Qeveria rrit akcizën e duhanit Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në një deklaratë për mediat informoi sot, mbi vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e akcizës së duhanit.
Duke bërë një parantezë të sëmundjeve që shkaktohen nga duhani si ato kardiovaskulare dhe kanceri i mushkërive, ministri Beqaj prezantoi vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me ndryshimin e ligjit të akcizës.
"Duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare e kancerit të mushkërive. Jemi të vëmendshëm të mbrojmë shëndetin e qytetarëve nga duhani", u shpreh Beqaj duke shtuar se akti formalisht është fiskal, pasi ndryshohet ligji i akcizës për duhanin.
Ndryshimi i akcizës, sipas ministrit të Shëndetësisë, do të ketë impakt ekonomik dhe social. Gjithashtu, ai shtoi se ndryshimi i ligjit, do ketë efekt vit pas viti deri në vitin 2017.
Më tej, ai foli për ligjin aktual antiduhan duke theksuar se prej 5 javësh është zbatuar me sukses.
Ai u ka bërë edhe një apel instancave përkatëse që të vijojnë punën pa tolerime, ndërsa ka falënderuar ata sipërmarrës që i janë bashkuar iniciativës.
ATSH
Rama, i vendosur t’u fikë llullën shqiptarëve, rrit akcizën e duhanit
Tiranë – Kryeministri Edi Rama është i vendosur t’ua fikë duhanin, shqiptarëve. Ai ka firmosur në Qeveri, vendimin për rritjen e akcizës së duhanit dhe e ka komentuar këtë fakt.
“Ulja e shifrave të konsumit të duhanit, – shkruan Rama në Fb, – është një tregues inkurajues që do ta përmirësojmë akoma përmes rritjes më tej të akcizës së cigareve. Edhe zbatimi rigoroz i Ligjit Antiduhan është pjesë e kësaj beteje të programuar për uljen afatgjatë të sëmundshmërise nga konsumi i cigars.”
ar.sh/Oranews.
Krijoni Kontakt