Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Stefan Fule: "Pa bashkëpunim pozitë-opozitë, nuk ka antarësim në BE"

    Ristani: Tek i raportoja Komisionierit, Rama më fyente pas shpine

    Tiranë – Pas incidentit që ka pasur dje me Kryeministrit Rama, deputeti demokrat Arben Ristana ka sqaruar para mediave atë ç’ka ndodhi në takimin e nivelit të lartë për integrimin e Shqipërisë në BE.
    “Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, – tha Ristani, – por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët. Meqënëse Edi Rama është dhe kontrollor i shumë mediave, po dal sot para jush për të sqaruar cfarë ndodhi konkretisht.
    Unë po i adresoja komisionerit Fyle shqetësimet e opozitës në lidhje me kapjen e institucioneve dhe gjëndjen e rëndë të demokracisë në vend. Teksa unë flisja, Edi Rama kthehet pas shpinës time dhe më sulmon me një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër.
    Etika nuk na lejon që të riprodhoj këtu shpërthimin banal të Edi Ramës. Me qëndrimin e djeshëm, Edi Rama thjesht tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në një tryeze më opozitën, pasi në të vërtetë, vlerësimi i tij për Partinë Demokratike është krejt tjetër, është ai që shprehu nëpër dhëmbë dhe pas shpine.
    Qëndrimi i tij është moskonsiderimi i opozitës, shkelja e cdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike, dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Edi Rama i vërtetë është ai që nuk keni parë dje në kamera. Ai i kameras është i shtirur dhe i pabesueshëm nga askush, – nënvizoi Ristani.

    ar.sh/Oranews.tv

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Stefan Fule: "Pa bashkëpunim pozitë-opozitë, nuk ka antarësim në BE"

    Tema qe hapa une nuk ka te beje fare me antaresimin ne BE dhe nuk ka te beje me viziten e Fyles.

    Si e tille eshte teper e rendesishme qe te jete debat me vete per shkak se ve ne dukje deshtimin e administrates se shkuar per te perdorur parate e falura nga BE dhe ne te njejten kohe marrja e borxheve pa fund.

    Arsyeja per kete eshte sepse parate e BE duhen justifikuar nje me nje dhe nuk me te vidhen miliarda si per ndertime e rruge, sic behej nga buxheti!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Shqipëria dështoi të përdorë fondet e BE

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Të dhënat zyrtare nga Komisioni Europian tregojnë se Shqipëria ka humbur qindra milionë euro nga fondet e disponueshme të Bashkimit Europian për shkak të problemeve me menaxhimin dhe zvarritjen e projekteve.

    Përfundimi del nga raporti i fundit vjetor për implementimin e asistencës financiare për zgjerimin, i cili i përket vitit 2012. Sipas këtij dokumenti për periudhën 2007-2012 Bashkimi Europian kishte alokuar 430 milionë euro grante për vendin tonë. Por përgjatë kësaj periudhe Shqipëria ka mundur të përdorë vetëm 39 për qind të kësaj shume. Pjesa tjetër është shtyrë në kohë ose është djegur përfundimisht, një shifër që e liston Shqipërinë si një nga vendet që ka përfituar më pak nga ndihma financiare e BE.


    Në shumicën e ekonomive të tjera fqinje kandidate për në BE, niveli i absorbimit të fondeve ka qenë mbi 50 për qind. Kjo do të thotë, qindra milionë euro të humbura. Dhe ndryshe nga financimet e tjera të huaja, fondet e BE nuk janë borxhe, por para të falura, të cilat ekonomia nuk ka mundur t’i përfitojë për një sërë arsyesh.

    Në dokument Komisioni liston disa prej tyre, si zvarritja e lejeve të ndërtimit për projektet, mungesa e koordinimit mes qeverisë qëndrore dhe pushteti lokal problemet me rimbursimin e TVSH dhe të tjera. Por të gjitha të lidhura me menaxhimin dhe që bëjnë përgjegjëse administratën, e cila ka humbur miliona euro fonde të falura, në një kohë që borxhi publik i vendit u rrit me ritme shpërthyese. / Top Channel
    fondet e be me se shumti kane shkuar per te drejtat e njeriut dhe te komunitetit rom ne shqiperi, dhe keta kane shkuar tek shoqatat afer qeverise se sotme, si kujtoni qe u pasurua qeveritari zymbyli qe ben dasem faronike duke nisur nga gjirokastra dhe perfundon ne peze, a ka qene mjafti qe ka thithur fondet per te drejtat e njeriut,
    siq e dini dhe ishe ambasodori I be ne tirane ( taliani ) e larguan per shkak te keqmanaxhimit te fondeve.

    shoqeria civile prane medias tone te ( lire ) eshte marre me ndarjen e tortes se fondeve te be
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  4. #14
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Stefan Fule: "Pa bashkëpunim pozitë-opozitë, nuk ka antarësim në BE"

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Tema qe hapa une nuk ka te beje fare me antaresimin ne BE dhe nuk ka te beje me viziten e Fyles.

    Si e tille eshte teper e rendesishme qe te jete debat me vete per shkak se ve ne dukje deshtimin e administrates se shkuar per te perdorur parate e falura nga BE dhe ne te njejten kohe marrja e borxheve pa fund.

    Arsyeja per kete eshte sepse parate e BE duhen justifikuar nje me nje dhe nuk me te vidhen miliarda si per ndertime e rruge, sic behej nga buxheti!
    Jan ba kta t'PD-se me t'ardh keq...

    Njeri ankohet m'kapi per veshi, tjetri m'rrahen, tjetri m'shau....

    si me qen kalamaj kopshti....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •