Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    Tekstet skandaloze për fëmijët shqiptarë, nxisin dhunë dhe urrejtje. Nikolla: Do i heqim

    TIRANE-Shembuj skandalozë, me helme, vrasje dhe dhunë: janë këto që mësojnë fëmijët shqiptarë në shkollat tona. Një pjesë e këtyre teksteve janë publikuar dje gjerësisht në rrjetet sociale duke shfaqur një fenomen të papëlqyeshëm, faktin që nxënësit instruktohen në bankat e shkollës me akte të papërshtatshme për moshën e tyre. Kështu, fëmijët e klasës së dytë fillore mësohen në tekstet shkollore që të pinë ujë me shkumës. Në këtë mënyrë atyre do t'i hipë temperatura dhe mund të mos shkojnë në shkollë. Po kështu, në librat e fëmijëve parashikohen raste, kur babai i alkoolizuar vret nënën dhe më pas përfundon në burg. Kështu, fëmijët rrinë jetimë. Pasi u dhanë shembujt e parë, me dhjetëra raste të tjera janë publikuar nga prindërit e fëmijëve duke nxjerrë në pah përmasat skandaloze të gafave me tekstet shkollore. "GSH" e BalkanWeb po publikojne fotografitë e teksteve me disa nga shembujt më skandalozë të mënyrës së si edukohen fëmijët shqiptarë nga bankat e shkollës.

    Emri:  94206.jpg

Shikime: 2208

Madhësia:  100.0 KB

    STUDIMI I BB
    Niveli arsimor i nxënësve shqiptarë është shumë më i ulët se në shumë vende të Europës, por edhe të Ballkanit Perëndimor. Drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Ellen Goldstein tha se në studimin e fundit të PISAS, Shqipëria rezulton në nivelin problematik për sa u përket njohurive të nxënësve në lexim dhe matematikë. "Performanca e studentëve në Shqipëri është në nivel të ulët, pra në atë të kuq, për sa i përket leximit dhe matematikës. Dhe, përpos investimeve e përparimeve që janë bërë gjatë dy dekadave të fundit në arsim, rezulton se është pas vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të ngjashme me të ardhura mesatare me të paktën dy vjet, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre në vendet europiane", - tha Goldstein. Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur deklaratën e tij se nuk do të tolerohet asnjë mësues që nuk jep mësim në profilin e tij, pasi kjo formë ka shkatërruar arsimin në themel. "Kemi një mospërputhje, që besoj është unikale në botë; mes profilit të mësuesit dhe lëndës që mësuesit janë, në një masë që shkon në zona të caktuara të vendit dhe mbi 50 për qind. Mësues të profilizuar në lëndë të caktuara, që japin lëndë krejt jashtë profilit të tyre dhe mund të merret lehtë me mend, se çfarë është produkti i këtij procesi mësimor", - tha Rama. Ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se: "Është e pafalshme, e patolerueshme që ne të vijojmë në rrugën ku mësuesit ofrojnë lëndë jashtë profilit të tyre. 128 mësues jashtë profilit janë vetëm në Drejtorinë Arsimore të Korçës, në një qytet me tradita në fushën e arsimit, ndaj ftesa për fakultetet që përgatisin mësues është e hapur për të ndikuar në këtë situatë". Për sa i përket financimit të arsimit, kreu i qeverisë dha mbështetjen se do të shtohen financimet, si dhe do të vijojë reforma, duke nisur nga kopshtet deri në arsimin e lartë, ku ka ende shumë probleme. Këto deklarata janë bërë ditën e djeshme, gjatë workshop-it me titull: "Dialogu për politikat e reformës në arsim".

    REAGON NIKOLLA

    Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar pas publikimit të lajmit në ‘Gazeta Shqiptare’, ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, duke thënë se do nisë një rishikim për të gjitha tekstet. Ajo paralajmëroi heqjen e teksteve me probleme që nxisin dhunë e urrejtje nga qarkullimi.

    “Është e vërtetë të gjitha këto që thoni dhe ato që denoncojnë prindërit nëpër rrjetet sociale janë të vërteta. Gjatë vitit që kaloi hoqëm 120 tekste nga shkollat, këto janë arsye më shumë për të nxitur reformën që kemi ndërmarrë për arsimin. Për ne janë të shterenjtë fëmijët shqiptarë. Do ketë padyshim rishikim dhe heqje nga qarkullimi, nuk do lejojmë deformime të tilla në formimin e tyre”, tha Nikolla.

    Këto deklarata ministria i bëri pas konferencës “Gruaja shqiptare dhe integrimi evropian”


    Tekste të tilla janë me shumice, por po publikojme vetem disa si shembull:

    Emri:  94190_3.jpg

Shikime: 3071

Madhësia:  104.5 KB


    Nje tekst tjeter tregon qartë se si hartuesi perpiqet të shpjegoje një ushtrim fizike, në momentin që bën pyetjen kalon tek gjetja e ngjyres se ariut!

    Emri:  94191_1.jpg

Shikime: 2473

Madhësia:  83.3 KB

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    Nje tekst tjeter si te pime shkumesin dhe te semuremi me temperature

    Emri:  94193_1.jpg

Shikime: 1884

Madhësia:  117.6 KB

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    Tekstet me probleme, Dragoti: Dëmtojnë psikologjinë e fëmijës

    19 Shtator 2014 - 07:48

    Nga: ERMELINDA HOXHAJ

    Tekstet me probleme, Dragoti: Dëmtojnë psikologjinë e fëmijësTIRANE- Tekstet me përmbajtje absurde, të cilat u ofro hen fëmijëve në sistemin tonë arsimor dhe jo vetëm, janë një rrezik për shëndetin e tyre mendor. Psikologu Edmond Dragoti, i pyetur nga "GSH" për skandalin e teksteve të cilat në shumë raste kanë përmbajtje absurde, ku fëmijëve u jepen shembuj me dhunë, vrasje apo vetëvrasje, ka deklaruar se këto tekste do të lënë gjurmë te fëmijët, të cilat nuk do të shlyhen gjatë gjithë jetës.

    Sipas psikologut, më të rrezikuar janë fëmijët e kopshteve dhe të shkollave fillore, sepse u mungon përvoja për të refuzuar informacione apo shembuj negativë. Në lidhje me cilësinë e teksteve shkollore, Ministria e Arsimit e pyetur nëse këto tekste që janë në qarkullim i kanë kaluar filtrat e komisionit të vlerësimit të teksteve shkollore ka deklaruar se: "Ministria e Arsimit ka duke ndërtuar disa komisione (filtrat e cilësisë) në funksion të vlerësimit të teksteve, sepse cilësinë e tekstit nuk e zgjedh dot një komision".

    Dy ditë më parë në lidhje me këto tekste skandaloze ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila tha se do të rishikohen tekstet shkollore dhe nëse do të konstatohen me shkelje, do të hiqen nga qarkullimi, siç u veprua me 120 tekste që këtë vit u hoqën nga tregu i teksteve shkollore, pasi ishin me gabime.

    GAFAT NË TEKSTE&PASOJAT
    Absurditetet që shkruhen në shumë tekste shkollore sipas psikologëve sjellin pasoja shumë të rënda në formimin e tyre. Kjo gjë është deklaruar edhe nga psikologu, njëkohësisht edhe pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, Edmond Dragoti. "Gabimet, gafat apo shembujt e gabuar në tekste sjellin dëmtime. Por dëmtimet në psikologjinë e fëmijës janë shumë herë më të mëdha se sa te të rriturit. Etja e tij për informacion është e gjithanshme dhe ekspozimi në informacion negativ përbën shumë rrezik. Shoqëria përpiqet që nëpërmjet aktorëve kryesorë të edukimit, teksteve dhe mësuesit, familja me prindin dhe shoqëria me median në përgjithësi të bëjnë edukimin e duhur të fëmijëve. Fëmijët kanë programe speciale edukimi, duke preferuar vetëm modelet pozitive të sjelljes dhe të formimit. Një model i deformuar apo negativ krijon te fëmija një gjurmë që nuk shlyhet lehtë gjatë gjithë jetës, sepse i mungon përvoja për të refuzuar informacionet negative.

    Ndaj edhe tekstet duhet të jenë shumë të kontrolluara jo vetëm nga modelet negative, por edhe nga modelet që nuk kanë përmbajtje të shëndetshme ose janë të paqartë, të pasaktë apo të pasigurt. Dhe nëse teksti është vetëm me probleme drejtshkrimore, fëmija fillon të humbasë besimin te shkolla, te institucionet qendrore të edukimit dhe nuk e kanë problem që të gabojnë gjatë gjithë jetës", -sqaroi psikologu Dragoti. Sipas tij, tekstet shkollore duhet të kalojnë nëpër filtra rigorozë kontrolli dhe duhet të ketë deri edhe censurë për disa tekste skandaloze, si këto që janë publikuar nëpër rrjete sociale.

    "Duhet të ketë kontroll rigoroz të teksteve që u jepen fëmijëve të shkollave të arsimit fillor, sidomos atyre në arsimin mesëm të ulët. Kontroll tepër rigoroz deri në nivelin e censurës. Fëmijët duhet të mbahen larg nga edukimet e shformuara. Nëse në mediat vizive vihet pullë e kuqe apo portokalli jeshile në bazë të përmbajtjes së filmit, edhe tekstet që përmbajnë dhunë apo ngarkesë të natyrave të tilla që nuk janë të përshtatshme për fëmijët duhet të mos lejohen", -tha psikologu Edmond Dagoti. Sipas tij, më të rrezikuar janë fëmijët në moshën e kopshtit dhe të shkollës fillore, pra grupmosha 4-10 vjeç. "Më të rrezikuar nga këto tekste problematike janë fëmijët në moshën e kopshtit dhe në shkollat fillore. Pasi gjimnazistët kanë një pjekuri më të madhe në gjykim, janë shumë kritikë. Në këtë moshë nxënësit kritikojnë mësuesit dhe prindërit", - u shpreh Dragoti.

    (ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    Skandali me librat në Shqipëri, Kosova nuk ekziston si shtet

    Emri:  Untitled_390066248.png

Shikime: 1176

Madhësia:  174.5 KB

    TIRANE - Pas skandaleve të shumta me librat shkollorë në Maqedoni, të cilët kanë përmbajtje mohuese dhe fyese për origjinën e shqiptarëve dhe etiketime tjera të palogjikshme, kjo dukuri është paraqitur edhe në Shqipëri.

    Nxënësit e klasës së dytë në Shqipëri mësojnë me një tekst shkollor me shumë gabime. Në gjuhën e klasës së dytë të teksteve shkollore ekziston një hartë e kontinentit të Europës, ku është e përfshirë edhe Australia, por Kosova nuk ekziston fare si shtet.

    Për zëvendës/ministrin e Arsimit, Arbjan Mazniku, ky problem është i lidhur me altertekstin.

    “Kemi ca gjera që kanë ndodhur tashme dhe ka ca gjëra që do të ndodhin. Gjëja e parë që ka ndodhur është se është reduktuar numri i kurrikulave që qarkullonin. Ajo që dimë është që reforma e altertekstit ka dështuar me sukses. E vetmja anë pozitive është pikëvështrimi fizik, cilësia e letrës dhe ngjyrave në libër është përmirësuar, çdo gjë tjetër që ka të bëjë me thelbin, procesin e e mësimdhënies, raportin mësues-nxënës është përkeqësuar. Ndaj ka një vullnet për të marrë masa për të kaluar në një tekst unik”, deklaroi ai në një emision televiziv.

    Sipas Manizkut, “për një pjesë thelbësore që janë të lidhur thelbësisht me Shqipërinë tekstet do hartohen nga autorë shqiptarë, gjuha, letërsia, historia e Shqipërisë, apo gjeografia e Shqipërisë. Për pjesën tjetër të teksteve në duam të shohim mundësinë e adaptimit me korrnizën kurrikulare shqiptare të teksteve ndërkombëtare, të cilat kanë kohë, eksperiencë nga shtëpitë më të mira në Europë dhe që kanë rezultuar që japin dijen në mënyrë më të mirë të mundshme”.

    (er.nu/ina/BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    Gjuha e Klasës II me një hartë ku Australia është në Europë dhe Kosova nuk ekziston

    Në gjuhën e klasës së dytë të teksteve shkollore, ekziston një hartë e kontinentit të Europës, ku është e përfshirë edhe Australia, apo nga ana tjetër Kosova nuk ekziston farë si shtet. Për zvendësministrin e Arsimit Arbjan Mazniku, ky problem është i lidhur me altertekstin. (Ne video lart është emisioni i “Tonight Ilva Tare i mbrëmjes së 3 dhjetorit 2014, ku temë diskutimi ishte “Ku po shkon arsimi?” Diskutimi për hartën nis në minutën e 19:50 )
    Në “Tonight Ilva Tare” Mazniku ka deklaruar se tashme alterteksti ka dështuar në të gjitha drejtimet, me përjashtim të cilësisë së letrës dhe ngjyrave në libër.
    “Kemi ca gjera që kanë ndodhur tashme dhe ka ca gjëra që do të ndodhin. Gjëja e parë që ka ndodhur është se është reduktuar numri i kurrikulave që qarkullonin. Ajo që dimë është që reforma e altertekstit ka dështuar me sukses. E vetmja anë pozitive është pikëvështrimi fizik, cilësia e letrës dhe ngjyrave në libër është përmirësuar, cdo gjë tjetër që ka të bëjë me thelbin, procesin e e mësimdhënies, raportin mësues-nxënës është përkeqësuar. Ndaj ka një vullnet për të marrë masa për të kaluar në një tekst unik. Për një pjesë thelbësore që janë të lidhur thelbësisht me Shqipërinë do hartohen nga autorë shqiptarë, gjuha, letërsia, historia e Shqipërisë, apo gjeografia e Shqipërisë. Për pjesën tjetër të teksteve në duam të shohim mundësinë e adaptimit me korrniznën kurrikulare shqiptare të teksteve ndërkombëtare, të cilat kanë kohë, eksperiencë nga shtëpitë më të mira në Europë dhe që kanë rezultuar që japin dijen në mënyrë më të mirë të mundshme.”



    Për Maznikun nuk duhet të ngatërrohet kurrikula me tekstin:
    “Një pjesë e madhe e qytetarëve e bëjnë të barazvlefshme kurrikulën me tekstët. Janë dy gjëra të ndryshme. Është bërë ndryshimi i kornizës kurriklulare, e cila u bë në bashkërendim me Kosovën, duke pasur një korrnizë kurrikulare të përbashkët dhe mbi bazën e saj do të ndërtohen tekstet e reja, të cilat janë faza tjetër e reformës. Do të ndërhyjmë në tekstet e vitit të parë, të gjashtë dhe të dhjetë.”
    Ndërsa për pedagogun Ermal Hasimja, ky është një problem serioz, por nuk është zgjedhje futja e një teksti unik.
    “Këto janë probleme qesharake dhe të dëmshme, por çështja qëndron të zgjidhja që duhet gjetur. Avantazhi që të kemi disa tekste, pa kaluar në ekstreme ku cdo kioske e konsideron veten shtëpi botuese. Mund të kemi teskte që të këmi tekste më cilësore, sepse sot njerëz për ti prodhuar në Shqipëri kemi. Nga ana tjetër, nëse ne kemi një tekst unik, i cili përsëri do përgatitet nga një grup i vogël dhe probabiliteti për të pasur probleme me atë tekst është i madh. Ne e dimë që sot cdo mësues e ka të qartë se cilat janë tekstet e mira, janë disa tekste që janë më të thjeshta, janë disa tekste që janë më të thella dhe mësues ka mundësinë ta zgjedhi në bazë të vendit ku është. Ku ka nxënës më të mirë, zgjedh një tekst më të thellë. Neës ne do vijme me një tekst unik dhe të ndeshemi me një problem të tillë çfarë do bëjmë? Të gjithë bëjnë gabime. Problemi duhet zgjidhur, por për mua jo nëpërmjet tekstit unik.”

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    FOTOLAJM Tekst skandaloz për fëmijët e kopshteve, vjersha me fjalët “pordhë” “kakë” e “shurrë”

    Emri:  poezi.jpg

Shikime: 4053

Madhësia:  46.9 KB

    TIRANË- Vijon skandali me tekstet e librabe për fëmijë. Në rrjetet sociale qarkullon një vjershë që mund ta mësojnë fëmijët në kopshte.

    Në këtë poezi përmenden fjalë si shurra, kaka apo pordhë. Nuk dihet ende nëse ky libër përdoret nga kopshtet në vend apo është shitur privatisht, por fjalët e përdorura janë me të vërtetë skandaloze.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    S`habitem fare se cfare tekstesh shkruhen...
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    Te pakten jane shkruar Shqip se ka shume nderhyrje me fjale te huaja ne tekste.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wrangler për postimin:

    martini1984 (03-06-2015)

  10. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gjuha e Klasës II me një hartë ku Australia është në Europë dhe Kosova nuk ekziston

    Në gjuhën e klasës së dytë të teksteve shkollore, ekziston një hartë e kontinentit të Europës, ku është e përfshirë edhe Australia, apo nga ana tjetër Kosova nuk ekziston farë si shtet. Për zvendësministrin e Arsimit Arbjan Mazniku, ky problem është i lidhur me altertekstin. (Ne video lart është emisioni i “Tonight Ilva Tare i mbrëmjes së 3 dhjetorit 2014, ku temë diskutimi ishte “Ku po shkon arsimi?” Diskutimi për hartën nis në minutën e 19:50 )
    Në “Tonight Ilva Tare” Mazniku ka deklaruar se tashme alterteksti ka dështuar në të gjitha drejtimet, me përjashtim të cilësisë së letrës dhe ngjyrave në libër.
    “Kemi ca gjera që kanë ndodhur tashme dhe ka ca gjëra që do të ndodhin. Gjëja e parë që ka ndodhur është se është reduktuar numri i kurrikulave që qarkullonin. Ajo që dimë është që reforma e altertekstit ka dështuar me sukses. E vetmja anë pozitive është pikëvështrimi fizik, cilësia e letrës dhe ngjyrave në libër është përmirësuar, cdo gjë tjetër që ka të bëjë me thelbin, procesin e e mësimdhënies, raportin mësues-nxënës është përkeqësuar. Ndaj ka një vullnet për të marrë masa për të kaluar në një tekst unik. Për një pjesë thelbësore që janë të lidhur thelbësisht me Shqipërinë do hartohen nga autorë shqiptarë, gjuha, letërsia, historia e Shqipërisë, apo gjeografia e Shqipërisë. Për pjesën tjetër të teksteve në duam të shohim mundësinë e adaptimit me korrniznën kurrikulare shqiptare të teksteve ndërkombëtare, të cilat kanë kohë, eksperiencë nga shtëpitë më të mira në Europë dhe që kanë rezultuar që japin dijen në mënyrë më të mirë të mundshme.”



    Për Maznikun nuk duhet të ngatërrohet kurrikula me tekstin:
    “Një pjesë e madhe e qytetarëve e bëjnë të barazvlefshme kurrikulën me tekstët. Janë dy gjëra të ndryshme. Është bërë ndryshimi i kornizës kurriklulare, e cila u bë në bashkërendim me Kosovën, duke pasur një korrnizë kurrikulare të përbashkët dhe mbi bazën e saj do të ndërtohen tekstet e reja, të cilat janë faza tjetër e reformës. Do të ndërhyjmë në tekstet e vitit të parë, të gjashtë dhe të dhjetë.”
    Ndërsa për pedagogun Ermal Hasimja, ky është një problem serioz, por nuk është zgjedhje futja e një teksti unik.
    “Këto janë probleme qesharake dhe të dëmshme, por çështja qëndron të zgjidhja që duhet gjetur. Avantazhi që të kemi disa tekste, pa kaluar në ekstreme ku cdo kioske e konsideron veten shtëpi botuese. Mund të kemi teskte që të këmi tekste më cilësore, sepse sot njerëz për ti prodhuar në Shqipëri kemi. Nga ana tjetër, nëse ne kemi një tekst unik, i cili përsëri do përgatitet nga një grup i vogël dhe probabiliteti për të pasur probleme me atë tekst është i madh. Ne e dimë që sot cdo mësues e ka të qartë se cilat janë tekstet e mira, janë disa tekste që janë më të thjeshta, janë disa tekste që janë më të thella dhe mësues ka mundësinë ta zgjedhi në bazë të vendit ku është. Ku ka nxënës më të mirë, zgjedh një tekst më të thellë. Neës ne do vijme me një tekst unik dhe të ndeshemi me një problem të tillë çfarë do bëjmë? Të gjithë bëjnë gabime. Problemi duhet zgjidhur, por për mua jo nëpërmjet tekstit unik.”

    ORA NEWS
    Zv Ministri flet kot.
    Standardet e krijimit te librave duhet te jene te bazuara ne gjuhen e PASTER dhe Zyrtare shqipe
    pa fjale te pista, pa vulgarizime,pa profanizem,pa dialekte zhargone rruge dhe keto duhet ti krijoje
    MINISTRIA E ARSIMIT dhe KULTURES.Tekstet nqs do krijohen nga autore shqiptare atehere do caktohen personat/grupi qe do krijoje tekstet
    dhe pasi tekstet jane pregatitur,u behet redaktimi dhe proof,,,qe do te thote korrektimi ortografik,shenjat e pikesimit dhe pastrimi nga fjale
    te pista,vulgarizem shprehje te papershtatshme.Pasi teksti eshte korrektuar,bere proof ai botohet ne kopje.
    Problemi ne fjale ka te beje shume me mungesen e kontrollit te teksteve para botimit.Nuk eshte bere proof/redaktim fare por jane botuar ashtu me pislliqe.
    Ministria duhet te kete rregulla shume te forta dhe strikt per gjuhen qe duhet perdorur ne tekste dhe libra dhe te mbeshtetur fort ne etike.
    Nqs keto libra kane per autore,persona te caktuar nga Ministria e Arsimit atehere Ministria ka nje problem serioz.qe ka lejuar botimin.
    Mesusave ne shkolla duhet tu ndalohet me ligj te blejne libra mesimore nga shitesa private,nga autore te pa autorizuar nga ministria e arsimit.
    Mesusat drejtorite e shkollave duhet te blejne vetem materiale libra te caktuara nga Ministria e arsimit qe jane kontrolluar me pare per cilesi ne njohuri,per gjuhe te paster
    dhe teknikisht shume te rregullt.Ministria duhet te DIKTOJE se me cfare librash do punojne shkollat, titullin e librit vitin kur eshte botuar dhe autori,te gjitha te diktuara nga Ministria
    per kualitet dhe pasterti ne te shkruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 03-06-2015 më 23:52
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Skandali: A e dini se çfarë mësojnë fëmijët tuaj në shkollë?

    Prisni,prisni dhe disa vite sa te vije koha e brezit te Kristaleve pastaj do ta shikoni se si do shkruhen tekstet.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    martini1984 (04-06-2015)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •