Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Rama shemb monumentin e lirisë dhe demokracisë së “dy gishtave” në Kavajë



    Kavajë – INUK shembi sot monumentin e ‘dy gishtave”, Obeliskun e Demokracisë, ngritur në sheshin kryesor të Kavajës që në vitin 1996.
    Partia Demokratike, e cilësoi si “fitil” që do të ndez revoltën popullore në mbarë vendin. Kreu i grupit parlamentarë Demorkat, Edi Paloka, tha se me shembjen e simbolit të demokracisë, Edi Rama ka shembur karrikën ku është ulur.
    Qysh gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të qershorit 2013, kreu i PS-së Edi Rama premtoi shembjen e tij, pasi ishte tepër i shëmtuar për të qëndruar në mes të qytetit, ndërkohë që Kryeministri Sali Berisha atëhërë kërcënoi:
    “Ky është sheshi i historisë, monumenti është historik, dhe po ta deklaroj mjerë ai që do të guxojë ta prekë. Ai do t’u kalojë brezave si dëshmi e burrave dhe grave që bënë historinë e lirisë.”
    Por, edhe kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi pat deklaruar për mediat gjatë fushatës se “Ndryshimi në sheshin e Kavajës fillon që nga heqja e monumentit me dy gishtat lart. Do ta ngre me helikopter dhe do t‘ia le Sali Berishës para Partisë Demokratike. Sepse ai është sheshi i qytetarëve dhe i besimtarëve të Kavajës. Kavaja është për kavajasit dhe jo për Sali Berishën. Se Berisha ka 22 vjet që grabit Kavajës dhe i mashtron qytetarët e saj.”
    Monumenti i Dy Gishtave është punuar nga piktori grafist Musa Qarri. Ai e ka kundërshtuar shembjen e tij një vit më parë, pas deklaratave të bëra nga kundërshtarët politikë:
    “Shkronja V në atë monument ka domethënien e lirisë, fitores, demokracisë, – është shprehur Qarri në media. – Poshtë është një bunker e mbi të ngrihet monumenti. Përcillet ideja se komunizmi mposhtet dhe mbi të në formë harku del V-ja e triumfit, e lirisë dhe e demokracisë. Kjo është domethënia e monumentit, ai është i qytetarëve, nuk është as i Salës, as i Edit.”
    Megjithatë, të majtët sot realizuan një nga premtimet që bënë gjatë fushatës elektorale dhe nisën restaurimin e sheshit të qytetit, në kuadrin e rindërtimit të 70 shesheve ‘komuniste’ të qyteteve të vendit mbi të cilët nuk është vënë dorë gjatë 23 -vjetëve të fundit.

    ORA NEWS

  2. #2

    Për: Rama shemb monumentin e lirisë dhe demokracisë së “dy gishtave” në Kavajë

    Do ishte mire te vendosnin vete kavajasit nese e duan apo jo dhe jo Rama e Berisha.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •