Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Si abuzohet me jetimët në Shqipëri?

    Emisioni “Fiks Fare” nisi të martën në mbrëmje transmetimin e një investigimi që do të tregojë se si thithen fonde nga shoqata, që veprojnë në emër të jetimëve në Shqipëri, duke mashtruar, por edhe se si kërkohen favore seksuale, në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin e jetimit.

    Investigimi i Fiks Fare nisi pas një informacioni që mbërriti në redaksinë e emisionit për aktivitetin e shoqatës ”Jetimët në fokus “. Pretendimet mbi mënyrën e abuzimit ishin të shumta, por më e rënda ishte shfrytëzimi seksual i jetimëve nga ana e kreut të kësaj shoqate, Maksim Liço në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin.

    Investigimi nisi fillimisht në rrjetet sociale në një komunikim në Facebook të kryetarit të kësaj shoqate me një djalë jetim 17-vjeçar nga qyteti i Sarandës. Gjatë bisedës kryetari e ngacmon atë seksualisht dhe i premton ndihmë nga ana e tij. Për të ruajtur konfidencialitetin e kësaj bisede, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me zotin Liço në të njëjtën mënyrë, nëpërmjet rrjetit social Facebook. Bashkëpunëtori i Fiksit iu prezantua kreut të shoqatës “Jetimët në Fokus” si një jetim 16-vjeçar në kërkim të ndihmës. Ftesa në Facebook nga ana e zotit Liço u pranua menjëherë. Madje të menjëhershme ishin edhe pëlqimet në çdo foto të djalit të postuar në këtë rrjet.

    Pas bisedave të para në Facebook bëhet edhe takimi i parë pranë zyrave të shoqatës “Jetimët në fokus”. Gjatë bisedës djali i kërkon ndihmë, ndërsa kryetari i kërkon plotësimin e disa dokumenteve që të nisin regjistrimin si jetim për ta ndihmuar më vonë në nxjerrjen e statusit të jetimit. Pasi i jep numrin e tij të telefonit celular, kreu i shoqatës i lë takim në zyrën e tij që ndodhet në kryeqytet, në rrugën e Durrësit.

    Takimi i parë zhvillohet në zyrë. Liço i kërkon djalit të prezantuar si jetim 16-vjeçar që të përgatisë një sërë dokumentash, në mënyrë që t’i sigurojë shkollimin falas në një kolegj privat, por pa pagesë e më pas strehim e statusin e jetimit.

    Në këtë bisedë kreu i shoqatës “Jetimët në fokus” i bën ftesën e parë djalit në shtëpinë e tij në Kombinat, nëse do të ketë nevojë për një vend për të fjetur.

    Pas takimit të parë dhe bisedave në Facebook, zhvillohet një takim tjetër në zyrën e shoqatës, ku të pranishëm janë edhe disa punonjës të saj. Në këtë takim, kreu i shoqatës, Liço, i kërkon sërish plotësimin e dokumenteve dhe njërit prej punonjsëve të fillojë që ta regjistrojë djalin si një jetim 16-vjeçar. Sipas tij ky ishte dhe informacioni që djali (i prezantuar si jetim), i kish dhënë gjatë bisedave në Facebook.

    Një pjesë e bisedës së transmetuar në Fiks Fare
    Takimi i parë në zyrë me kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus”

    Maksim Liço: Hajde se tanët jemi të gjithë, të shoqatës

    Maksim Liço: Zemër çfarë ke? I solle ato dokumentat që folëm?

    Maksim Liço: Unë ta mësova problemin. Çfarë problemi të kesh tani do e flasim bashkë.

    Maksim Liço: Të mundohem të të fus unë në ndonjë shkollë kështu, që të mos paguash, në ndonjë kolegj, ndonjë kështu?

    Fiksi: Unë pashë një çikë në Facebook që ndihmonit…

    Maksim Liço: Ore shumë mirë bëre.

    Fiksi: Çfarë bëni ju? Çfarë mundësish na jepni?

    Maksim Liço: Nga je?

    Fiksi: Nga Tirana.

    Maksim Liço: Se ku të kam parë unë, pashë një çikë fotografitë.

    Maksim Lico: Hajde për çdo gjë, do ta mësoj dhe shtëpinë. Hajde për ca të kesh hall, më thuaj.

    Fiksi: Po ça? Të vij të fle te shtëpia jote?

    Maksim Liço: Jo mo. Hajde fli ndonjëherë. S’ka problem.

    Fiksi: Të vij të fle te shtëpia jote?!

    Maksim Liço: Po hajde mo, fli ndonjëherë, kur të jesh pushim apo kur të ashtu.

    Fiski: Ti në shtëpi je me familjen tate, s’kam lidhje ke shpia jote.

    Maksim Lico: Jo, s’e kam këtu familjen unë

    Fiksi: Juve nga jeni me origjinë?

    Maksim Liço: Nga Përmeti jam unë

    Fiksi: Ndonjë fëmijë kështu, keni ju?

    Maksim Liço: Kam dy djem. Moshë e madhe se unë jam 51 vjeç

    Takimi i dytë në zyrën e shoqatës “Jetimët në fokus”

    Maksim Liço: Urgjentisht të regjistrohesh

    Fiksi: Të klasës së tetë?

    Maksim Liço: Po të klasës së tetë.

    Punonjesi i shoqatës së jetimëve: Çfarë moshe ke një herë?

    Maksim Liço: 16 vjeç, po hë se e regjistrojmë. Do e regjistrojmë si jetim. Bjeri të keqen sa më parë tani. Dëftesa e klasës së nëntë, dy fotografi, certfikatat, të vdekjes, të asaj...


    ***

    Sa është numëri i jetimëve në vendin tonë dhe në çfarë kushtesh jetojnë?

    Sipas një raport të veçantë të vitit 2013 të Avokatit të Popullit “Për të drejtat e fëmijëve jetimë, përfshirë këtu fëmijet e sistemuar në institucionet rezidenciale të përkujdesjes shoqërore, si dhe të fëmijëve që shfrytëzohen për të punuar” ne vendin tonë ka rreth 31 mijë fëmijë jetim. Ata ndahen në dy kategori në jetim socialë, numri i të cilëve rritet nga vitit në vit për shkak të problemeve sociale, kryesisht varfërisë, dhe jetimë biologjikë, fëmijë që kanë humbur prindërit, të braktisur në maternitet apo në disa raste ekstreme edhe në rrugë apo në kosha plehrash.

    Nga 31.000 fëmijë jetimë në mbarë vendin, vetëm 400 prej tyre trajtohen në 9 qendra rezidenciale qeveritare dhe 360 të tjerë, në 16 qendra joqeveritare (OJF).

    Fatkeqësisht numëri i jetimëve në vendin tonë gjithmonë ka mbetur një numër i diskutueshëm pasi institucioni i vetëm i statistikave INSTAT nuk disponon të dhëna mbi numrin e fëmijëve jetimë. Numëri 31 mijë vjen si deduksion i përllogaritjes së ndihmës ekonomike me të cilën trajtohet kjo shtresë.

    Sipas Instat Nga 700.000 individë që kanë nevojë për asistencë, 184.000 janë fëmijë, 31.000 prej të cilëve janë fëmijë jetim. Mbi 2/3 e kësaj moshe përballen me ekstremin e përpjekjeve rraskapitëse për mbijetësen, por me të prekurit nga ky ekstrem varferie mbeten femijët jetimë. Një pjesë shumë e vogel e tyre marrin asistence sociale, e cila në masen e përfitimit të saj mbulon vetëm 5% të nevojave minimale të jetes së tyre. Një pjesë shumë e vogël përfitojnë statusin e jetimit.

    Po sipas raportit në vendin tonë janë deklaruar publikisht rreth 140 shoqata që merren me trajtimin e shtresave të varfëra dhe fëmijëve në nevojë, veçanerisht të fëmijëve jetimë dhe fëmijeve të ngujuar nga gjakmarrja”. Secila shoqatë ka një statut të veçantë dhe marrin formë ligjore pas regjstrimit të tyre në gjykatë.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: Si abuzohet me jetimët në Shqipëri?

    Parà në këmbim të kënaqësisë seksuale, kërkohet marrëdhënie treshe


    Thellohet më tej skandali i publikuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku drejtuesi i shoqatës “Jetimet në Fokus”, Maksim Liço, i shpreh hapur kërkesën 16-vjeçarit jetim për të kryer marrëdhënie seksuale.

    Pasi krijon besimin se djali që ka njohur është një jetim, që ka nevojë për strehim, shkollim dhe ushqim, Maksim Liço avancon në kërkesat e tij.

    Jetimi i përsërit disa herë gjatë bisedave se ka nevojë për ndihmë, pasi nuk ka asnjë që ta ndihmojë. Maksim Liço avancon në kërkesa seksuale, por edhe në premtime. Por, gjatë bisedës, ai është i kujdesshëm dhe kërkon nga 16-vjeçari që të fshijë bisedat, që ai ka bërë me të në Facebook.

    Fillimisht këmbëngul që ta takojë djalin, duke i kërkuar disa herë takim në Facebook dhe duke e telefonuar në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë bisedave telefonike, Maksim Liço i premton parà në këmbim të seksit, jetimit 16-vjeçar.

    I numëron disa raste kur ka marrë fonde, madje në një telefonatë i premton edhe pagesën e parë prej 10 mijë lekësh të reja, nëse ai do t’i përmbushë kënaqësitë seksuale.

    Gjatë bisedës telefonike, kryetari i shoqatës së jetimëve i tregon jetimit, se nuk është hera e parë që ai kryen marrëdhënie të tilla me djem të moshës së tij, madje i pohon se ka pasur marrëdhënie të tilla dhe me një 14-vjeçar.

    Pas bisedave të gjata në Facebook, ku Maksim Liço këmbëngul të takojë jetimin që ka njohur dhe që i ka ofruar ndihmë, fillon të shikojë të gjitha fotografitë e shokëve të djalit në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook.

    Ai fillon të pëlqejë një prej shokëve të djalit jetim, një të ri 15-vjeçar dhe i propozon që ta afrojë edhe atë nëpërmjet pagesës, kërkon që të kryejnë marrëdhënie të tre.

    Këmbëngul vazhdimisht në Facebook dhe me telefonata që të takojë 15-vjeçarin, që t’i shkojnë të dy në shtëpi për marrëdhënie seksuale.

    Gjatë bisedave për të joshur me parà jetimin 16-vjeçar, kreu i shoqatës “Jetimët në Fokus” tregon për fondet dhe projektet që merr, premton vazhdimisht parà për të dhe shokun e tij 15-vjeçar.

    Biseda telefonike, ku kreytari i shoqatës i kërkon jetimit t’i çojë shokun e tij 15-vjeçar:

    Maksim Liço - E bëre muhabet ti?
    Fiksi - Po i thashë, i thashë kështu, por s’ishte në Tiranë. Kur ta takoj flasim.
    Maksim Liço - E mirë, mirë.
    Fiksi - Se ishte andej jashtë Tirane, me robt e shtëpisë, edhe…
    Fiksi - Si t’u duk?
    Maksim Liço - Kush?
    Fiksi - Ai në foto.
    Maksim Liço - Shumë
    Fiksi - Shumë i mirë, ëëë?
    Maksim Liço - Ë ë ë

    Telefonatë tjetër

    Fiksi - Alo
    Maksim Liço - Hë, ç’kemi?
    Fiksi - Mirë, se e kisha harru telefonin në shtëpi dhe isha këtu poshtë te lagjia.
    Maksim Liço - Ku je ti?
    Fiksi - Unë këtu te lagjia, sa hyra në shtëpi tani. Ça me bo? Ku me qenë?
    Maksim Liço - Çfarë bën ti, mirë?
    Fiksi - Mirë
    Maksim Liço - Thashë mos ishe nga qendra, të pinim ndonjë kafe. Ti s’e hape (telefonin)
    Maksim Liço - Sëmurë jam prapë. Tani sa piva antibiotikun e parë.
    Fiksi - Ëëë, të kalume pra, të kalume!
    Maksim Liço - Rrofsh, vetëm nga ty më kalon.
    Fiksi - Urdhëro!
    Maksim Liço - Vetëm me ty më kalon. Po të kisha ty tani, besoj do më shëroje.
    Fiksi - Ooouu!
    Maksim Liço - Them unë, pa ku e di.
    Fiksi - Dëgjo…
    Maksim Liço - A do vish sot?
    Fiksi - Të vi sot thua?
    Maksim Liço - Ëëë, ti e di. Mos jam më mirë nesër, që të bëhem dhe pak më mirë unë. Unë kam temperaturë.
    Fiksi - Nuk ta hapa sot, ngaqë e kisha telefonin te shpia.
    Maksim Liço - Mirë o yll, mirë.
    Fiksi - Shumë falemnderit
    Maksim Liço - Do flasim më vonë?
    Fiksi - Si të duash ti. Ok, në rregull. Ku do flasim, në telefon apo në Facebook, që ta di.
    Maksim Liço - Ku do ti?
    Fiksi - Ku ta kesh ti për mbarë
    Maksim Liço - Ku do ti?
    Fiksi - Në Facebook
    Maksim Liço - Aa në Facebook. Fshiji ti ato se unë i kam fshirë
    Fiksi - Po, po, s’diskutohet, edhe unë i kam fshirë
    Maksim Liço - Hajt.

    Telefon

    Maksim Liço - Ç’kemi zemra ime?
    Fiksi - Mirë, rehat. Juve?
    Maksim Liço - Si më dukesh?
    Fiksi - Mirë, jam në shtëpi, i ka zënë gjumi ata të shtëpisë
    Maksim Liço - Mirë, fol me zë të ulët, që të mos i zgjosh ata
    Maksim Liço - Ç’kemi zemra?
    Fiksi - Mirë
    Maksim Liço - E di pse po ta zvarris unë që të takohemi bashkë? Se pres që të marr ca lekë, që të të jap ndonjë lek edhe ty.
    Fiksi - Do marrësh lekë?
    Maksim Liço - Po marr lekë
    Fiksi - Do më japësh edhe ndonjë lek mua?
    Maksim Liço - Pse mos të të jap?!
    Fiksi - Çfarë do të bëjmë psh?
    Maksim Liço - Jo, çfarë do ti, që ta dëgjoj unë…
    Fiksi - Çfarë të pëlqen ty psh, që ta bëj unë, se ti merrke edhe lekë. Unë kam nevojë për shumë gjëra, se unë i varfër jam.
    Maksim Liço - Dua ta dëjoj nga ty, si ke qejf, çfarë ke qejf
    Fiksi - Si të kesh qejf ti, do e bëj unë
    Maksim Liço - Ncuq, ncuq, jo, dua qejfin tënd unë, se unë kam qejfe shumë.
    Fiksi - Më thuaj një qejf psh
    Maksim Liço - E dua nga ty, që ta bëj surprizë pastaj
    Fiksi - Aa e do që ta bëj unë suprizë?!
    Maksim Liço - Po
    Fiksi - Po çfarë surprize të pëlqen ty psh?

    Bisedë telefonike e jetimit 16-vjeçar me kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus”

    Maksim Liço - Po sikur të ishe shtrirë këtu, çfarë do bëje?
    Fiksi - Ku?
    Maksim Liço - Këtu tek unë.
    Fiksi - Çfarë të kishe dëshirë ti.
    Maksim Liço - Sikur ta dish…
    Fiksi - Ëëë
    Maksim Liço - Çfarë do ti psh? Ja ma thuaj?
    Fiksi - Psh. Unë nuk po të kuptoj a do të ma bësh ti mua apo ta bëj unë ty?
    Maksim Liço - Jo, si të duash. Si do ti?
    Fiksi - Po si ta kesh ti, unë nuk e kam problem. Unë dua thjesht të më ndihmosh për ndonjë gjë patjetër. Sepse do bëj çdo gjë për ty. Vetëm dua të më ndihmosh për ndonjë gjë.
    Maksim Liço - Patjetër.
    Maksim Liço - Çfarë zëri të ëmbël që ke ore…
    Fiksi - Po ti me çfarë mund të më ndihmosh psh…
    Maksim Liço - Do të marr ca lekë e do t’i jap t’i kesh.
    Fiksi - Do marrësh ca lekë atje në Krujë, ku më the?
    Maksim Liço - Jo ore në Krujë. Ore kisha sot. Mora sot unë. Më erdhi ai shk*rdhata i zyrave dhe mi kërkoi që sot lekët. Nuk e di pse. Që s’mi ka kërkuar kurrë. Mi ka kërkuar në fund të muajit.
    Maksim Liço - Bjeri lekët aty dhe në daç rri, në daç ik më tha. Do na heqin nga zyrat, por do marr aty afër prap. Vajta sot, bisedova dhe ia dhashë 200 mijë lekëshin. U detyrova.
    Maksim Liço - Ato i kisha për ty. Do t’i jepja ty.
    Fiksi - Do ma jepshe mua atë 200 mijë lekëshin?
    Maksim Liço - Po në mos 200, 100 (mijë lekë).
    Fiksi - Aha… falemnderit. Falemnderit.
    Maksim Liço - Po ç’kemi ndonjë gjë yllo?
    Fiksi - Po kshu në Facebook kishe gjithë atë pozitë ti? Çfarë ishe ti, avokat?
    Maksim Liço - Po, me profesion avokat jam. Po.
    Fiksi - Po shifja në Facebook lloj-lloj fëmijësh, lloj-lloj kshu
    Maksim Liço - Po ik k… Na bëj ndonjë muhabet kshu pa…
    Fiksi - Po ta bëj unë muhabetin. Po kam dash me të pyt edhe një herë më përpara. Ti e ke bërë edhe me ndonjë çun tjetër, apo vetëm me mua? Se unë jam edhe i vogël e nuk të njoh edhe mirë.
    Maksim Liço - Si?
    Fiksi - Me ndonjë çun tjetër e ke bërë, të moshës sime? Apo me asnjë?
    Maksim Liço - Po e kam bërë edhe me 14, edhe me…
    Fiksi - E ke bërë?
    Maksim Liço - Edhe me të moshës tënde.
    Fiksi - Po thashë se jam i vogël, edhe nuk kuptoj mirë.
    Fiksi - Ku di gjë unë… e kam dhe si me frikë, si me kshu…
    Maksim Liço - Po pse e ke me frikë?
    Fiksi - Po ngaqë edhe nuk të njoh mirë. Për këtë më shumë.
    Maksim Liço - Frikë nga unë jo… Madje unë kam frikë nga ty.
    Fiksi - Për ça?
    Maksim Liço - Unë kam frikë nga ty e jo ti nga unë.
    Fiksi - Ti ke frikë nga mua?
    Maksim Liço - Duhet të kem frikë.
    Fiksi - Pse?
    Maksim Liço - Sepse thua vet që jam i vogël.
    Fiksi -
    Maksim Liço - Po pres të më flasësh…
    Maksim Liço - Po tjetër, ti mua ç’më thua?
    Fiksi - Asgjë. Rrimë, të përditshmet.
    Maksim Liço - Dua seks si mbrëmje që është…
    Fiksi - Ë…
    Maksim Liço - Dua seks, si mbrëmje që është. Dua të më eksitosh.
    Fiksi - Të eksitoj unë ty sot eee?
    Maksim Liço - Po…
    Fiksi - Po si me të eksitu nga telefoni?
    Maksim Liço - Si të duash.
    Fiksi - Do pimë ndonjë kafe nesër?
    Maksim Liço - Po. Mbas orës 13.00, sepse në orën 12 jam në takim me ata sipërmarrësit italianë.
    Fiksi - Je me sipërmarrësit italianë? Ke ndonjë punë nesër me ato?
    Maksim Liço - Po pra do të investojnë për jetimët. Të shohim çfarë do investojnë. / Top Channel

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Si abuzohet me jetimët në Shqipëri?

    Keto lloje pedofilash duhet ti varesh prej............
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: Si abuzohet me jetimët në Shqipëri?

    Shoqata "Jetimet ne fokus" (te pedofileve)

    Emri:  pedofiliiii.jpg

Shikime: 203

Madhësia:  21.2 KB

    Kreu i Shoqatës “Jetimët në fokus”, Maksim Liço është denoncuar 3 herë për favore seksuale me të mitur, por asnjëherë nuk është ndaluar nga policia. Arrestimi i tij u krye dje, vetëm pas zbulimit të skandalit, ku Liço kërkonte t’i jepte statusin “jetim” një të mituri në këmbim të favoreve seksuale. Pas denoncimit në “Fiks Fare”, ku tregohej se si Kreu i Shoqatës “Jetimët në fokus”, Maksim Liço, i kërkonte favore seksuale një të mituri për t'i dhënë statusin e jetimit. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve, Kadri Alia ka reaguar duke u shprehur se ai e kishte denoncuar tre herë Liçon, por në asnjë rast ndaj tij nuk është marrë masë nga policia.
    Alia pretendon se e ka denoncuar disa herë në polici Maksim Liçon, të cilin e kishte larguar vite më parë nga Shoqata Kombëtare e Jetimëve, ku edhe e kishte mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Përjashtimi është bërë për shkak të abuzimeve me të mitur. “Maksim Liçon e largova nga Shoqata e Jetimëve, krijoi shoqatën me njerëz të tjerë. I denoncova shoqatat “fantazmë” si ajo e Liços, 3 herë e kam denoncuar në polici. Maksim Liço mashtronte me vizat greke. Statusi i jetimit jepet vetëm nga Komisioni i SHSSH”, deklaroi Kadri Alia.
    Ndërkohë, arrestimi i kreut të shoqatës “Jetimët në fokus” ka nxjerrë në dritë informacione të tjera të lidhjeve të tij me zyrtarë të lartë të qeverisë. Në foton që po publikojmë sot shihet qartë zv.kryeministrri Niko Peleshi dhe Maksim Liço. Bëhet e ditur se, Liço ka lidhje të hershme me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi. I arrestuari për pedofili e ka shoqëruar Peleshin në të gjitha fushatat zgjedhore dhe është shprehur se ka lidhje të afërta me zëvendëskryeministrin. Pas denoncimeve të bëra nga Kadri Alia, ky monstër duhet të ishte prej kohësh pas hekurave, por dikush e mbronte dhe ky dikush ishte me pushtet, sa të ndalonte policinë t’i vinte prangat monstrës.
    Skandali u publikua dy ditë më parë në emisionin “Fiks Fare”. Në emision u publikuan biseda midis Liços dhe një jetimi 16-vjeçar në telefon dhe “Facebook” ku ai këmbëngul që i mituri të shkojë në shtëpinë e tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Në emision u publikuan biseda midis Liços dhe një jetimi 16-vjeçar në telefon dhe “Facebook”, ku ai këmbëngul që i mituri të shkojë në shtëpinë e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.
    Në këmbim të favoreve seksuale, Liço i premton 16-vjeçarit ndihmë për të marrë statusin e jetimit si edhe shpërblime monetare. Investigimi nisi pas një informacioni që mbërriti për aktivitetin e shoqatës “Jetimët në fokus”. Pretendimet mbi mënyrën e abuzimit ishin të shumta, por më e rënda ishte shfrytëzimi seksual i jetimëve në këmbim të ndihmës. Ndërsa dje, Policia e Tiranës ka vënë në pranga Maksim Liçon.
    Nuk është rasti i parë që zyrtarë të qeverisë dhe njerëz të lidhur me zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën, duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Në mesin e muajit gusht u arrestua sekretari i Koço Kokëdhimës në PS-në e Sarandës, Agron Cane, pasi kërkonte seks me një grua dhe vajzën e saj të mitur në këmbim të një vendi pune. 60-vjeçari Agron Cane, Sekretari i deputetit të PS, Koço Kokëdhima, kishte disa kohë që i bënte presion gruas dhe i kërkonte asaj të bënte seks bashkë me vajzën 14 vjeçe, duke i premtuar se do t’i gjente punë. Skandali u zbulua nga mediat dhe vetëm atëherë ai u arrestua nga Policia me urdhër arresti nga Prokuroria e Sarandës.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Si abuzohet me jetimët në Shqipëri?

    Citim Postuar më parë nga palushi Lexo Postimin
    Parà në këmbim të kënaqësisë seksuale, kërkohet marrëdhënie treshe


    Thellohet më tej skandali i publikuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku drejtuesi i shoqatës “Jetimet në Fokus”, Maksim Liço, i shpreh hapur kërkesën 16-vjeçarit jetim për të kryer marrëdhënie seksuale.

    Pasi krijon besimin se djali që ka njohur është një jetim, që ka nevojë për strehim, shkollim dhe ushqim, Maksim Liço avancon në kërkesat e tij.

    Jetimi i përsërit disa herë gjatë bisedave se ka nevojë për ndihmë, pasi nuk ka asnjë që ta ndihmojë. Maksim Liço avancon në kërkesa seksuale, por edhe në premtime. Por, gjatë bisedës, ai është i kujdesshëm dhe kërkon nga 16-vjeçari që të fshijë bisedat, që ai ka bërë me të në Facebook.

    Fillimisht këmbëngul që ta takojë djalin, duke i kërkuar disa herë takim në Facebook dhe duke e telefonuar në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë bisedave telefonike, Maksim Liço i premton parà në këmbim të seksit, jetimit 16-vjeçar.

    I numëron disa raste kur ka marrë fonde, madje në një telefonatë i premton edhe pagesën e parë prej 10 mijë lekësh të reja, nëse ai do t’i përmbushë kënaqësitë seksuale.

    Gjatë bisedës telefonike, kryetari i shoqatës së jetimëve i tregon jetimit, se nuk është hera e parë që ai kryen marrëdhënie të tilla me djem të moshës së tij, madje i pohon se ka pasur marrëdhënie të tilla dhe me një 14-vjeçar.

    Pas bisedave të gjata në Facebook, ku Maksim Liço këmbëngul të takojë jetimin që ka njohur dhe që i ka ofruar ndihmë, fillon të shikojë të gjitha fotografitë e shokëve të djalit në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook.

    Ai fillon të pëlqejë një prej shokëve të djalit jetim, një të ri 15-vjeçar dhe i propozon që ta afrojë edhe atë nëpërmjet pagesës, kërkon që të kryejnë marrëdhënie të tre.

    Këmbëngul vazhdimisht në Facebook dhe me telefonata që të takojë 15-vjeçarin, që t’i shkojnë të dy në shtëpi për marrëdhënie seksuale.

    Gjatë bisedave për të joshur me parà jetimin 16-vjeçar, kreu i shoqatës “Jetimët në Fokus” tregon për fondet dhe projektet që merr, premton vazhdimisht parà për të dhe shokun e tij 15-vjeçar.

    Biseda telefonike, ku kreytari i shoqatës i kërkon jetimit t’i çojë shokun e tij 15-vjeçar:

    Maksim Liço - E bëre muhabet ti?
    Fiksi - Po i thashë, i thashë kështu, por s’ishte në Tiranë. Kur ta takoj flasim.
    Maksim Liço - E mirë, mirë.
    Fiksi - Se ishte andej jashtë Tirane, me robt e shtëpisë, edhe…
    Fiksi - Si t’u duk?
    Maksim Liço - Kush?
    Fiksi - Ai në foto.
    Maksim Liço - Shumë
    Fiksi - Shumë i mirë, ëëë?
    Maksim Liço - Ë ë ë

    Telefonatë tjetër

    Fiksi - Alo
    Maksim Liço - Hë, ç’kemi?
    Fiksi - Mirë, se e kisha harru telefonin në shtëpi dhe isha këtu poshtë te lagjia.
    Maksim Liço - Ku je ti?
    Fiksi - Unë këtu te lagjia, sa hyra në shtëpi tani. Ça me bo? Ku me qenë?
    Maksim Liço - Çfarë bën ti, mirë?
    Fiksi - Mirë
    Maksim Liço - Thashë mos ishe nga qendra, të pinim ndonjë kafe. Ti s’e hape (telefonin)
    Maksim Liço - Sëmurë jam prapë. Tani sa piva antibiotikun e parë.
    Fiksi - Ëëë, të kalume pra, të kalume!
    Maksim Liço - Rrofsh, vetëm nga ty më kalon.
    Fiksi - Urdhëro!
    Maksim Liço - Vetëm me ty më kalon. Po të kisha ty tani, besoj do më shëroje.
    Fiksi - Ooouu!
    Maksim Liço - Them unë, pa ku e di.
    Fiksi - Dëgjo…
    Maksim Liço - A do vish sot?
    Fiksi - Të vi sot thua?
    Maksim Liço - Ëëë, ti e di. Mos jam më mirë nesër, që të bëhem dhe pak më mirë unë. Unë kam temperaturë.
    Fiksi - Nuk ta hapa sot, ngaqë e kisha telefonin te shpia.
    Maksim Liço - Mirë o yll, mirë.
    Fiksi - Shumë falemnderit
    Maksim Liço - Do flasim më vonë?
    Fiksi - Si të duash ti. Ok, në rregull. Ku do flasim, në telefon apo në Facebook, që ta di.
    Maksim Liço - Ku do ti?
    Fiksi - Ku ta kesh ti për mbarë
    Maksim Liço - Ku do ti?
    Fiksi - Në Facebook
    Maksim Liço - Aa në Facebook. Fshiji ti ato se unë i kam fshirë
    Fiksi - Po, po, s’diskutohet, edhe unë i kam fshirë
    Maksim Liço - Hajt.

    Telefon

    Maksim Liço - Ç’kemi zemra ime?
    Fiksi - Mirë, rehat. Juve?
    Maksim Liço - Si më dukesh?
    Fiksi - Mirë, jam në shtëpi, i ka zënë gjumi ata të shtëpisë
    Maksim Liço - Mirë, fol me zë të ulët, që të mos i zgjosh ata
    Maksim Liço - Ç’kemi zemra?
    Fiksi - Mirë
    Maksim Liço - E di pse po ta zvarris unë që të takohemi bashkë? Se pres që të marr ca lekë, që të të jap ndonjë lek edhe ty.
    Fiksi - Do marrësh lekë?
    Maksim Liço - Po marr lekë
    Fiksi - Do më japësh edhe ndonjë lek mua?
    Maksim Liço - Pse mos të të jap?!
    Fiksi - Çfarë do të bëjmë psh?
    Maksim Liço - Jo, çfarë do ti, që ta dëgjoj unë…
    Fiksi - Çfarë të pëlqen ty psh, që ta bëj unë, se ti merrke edhe lekë. Unë kam nevojë për shumë gjëra, se unë i varfër jam.
    Maksim Liço - Dua ta dëjoj nga ty, si ke qejf, çfarë ke qejf
    Fiksi - Si të kesh qejf ti, do e bëj unë
    Maksim Liço - Ncuq, ncuq, jo, dua qejfin tënd unë, se unë kam qejfe shumë.
    Fiksi - Më thuaj një qejf psh
    Maksim Liço - E dua nga ty, që ta bëj surprizë pastaj
    Fiksi - Aa e do që ta bëj unë suprizë?!
    Maksim Liço - Po
    Fiksi - Po çfarë surprize të pëlqen ty psh?

    Bisedë telefonike e jetimit 16-vjeçar me kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus”

    Maksim Liço - Po sikur të ishe shtrirë këtu, çfarë do bëje?
    Fiksi - Ku?
    Maksim Liço - Këtu tek unë.
    Fiksi - Çfarë të kishe dëshirë ti.
    Maksim Liço - Sikur ta dish…
    Fiksi - Ëëë
    Maksim Liço - Çfarë do ti psh? Ja ma thuaj?
    Fiksi - Psh. Unë nuk po të kuptoj a do të ma bësh ti mua apo ta bëj unë ty?
    Maksim Liço - Jo, si të duash. Si do ti?
    Fiksi - Po si ta kesh ti, unë nuk e kam problem. Unë dua thjesht të më ndihmosh për ndonjë gjë patjetër. Sepse do bëj çdo gjë për ty. Vetëm dua të më ndihmosh për ndonjë gjë.
    Maksim Liço - Patjetër.
    Maksim Liço - Çfarë zëri të ëmbël që ke ore…
    Fiksi - Po ti me çfarë mund të më ndihmosh psh…
    Maksim Liço - Do të marr ca lekë e do t’i jap t’i kesh.
    Fiksi - Do marrësh ca lekë atje në Krujë, ku më the?
    Maksim Liço - Jo ore në Krujë. Ore kisha sot. Mora sot unë. Më erdhi ai shk*rdhata i zyrave dhe mi kërkoi që sot lekët. Nuk e di pse. Që s’mi ka kërkuar kurrë. Mi ka kërkuar në fund të muajit.
    Maksim Liço - Bjeri lekët aty dhe në daç rri, në daç ik më tha. Do na heqin nga zyrat, por do marr aty afër prap. Vajta sot, bisedova dhe ia dhashë 200 mijë lekëshin. U detyrova.
    Maksim Liço - Ato i kisha për ty. Do t’i jepja ty.
    Fiksi - Do ma jepshe mua atë 200 mijë lekëshin?
    Maksim Liço - Po në mos 200, 100 (mijë lekë).
    Fiksi - Aha… falemnderit. Falemnderit.
    Maksim Liço - Po ç’kemi ndonjë gjë yllo?
    Fiksi - Po kshu në Facebook kishe gjithë atë pozitë ti? Çfarë ishe ti, avokat?
    Maksim Liço - Po, me profesion avokat jam. Po.
    Fiksi - Po shifja në Facebook lloj-lloj fëmijësh, lloj-lloj kshu
    Maksim Liço - Po ik k… Na bëj ndonjë muhabet kshu pa…
    Fiksi - Po ta bëj unë muhabetin. Po kam dash me të pyt edhe një herë më përpara. Ti e ke bërë edhe me ndonjë çun tjetër, apo vetëm me mua? Se unë jam edhe i vogël e nuk të njoh edhe mirë.
    Maksim Liço - Si?
    Fiksi - Me ndonjë çun tjetër e ke bërë, të moshës sime? Apo me asnjë?
    Maksim Liço - Po e kam bërë edhe me 14, edhe me…
    Fiksi - E ke bërë?
    Maksim Liço - Edhe me të moshës tënde.
    Fiksi - Po thashë se jam i vogël, edhe nuk kuptoj mirë.
    Fiksi - Ku di gjë unë… e kam dhe si me frikë, si me kshu…
    Maksim Liço - Po pse e ke me frikë?
    Fiksi - Po ngaqë edhe nuk të njoh mirë. Për këtë më shumë.
    Maksim Liço - Frikë nga unë jo… Madje unë kam frikë nga ty.
    Fiksi - Për ça?
    Maksim Liço - Unë kam frikë nga ty e jo ti nga unë.
    Fiksi - Ti ke frikë nga mua?
    Maksim Liço - Duhet të kem frikë.
    Fiksi - Pse?
    Maksim Liço - Sepse thua vet që jam i vogël.
    Fiksi -
    Maksim Liço - Po pres të më flasësh…
    Maksim Liço - Po tjetër, ti mua ç’më thua?
    Fiksi - Asgjë. Rrimë, të përditshmet.
    Maksim Liço - Dua seks si mbrëmje që është…
    Fiksi - Ë…
    Maksim Liço - Dua seks, si mbrëmje që është. Dua të më eksitosh.
    Fiksi - Të eksitoj unë ty sot eee?
    Maksim Liço - Po…
    Fiksi - Po si me të eksitu nga telefoni?
    Maksim Liço - Si të duash.
    Fiksi - Do pimë ndonjë kafe nesër?
    Maksim Liço - Po. Mbas orës 13.00, sepse në orën 12 jam në takim me ata sipërmarrësit italianë.
    Fiksi - Je me sipërmarrësit italianë? Ke ndonjë punë nesër me ato?
    Maksim Liço - Po pra do të investojnë për jetimët. Të shohim çfarë do investojnë. / Top Channel
    Tronditese ...njeriu ,qenia me e peshtire ne planet !
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •