Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    Ne kishen ortodokse,prifteresha quhen grate e prifterinjeve,pra jo prifteresha ne kuptimin si klerike,sic kane sot disa kisha protestante.

    Sa per vargun nga letrat e Shen Pavlit,asnje pike e saj nuk bie ne kundershtim me kete lajm.Edhe pse duhet thene se kjo eshte nje keshille e Pavlit dhe jo urdher nga Zoti.
    Ja pra u sqarua mosmarreveshja, ne piken e pare.
    Persa i takon asaj qe thuhet se "nuk eshte urdher nga Zoti" mua nuk me duket keshtu, gruaja ne Kishe dhe ne lutje duhet te jete kokembuluar...
    Duaje te afermin tend si veten

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ilia spiro pėr postimin:

    Irenna (09-10-2014)

  3. #12
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anėtarėsuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Atehere E Marrim Si keshille Letren E Pavlit e cfare duhet te bejme ne ? te vazhdojme dhe ta leme ate varg si nje keshille apo ta anashkalojme?

    Pastaj ku ma gjen ne Bibel se grate e prifterinjve duhet te quhen Prifteresha Apo mos po aplikojne besytnite e vjetra Si priftereshat e hereshme te Afroditit dhe te idhujtarise? Mos valle eshte nje status qe i pelqen prifterinjve per grate e tyre per ti ngritur ato ne nje pozicjon apo status shoqeror per te pasur ndikime te dryshme ? keto jane statuse qe skane asnje reference ne bibel qe grate e prifterinjve mund te quhen prifteresha ,perkundrazi i gjane priftereshave te idhujtarise se perendive te ndryshme ne mitologjite greke dhe egjiptase lexojeni edhe njehere shkrimin se me duket se nuk e keni kuptuar tek 1 Timoteo “Ne kohen e mesimit gruaja le te degjoje ne heshtje dhe me nenshtrim te plote. Nuk lejoj qe gruaja te mesoje ne Kishe as te sundoje burrin, por – te rrije ne qetesi. Sepse i pari u krijua Adami, atehere Eva. Dhe nuk qe genjyer Adami, por, gruaja e genjyer, e theu urdhrin”. (1 Timoteut 2: 11-14)

    Pastaj Pse mos te quhen Prifteresha Grate e prifterinjve se ne fund te fundit Idhujtar me inkona e figura e kane besimin keshtu qe nuk kane se c'fare te humbasin Pasi kane thyer 10 urdherimet Kryeshit urdherin e nr 2 Tek Eksodi urdher qe iu dha Mojsitu, Mos beni asnje Skulpture asnje gje asnje figur qe ndodhet larte ne qiell ne toke nen toke ne dete por adhuro vetem zotin tende sespe une jam nje perndi xheloz

    Sinodit VII Ekumenik, i cili u mblodh nė Nikea nė vitin 787. Ky Sinod u thirr nga perandoresha Irini pėr tė luftuar herezinė ikonoklaste (åßźļķļģį÷ßį). Nė Sinod morėn pjesė 367 etėr, tė cilėt rivendosėn kultin e ikonave nė kishė

    Pra ky Sinod u mboldh nga nje grua me ndikim te madh perandoresh Irini se i pelqenin Inkonat edhe idhujt .

    Keshtu qe Nqs te gjitha keto kane ndodhur per shkak te nje gruaje pse te mos te quhen edhe grate e prifterinjve apo klerikeve prifteresha, pasi keshtu e do edhe kulti i idhujtarise per te pasur prifteresha .

    - Me vjene keq por duhet te reflektoni !
    Sugjerim Vellazeror- Hapjani Zemren Zotit Pa idhuj Pa inkona me gjithe shpirt e me gjithe zemer Dhe do te shikoni se zoti do te udheheq jetet tuaja.

    Te me falni !! por shkrimet qe kam dhene nuk kane tendec gjykimi apo debati ,Pasi duhet ta keshillojme njeri-tjetrin me dashuri
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  4. #13
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Shiko pregjigjen pse quhen prifteresha dhe kuptimine fjales ta dha Archoni.Ne orthodhokset nuk i falemi idhujve sepse nuk kemi ndertuar asnje idhudh.Nese e ke pare filmin Pasion I Krishtit kur Krishti po shkone per tu kryqezuar me kryqin ne krah nje nga vajzat aty i dha te pinte uje dhe nje peshqir per te fshire fytyren dhe tek ai peshqir k ngeli shenje fytyra e Krishtit.Ja keshtu u krijua dhe ikona e Jisu Krishtit.Dhe tek 10 urdheresat nuk thote qe jam nje Perendi xheloz por "NUK DO TE BESH IDHULL PER VETEN TENDE,OSE NDONJE TE NGJASE ME ATO NE QIELL LART,NE DHEUN DHE NE UJERAT QE JANE ME POSHTE DHEUT,NUK DO TU FALESHATURE AS DO T'I ADHUROSH."
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  5. #14
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Iace as une nuk po bej debat po thjesht po bisedoj nuk ka ndonje gje te keqeMe fal por ti je mysliman
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  6. #15
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anėtarėsuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Citim Postuar mė parė nga Irenna Lexo Postimin
    Iace as une nuk po bej debat po thjesht po bisedoj nuk ka ndonje gje te keqeMe fal por ti je mysliman
    Oj Irinna Si duket se perseri se keni kuptuar idhujtarine dhe se paske lexuar aspak 10 urdheresat ose i ke kaluar perciptas ,

    per filmin : mos valle jezusi tha bejeni fyturen time si nje figure qe mbahet neper kisha ?

    Po Sinodi Irena Nga kush u mblodh qe u rivendosen idhuj dhe inkona ? ta kam shkruajtur tek shkrimi por siduket si ke vene aspak rendesi ,sepse spo te vjene mire.

    Dhe sa per sqarim une nuk jam mysliman ,jam kristian dhe kam studjuar shume thelle perpara se te besoj ,dhe besimi ime nuk eshte ne baze trashegimnie,familjare,finore krahinore apo dicka tjeter ,por besimin e kam krijuar ne baze te nje studimi 4 vjecar me syrin e Analizes sipas fakteve ,kritik,dhe me pas kam gjetur te verteten ne krishtin Jezus.
    por vetem se ju nuk e pranoni te verten dhe vazhdoni akoma me trashegimni dhe ate qe ju thote ptifti,shoku, etj.

    perpara se te mblidhej sSinodi nga perandoresha Irini Ska pas inkona ne kishe ,meqense i pelqente irinit inkona u mblodhen ata eter te famshem dhe u rivendosen .

    Dhe tek Profeti Malakia Kapitulli i fundit shiko se c'fare thote : une do ti Mallkoj bekimet e prifterinjve ,dhe ketu e ka fjalen per idhujtaret dhe ata qe bejen figura etj. lexoje njehere dhe me kthe pergjigje .

    Dhe kam nje peytje per ty : Ku ma gjen ne Bibel qe te thuhet se Duhet te mbajme inkona ne kishe .Nqs se ma gjen ne Bibel kete shkrim une do te behem qe sote ortodoks
    Ama nqs se nuk gjindet ne bibel qe ne te mbajme inkona ,atehere Hapi syte dhe prano te verteten ,Pasi ne bibel eshte thene se te verteten do ta keni perpara syve por nuk do ta shikoni.
    Klm Irenna
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  7. #16
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anėtarėsuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Hapja e zemres Zotit eshte pranimi i Islamit si fe e vetme , e cila fe eshte pa ikona , pa skulptura ...! Zoti adhurohet drejperdrejte pa ndermjetesues , pa te bij dhe bija !

    lace , a e pranon kete keshille/sugjerim nga ana ime ?
    CENI Flm por tashme e kam zgjidhur te verten dhe Faleminderit per sugjerimin ,pasi e kam lexuar edhe kuranin dhe me vjen keq qe aty se kam gjetur te verteten dhe ka shume shkrime qe bien ndesh me ato qe thote vete kurani ,nuk dua qe te merrem me ato shkrime dhe skam per qellim te te fyej,
    2-Surete dhe ajetet ne K'uran jane bere lemsh dhe nuk e merr veshe i pari te dytin ,
    3- leximi i kuranit me ka marre me shume kohe se sa me kane marre 30 libra se bashku ,dhe vazhdoj akoma ta lexoj kuranin
    4- per momentin se kam k'uranin ketu por kam nje pyetje per ty Ceni: C'fare ka dashur te thote Muhamedi kur ka thene se Xheneti do te jete i mbushur plote me virgjeresha qe do te rrine gjihtmone te virgjera,per te kenaqur shijet sexuale te myslimaneve ? ne nje kohe qe thuhet mos beni mekate ne toke qendroni te paster ne toke qe kur te vini prane zotit te jeni te paster ,edhe me pas te ndoteni larte prane zotit me keto virgjeresha? kjo i dashur Ceni eshte e pa pranueshme ,edhe shume gjera te tjera .
    5-cdo mysliman e ka obligim Tevratin edhe inxhilin qe ti besoj ato ,keshtu qe une besoj tevratin edhe inxhilin c'fate te keqe ka ketu ?

    Vella CENI Shume Faleminderit per sugjerimin por se pranoj . Zoti te dhenete Paqe
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  8. #17

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Me duket se po behet "edukate fetare" ku pa dashur po kthehet ne enciklopedi kulturore...
    Po deshet jeni te lutur ti jepni mend njeri-tjetrit dhe jo vetem por edhe keshilla miqesore, ne nje vend tjeter
    Ka qoshe forumi sa te doni, pra me mirekuptim, jepini "takim" tjetrit ne nenforumin perkates, tolerancen...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar arbereshi_niko pėr postimin:

    Irenna (09-10-2014)

  10. #18
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Po niko ke te drejte te drejte.Te kerkojme ndjese nuk na kishte shkuar ne mendje qe ne fillim.Faleminderit.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  11. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Citim Postuar mė parė nga lace Lexo Postimin
    Paska Krye prifteresha O Zot O Zot Por Sipas Bibles thuhet qe grate nuk duhet te flasin ne kishe Madje te vijne te mbuluara dhe nqs se kane ndonje pyetje Le tja bejne Burrit ne shtepi ...Kurse tani na dalin edhe prifteresha . Bibla e ka thene qarte se gruaja sduhet te kete asnje autoritet ne kishe . O Bo Booooooooooooooo !!!! O Zot Fali .
    O Zot Mos e beje Zemeren time Qe te gjykoje ne Emer te jezusit Amen!!!!
    E bukura me njerez si puna juaj qe jeni "te krishtere te zellshem" dhe e deshmoni kete gje se sa ne zemer i keni marre "fjalet e Pavlit" ne Ungjill, eshte se jeni me keq se muslimanet: ju mungon njerzilleku, qe eshte vetedija minimale e njeriut ne raport me njerezit e tjere.

    Ku lexove me lart qe paska "kryeprifteresha", apo fluturon...fluturon gomari?

    Ne Kishen Orthodhokse, hieraku me i lart eshte peshkopi. Peshkopet ne Kishen Orthodhokse jane njerez te pamartuar qe ia dedikojne gjithe jeten e tyre Krishtit e Kishes se Tij. E detyrimisht, peshkopet nuk kane gra pasi nuk jane te martuar. Besoj e hoqe kete merak te madh qe kishe?

    Prifterinjte ne Kishen Orthodhokse mund te jene te martuar. Prifterinjte e martuar jane ata qe kane qene martuar para se te thirreshin nga Zoti e te sherbenin ne Kishen e Tij. Ka edhe prifterinj te pamartuar, ata qe nuk ishin te martuar diten qe u hirotonisen e u bene prifterinj ne Kishe. Pasi nje njeri merr hirin e prifterise, qe ne Kishen Orthodhokse eshte nje mister, ai prift nese ishte i pamartuar nuk martohet dot me. Prifterinjte sherbejne ne nje Kishe nen urdhrin dhe bekimin e nje peshkopi te asaj dioqeze qe perfshin nje zone territoriale te caktuar dhe gjithe te krishteret orthodhokse qe sherbejne ne te.

    Tani te ndalemi pak edhe tek budalleqet qe ti nxjerr nga goja ne lidhje me grate:

    Pavli vertet thote qe gruaja duhet ti bindet burrit, por ne te njejten fryme thote edhe ate tjetren: burri duhet ta doje e kujdeset per gruan e tij, pasi eshte mishi i tij dhe asnje njeri nuk mund te urreje e mosdoje mishin e tij. Dhe e keqja me ju protestantet eshte se interpretoni fjalet e Pavlit sic u do qejfi, por nuk shikoni rolin e grave ne gjithe historine e Ungjillit. Ungjilli fillon e mbaron me personazhe gra. Ishte nje vajze e re e virgjer me emrin Mari qe degjoi e para Ungjillin dhe u ungjillizua. Ishte po kjo Virgjereshe qe u kthye ne Theotokos, Mbartese e Zotit, se mbajti ne barkun e saj Zotin Krisht, e i lindi botes shpetimtarin. Dhe fundi i Ungjillit eshte po me grate: te parat qe mesuan cudine e cudirave, Ngjalljen e Krishtit, ishin po grate qe shkuan tek varri i Tij. Kjo nuk ishte rastesi.

    Vete Jisu Krishti sa ishte ne kete bote, nuk i ndau e percmoi grate nga burrat sic beni ju. Sill nder mend clirimin e Marise nga Magdalena nga 7 demonet qe e kishin pushtuar. Kur e beri kete gje, dishepujt e tij mendonin ne mendjet e tyre ashtu sic mendon ti: perse Krishti i afrohet e ndihmon kete grua te perdale! Kujto Shen Fotinine, gruan samaritane qe Krishti hasi tek pusi i ujit, te cilen nuk e denoi e percmoi edhe pse edhe ajo ishte mekatare. Kujto gruan qe vuante nga semundja e hemoragjise se gjakut qe preku rroben e trupit te Krishtit dhe u sherrua. Si dishepujt e tij e percmuan ate grua e nuk e lane ti afrohej Krishtit dhe Krishti u ndal e kerkoi te njihej me njeriun qe e preku dhe u sherua. U sherrua pasi kishte besim. Apo dy motrat e Llazarit Martha dhe Maria per te cilat Krishti tregoi nje dashuri e kujdes te vecante.

    Kur Zoti yne Krisht nuk i percmonte grate sic beni ju, kush kujton se ta jep te drejten ty te besh te njejten gje?

    Mos gjyko qe te te mos gjykoje Perendia!

    Eshte Zoti Ai qe i ciftezon burrin dhe gruan ne martese dhe ne Kishen Orthodhokse, eshte Krishti Vete qe i kurorezon burrin e gruan e i lidh me kurore e i ben nje. Kjo vlen per te gjitha ciftet e te krishtereve orthodhokse, edhe per prifterinjte e martuar. Grate e prifterinjve kane nje rol te vecante pasi krahas pergjegjesive te tyre ne familje, duhet te mbeshtesin burrin e tyre qe eshte prift edhe ne detyrat e pergjegjesite qe u ka caktuar Zoti. Ne orthodhokset i nderojme grate e prifterinjve duke i quajtur "prifteresha", qe nenkupton, gruaja e priftit. Nuk eshte vetem nderim qe i behet gruas, por edhe burrit te saj prift qe i sherben grigjes se besimtareve, nderim qe i behet Vete Zotit, qe e ka thirrur ate njeri te sherbeje si prift ne Kishen e Tij.

    Prifteresha nuk luan ndonje rol liturgjik ne Kishen Orthodhokse, ajo eshte nje besimtare e thjeshte. Por ndihma qe ajo i jep burrit ne misionin e tij kishtar eshte e madhe. Pasi familja qe Zoti i ka caktuar priftit nuk eshte vetem gruaja dhe femijet e tij biologjike, por gjithe grigja e besimtareve te Kishes ne te cilen ai prift sherben. Dhe prifti pa ndihmen e gruas dhe besimtareve te thjeshte, nuk e kryen dot kete detyre sic duhet.

    Gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe si Eva, si Adami mekatuan. Kush e theu urdhrin e Perendise i pari, e kush e theu i dyti, nuk ka shume rendesi. Te dy mekatuan dhe te dy moren denimin e drejte te Perendise per mekatin qe bene. Lere ne doren e Perendise gjykimin dhe denimin dhe mos gjyko nje njeri te vetem, e jo nje me gjysmen e gjithe popullsise se botes qe jane femra! Ne syte e Perendise, ajo qe pelqehet me shume, eshte virgjeria dhe deliresia! Prandaj ne Kishen Orthodhokse kemi murgjit e murgeshat qe heqin dore nga kjo bote dhe zgjedhin nje jete te delire ne lutje drejtuar Perendise. Dhe Hirin e Tij Perendia e derdh si tek burrat edhe tek grate qe bejne nje jete te drejte e te shenjte, prandaj ne Kishen orthodhokse nuk kemi vetem shenjtore burra, por edhe gra.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-10-2014 mė 20:16

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (09-10-2014)

  13. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Pėr: Koference kombetare per bashkeshortet e klerikeve.

    Une doja te pyesja :Pse fjalen -ortodoks -duhet ta shkruajme -orthodhoks -?

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •