ia nisem nje dore muhabet per motin.
    Do te bjere shi tha me i vjetri prej tyre.
    I dyti tundi koken ne shenje pohimi, ndersa une peshtyva, mbi nje fole milingonash dhe u ndieva zot.
    Pse ju kane sjelle ketu, pyeti perseri ai me i vjetri.
    Nuk e di, nuk me dhane ndonje shpjegim, vec me thane se keshtu eshte me mire. Pastaj me dhane nje dhome dhe me thane se do te me thone vete se kur do te me lene te shkoj.
    Te te lene te shkosh???
    Tundi koken ne shenje cudie perseri bojaxhiu, dhe shtoi- nuk besoj se do te te lene te shkosh.
    Une psheretita,iu afrova folese se milingonave dhe peshtyva perseri mbi to. Po po me siguri do te bjere shi shtova, dhe pasi u pershendeta me ta u ngjita per ne dhome,
    Bojaxhinjt ne te shumten e rasteve jane njerez te heshtur, por keta qe kisha takuar sot ishin goxha muhabetcinj. Pyesnin shume keta, dhe sigurisht qe nuk duhet tu jepja shume te njohur atyre, prandaj edhe isha larguar plot takt prej tyre.

    vazh

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    Dreqi ta haje
    nuk kam zhgarravitur ndonjehere letra ne jeten time po ja qe hallit ske ci ben ndonjehere...
    Une faktikisht e zgjidha problemin shume lehte ketu ku me kane hedhur kam gjetur nje student nje qe di te shkruaje keshtu qe kete leter e ke prej meje.Une jam studenti qe shkruaj me porosi te shokut tend (nuk bej emra se ketu e kemi te ndaluar)
    (faktikisht jemi ne qe i ndalojme njeri tjetrit se na kontrollojne)
    (ne te vertete jam une ai qe kontrolloj,tani se mbaj mend se cfare)(ah po duke vepruar ne menyre te tille harrojme se kush jemi)(po ta them vetem ty,vetem une di se kush jemi e cfare bejme pak a shume ketu)
    (po nuk ta them dot se e kemi te ndaluar)
    (faktikisht jemi ne qe kontroll...)
    apo ta paskam shkruajtur njehere,nejse ekuptove ku e kam fjalen
    ...e shikon or mik cdo te thote te studiosh.Dreq o pune shih si shkruan ky djali,do beje rruge ne jete ky,ta them une jo si ti qe ngele duke ardhur e duke vajtur.Mendja or mik mendja,jo ai miku qe eshte mik i atij mikut tone te vjeter,ti e di si vete ajo pune pastaj apo jo?...
    Ah miku im (e kam huazuar nga arianet kete shprehje)
    (jam poliglot,doktorr i shkencave te emancipimit shoqeror,aktualisht student i shkencave politike,ne poligon kam arritur noten maksimale:dhjete police te interpolit, noten dhjete ,e denim kapital)po te thoshja pra miku i mikut tim,qe miqte e mikut tim jane dhe miqte e mi,e ti e di mire qe me miqte nuk duhet te perzihesh shume,ti per shkak te mikut ndodhesh aty ku je,dhe e pe se cmiq jane ata qe hiqen si miq bojaxhinj.
    ...eshte i zgjuar e?po per bese,si te duket kam gjetur mik te mire apo jo?Dje ecte para mbrapa neper dhome duke folur neper dhembe,njekohesisht numeronte pllakat lexonte dicka nga Hesse e me urdheronte te qeroja me me kujdes frutat ne menyre qe te mos i shtypja sepse humbnin lengun, ashtu sic arabet humbin gjak kur cjerrin kraharorin e lozin shah me jeten mbretin ua japin me pikatore...
    Pra po e mbyll kete leter duke shpresuar te te kem hapur sado pak syte i dashur mik(e te siguroj qe une e miku yt nuk do mbyllim syte derisa te hapim nje leter tenden)
    (une mund tu le ne paqe,por eshte paqja qe me do prane)

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    I dashur mik i mikut tim.
    Duke e respektuar me vullnet te plote deshiren e mire qe te shtyu te me shkruash, te pershendes!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Sot ndihesha i piset, madje me shume se i piset.
    Sot ndihesha i qelbur, por pata frioke te lahesha. Hyra ne banjon e mbushur me avull, por e ndjeva se si e pata te pamundur te merrja fryme. Pastaj me be sikur pas avullit ishte dikush me nje thike ne dore qe nuk priste gje tjeter vec te ma ngulte ne gjoks. Shtyva deren e banjos me kurriz, dhe dola ne koridorin e erret te nderteses. Nga poshte vinin zerat e bojaxhinjve te cilet me sa kuptova mga ato qe arrija te degjoja flisnin per nje ndeshje futbolli. Bisede pa zarar, mendova, pa zara e pa bereqet gjihashtu. Ne dhome kishte filluar te binte erresira. Diku ne nje cep te dritares ishte nje fole milingonash. Me ishte bere zakon kete javen e fundit te mbeshtesja ballin mbi xham e te vereja nga lart milingonat. Ne te gjithe godinen kishte fole te tilla. Milingonat jane te heshtura si njerzit qe jetojne ketu. Ato nuk flasin kurre, vetem hyjne e dalin nga ajo vrime e ngushte e cila me siguri te con diku thelle aty ku ti nuk mend te hysh per aq kohe sa nuk je milingon. Por ato jane te lira ta kalojne rrethimin. Ne nje fare menyre milingonat i solli vetem rastesia ketu.
    Edhe sot nuk u lava, edhe pse ndihem shume i ndyre, i ndyre deri ne kocka. Nuk eshte stina e larjes, kjo te pakten mund te jete nje pergjigje e denje per te ma qetesuar edhe sot ndergjegjen e cila duhet te parnoje mos ta braktise kete trup te ndyre deri ne kocka.

  8. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga Niti

    I dyti tundi koken ne shenje pohimi, ndersa une peshtyva, mbi nje fole milingonash dhe u ndieva zot.

    ........................

    Une psheretita,iu afrova folese se milingonave dhe peshtyva perseri mbi to. Po po me siguri do te bjere shi shtova, dhe pasi u pershendeta me ta u ngjita per ne dhome,


    Kur e lexova diten qe e solle ne forum kete pjese nga e cila po citoj me erdhi vertet keq per milingonat.
    Se ne zgjedhjen mes lenies se tyre ne qetesine e minibotes se tyre, apo ne dhenien fund te jetes se tyre qofte edhe me leng peshtyme, arrin te dallosh shume edhe per njeriun qe e ben njerin apo tjetrin veprim.


    Tek kjo pjesa e re qe ke sjelle sot, kishe vendosur t'i vereje nga lart.

    Kurioze jam si do te vazhdoje historia...a do permenden me milingonat...a do te jesh vetem verejtes apo dhe mbytes i tyre?


    Pershendetje!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ka kohe qe kam filluar ta shoh veten me kujdes, kjo jo vetem sepse kam filluar te ndihem me interesant, por edhe sepse nuk kam shume per te bere. Nuk eshte shume e shendetshme te vete ndihesh interesant, por prape se prape nuk eshte vete-vrasese. Gjithesesi une mendoj se kur nuk ke gje te besh, eshte mire ti hedhesh nje sy vetes. Im ate thote eshte edukative. Po cfare mesove per veten do te pyesni ju?
    Te them te drejten shume.
    Po ja psh mesova se edhe pse nuk jam i vemendshem kam nje kujtese te tmerrshme.
    vazh

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nje kujtese te llahtarshme.
    Dje me erdhi nje rrembese kujtimesh e cila me lagu jo vetem mua por edhe folene e milingonave. Mu kujtua se si nje here teksa shikoja "Romeo Dhe zhulieta" ne momentin kur Romeo u be gati te vriste veten u ngrita ne kembe dhe therrita me sa me hengri zeri. Cben idiot, nuk e sheh qe eshte duke fjetur, nuk e shikon qe nuk ka vdekur me te vertete. Nga salla u degjua nje zhurem por mua me duhej tua prishja argetimin atyre barbareve te cilet nuk benin gje tjeter vec kenaqeshin tek kundronin kete cift te ri qe ishte gati ti jepte fund jetes. Pastaj mora guximin, brofa mbi skene, i dhashe nja dy shupulla te mira xhuljetes per ta ngritur ngha gjumi, i hodha nje veshtrim miqesor romeos ,dhe u largova krenar qe u kisha shpetuar jeten ketyre dy te rinjve. Kujtimet jane gje e bukur edhe pse nganjehere te bejne te skuqesh. Gjithesesi, ne cfaredo pozite qofte njeriu, nuk duhet te vete vritet. Kete do tia kisha dashur tia thoja edhe tim gjyshi, i cili nje dite te bukur qershori, kur une isha vetem 8 vjec, hoqi rripin e pantallonave dhe vari veten perpara meje. Me kujtohet se si shtyja me majat e gishtave trupin e varur te gjyshit, dhe habitesha me rrathet e ajrit qe ai ishte ne gjendje te bente. Asokohe mund ti shihja rrathet e ajrit. Kur na gjeten mua dhe trupin e gjyshit nisen te bertisnin te llahtarisur., ndersa une u kerkova te me shpinin ne banjo. NUk kisha shurruar ne pranine e kufomes, pasi e dija se ishte mungese respekti.
    Gjerat qe te vijne ne koke kur je vetem jane shume te cuditshme. Me te cudtishme se ecejakete njerzve qe jetojne brenda ketij rrethimi, me te cuditshme se vajtje ardhjet te pretendimeve te mia, me te cuditshme se hyrje daljet e zbrazura e milingonave nga foleja e tyre. Gjithesesi une mendoj se kujtimet jane ato qe na bejne ne ata qe jemi, dhe nje veshtrim i mire i vetvetes, te ndihmon te permiresohesh, a mbase edhe te ta kuptosh ate.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •