Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria në luftë me duhanpirësit: Po ua rrisim çmimin e paketës për të mirën tuaj!

    Qeveria rrit akcizën e duhanit Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në një deklaratë për mediat informoi sot, mbi vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e akcizës së duhanit.

    Duke bërë një parantezë të sëmundjeve që shkaktohen nga duhani si ato kardiovaskulare dhe kanceri i mushkërive, ministri Beqaj prezantoi vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me ndryshimin e ligjit të akcizës.

    "Duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare e kancerit të mushkërive. Jemi të vëmendshëm të mbrojmë shëndetin e qytetarëve nga duhani", u shpreh Beqaj duke shtuar se akti formalisht është fiskal, pasi ndryshohet ligji i akcizës për duhanin.

    Ndryshimi i akcizës, sipas ministrit të Shëndetësisë, do të ketë impakt ekonomik dhe social. Gjithashtu, ai shtoi se ndryshimi i ligjit, do ketë efekt vit pas viti deri në vitin 2017.

    Më tej, ai foli për ligjin aktual antiduhan duke theksuar se prej 5 javësh është zbatuar me sukses.

    Ai u ka bërë edhe një apel instancave përkatëse që të vijojnë punën pa tolerime, ndërsa ka falënderuar ata sipërmarrës që i janë bashkuar iniciativës.

    ATSH


    Rama, i vendosur t’u fikë llullën shqiptarëve, rrit akcizën e duhanit

    Emri:  Edi-Rama1.jpg

Shikime: 341

Madhësia:  32.9 KB

    Tiranë – Kryeministri Edi Rama është i vendosur t’ua fikë duhanin, shqiptarëve. Ai ka firmosur në Qeveri, vendimin për rritjen e akcizës së duhanit dhe e ka komentuar këtë fakt.
    “Ulja e shifrave të konsumit të duhanit, – shkruan Rama në Fb, – është një tregues inkurajues që do ta përmirësojmë akoma përmes rritjes më tej të akcizës së cigareve. Edhe zbatimi rigoroz i Ligjit Antiduhan është pjesë e kësaj beteje të programuar për uljen afatgjatë të sëmundshmërise nga konsumi i cigars.”

    ar.sh/Oranews.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria në luftë me duhanpirësit: Po ua rrisim çmimin e paketës për të mirën tua

    Vendimi i qeverisë, çmimi i cigareve rritet 20 lekë

    Nga: OLA MITRE

    Vendimi i qeverisë, çmimi i cigareve rritet 20 lekëTIRANE-Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme projektligjin "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", i cili parashikon rritje të akcizës për duhanin, çka pritet të sjellë dhe rritjen e çmimit të paketave të cigareve. Vendimi u komunikua nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili theksoi se kjo masë do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e konsumimit të duhanit e më pas në uljen e numrit të sëmundjeve kardiovaskulare e tumorale.

    "Edhe në vendet e zhvilluara, regjimi fiskal i produkteve të duhanit është një nga elementët që ka rezultuar i suksesshëm në frenimin e duhanpirjes. Edhe pse akti, në fakt, formalisht është akt fiskal, sepse po ndryshojmë ligjin e akcizave respektivisht për pjesën e duhanit, besojmë se frenimi i duhanpirjes do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor të qytetarëve, por dhe impakt, po ashtu social dhe ekonomik", - u shpreh Beqaj. (Per me teper lexoni sot Gazeta Shqiptare ne print)

    (a.n/GSH/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •