Pershendetje te gjitheve.
Ju lutem kam nevoje per ndihmen tuaj. Kam nje Pc te vjeter dhe ka te instaluar Windows XP Professional Service Pack 2. Eshte ne gjuhen italiane. Tani dua ta fshij dhe te instaloj XP Service Pack 3 ne gjuhen angleze. Por nuk mundem. Problemi i pare nuk me del fare Boot kur hapet PC. Me del vetem "Del" per te hyre ne Setup dhe kaq. Kur hyj ne Setup nuk me jep fare ndonje opsion per Boot ne Bio. Une ne fakt kam downloaduar nje XP Service Pack 3 nga faqja e Microsoftit dhe e hapa ne Power Iso dhe e bera "Burn" ne DVD. E fus DVD-ne ne PC dhe i jap restart. Pc-ja ndizet normal dhe prape nuk me jep asnje opsion. Vecse ndizet normalisht. Kjo me ben te mendoj qe DVD-ja qe kam futur nuk eshte ok. Shkoj te My Computer dhe klikoj me te djathen e mausit mbi ikonen e DVD-se dhe i jap "autoplay". Fillon extractimi dhe me del nje tabele ne fund qe nuk mund te bej update sepse eshte ne gjuhe tjeter. Po ju hedh edhe fotot.
Fotoja e pare kur ndizet PC-ja ku del vetem opcioni i Setup (Del) dhe e dyta pasi bej extract kur nuk behet extractimi. Po shtoj edhe nje foto kur shtyp F8 per te hyre ne Safe Mode.
Faleminderit
Krijoni Kontakt