Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Studentëve nuk u njihen vitet e studimeve të kryera në Universitetet e mbyllura

    Studentëve nuk u njihen vitet e studimeve të kryera në Universitetet e mbyllura

    Mbyllja e 18 programeve të palicensuara në universitetet private për shkak të paligjshmërisë së tyre, ka çuar në mosnjohjen e studimeve të kryera pranë këtyre universiteteve nga ana e shtetit.

    Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e pyetur sot nëse do t’u njihen lëndët dhe vitet e studimit studentëve që kanë ndjekur programe të palicensuara në 18 universitetet private të mbyllura, u shpreh: “Pyetja juaj për ato programe që kanë qenë të palicensuara, sigurisht që nuk pret mbrapa përgjigjen që po, pasi arsyet se përse u mbyllën ato universistete ishin pikërisht sepse ofronin programe të palicensuara. Kjo është sqaruar njëherë e mirë dhe ne po mundësojmë për studentët shancin e dytë, në programe të licensuara, në programe të akredituara, qoftë në universitete publike, qoftë ato private. „

    Ndërkohë udhëzimi i Ministrisë së Arsimit i datës 23 shtator në pikën 3 të tija sqaron transferimet e studentëve nga një program studimi në tjetrin. Sipas këtij udhëzimi: “Studenti që transferohet nga një program studimi i cili, në momentin e regjistrimit të studentit ose në vitin ku është regjistruar studenti në atë program studimi, rezulton të mos ketë qenë i licensuar nga MAS, edhe pse lnstitucioni që e ofronte atë ka qenë i licencuar konform kuadrit ligjor në fuqi, mund të aplikojë për t’u transferuar në vitin e parë të studimeve në një program të njëjtë ose të ngjashëm studimi, sipas listës së shpallur për ekuivalentimin e programeve nga secila IAL publike, por nuk i njihen lëndët e shlyera dhe kreditet e përfituara më parë”.

    Sipas të njëjtit udhëzim, lëndët e shlyera dhe periudhat e studimit të kryera prej tyre nuk mund të njihen nga institucionet e arsimit të lartë.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentëve nuk u njihen vitet e studimeve të kryera në Universitetet e mbyllura

    Domethene, vete ministrja qe morri master nga universiteti i mbyllur do ta mbaje e gezoje master e saj. Kurse ketyre fukarenjte qe kane bere 2-3 vite shkolle ne keto shkollat private, nuk do te jene ne gjendje as te transferojne vitetet e bera?

    Mire, mire, shume mire.

    Mendon Qeveria e Rilindjes per popullin ore! Hic mos e vrini mendjen ju, e vret mendjen Qeveria per ju!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Studentëve nuk u njihen vitet e studimeve të kryera në Universitetet e mbyllura

    te marrim ndihme nga ameriqia per hallet e popullit tone berishian do thonte bkari
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Për: Studentëve nuk u njihen vitet e studimeve të kryera në Universitetet e mbyllura

    KY Kryeminister eshte i cmendur more shoke...................
    po ato leket qe kane derdhur prinderit e tyre neper ato universitete te cilat ky nuk deshiron te njifen
    do tja paguaje ky dmth ?????
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #5

    Për: Studentëve nuk u njihen vitet e studimeve të kryera në Universitetet e mbyllura

    Si mund te njihen kreditet per nje program te palicensuar?

    Te marr une licence per shkolle mekanike.
    Ti vjen te une dhe merr klasa per doktorr.
    Pastaj me ato klasa doktorri pret te shkosh ne shkolle mjekesie dhe te quhen kreditet?

    Ama nxenesit kane plotesisht te drejte te hedhin ne gjyq personat qe i kane mashtruar dhe te marrin leket qe kane paguar plus demshperlbim per kohen e humbur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Studentëve nuk u njihen vitet e studimeve të kryera në Universitetet e mbyllura

    Mire do ishte te paralajmerohedhin studentet per pavlereshmerine e ketyre diplomave. Nese ata perseri zgjedhin te vazhdojne shkollen aty, pergjegjesi e tyre. Shkollat e tjera nuk jane te detyruara ti njohin kreditet e shkollave fantazme te palicensuara. Ke dhe ne USA shkolla qe nuk u njihen kreditet po te transferohesh ne nje shkolle tjeter.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7

    Për: Studentëve nuk u njihen vitet e studimeve të kryera në Universitetet e mbyllura

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Mire do ishte te paralajmerohedhin studentet per pavlereshmerine e ketyre diplomave. Nese ata perseri zgjedhin te vazhdojne shkollen aty, pergjegjesi e tyre. Shkollat e tjera nuk jane te detyruara ti njohin kreditet e shkollave fantazme te palicensuara. Ke dhe ne USA shkolla qe nuk u njihen kreditet po te transferohesh ne nje shkolle tjeter.
    Ka shkolla tamam ne USA qe prap nuk u njihen te gjitha kreditet, se ato te palicensuarat normal qe ste njihen.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    Marya (01-10-2014)

  9. #8

    Për: Studentëve nuk u njihen vitet e studimeve të kryera në Universitetet e mbyllura

    Per keta studente duhet te krijohet mbase ndonej tip testi per tu quajtur kreditet qe kane marre ne ato programe te palicensuara. Nese kalojne testin atehere te thote qe programet kane qene cilesore edhe pse te palicensuara, dhe studentet kane dale te pergatitur sic duhet. Nuk eshte zgjidhje perfekte po dicka qe do ndihmoje ata qe kane mesuar me verte ne ato shkolla qe jane mbyllur dhe nuk kane dhen lek thjesht per te marre nje diplome.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •