Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!

    Emri:  save.jpg

Shikime: 2547

Madhësia:  55.6 KB


    ​Sipas një opinionisti të gazetës turke, “Todays Zaman”, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka lejuar hapjen e një medreseje të financuar nga Turqia me mbështetjen direkte të Bilal Erdoganit, djalit të tash presidentit turk, Rexhep Erdogan.

    Medreseja është ndërtuar nga Asociacioni për Kultur, Edukim dhe Arsim (AKEA) që udhëhiqet nga Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Husamedin Abazi i cila me mbështetje të djalit të Erdoganit, për këtë projekt kishte marrë 1.5 milionë dollarë fonde nga Murat Ulker.

    AKEA së fundi ka mbyllur objektin e saj gjigand që e ka në periferi të Prishtinës ndërsa në derën e objektit e ka vendosur lajmin se aktiviteti i saj është pezulluar përkohësisht pa dhënë arsye pse është marrë ky vendim.

    Shkrimet e publikuar te “Today’s Zaman” sqarojnë në detaje financimin e organizatës që është degë e Vëllazërisë Myslimane nga Agjencia shtetërore Turke të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (TIKA).

    Sipas gazetës turke AKEA është mbyllur ‘për shkak të lidhjeve të dyshuara me Shtetin Islamik në Siri dhe irak dhe grupin Al Nusra në Siri”.


    Gazeta kujton edhe një ngjarje të pakëndshme që iu ka ndodhur autoriteteve të Kosovës në vitin 2012 me ish ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, i cili tani është kryeministër i Turqisë pas zgjedhjës së Erdoganit President i Turqisë.

    “Në vitin 2012, Davutoglu zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Kosovë duke inauguruar edhe hapjen e Fondacionit “Yunus Emre”. Ishte muaj Ramazani, ai ishte i ftuar nga autoritetet shtetërore kosovare por zgjodhi që të hante darkë pikërisht tek zyrat e AKEA-s pavarësisht se këto autoritete por prisnin diku tjetër për vijimin e programit zyrtar”, thuhet në “Today’s Zaman”.

    Në fakt qeveria turke ka rindërtuar dhe pajisur zyret e AKEA-s në vitin 2009, ndërsa autori i opinionit të Emre Uslu shtron pyetjen “pse është e interesuar TIKA (Agjenci qeveritare turke) të mbështesë këtë organizatë që mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm për lidhjet e saj me grupet radikale..?

    Në një shkrim paraprak me të njëjtin autor, thuhet se AKEA e hoxhës së BIK-ut të Husamedin Abazi i cili është trajnuar në Riad të Arabisë Saudite, është krijuar në vitin 2004. Imami i BIK-ut, Abazi së bashku me figurat e tjera me të cilat është i lidhur ai, Behar Avdiu, Nhari Toska, Bashkim Mehani, Ilir Xhoxhaj dhe Ilir Gashi janë të lidhura ngusht në një mënyrë apo tjetrën me partinë e Rexhep Erdoganit, AKP apo organizatat e afërta me këtë subjekt politik turk, transmeton IndeksOnline.

    Më poshtë po e publikojmë të plotë tekstin e Emre uslu të “Today’s Zaman”:

    Emre Uslu/ Todays Zaman

    A është Turqia pas radikalëve të Husamedin Abazit ?

    Njoftova në shkrimin tim të parë se Asosacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe 16 shoqatave të tjera që bashkëpunonin me Agjencinë Turke të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (TIKA) u mbyllen për shkak të lidhjeve të dyshuara me Shtetin Islamik në Irak dhe Siri (ISIS) dhe grupin Al Nusra në Siri.

    Por, cila është lidhja midis TIKA-s, grupeve radikale dhe AKEA-s?

    Raportet zyrtare të TIKA-s tregojnë se ajo ka rikontruktuar dhe pajisur zyrat e AKEA-s në vitin 2009. Mbështetja e TIKA-s ndaj AKEA-s nuk kufizohet vetëm këtu, por besoj se kjo mjafton për të pasqyruar marrëdhënien mes tyre.

    Përse ështe e interesuar TIKA të mbështesë këtë organizatë që mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm për lidhjet e saj me grupet radikale, a thua sikur të mos kishte ndonjë shoqatë të ngjashme humanitare kur të kanalizonte fondet?
    Përgjigja e këtyre pyetjeve gjendet në raportet e agjencive të sigurisë së Kosovës, Turqisë dhe aleatëve të tjerë perëndimore, të cilat theksojnë konkretisht: Imazhi se Kosova eksporton xhihadistë shqetëson pjesën më të madhe të popullit për shkak të efektit negativ që ka në çështjet e legjitimimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Autoritetet kosovare ndërmorën një aksion të tillë për shkak se dyshohet se numri i shqiptarëve të Kosovës të përfshirë me Shtetit Islamik shkon 160. Disa prej tyre shërbejnë edhe si lider të grupeve, përfshirë edhe faktin se në vend ka një qasje për Islamin Politik (Partitë në fjalë marrin 3 % të votave).

    Opozita dhe qeveria janë duke vepruar sëbashku në këtë çështje për shkak se një militant kosovar i Shtetit Islamik, Lavdrim Muhaxheri u pa në Facebook duke i prerë kokën një “të pafeu”; një tjetër shqiptar i Kosovës sulmoi trupat turke; kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Naim Tërnava ka bërë thirrje për të ndihmuar xhihadin në Siri.
    AKEA, e njohur më parë edhe si “Urtësia” është në shoqatë e financuar jozyrtarisht nga Husamedin Abazi. Në vitin 1997 ai ishte student në Rijad për Studime Islame. Shoqata u formua zyrtarisht në vitin 1999.

    AKEA është një organizatë e mbyllur nga UNMIK-u në Kosovë pas ngjarjeve të 11 shtatorit për shkak të lidhjeve të saj me Al Kaedën dhe mbështetjes së marrë nga sauditët. Me pak fjalë, organizatat e lidhura me Al Kaedën e kanë mbështetur AKEA-n që në fillimet e saj. Në rastin e Turqisë, ajo është mbështetur nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare (IHH).

    Qeveria turke ka lidhur kontaktet me anëtarët e AKEA-s në mars të vitit 1999. Grupi u ndalua të hyjë në territorin Maqedonas nga autoritet atje dhe u detyrua të kthehej mbrapsht në Stamboll. Aty, u strehua në kampet e ngritura prej IHH-së, ndërsa vizitohej shpesh nga lideri Abazi dhe miq nga Egjipti.
    Autoritetet e sigurisë kanë ndjekur nga shumë afër aktivitetin e këtij grupi duke ndërhyrë dhe sekuestruar kompjuterët. Më pas, ata u transferuan në Shqipëri nën koordinimin e një shoqate civile, që ka rol të rendësishëm në formësimin e politikës së jashtme të qeverisë së sotme të Turqisë.

    Duke mbledhur ndihma nëpërmjet të njëjtës shoqatë, ata hapën një shtëpi botuese “FOCUS A” pas luftës. Ata organizuan aktivitete të ndryshme me shoqatën simotër “LOGOS” të administruar nga shqiptaro-maqedonasi Adnan Ismaili duke organizuar edhe kampe për të rinj, në të cilat merrte pjesë edhe Kryeministri aktual i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

    Ky i fundit ka zhvilluar tre vizita në këto kampe të rinj, në vitin 1999, 2000 dhe 2001 duke ndejtur i heshtur edhe në rastet kur Abazi fliste kundër riteve fetare të Turqisë.

    AKEA përktheu librin “Thellësia strategjike: Pozicioni Ndërkombëtar i Turqisë” në gjuhën shqipe, ndërsa botimi u realizua nga “LOGOS A”. Sigurisht që edhe Davutoglu e rriti mbështetjen e tij për këtë grup. Ndërtesa e tyre e re u ngrit në Arberia/Dragodan, një zonë pranë Prishtinës. Të gjitha shpenzimet u sponsorizuan nga TIKA.
    Kursat Mamat, i cili tani shërben si coordinator i TIKA-s në Palestinë, u kujdes shumë për projektin e grupimit të Abazit duke mos marrë parasysh paralajmërimet nga autoritetet e inteligjenës kosovare apo policisë dhe ushtrisë turke.
    Projektet e AKEA-s do të mbështeteshin më në forma të tjera më pas.

    Në vitin 2012, Davutoglu zhvilloi një vizitë të rendësishme në Kosovë duke inaguruar edhe hapjen e Fondacionit “Yunus Emre”. Ishte muaj Ramazani, ai ishte i ftuar nga autoritetet shtetërore kosovare por zgjodhi që të hante darkë pikërisht tek zyrat e AKEA-s pavarësisht se këto autoritete por prisnin diku tjetër për vijimin e programit zyrtar.

    Ka zëra se AKEA mori 1.5 milionë dollar fonde nga Murat Ulker për të hapur një madrasah në Kosovë me mbështetjen direkt të djalit të Presidentit të Turqisë, Bilal Erdogan në fillim të vitit 2013. Megjithatë, mësohet se Kryeministri Thaçi mori kësaj radhe parasysh paralajmërimet e agjencive të perëndimore të inteligjencës dhe ajo madrasah nuk u hap.

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/q...-kosove-46248/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!

    Ky është vizioni i Turqisë për Kosovën: Do të vazhdojmë të ndërtojmë xhami dhe medrese


    Emri:  10799-3262-31122010-6-629x344.jpg

Shikime: 298

Madhësia:  48.4 KB

    Pas shkrimeve në mediat turke se organizatat shtetërore të Turqisë që operojnë në Kosovë, janë të lidhura me terroristët e ISIS, ka reaguar Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtumlus, i cili i ka akuzuar gazetarët se po veprojnë kundër Turqisë. Sipas tij, organizatat turke ndërtojnë xhami dhe medrese dhe se do të “vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën”

    Më poshtë po i sjellim të plota deklaratat e Zëvendëskryeministrit.
    Fondacionet turke në Kosovë nuk janë të lidhura me grupet ekstremiste dhe xhihadiste që operojnë në Iraq dhe Siri dhe nuk e financojnë terrorizimin.
    Ky reagim i shtetit turk ka ardhur pas shkrimeve në mediat turke se Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Diyanet, Yunus Emre Cultural Foundations kanë qenë të përfshira në organizimin e grupeve xhihadiste në Kosovë për ti dërguar në Irak dhe Siri.
    Kurtumlus ka thënë se të gjithë këto janë fabrikime dhe shtrembërim faktesh duke thënë se Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën dhe vendet tjera ballkanike.
    “Ata janë duke ndërtuar medrese dhe xhami dhe objekte të reja. Ato zhvillojnë diplomaci kulturore për përmirësimin e kulturës së Kosovës dhe marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Kosovës”.
    Sipas tij, këto organizata madje kanë për qëllim që të parandolojnë përhapjen e ekstremizmit dhe organizatat si ISIS në Kosovë.
    Kurtumlus ka thënë se të gjithë ata që kanë për qëllim që të shtrembërojnë realitetin janë duke vepruar në mënyrë të turpshme kundër Turqisë.
    Zëvendëskryeministri turk thotë se agjencia TIKA që operon në Kosovë nuk ka lidhje me ISIS


    Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtumlus ka reaguar ndaj disa pohimeve që Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e ndërlidhin me organizatën terroriste ISIS. Ai ka thënë se gjithcka është gënjeshtër dhe shpifje. Agjencia turke ndërkaq në një reagim të saj është distancuar nga Shefqet Krasniqi duke thënë se nuk mbanë përgjegjësi për të, pasi ai, është i emëruar nga Bashkësia BIK’ut.
    Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ka mohuar pohimet se e ka ndihmuar ISIS’in në Kosovë.
    Kjo agjenci nëpërmjet një komunikate i ka mohuar pohimet se u ka ndihmuar njerëzve dhe institucioneve që janë të lidhura me ISIS’in, shkruan Daily Sabah.
    “Disa media kanë bërë pohime të rrejshme rreth aktiviteteve të agjencisë në Kosovë. Këto pohime qëllimisht kanë pasur për cak organizatat që fokusohen në mirëqenien e njerëzve, sigurinë dhe për ndërtiminin e një ambienti të sigurt, miqësor dhe vëllazëror ku njerëz të të gjitha përkatësive nacionale mund të jetojnë”thuhet në një njoftim të kësaj agjencie.
    Po ashtu kjo agjenci ka mohuar pohimet rreth Xhamisë së Sulltan Mehmetit në Prishtinë duke thënë se ato janë të pabaza dhe jorealiste.
    Daily Sabah i referohet edhe gazetës së përditshme turke “Taraf” e cila ka theksuar se Policia e Kosovës ka kryer një operacion kundër grupeve radikale islamike duke arrestuar, siç thuhet 30 imamë, që dyshohen se kanë dërguar xhihadistë për të luftuar në Siri dhe Irak, sikurse edhe ka mbyllur edhe 16 shoqata dhe fondacione me akuza se u kanë ndihmuar anëtarëve të ISIS’it, Frontit Al –Nusra dhe organizatave tjera që kanë lidhje me Al –Qaeda.
    Kjo gazetë ka përmendur edhe arrestimin e Shefqet Krasniqit.
    “Renovimi i Xhamisë së Sulltan Fatihut është bërë brenda kornizave të një projekti zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Turqisë” thuhet në reagimin e TIKA.
    Deklarata bën të ditur se kjo agjenci i ka kryer të gjitha aktivitete e saj në pajtim me ligjet turke.
    “TIKA nuk mund të mbahet përgjegjëse për një person të religjionit që është i emëruar nga autoritetet lokale dhe aktivitetet e tij në vend” thuhte të deklaratë.
    Zëvendëskryeministri turk (zëvendës i Davutoglu),Numan Kurtumlus ka thënë se lajmet për TIKA’n janë gënjëeshtra dhe shpifje.
    Çështja e Agjencisë TIKA ka qenë objekt diskutimi në mediat turke.
    Gazeta “Todays Saman” ka publikuar së fundmi një shkrim të gjatë ku bën një përshkrim të arrestimeve në Kosovë për mbështetje të grupeve radikale islamike dhe mbështetjen e tyre financiarisht nga qeveria turke me fonde. Shkrimi me titull: “Kë ndihmon me të vërtetë TIKA?” i gazetarit Emre Uslu hedh dritë mbi aktivitetin e shoqatave të mbështetura nga TIKA dhe lidhjet e tyre me grupet xhihadiste duke akuzuar drejtpërdrejt këtë të fundit se ka mbështetur grupet xhihadiste në Kosovë. “Kë ndihmon me të vërtetë TIKA? Përgjigja e kësaj pyetjeje i jepet drejtpërdrejtë nga aksioni kundër ISIS-it dhe Al Nusras në Kosovë. Një ndër shoqatat e mbështetura nga TIKA është edhe Asosacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA), nën ndikimin e Ahmet Davutoglusë. Të gjithë drejtuesit e kësaj shoqate janë nën ndikimin e njerëzve të partisë AKP”, -shpjegohet në shkrim.
    Më tej, gazeta turke vijon: “Këta njerëz vijnë shumë shpesh në Turqi duke u takuar me drejtuesit e tyre këtu. Lidhjet e kësaj shoqate me TIKA-n dhe Yunus Emren janë të dukshme. Personi kyç, Ilir Gashi do të deklaronte në 2012 se po i zhvillonin aktivitetet e tyre nëpërmjet mbështetjes së TIKA-s dhe shoqatës tjetër IHH. Jemi ndjerë të nderuar që na ka vizituar edhe Ahmet Davutoglu dhe personalitete të tjera”.

    Express
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!

    Haraç, drogë, kampe të rekrutimit, shpëlarje e parave, pasuri e pashpjegueshme, dhunë fizike… janë vetëm disa nga krimet që besohet ti kenë kryer wahabistë në qytetin e Pejës, një qytet me shkallë të lartë të kriminalitetit. Ata janë të lidhur me wahabistë në regjion, derisa drejtohen nga Kryemami Enes Goga (tash i arrestuar). Këto janë gjetjet e një hetimi disa vjeçar të inteligjencës ndërkombëtare, dosje të cilën e ka parë Express dhe e cila është mbyllur në vitin 2013, kur besohet që hetimi për wahabistët kaloi nën duar të Prokurorisë

    Një incident me një biznes fitnesi në pronësi të një ndërkombëtari i kishte futur grupin e wahabistëve të Pejës nën llupën e shërbimeve inteligjente ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. Reklama e këtij biznesi që kishte një kryq në të, si simbol i flamurit të vendit nga ku vinte pronari i “BodyBuildingut” kishte qenë shkak i mjaftueshëm që wahabistët ta thyenin atë disa herë. Në fund, rojat kapën një fëmijë të cilit i doli në krah një i rritur i fuqishëm dhe e pranoi se autorësinë e krimit.

    Ky person (emri i njohur për Express) tash është në paraburgim nën dyshimin për pjesëmarrje në grupin terrorist Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS), derisa rasti i viti 2006 me biznesin ndërkombëtar u shënua vetëm në raportet e inteligjencës ndërkombëtare që i ka parë Express.

    Wahabizmi është sekt islam ekstrem i krijuar rreth viti 1740 në Arabinë Saudite, derisa nga dijetarët e universitetit më të vjetër islam- “Az-Har’ konsiderohet si fe e re. Karakterizohet me interpretim radikal të fesë islame, mos-durim ndaja feve tjera dhe është doktrina bazë e grupeve terroriste si “Al-Kaida”, ISIS, “Boko haram” dhe grupeve të tjera .

    Krijimi i dosjes “grupi selefist/wahabistë i Pejës” kishte nisur me personin që pranoi fajësinë e vazhdoi deri në fund të viti 2013 kur inteligjenca pretendon se ka zbuluar funksionimin këtij grupi në nivel të ndjekjes inteligjente, pasi që ndjekja e tyre besuan që i kaloi Prokurorisë- se kishte nisur bashkëngjitja e pjesëtarëve të grupit me organizatat terroriste.

    Hetimi i tyre me vëzhgim nxori diçka që është shkruar më shumë se një herë në dosjen e wahabistëve të Pejës- drejtuesi i këtij grupi është Kryemami i Pejës nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Enes Goga. Goga tash është në paraburgim nën dyshimin për nxitje të urrejtjes, në një grup prej 11 imamësh që u arrestuan javë më parë në një hetim penal ku përfshihet edhe kreu ideologjik i partisë islamike LISBA, Fuad Ramiqi që po ashtu është i arrestuar dhe në paraburgim.

    Siç ka raportuar Expres, Enes Goga është nën hetime edhe për përdhunim të varrezave- kryesisht varrezat të periudhës osmane- një armik i hapur i wahabistëve në histori dhe një synim i qartë i të fundeve për të shkatërruar çdo trashëgimi të kësaj perandorie islame.

    Por, inteligjenca ndërkombëtare do të befasohej kur ku kuptoi që në këtë qytet me kriminalitet të lartë lëvizja islamike e wahabistëve nuk merrej vetëm me fe, por prestarë të saj ishin ata që vendosnin haraç mbi bizneset pejane, kryesisht biznese të fuqishme si artarët, derisa mbanin lidhje me bosët e drogës nga Suedia e Çekia.

    Të njëjtit persona që ishin përfshirë në shkatërrimin e biznesit ndërkombëtarë në Pejë, nga ku filloi hetimi, dalin të jenë pikë kontakti e bosëve shqiptarë të drogës. Hetuesit besojnë që ata kanë shkëmbyer drogë cilësore që më vonë është ri-përpunuar edhe nëpër shtëpitë e wahabistëve dhe është shitur dorë pas dore. Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe xhamitë te jenë përdorur si tregje të drogës.

    Inteligjenca ndërkombëtare në dosjen e hetimit të wahbistëve të Pejës evidentoi raste konkrete të bizneseve që kanë paguar deri në 50 mijë euro vetëm te një biznes, por, siç shënojnë at në dokumente, rastet nuk u raportuan në Policinë e Kosovës.

    Hetuesit e inteligjencës ndërkombëtare gjetën edhe raste kur wahabistët pejanë rrahën haptazi persona në kampin e tyre të ushtrimit me armë që e kishin identifikuar që në vitin 2008 në pjesën që njihet si te “Livadhi i Cakës”. “Personi N.N. u rrah nga një grup wahabistët pasi që e gjetën duke pirë alkool. E kërcënuan që nëse e lajmëron rastin në Polici do ta vrasin krejt, derisa në duar mbanin revolverë dhe armë AK 47...I thanë që Kosova shpejt më nuk do të jetë vend për të tjerë pos myslimanëve...”, shkruan në dosjen e hetuesve të inteligjencës që e ka parë Express.

    Lidhjet regjionale me wahabizmin

    Hetuesit e inteligjencës ndërkombëtare kishin vëzhguar edhe lidhjet e grupit të wahabvistëve nga Peja me wahabistë të tjerë në regjion. Lidhjet e tyre, sipas dosjeve që i ka parë Express, janë të fuqishme me Maqedoninë, me imamë në zë si Omer Bajrami, Dhulkarrnejn Ramdan, Sadullah bajrami e Shukri Aliu. Aliu është arrestuar në Kosovë i kërkuar nga drejtësia maqedonase dhe ai është ekstraduar ekskluzivisht pas një takimi të Ministres së Brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska me homologun e saj kosovar, Bajram Rexhepi.

    Inteligjenca e klasifikon Shukri Aliun si kokë e organizimit të xhihadit në terren dhe përdorues i eksplozivëve kundër armiqve.

    Por, inteligjenca duke vëzhguar lëvizjet e wahabistëve pejanë gjeti se ata funksiononin edhe si dëge e wahabistëve në Prishtinë. “Takimet e tyre janë të rregullta me disa persona në të ashtu quajturën “Xhamia e Madhe” në Prishtinë. Nga atje kthehen me udhëzime dhe literaturë”, shkruan në dosjet e inteligjencës.

    Xhamia e Madh e Prishtinës ka afro një dekadë që drejtohet nga Shefqet Krasniqi, aktualisht në paraburgim për nxitje të urrejtjes, shpëlarje të parave dhe lidhje me organizata të dyshimta terroriste. Gjatë bastisjes iu gjet edhe një letërnjoftim i Republikës së Serbisë, derisa njohës të islamit ekstrem e kanë potencuar shpesh që qendra financiare e wahabizmit për Ballkan është Beogradi, derisa qendra e rekrutimit të tyre është Novi Pazari.

    Inteligjenca beson që ata kanë vazhduar që të ruajnë të forta lidhjet edhe me imamë të shtetit shqiptarë, të saja që njihej “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”, pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë arrestuar nga Prokuroria e Shtetit e Shqipërisë edhe si rekrutues të xhihadistëve edhe si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në xhihad. Më i shquari nga at ishte Genc (Abdurrahim) Balla.

    Falsifikimi i emrave


    Në më shumë se një rast hetuesit jo-kosovarë të inteligjencës do të lajthiteshin në informacione. Ata dyshonin që informatorët po dështonin, por krejt tek në vitin 2011 kuptuan se problemi ishte diku tjetër.

    Ata gjetën se pos nofkave me “ebu” që përdornin wahabistët pejanë, pos muhabeteve zor të deshifrueshme që ata bënin duke iu referuar secili – secilit me fjalën “vëlla”, kishte edhe një hile ligjore. Disa nga kokat e grupit wahabistë pejanë i ndërruan emrat e tyre. Njerëzit njihnin me emër tjetër, derisa në dokumente, në regjistrin civil ishin me një tjetër emër.

    Ende e pashpjegueshme, por një numër i vogël prej tyre vazhdonin ti mbanin të dyja identitetet. Hetuesit ndërkombëtarë besojnë që kjo ishte bërë për shkak të kaluarës së tyre. “Disa prej tyre anë të depërtuar nga Evropa Perëndimore për krimet që i kanë bërë atje”, shkruajnë hetuesit dhe potencojnë burgjet çeke si vend-njohje të tyre fillestar, aty ku po vuanin dënimet për përfshirje në trafikun e drogës e trafikut me qenie njerëzore.

    Funksionimi me vend-takime standarde

    Inteligjenca ndërkombëtare kuptoi se grupi i wahabistëve të Pejës po rritje çdo ditë. Ata po bëheshin më të fuqishëm, dhe po operonin në sytë e autoriteteve.

    Por, si funksiononin?

    Inteligjenca kuptoi se ata pak komunikonin me teknologji. Teknologjinë e përdorini vetëm për takime, e nganjëherë as për këta. ‘Ata takohen së paku 5 herë ë xhami brenda ditës”, sqarojnë analistët e kij hetimi në raport dhe kumtojnë se pos kësaj, wahabistët pejanë kishin krijuar edhe klube të tyre.

    Ato kryesisht ishin biznese të vogla, si librari islame, apo edhe në rastet më ideale,e internet-kafe. Në disa raste ishin edhe kafiteri ku ndalohej alkooli dhe biznese të ofrimit të ushqimit të shpjeta vendet ku takoheshin wahabistët dhe shkëmbenin literaturën propagandistike dhe diskutonin për problemet komunitetit të tyre që po e krijonin.

    “Njihen si ndihmues ndaj njëri tjetrit, si financiarisht, ashtu edhe në probleme me ligjin”, shkruajn analistët e këtij hetimi.

    Ndejat e natës nëpër shtëpi private me imamë shqiptarë nga Maqedonia ishin të shpeshta dhe ato zgjasnin gati deri në orët e mëngjesit, përshkruajnë hetuesit e inteligjencës.

    Pasuria e tyre matet me ari

    Në një rast inteligjenca ndërkombëtare kuptoi se një grup wahabistës (të shënuar me emër e detaje të makinës) u ndalën nga ushtarët e KFOR’it. Kontrolli ishte rutinore, por KFOR’i u step kur pa se në makinën e tyre ishin disa kilogram ari.

    KFOR’i nuk e lajmëroi Policinë e Kosovës po vazhdoi ndjekjen e tyre, dhe kuptoi se në mesin e tyre ishte një wahabi me vendqëndrim në Luksemburg i cili kishte përfunduar një shkollë në Arabinë Saudite dhe kishte krijuar një pasuri të pashpjegueshme.

    Ata besonin që ky ari në makinën me plotë wahabistë ishte i pakontrolluar në kufirin Kosovë-Mali i zi dhe ishte destinuar për ndërtimin e një shtëpie luksoze në Vitomiricë, por që përfundoi si xhami

    Kampi i rekrutimit të xhihadit që në vitin 2008

    Inteligjenca ishte alarmuar që në fillim me wahabistët, dhe ishte ende në punë fillestare të krijimit të dosjes së tyre, kur një ekip izraelit paralajmëroi një lojë miqësore me ekipin e basketbollit pejan ‘Besa’. Ishte paralajmëruar nga ta tek shefat e tyre se ishte me rrezik që sportistët izraelitë të përfundonin të sistemuar në Pejë, por duket se agjenda nuk u prish.

    Ata paralajmëruan që qëllimet e wahabistëve ishin të rrezikshme për siguri. Inteligjenca ndërkombëtare kuptoi që në vitin 2008 se wahabistët pejanë kishin krijuar një kamp stërvitjesh për xhihadistë “te Livadi i Cakës”. Aty ata ushtronin haptazi.

    Ata kishin arritur që të siguronin përmbajtjen e planeve dhe qëllimeve të këtyre ushtrimeve. “Po përgatitemi për kudo që ndodh luftë dhe myslimanët kanë nevojë për ne”, kishte qenë deklarata që kishte thënë një nga përgjegjësit e kampit në fjalë kur bisedoi me një të kontaktuar nga inteligjenca.

    Kapja e BIK’ut nga wahabistët në Pejë

    Inteligjenca ndërkombëtare beson që grupi wahabistë i Pejës u fuqizua sidomos pas viti 2008, kur kishte pasur ndryshime në strukturën drejtues të BIK’ut në këtë qyet. Një vit më parë (2007) kanë qenë zgjedhjet për këshill të BIK’ut në Pejë, dhe aty do të merrnin pozita drejtuese wahabistët. Në vitin 2008, kur edhe Naim Tërnava morri për herë të dytë pozitën e Myftiut- Kryetarit të Kryesisë së BIK’ut, u emërua me ndikimin e tij edhe Enes Goga si Krye-imam i Pejës, i identifikuar nga inteligjenca si kreu i wahabistëve pejanë.

    Ata besojnë që kapja e këshillit të BIK’ut në Pejë nga wahabistët ka ndodhur nën kërcënim dhe me manipulim të votave, akte që janë kryer nën bekimin e Kryesisë së BIK’uyt në Prishtinë dhe ku nuk kanë marr shqyrtim meritorë ankesat e imamëve të moderuar dhe që ishin kundër rrymës wahabiste.

    Nga grupi i të dyshuarve për terrorizëm të arrestuar muaj më parë, 40 sosh nga 57 sa janë identifikuar si grup. Nga Peja, deri tash në hetimet për terrorizëm a nxitje të urrejtjes janë arrestuar Enes Goga-Kryeimam i BIK’ut,, Muhamed Hajrizi, Fidan Ibrahiaji, Dardan Gjuka e Besim Lajqi- që tash nuk është në paraburgim më.

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/i...krutimi-46263/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!

    Si pak vone i mesoni gjerat ju...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!

    Qeka bo Kosova lesh harapi i tjerre, kushedi sa here, e per kushedi sa kohe.........!
    Injoranca eshte "mizerje" e trasheguar. Ndersa mizerja, eshte ceshtje tjeter, shume here më e koklavitur.

    Bravo, isla-karaputankat! Mos harroni te vini dhe callmen 'perdushke' ne koke, qe t'ju njohim rruges!

    Maqo, mo po c'behet kshu?! Bythazeret turq-wahaqenef i paskemi ke pragu i hajles, e ne rrime bejme sehir-dava!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!

    Kjo loje nuk ka filluar tashi, por ka shum vite qe po pergatitet. Vendet qe kan shtet pe leshi si Shqiperia, Kosova, Bosnja-Hercegovina e Maqedonia jane me te rrezikuarat nga radikalizmi. Sidomos Maqedonia ne te ardhmen besoj se do ket probleme serioze ne kte fushe per shum arsye.

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!

    Kleriket kan qene dhe jane te mbrojtur nga mileti. Çfare do qe bejne , poulli u del ne mbrotje ( se paku fetaret e çmendur). Edhe sikure te kryenin masaker, kjo pjese e popullates i mbron, duke menduar se jane ne sherbimin e Perendise. Gjynah, por edhe tragjedi per kombin tone.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!

    Qekur qenka pare dhe degjuar qe te ndertosh xhami dhe medrese eshte financim i radikalizmit. Ne xhamite dhe medresete e trojeve shqiptare mesohet si te respektosh fqinjin tend, te afermin tend, te duash njeriun pa dallim feje dhe etnie sepse eshte kryevepra e Zotit. Te respektosh dhe duash nenen dhe babain, te jesh i bute dhe i dhembshur me njerezit. Gjithcka sillet rreth meshires dhe faljes.

    Ju bej nje sfide te hapur:
    Juve qe mendoni te kunderten, shkoni dhe merrni pjese ne ligjeratat qe mbahen duke nisur nga Mitrovica ne Veri dhe deri ne Konispol-Sarande ne jug, prej imameve te zgjedhur nga BIK dhe KMSH dhe per cudine me te madhe ne keto fjalime pervecse paqes dhe dashurise, respektit dhe tolerances, vllazerimit dhe fqinjesise se mire, nuk do te gjeni asgje tjeter.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!

    Perandoria “Gylen” - Shteti paralel edhe në Shqipëri


    Emri:  (u84u)guleen.png

Shikime: 263

Madhësia:  184.4 KB
    E shtune 27 Shtator 2014 20:47
    Ayhan Demir
    Tani për tani “Struktura paralele” (lexo: Lëvizja Gylen) për nga shkalla e ndikimit, në vend të dytë është në Bosnjë-Hercegovinë dhe në vend të tretë në Maqedoni. Në fakt, se cila është e dyta e cila e treta nuk jam shumë i sigurt, por se Shqipëria zë vendin e parë në këtë renditje jam shumë i sigurt.
    Struktura paralele ka zbritur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993, duke e shtrirë aktivitetin ndaj një mase të gjerë, fillimisht përmes formave të edukimit. Menjëherë pastaj është zgjeruar në ekonomi. Kështu veçmas në fushën e turizmit dhe telekomunikacionit ka zhvilluar një shtrirje konsekuente.
    Medresetë e ndryshme në Kavajë, Elbasan, Tiranë, Korçë dhe Berat, që janë të ngjashme me shkollat “imam-hatip” në Turqi, dikur ishin administruar nga arabët dhe në këto shkolla jepej edukim falas. Por, me rrëzimin e kullave binjake më 2001, këto shkolla përjetojnë vështirësi në financimin dhe administrimin e tyre, andaj u jepen për administrim strukturave paralele ose lëvizjes “Gylen”. Punën e parë që e bënë është këto medrese ishte që nga sistemi falas i edukimit t’i kthejnë në shkolla me para, e së dyti mësimet fetare i reduktojnë aq shumë, saqë i kufizojnë vetëm në tri orë në javë.
    Përveç medreseve, nën ombrellën e tyre të organizimit përfshihen: Fondacioni i Edukimit “Gylistan” dhe Fondacioni i Edukimit “Sema”, si edhe kolegjet. Në kolegjet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, pra “Turgut Ozal”, “Mehmet Akif” dhe “Hasan Riza Pasha” në aspket të mësimit fetar nuk bëhet thuaja asgjë.
    Sa i përket shkollës “Memorial International School of Tirana” (MIST), ajo është shkolla më e shtrenjtë e vendit dhe i dedikohet një klase më të lartë të shoqërisë. Gati-gati të gjithë burokratët, politikanët dhe fëmijët e familjeve elite, ndjekin mësimet në këtë shkollë.
    Në nivel të edukimit universitar, nëse kandidati ka gjendje të mirë ekonomike, e drejtojnë ne Universitetin “Epoka”, e në të kundërtën në Universitetin “Bedër”. Universiteti “Bedër”, pasi që është i lidhur me administratën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, është i liruar nga taksat. Megjithatë në të dyja universitetet kërkohen çmime të cilat i tejkalojnë standardet ekonomike të Shqipërisë.
    Në të gjitha këto shkollat krijohen edhe ekipe mbikëqyrëse. Në këtë mënyrë pjesëtarët e këtyre ekipeve mbajnë kontakte të ngushta me studentët e tjerë dhe familjet e tyre. Thuhet se familjeve të studentëve, të cilët kanë gjendje të mirë ekonomike, përfshirë edhe të krishterët, u kërkohen ndihma financiare ose “lëmosha” në emër të shpërndarjes së ndihmave humanitare.
    Ndërkaq ata që diplomojnë nga këto shkolla shndërrohen pastaj në ushtarë mercenarë të kësaj strukture. Një gjë që mund ta them me siguri të plotë është se këto shkolla, të shpërndara në nivel shtetëror, luajnë rolin e kazermave ushtarake.
    Struktura paralele përmes shoqatës “Yeni Ufuklar” (Vizionet e reja) përpiqet ta organizojë dhe dirigjojë jetën e posa të diplomuarve. Duke filluar punët që nga martesa, e deri te punësimi, të gjitha dirigjohen nga kjo qendër sociale. Të rinjtë, të cilët punësohen, u kërkohet një rrogë në vit në formë të shpagimit. Në Bajramin e Kurbanit të hollat për kurban dhe ndihmesa të tjera janë të detyrueshme.
    “Struktura paralele” po ashtu ka ndikim të madh edhe në institucionin e Komunitetit Mysliman. Aq ka ndikim kjo strukturë, saqë ata të cilët nuk pjesë e lëvizjes “Gylen” nuk mund të bëhen as pjesë e Komunitetit Mysliman e as të zhvillojnë ndonjë aktivitet fetar. Thënë shkurt, shërbimi fetar në Shqipëri është pjesë e monopolit të tyre.
    Një situatë e tillë u shpërfaq me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Komunitetit Islam. Nën ndikimin e tyre, kryetar i saj u përzgjodh një person me emrin Skender Bruçaj, i cili njihet si psikolog dhe është pjesë e strukturës paralele (Lëvizjes “Gylen”) që nga viti 1990-të.
    Falja e namazit të Bajramit nga Myftiu ose Kryetari i Komunitetit Mysliman në Ballkan është një lloj tradite. Por, kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bruçaj, nuk e ka falë namazin e Bajramit të Madh. Madje, deri sot nuk është parë që ai të ketë dalë para xhematit dhe ta ketë falur namazin si imam i xhematit.
    “Drita Islame” është një revistë që botohet në kuadër të Komunitetit Islamik dhe përdoret si lloj mekanizmi nga struktura paralele. Shtëpia botuese “Prizmi” përkthen në shqip dhe boton librat e Liderit të “Strukturës paralele” (Fetullah Gylen). Gjithë shpërndarja dhe promovimi realizohet përmes institucionit të Komunitetit Mysliman.
    Por, veprimtaria e “Strukturës paralele” nuk përfundon me kaq. Duke filluar me Gazetën Start , ajo ka ndikim edhe në mediat e shtetit. Në mediat e shkruara dhe vizuale ngjarjet e fundit që ndodhën në Turqi i janë ofruar publikut shqiptar gjithnjë të mangëta dhe të njëanshme. Sidomos para zgjedhjeve të 30 marsit janë publikuar lajme denigruese ndaj Partisë së Mirëqenies dhe Zhvillimit (AK Parti) dhe kryeministrit të atëhershëm Rexhep Tajip Erdogan.
    Në Shqipëri veprojnë edhe ueb-portale të kësaj strukture, të cilat janë nën ndikim të strukturës paralele. Lajmet e tyre janë detyruar t’i përgatisin të rinjtë, të cilët janë të punësuar nga struktura paralele. Ndërkaq, ata janë të pranishëm edhe në televizionet kombëtare, duke fabrikuar lajme me para. Kjo propagandë e zezë është vazhduar edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Edhe pse në masë më të vogël, kjo propagandë vazhdon edhe sot e kësaj dite.
    Për gjërat, si meseleja e Xhamisë së Madhe në Tiranë, e cila tashmë është shndërruar në “këngë të gjarprit” dhe për lojërat e aktivitetet e tyre në fushën e turizmit dhe komunikacionit, si dhe për ndikimin e tyre në fushën e politikës dhe të policisë, do të shkruajmë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Bullgari dhe Bosnjë-Hercegovinë.

    *Autori është kolumnist i rregullt dhe analist i Ballkanit pranë gazetës ditore “Yeni Akit” në Turqi
    /Shenja/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •