Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    U MBLODH ASAMBLEJA KLERIKO-LAIKE e KOASH-it.

    U MBLODH ASAMBLEJA KLERIKO-LAIKE E KISHĖS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TĖ SHQIPĖRISĖ

    Brenda njė klime vėllazėrore, mė 26 dhe 27 shtator 2014, nė ambientet e Manastirit tė Ri tė Shėn Vlashit, nėn kryesimin e Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe tė Gjithė Shqipėrisė, Anastasit, u mblodh Asambleja Kleriko-Laike e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Mbledhja e saj parashikohet nga Statuti i Kishės. Nė punimet e saj, morėn pjesė mė shumė se 200 anėtarė nga Kryepiskopata dhe tri Mitropolitė (24 klerikė dhe 24 laikė nga secila mitropoli; 8 burra, 8 gra dhe 8 tė rinj), si dhe bashkėpunėtorė, tė cilėt diskutuan nė mbledhjen e anėtarėsisė dhe nė grupe pune ēėshtje qė kanė lidhje me jetėn e Kishės, duke bėrė dhe propozime pėr ecurinė e saj nė shoqėrinė e sotme shqiptare.

    Boshti kryesor i Asamblesė ishte referati i Kryepiskopit Anastas, me temė “Tradita dhe vizioni i bashkekzistencės paqėsore tė komuniteteve fetare nė Shqipėri”, i cili nė pėrfundim tė fjalės sė tij theksoi: “Ajo qė kėrkohet nuk ėshtė thjesht tolerancė fetare, pranim i thjeshtė, shmangie e fesė nga acarime tė ndryshme, por diēka mė pozitive. Respekt i ndėrsjellė dhe mirėkuptim, reciprocitet, bashkėpunim krijues nė qėllime tė pėrbashkėta humanitare dhe vigjilim nė ruajtjen e ekosistemit tė rajonit. Pėrpjekje e qėndrueshme pėr harmoni shoqėrore, dashuri autentike e shprehur nė vepėr. “Ai qė do Perėndinė, nuk mundet qė tė mos e dojė edhe ēdo njeri si veten e tij” (Shėn Maksim Konfesori)”.

    Nė mbledhjen e anėtarėsisė u mbajtėn edhe kėto referate: 1. “Roli i komunitetit orthodhoks nė pavarėsinė dhe stabilizimin e shtetit shqiptar”, nga prof. dr. Arqile Berxoli; 2. “Censusi i vitit 2011 i popullsisė sė Shqipėrisė”, nga prof. dr. Ilia Telo; 3. “Kontributi i Kishės Orthodhokse nė shoqėrinė shqiptare”, nga prof. dr. Gjergji Pendavinji; 4. “Pėrballimi i sulmeve kundėr Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė”, nga Orfea Beci dhe 5. “Nektar Terpo, pararendės i Shėn Kozma Etolosit dhe vlerat qė kultivoi komuniteti orthodhoks”, nga prof. asc. dr. Vasil Tushi.

    Mė tej, nė punimet nė grupe, nėn drejtimin e hirėsive, Mitropolitit tė Beratit Ignatit, tė Korēės Joanit, tė Gjirokastrės Dhimitrit dhe tė Episkopit tė Apollonisė Nikolla, diskutimet vunė nė dukje pėrpjekjet e qarqeve tė ndryshme, qė duan tė godasin pėrparimin e dukshėm tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe detyrėn e intelektualėve tė shfaqin tė vėrtetėn. Nė mėnyrė tė veēantė u theksua detyrimi i pjesėmarrjes aktive tė klerikėve dhe tė laikėve nė veprėn e saj edukuese, duke respektuar karakterin multifetar tė shoqėrisė shqiptare. Paralelisht me punimet e Ansamblesė, anėtarėt e saj u njohėn me programet e Kishės nė sektorėt e arsimit dhe shėndetit, qė lidhen me dėshminė bashkėkohore tė Orthodhoksisė nė shoqėrinė shqiptare.

    Asambleja Kleriko-Laike u dha rastin anėtarėve tė saj tė ndėrgjegjėsohen pėr pėrgjegjėsinė e tyre nė pėrparimin e Kishės, 23 vite pas ringritjes nga themelet tė saj dhe tė theksojnė edhe njė herė unitetin e pazgjidhshėm tė anėtarėve tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

    Tiranė 29 shtator 2014

    (Zyra e Shtypit e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė)
    Duaje te afermin tend si veten

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan ilia spiro pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Irenna (01-10-2014),user010 (30-09-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: U MBLODH ASAMBLEJA KLERIKO-LAIKE e KOASH-it.

    Emri:  2.jpg

Shikime: 74

Madhėsia:  41.9 KB




    ja dhe te gjithe kleriket ne shen vlash
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •