Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Përplaset trageti në Vlorë

    Mëngjesin e sotëm trageti i linjës Brindizi-Vlorë është përplasur me një peshkarexhë në afersi të ishullit të Sazanit.


    Nga perplasja e forte ne oren 4:30 minuta peshkarexha ana eshte mbytur brenda pak minutash, por fatmiresisht jane shpetuar tre anetaret e ekuipazhit te saj qe u hodhen ne det me gomone.

    Ne ndihme te tyre mbërriti roja bregdetare rreth nje ore me vone. Peshkataret e shpetuar kane treguar ngjarjen kur anija e tyre u fundos pas goditjes me tragetin.

    "Trageti vinte nga perëndimi dhe na qëlluar dhe na ka fundosur. Trageti pas goditjes është larguar 4-5 milje. Roja bregdetare ka ardhur me vonesë", thotë një prej peshkatarëve.

    Pas incidentit trageti ka vijuar udhetimin per ne portin e Vlores me deme te vogla nga perplasja. Pasagjeret deshmitare te ngjarjes tregojne minutat e frikshme.

    "Trageti nuk ka ndaluar fare pas perplasjes. Unë i kam raportuar kapitenerisë per ate cfare pashe, por personat kanë qëndruar 2 orë në ujë", thotë një pasagjer.

    Ngjarja po hetohet nga policia dhe roja bregdetare dhe dyshohet se peshkarexha ka kryer nje manover, duke i prere rrugen tragetit te linjes Brindizi-Vlore.




    / Top Channel



    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Përplaset trageti në Vlorë

    u te shkreteve...s'u dilte deti...


    p.s. ndonje mospagim gjobe...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •