Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Shpjegimi i Besores.Engjejt.

    Tė Gjitha tė Dukurat dhe tė Padukurat.




    Pėrveē botės sė dukshme Perėndia krijoi dhe botėn e padukshme. Shkrimi i Shenjtė ngandonjėherė e quan atė "qiejt" dhe herė tė tjera i referohet asaj si "mbi qiejt." Ēfarėdo qoftė emri i saj, i pėrdorur nė Shkrimin e Shenjtė, bota e padukshme nuk ėshtė pjesė e universit material. Ajo nuk ekziston nė hapėsirė dhe nuk ka dimensione fizike. Kėshtu qė nuk mund tė lokalizohet dhe nuk ka njė "vend" ku mund tė shkohet, duke udhėtuar nėpėrmjet galaktikave.




    Por, megjithėse kjo botė ėshtė e padukshme dhe ėshtė botė e pastėr shpirtėrore, ajo ėshtė e krijuar, ėshtė reale dhe ekziston me tė vėrtetė. Krijimi i padukshėm ekziston si i ndryshėm prej universit tė krijuar material, por gjithashtu, ėshtė krejtėsisht i ndryshėm prej ekzistencės absolute hyjnore tė Perėndisė sė pakrijuar. Realiteti i krijuar i padukshėm pėrbėhet prej ushtrive tė fuqive pa trup, pėrgjithėsisht - deri diku jo e saktė - tė quajtur engjėj. Engjėjt (qė literalisht do tė thotė "lajmėtarė") janė vetėm njė rang i fuqive pa trup tė botės sė padukshme.



    Sipas Traditės dhe Shkrimit Orthodhoks, ka nėntė rangje tė fuqive pa trup ose Ushtrive (Savaoth do tė thotė "ushtri" ose "rangje"). Ata janė engjėjt, kryeengjėjt, prijėsit, fuqitė, pushtetet, zotėrimet, fronet, keruvimet dhe serafimet. Tė fundit i afrojnė Perėndisė adhurim tė vazhdueshėm duke thirrur pa ndėrprerje: I Shenjtė! I Shenjtė! I Shenjtė! (Isaia 6:3; Zbulesa 4:8). Ata qė ndodhen nė mes tė listės sė mėsipėrme njihen pak nga njerėzit, ndėrsa engjėjt dhe kryeengjėjt janė parė si punėtorė aktivė, luftėtarė dhe lajmėtarė tė Jahves (Perėndisė), nė lidhje me kėtė botė. Kėshtu, engjėjt dhe kryeengjėjt janė parė tė luftojnė kundėr sė keqes shpirtėrore dhe tė ndėrmjetojnė mes Perėndisė dhe botės. Ata shfaqen nė forma tė ndryshme tek njerėzit nė Dhiatėn e Vjetėr dhe tė Re, si dhe nė jetėn e Kishės.

    Engjėjt janė ata qė sjellin fuqinė dhe praninė e Perėndisė dhe janė lajmėtarėt e fjalės sė Tij pėr shpėtimin e botės. Mė i njohuri nga engjėjt ėshtė Gabrieli (qė literalisht do tė thotė "burrė i Perėndisė" ose "trim i Perėndisė"), prurėsi i lajmit tė mirė tė lindjes sė Krishtit (Danieli 8:16; 9:21; Lluka 1:19,26) dhe Mikaili (Shėn Mėhilli), qė do tė thotė literalisht "kush ėshtė si Perėndia", kryegjenerali i ushtrive shpirtėrore tė Perėndisė (Danieli 11:13; 12:1; Juda 9; Zbulesa 12:7).



    Duke folur nė pėrgjithėsi, shfaqja e fuqive pa trup tek njerėzit ėshtė pėrshkruar nė njė mėnyrė fizike ("me gjashtė krahė","me shumė sy" ose nė “formė njeriu”). Megjithatė, duhet tė kuptohet qartė se kėto janė thjesht pėrshkrime simbolike. Engjėjt nuk kanė trupa dhe nuk kanė veēori trupore tė asnjė lloji. Ata janė qenie shpirtėrore tė pastra.
    Emri:  1175425_351152105059814_6617008359253310363_n.jpg

Shikime: 1055

Madhėsia:  83.4 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Irenna pėr postimin:

    lace (04-10-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •