Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Shoqata e pensionistëve: Pensionistët shqiptarë, më të varfërit në botë

    Jeta në varfëri e pensionistëve, në fund të muajit kursejnë 600 lekë

    Emri:  pensinistet-ne-varferi.jpg

Shikime: 797

Madhësia:  29.4 KB

    Tiranë- Një pensionist në Shqipëri që merr një pension nga 8000-12000 dhe me këtë shumë paguan ilaçet e tij apo faturën e energjisë, në fund të muaj nuk do të ketë më shumë se 600 lekë në xhepin e tij.
    Me këtë shumë mund të blejë vetëm 7 bukë në muaj. Drejtuesi i Shoqatës së Pensionistëve, Osman Terziu, tha në komisionin kuvendor të shëndetësisë se Shqipëria është vendi më i varfër në botë për pensionistët.
    Shqetësimet nga drejtuesit e Shoqatave që mbrojnë të drejtat e moshës së tretë thanë se pensioni është i pakët, por ka shumë të tjerë të moshuar në fshat që nuk arrijnë as të marrin një pension.
    Nëse pensionistët i shohim vazhdimisht duke luajtur domino, ndodh sepse në këtë mënyrë vrasin kohën, para për të shëtitur nuk kanë, plus që vetëm 9% e të moshuarve në Shqipëri janë aktiv, pra bëjnë diçka në ditën e tyre.

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Shoqata e pensionistëve: Pensionistët shqiptarë, më të varfërit në botë

    kulmi ka arritur kur ne muajin gusht ilaqet qe I merrnin me rimbursim te diabetit I kane kthyer me gjysem cmimi, dhe nuk ju besohet qe ai lloji ilaqi eshte kthyer me pagese, qe kishin me vite te tana qe I merrnin me rimbursim, qe dhe qeveria e pare socialiste ua rimbursonte.

    le te qahemi tek media jone punetore qe tallin me.....n kete shtrese te varfer dhe plot halle
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  3. #3

    Për: Shoqata e pensionistëve: Pensionistët shqiptarë, më të varfërit në botë

    Se di si i kane bere ato llogari qe u teprojne edhe 600 leke ne fund te muajit per nej pension 8000-12000

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shoqata e pensionistëve: Pensionistët shqiptarë, më të varfërit në botë

    Berisha i ka ngrejt pensionet disa here sa qe pensionistet nuk i'a kan nevojen kujt. Cuditem se si po ankohen per pensionet e ulta
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Shoqata e pensionistëve: Pensionistët shqiptarë, më të varfërit në botë

    turp per mamallaret dhe baballaret tane
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •