Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55

Tema: Ora

  1. #31
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pikerisht se nuk e shoh si te zakonshme, ndaj edhe te pyes.
    Nje ngjyre eshte ne mendjen e njeriut si me e vecante. Per vete e di qe nuk kam te verdhen. Po ajo qe kam lidhet me karakterin tim.

    Ndaj jam kurioze se cfare mund te jete e verdha per ty.

    Martin Detari si emer ne pjesen "E gjitha e verdhe" mos vjen nga Martin Eden i Xhek London?


    Kjo puna e ngjyres si preference simbolike ndoshta eshte si ajo e luleve per piktoret. Monet ka pikturuar zambake, Van Gogh luledielli.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    E gjitha e verdhe!
    E verdha eshte nje ngjyre qe flet pak, bile nuk flet fare. Eshte nje ngjyre solide e cila gjithmone me ka intriguar, per faktin se me ben te mendoj se eshte shume agresive. Nuk mund te komentohet, apo thuhet dicka per te verdhen si ngjyre vec faktit qe ajo edhte e heshtur. Pra e verdha eshte e ftohte, e heshtur, agresive, e pazberthyeshme, e cfare me shume se kaq duhet qe dicka te ishte e panjohur. Pastaj me te verdhen mund te manipulosh shume, deri ne pafundesi.
    Mos harro se pothuajse te gjitha institucionet, si spitalet, burgjet, bashkite, ministrite, shkollat, apo ku e di une se cfare jane te lyera me te verdhe.

    Me pak fjale mua ngjyra e verdhe me krijon idene e nje vajze rreth te 16-ve e cila eshte duke perjetuar nje gjendje depresioni te thelle, e qe edhe pse eshte kaq e lehte per ta manipuluar, perseri mbetet kokeforte deri ne vete-vrasje. Nese ngjyrat do te kishin jete, per mua e verdha do te ishte e cmendur, e pakuptueshme, deri ne dhembje, e perseri e bukur.
    Nuk e di por mund te them nje pafundesi gjerash per ngjyren e verdhe, aq sa nganjehere mendoj se eshte ngjyra qe dashuroj.

    Martin detari nuk ka te bej fare me ate qe thua ti.

    Me thuaj ngjyren tende te preferuar e te te them si e njof une si ngjyre, ose me mire se si e njofin syte e mi.

  3. #33
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shpjegimi per te verdhen shume interesant.
    Nje pjese te tij kisha arritur ta perftoja nga shkrimet megjithate doja ta dija nese kisha te drejte apo gaboja.

    Edhe per Martin Detarin u sqarova.

    Per mua eshte bluja me te gjithe nuancat e veta.

  4. #34

    the love affair with depression

    Ajo i numuroi per te njeqinden here njollat e tavanit, dhe pasi krijoi me to fytyren e xhokondes e ndjeu se ishte e lodhur, ishte e plogesht. Pertueshem doli perpara pasqyres dhe nisi te kqyrte me vemendje trupin e saj. Kam shtuar te pakten 12 kile mendoi dhe serish psheretiu. As vete nuk e kuptoi se si vetem 1 minute me vone u gjete tek dera e frigoriferit me nje cope te madhe keku ne dore. Po hante serish, edhe pse nuk ndjente uri. Perseri doli perpara pasqyres.Futi gishtat mes flokeve tere yndyr dhe dhe pa se sa shume i ishin shtuar njollat ne fytyre keto kohet e fundit. Sa e neveritshme qe jam tha dhe kafshoi nje cope te madhe keku. Kishte filluar ti jepte nje kenaqesi te pashpjegueshme te ngrenit. Ne ato caste ju kujtua gjyshja qe i pati thene se te ngrenit ishte njesoj si seksi per njerezit e vjeter. Mos valle edhe ajo kishte filluar te plakej. I erdhi per te vjelle kur mendoi keto. Vrapoi drejt banjos dhe nxorri gjithcka qe kishte ngrene. Tani sikur ndihej me e lehtesuar. Po prape vazhdonte te ndihej e keputur. Me mire po shkoj te shtrihem tha me vete. Mbase me kalon e gjithe kjo plogeshti qe po ma merr shpirtin. Ashtu zvarre me syte gjysme te perenduara u perplase ne krevatin e shpartalluar dhe ja nguli serish syte tavanit. Kesaj here vendosi te krijonte me njollat portretin e Shenmerise. Jo kjo do te ishte shume e lehte per te keshtu qe vendosi ti bente vetes sfide. Do te krijoj portretin e portretin e Pushkinit. Pushkini, jo keq. Buzeqeshi pafajesisht dhe duke mermeritur dicka nisi te luante syte majtas e djathtas qoshe se tavanit. Menyra e vetme kjo qe dinte per ta vrare diten.


    --------------------
    nuk e di pse po per mua ky ishte fillimi "e gjitha e verdhe"
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Liliela, e di ti qe une e kisha harruar fare kete, kete pjesen e me lartme
    Vetem tani me kujtohet qe e kam shkruar ne nje teme te hapur nuk e di nga kush. Me sa me kujtohet e kam shkruar ne nje cope leter dhe e kam hedhur diku ne dhome, kur ta gjej do te te them. Rrofsh zemer.

  6. #36
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ne fund te kesaj faqeje do gjeni pjesen per te cilen po diskutoni - ashtu sic eshte hedhur ne internet nga vete autori.

    Kaq shume per njerez qe i kane lene vogelsirat....

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nuk i kam quajtur asnjehere vogelsira keto Fiori.

  8. #38
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po per blune me gjithe nuancat e veta Niti?

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Blu-ja eshte teper e embel, e mundshme per tu shkrire kudo dhe me gjithcka. Bluja nuk flet, bluja kendon me korin e nuancave te saja, shtrihet sa gjate e gjere , e perseri mbetet elegante. Bluja nuk di te trishtohet, e bile as te nderroj gjendje e kjo e ben ate disi te merzitshme, e ben te lodhshme, kuptohet kur ajo mbetet per shume. Ne fund te fundit e bukura eshte e bukur sepse nuk eshte e perhershme. Bluja eshte ngjyre e re, ngjyre qe nuk di te plaket, permban energji brenda vetes.

    Per mua bluja mbetet femije naiv, qe i kerkon gjerat me ze te larte, qe vetem therret mes zhurmave te tjera qan per vemendje, e kur nuk mund ta gjej ate kafshon me kicet e nuancave te saja, e jargavitet ne shperberje drite. Bluja gabimisht u pagezua si drite ne perandorine e ngjyrave, ajo nuk eshte drite, eshte levizje, shkrirje e nje deshire hyjnore.

  10. #40
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    per mua.

    Bluja me te gjithe nuancat e veta.


    Clodhje per njeriun, kur syte ai i ngren drejt qielli e kerkon ngjyre qe t'i fale qetesim. Clodhja ne breg te detit, te nje liqeni, apo lumi, kur sheh ujin te levize, qofte edhe i rrembyer apo me dallge te fuqishme, ose krejt i qete e i pafuqishem per nje perplasje vrulli ne nje breg te pambrojtur.

    Burim deshire per dicka te fshehte, te zbulosh ndoshta c'gjendet pertej kaltersise se qiellit, ne thellesine e atyre ujrave qe ti vetem siperfaqen ua cek me sy. E ne perballje me oqeane bashkuar me frike nga e panjohura qe fshihet nen valet. Etja per zbulimin e nje bote te fshehte.

    Optimizem e shprese per dicka me mire. E per ata qe besojne ne Zot e qe syte jane mesuar t'i ngrene nga qielli kur me tutje nuk bejne dot, eshte nje burim i vertete.

    E nuancat qe kalojne nga me e celeta deri tek ajo me e thella, ia zhdukin ngurtesine dhe e kthejne ne nje mike te mire te shpirtit te njeriut, ne nje besnike te ndjesive te tij.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •