Me pelqen menyre jote e qyteteruar e debatit dhe te pershendes per kete lace.
Jo vetem ne fene islame por ne cdo fe apo sfere tjeter te jetes keqkuptimet dhe keqinterpretimet jane gjera te zakonshme dhe njeriu si qenie kurioze ka deshire te pyese dhe te informohet. Kur hase ne ato pikpyetjet me siper a nuk pate deshire te hulumtoje per pergjigjet?
[Martesat me te me teper se kater gra. Nese ke lexuar sadopak per historine e profetit Muhamed a.s do vesh re qe ai ne moshe mjaft te re u martua me nje vejushe 40 vjecare. Me pas po te vesh po ashtu te gjitha grate e tjera kane qene vejusha dhe shumica ne moshe te thyer pervec Aishes r.a. Po te lexosh mire Kuranin me vemendje do vesh re qe Allahu xh.sh nuk ka qene specifik me profetin a.s vetem ne ceshtjen e marteses por ne shume raste te tjera sic eshte rasti i meposhtem p.sh ;
17:79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm.
Rasti me siper nuk i kerkohet si domosdoshmeri dhe obligim gjithe muslimaneve por vetem profetit a.s
Nuk eshte tema per ti permendur me rradhe grate e profetit a.s por pothuajse te gjitha kishin misionin e tyre te ndryshem qofte social , shoqeror e politik. Mos harro se profetit i duhej lidhje e forte me fiset e ndryshme dhe kjo fare mire arrihej me martese. I duhej edukimi e grave te tjera me dispozitat islame e kush me mire mund ta bente kete pervec grave te profetit te cilet kishin jetuar shumicen e kohes me te. Nje kryetar shteti sic ishte profeti a.s nuk e kish problem te merrte per grua kedo qe kishte deshire nese qellimi i tij ishte shfryerja seksuale.
Kenaqesite e xhenetit : Pse duhet te kesh komplekse dhe te ndihesh keq ndaj nje fakti real qe cdo mashkull e deshiron ?
Pse Diten e gjykimit do te zberese Jezusi dhe nuk do te zbrese Muahmedi duke qene se Muhamedi mbante Vulen? Nese do shikosh shifrat ne ditet e sotme do veresh qe muslimanet bashke me te krishteret perbejne pothuajse 60-70 te njerezimit. Jezusin e besojne te krishteret por dhe muslimanet nderkohe qe Muhamedin a.s e besojne vetem muslimanet. Qellimi i zbritjes se Jezusit eshte ti ofroje paqe njerezimit duke i bere ata qe ti besojne vetem nje feje te vetme. Duke marre si fakt keto qe permenda me siper si mendon kush do kishte me teper efekt per ta kryer kete mision me se miri Jezusi a.s apo Muhamedi a.s?
mqense Xhihadi eshte rruga me e sigurt per ne xhenet ,Muhamedi beri xhihadi apo vdiq si Zoteri? Per sa kohe qe ke lexuar mbi islamin akoma se ke kuptuar domethenien e xhihadit. Xhihadi me i mire eshte ti sherbesh prinderve. Xhihad eshte te mesosh diturine dhe ta kerkosh ate kudo qe te jete. Xhihad eshte te sakrifikosh per miresi me fjale , me vepra me pasuri e me gjithcka tjeter qe mundesh. Nje nga xhihaded eshte dhe te japesh jeten per vendin tend , familjen e fene tende. Nese vdes duke kryer nje prej ato qe permenda me siper konsiderohesh qe e ke kryer xhihadin.
Une te uroj qe ti te jesh i kujdesshem ne vendmarrjet ne jeten tende. Feja eshte dicka personale dhe islami eshte jashtezakonisht tolerant ne kete pike duke thene se mbaj fene tende dhe lere tjetrin te lire te aplikoj fene e tij. Kurani eshte liber hyjnor i cili kerkon ta lexosh me zemer te hapur duke kerkuar udhezim prej tij dhe jo duke bere rolin e kritikut. Shpresoj qe ne rastin me te pare qe te kesh kuranin ne dore ta aplikosh keshillen time.
Krijoni Kontakt