Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Stefan Fule: "Pa bashkëpunim pozitë-opozitë, nuk ka antarësim në BE"

    Stefan Fule, Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë viziton Tiranën të hënën për të bashkëdrejtuar me Kryeministrin Edi Rama raundin e 4 të Dialogut të Nivelit të Lartë për prioritetet kyçe, që nisi Nëntorin e vitit të kaluar, "me qëllim intensifikimin e punës së Shqipërisë ndaj reformave të domosdoshme në fushat kyçe me mbështetjen e Komisionit Europian", kujton zëdhënësi Peter Stano.

    Të drejtat e njeriut, gjyqësori, korrupsioni, krimi i organizuar dhe reforma e administratës publike janë 5 prioritetet kyçe që qëndrojnë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit dhe që procesi i reformave të jetë gjithëpërfshirës e i qëndrueshëm, kërkohet dialog politik konstruktiv mes palëve.

    "Ky raund shënon takimin e parë që prej marrjes së statusit kandidat dhe mbahet pak ditë para finalizimit të raportit vjetor të progresit mbi Shqipërinë që parashikohet të publikohet në gjysmën e parë të Tetorit", konfirmon Stano.

    Sundimi i ligjit, reforma në gjyqësor dhe administratë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i deritanishëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe zhvillimet ekonomike në vend janë fushat kryesore që pritet të vlerësohen në raportin e vjeshtës, e midis të tjerash pritet të përmendet dhe çështja e vjedhjes në Bankën Qëndrore dhe arrestimi i drejtuesve të saj.

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Stefan Fule, të hënën në Tiranë

    Mesa jam informuar, postin e komisionerit te zgjerimit Kane dashur ta heqin fare nga lista e komisionerve ne Bruksel ne fjale ta shkrijne fare, dhe bashke me te zgjerimit e metejshem te EU. Por Mesa duket BE-ja ka vendosur te ndjeke shembullin e turqise negociata te pafundme per anetaresim,,,,,edhe me vendet e ballkanit.
    mateo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Incident në sy të Fyles/Rama-Ristanit: Ke bërë burg. Deputeti: Ti je rrugac

    TIRANE - Tryeza e katërt e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE është përfshirë nga debate mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Arben Ristani.

    A1 Report mëson nga burime në këtë takim, se gjatë tryezës me dyer të mbyllura në prani të komisionerit europian Stefan Fyle, Rama duke iu referuar Ristanit, tha se në këtë tryezë ka dhe njerëz që kanë qenë në burg. “Je kryeministër rrugaç”, - mësohet t’i jetë kthyer deputeti demokrat, kreut të qeverisë.


    Deputeti i PD Arben Ristani pas viteve 90-të ka qenë në burg për mitmarrje.

    Ky konflikt mes kryeministrit dhe Ristanit erdhi pasi opozita u ankua për dhunën e deputetit socialist Arben Ndoka ndaj atij demokrat, Gent Strazimiri.

    Por nje deklarate e tille u be publike nga vete kryeminsitri Rama, edhe gjate konferences qe zhvilloi me eurokomisionerin Fyle pas takimit me dyer te mbyllura. Ai tha se eshte i gatshem te prese propozimet e opozites per ndryshime ne legjislacion, per te kaluaren e nje personi qe do t'i bashkohet parlamentit apo administates.

    “Në legjislacion ekziston dëshmia e penalitet, ne i jemi referuar dëshmisë së penalitetit kur kemi bërë zgjedhjen e deputetëve tanë, por nëse PD ka ndonjë vizion strategjik lidhur me si mund të pengohen njerëzit të marrin pjesë në jetën politike, administratë, ne jemi gati të ulemi dhe të shohim versionin e tyre, për më tepër që ata kanë njerëz që kanë bërë burg që marrin pjesë dhe në dialogun e nivelit të lartë dhe e dinë mirë se ç’është liria për t’u zgjedhur dhe dënimi për t’u kryer”, tha Rama.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Fyle takon Ramen: Debati politik jo ne rruge/ Basha: Rama ka hequr dore nga integrimi

    Fyle: Debati politik jo në rrugë

    Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle deklaron se bojkoti i opozitës nuk ndihmon në integrimin e vendit.

    "Të dalësh nga Parlamenti dhe beteja politike të bëhet në rrugë, kjo nuk e ndihmon vendin për ecur në rrugën e integrimit dhe për të realizuar ambicjen e shqiptarëve për t'u integruar në Bashkimin Evropian", tha Fyle, në një konferencë të përbashkët për media me Kryeministrin Edi Rama.

    Fyle tha se i ka bërë thirrje si qeverisë ashtu edhe opozitës, që ta përdorin dritaren e hapur sot, me qëllim që opozita të kthehet në parlament dhe qeveria të sigurohet dhe të marrë masa që opozita të ketë cdo që i nevojitet për të bërë punën e saj.

    "Fitimtar në këtë moment nuk është kjo apo ajo parti, por fitimtare janë shqiptarët", tha Fyle.

    Kryeministri Rama shprehu gatishmërinë e maxhorancës për t'iu përgjigjur cdo pretendimi të opozitës, me qëllim kthimin e saj në Kuvend.

    "Jemi të gatshëm të votojmë për ngritjen e çdo komisioni hetimor", theksoi Rama.

    Gjatë konferences se perbashket per shtyp, Kryeministri Rama denoncoi incidentin e dhunshem ne Kuvend dhe tha se kjo tashme eshte nen hetim. Ai paralajmeroi miratimin e rregullave te forta ne grupin socialist, deri ne perjashtimin e deputeteve qe demonstrojne akte dhe dhune apo jashte etikes se deputetit dhe u shpreh i gatshem per te votuar çdo Komision Hetimor te kerkuar nga opozita.

    -----------------------------------------

    Basha: Rama ka hequr dorë nga integrimi

    Në takimin e fundit me Stefan Fylen si Komisioneri Europian për Zgjerimin, kreu i opozites Lulzim Basha e përshkroi situatën politike në Shqipëri si jashtëzakonisht të rëndë për shkak të sjelljes antidemokratike të Qeverisë në raport me opozitën dhe me shtetin ligjor.

    Zoti Basha foli per mosfunksionim te demokracise parlamentare ne Shqiperi, ku pese prioritetet per hapjen e negociatave me Bashkimin Europian jane hequr nga axhenda e kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta.

    "Nje nga prioritetet eshte kufta kunder krimit, po si mund te luftohet krimi, kur km ka krijuar ne parlament nje strukture te posaçme dhune me kriminele te denuar dhe te dyshuar si akoma aktive ne fushen e krimit te organizuar per t'i mbyllur gojen opozites? Si mund te flitet per nje vend qe avancon drejt standardeve europiane, kur kriteri baze i Kopenhages, zbatimi i ligjit eshte vene ne dyshim nga vete Qeveria, e cila nuk zbaton vendimet e Gjykates Kushtetuese, por i shkel ato, sic shkel Kushtetuten, ligjin, te drejtat dhe lirite themelore te shtetasve shqiptarë dite per dite?" tha Basha.

    Kur u pyet, nese Komisioneri per Zgjerimin i ka kerkuar kthimin e opozites ne parlament, zoti Basha perdori si pergjigje gatishmerine e Partise Demokratike per marrveshje me mazhorancen.

    "Nuk ka mendje te shendoshe europianiste te mos kuptoje se kerkesat e opozites jane ne themel te identitetit europian. Çfare kerkojme ne? Ne kerkojme zbatimin e kushtetutes, zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese dhe nje akt-njohje pranimi te pergjegjesise per kriminalizimin e parlamentit dhe hapat per ta dekriminalizuar parlamentin dhe administraten si parakusht per paqen sociale dhe politike ne ven", tha Basha.

    Kreu i opozites e konsideroi Komisionin Europian nje avokat te forte te standardeve demokratike, por kjo mesa duket eshte e pamjaftueshme, nese do te vazhdohet heshtja per situaten ne Shqiperi.

    "Kjo eshte nje situate jashtezakonisht e rende. Te mbyllesh syte perpara kesaj situate eshte bashkefajesi ne shtyrjen e Shqiperise drejt destabilizimit politik, drejt krizes politike, drejt asgjesimit të jetes parlamentare", theksoi Basha.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Fyle takon Ramen: Debati politik jo ne rruge/ Basha: Rama ka hequr dore nga inte

    Keta jane budallallepsur fare, jane bere te gjithe Berishe

    Kane filluar shpikin dhe fjale! "Europianiste" thote kreu i opozites lol

    Sic e kane nisur kushedi sa vjet do e mbajen Ramen ne pushtet. PeDe-istet duhet te nxjerrin koken nga b*tha e ti vene perpara keta lloj sharlatanesh qe nuk perfaqesojne askend pervecse doktorin e tyre te semure!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Stefan Fule, të hënën në Tiranë

    Fyle: Duhet të bashkëpunoni për integrimin. Rama: Jemi të hapur për çdo kërkesë

    Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle, kanë zhvilluar së bashku një konferencë për media pas takimit të zhvilluar për Dialogun e Nivelit të Lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

    Gjatë fjalës së tij, Fyle i ka bërë thirrje opozitës dhe qeverisë për bashkëpunim në mënyrë që integrimi të bëhet realitet.

    “I nderuar z kryeministër dëshiroj të konfirmoj fjalët e tua të fundit që sapo thatë dhe qëndrimin tuaj të qartë për këtë incident jo të këndshëm (incidenti i dhunës në parlament). Në secilën prej vizitave kam theksuar 3 gjëra, angazhimin tonë për të ardhmen e Shqipërisë, reformat që duhet të realizohen të jenë gjithpërfshirëse me qëllim për ti bërë këto reforma të pakthyeshme, dhe dialigun konstruktiv brenda institucioneve kushtetuese.

    I përsëris këto jo se nuk kam gjë të re për të thënë, por këto 3 elementë janë kryesore për rrugëtimin tuaj drejt BE. Në shumë raste të mëparshme kam theksuar se integrimi në BE duhet të jetë një proces gjithpërfshirës, por i bëj thirrje qeverisë dhe opozitës të bashkëpunojnë që të bëjnë integrimin realitet”, ka thënë Fyle.

    Ndërsa Rama është shprehur se qeveria është e hapur për çdo kërkesë të opozitës, si dhe është e gatshme për tu ulur dhe për të biseduar.

    Rama ka theksuar se sa i përket dhunës në Kuvend, qeveria dhe PS është distancuar nga akte të tilla.

    “Duke u kthyer tek dialogu dua të theksoj se ky seksion ia vlejti në radhë të parë për tu takuar me opozitën, për të shprehur me forcë vullnetin tonë për reformat. Ne jemi të vendosur të bëjmë reformat e nevojshme të munguara dhe gjithëpërfshirëse. Në kushtet kur vendi ynë do reforma reale, ne na takon si shumicë të mos lejojmë përsëritjen e historisë të marxhinalizimit të opozitës nga qeveria. E ndjejmë obligim ndaj vetes dhe zgjedhësve. Opozita bojkoton Kuvendin pasi pretendon se u dhuna, pasi dy deputetë të shumicës u përplasën fizikisht me një deputet të opozitës. Ne e dënuam aktin e deputetëve tanë, u ndëshkua nga kryesia sot, gjë e pandodhur ndonjëherë në historinë e një parlamenti ata janë në akuzë penale dhe do dalin në gjyq. Ne jemi distancuar dhe distancohemi hapur ndaj çdo veprimi që bie ndesh me bashkëjetesën në Kuvend dhe jetën parlamentare. Në dokumentin e rishikuar të rregullave të funksionit të grupit tonë parlamentar do ketë sanksione për çdo sjellje të kësaj natyre, deri në përjashtim nga grupi parlamentar i PS. Të gjitha këto do të ishin të paimagjinueshme kur ishim në opozitë. Megjithatë prapë se prapë ata vazhdojnë bojkotin. Është e drejtë të bëjnë pjesën komike duke bojkotuar pa asnjë arsye. Ne nuk do akuzojmë siç na kanë akuzuar, sepse ne nuk mendojmë që kundërshtarët tanë janë antishqiptarë, antieuropianë dhe se duan të bllokojnë integrimin. PD ka të drejtën e vetë të zgjedhë ilacin e gabuar. Ne jemi të hapur për çdo kërkesë. Që të enjten votojmë çdo kërkesë të PD për komisione hetimore. Lidhur me të shkuarën, e deputetëve në legjislarturë i referohemi dëshmisë së penalitetit. Nëse ka ndonjë vizion strategjik, jemi gati të ulemi të shohim versionin e tyre, mjaft të mos shkelen të drejtat e tyre”, është shprehur Rama.

    Në hyrje të fjalës së tij, Rama ka falenderuar Fylen për punën që ka bërë me Shqipërinë.

    “E falenderoj për këto vite marrëdhëniesh intensive, shpeshherë të tendosura kur jemi ankuar sepse Stefani ka anuar nga ana tjetër. Por të pëlqehesh nga të dyja palët duhet të jesh Papa i Romës apo kancelaria e Gjermanisë, të jetë i kënaqur jo sepse e kanë lavdëruar të dyja palët por sepse janë ankuar të dyja në kohë të ndryshme. Ankesat kanë nisur me zgjedhjet e kontestuar të 2009, për të kulmuar me zgjedhjet e lira të 2011. Përtej kujtimeve të hidhura ku plagë mbetet 21 janari, bilanci ynë mund të quhet pozitiv. Kjo konsideratë nuk do ishte e tillë sot pa kontributin, përpjekjen përkushtimin me durim të zotit Fyle ndaj Shqipërisë dhe rrugës së saj të integrimit Në emër të popullit tonë e falenderoj me mirënjohje”, tha Rama.

    Fyle në Tiranë: Debatet politike të zhvillohen në institucione demokratike

    Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle ka mbërritur sot në Tiranë ku edhe do të marrë pjesë në tryezën e 4 të Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

    Fyle ka nisur takimet e tij me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin është vlerësuar progresi i Shqipërisë në kuadër të agjendës së saj europiane.

    Meta ka theksuar se pas miratimit të statusit të vendit kandidat, Shqipëria ndjen më shumë përgjegjësi mbi supe dhe për këtë janë intensifikuar përpjekjet për avancimin në reformat kyçe, veçanërisht në reformën për drejtësi.

    Nga ana e tij, Fyle është shprehur se përgjegjësitë e reja që ka marrë vendi kërkojnë më shumë pjekuri nga palët politike në kuvend. Ai ka theksuar mbështetjen e Komisionit Europian ndaj Shqipërisë për përshpejtimin e reformave kyçe. “Përgjegjësitë e reja kërkojnë më shumë pjekuri te palët politike në parlament. Do jemi përkrah Shqipërisë për përshpejtimin e reformave”, ka thënë Fyle.

    Ndërkohë që nëpërmjet një postimi në Twitter, Fyle shkruan: “Në një demokraci të maturuar, debatet politike duhen të zhvillohen në institucionet demokratike.”


    MAPO

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fyle takon Ramen: Debati politik jo ne rruge/ Basha: Rama ka hequr dore nga inte

    Shqipëri-BE, zbardhen 10 përfundimet e raportit: Qeveria dhe opozita të flasin në Kuvend

    Pas takimit me kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit Meta, atë të opozitës Basha dhe një diskutimi në një tryezë të përbashkët qeveri-opozitë, Komisioni Evropian ka publikuar përfundimet e raundit të katërt të dialogut të nivelit të lartë midis Shqipërisë dhe BE-së.

    Në 10 përfundimet e Komisionit Evropian, Shqipëria inkurajohet që të vijojë rrugën e avancimit drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë theksi vihet në dialogun qeveri-opozitë në Kuvend.

    Komisioni Evropian shpreh zhgënjimin që klasa politike shqiptare nuk arriti konsensusin e duhur për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, për shkak të qëndrimit të opozitës.

    Sipas, Komisionit Evropian Shqipëria duhet të përmbushë 5 prioritet kyçe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, të cilat janë administrata publike, reforma në gjyqësor, lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe të drejtat e njeriut, duke shtuar se kjo arrihet përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konstruktiv mes opozitës dhe pozitës.

    Ja 10 përfundimet e përbashkëta Shqipëri-BE mbi prioritetet kyçe

    1) Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Štefan Füle kryesuan takimin e katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi prioritetet kryesore midis Shqipërisë dhe vendeve të BE më 29 shtator 2014. Seanca plenare përfshiu pjesëmarrjen e Ministrave të Qeverisë, si dhe të opozitës, përmes kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Evropian.

    2) Takimi u zhvillua pasi Këshilli Evropian në qershor, i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Të dyja palët kanë mirëpritur këtë vendim historik. Ata vunë në dukje se kjo i dërgon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE në një nivel të ri më të avancuar Statusi i kandidatit nënkupton përgjegjësi të reja më të larta në kuadër të reformave për Shqipërinë. BE e ka bërë të qartë se çfarë është e nevojshme që Shqipëria të bëjë për avancimin e saj në rrugën drejt integrimit në BE. Pritet që Shqipëria të veprojë me vendosmëri për të gjitha rekomandimet e Komisionit. Ajo do të duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për reforma, të cilat do të jenë subjekt i një analizë edhe më të detajuar nga BE-ja. Komisioneri Füle gjithashtu theksoi rëndësinë e gjithë përfshirjes në procesin e reformave, si një element thelbësor për të garantuar qëndrueshmërinë e reformave. Në këtë kuadër ai u kërkoi palëve qeverisë dhe opozitës për të ndërmarrë hapa për të rivendosur dialogun politik në parlament. Komisioneri shprehu pakënaqësi rreth faktit se takimi i Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian për t’i paraprirë raundit të katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE nuk u realizua për shkak të qëndrimit të opozitës. Kjo do të kishte forcuar rolin e Parlamentit, si një institucion kyç demokratik dhe do të kishte theksuar rëndësinë e gjithë përfshirjes. Komisioneri vazhdon të besoj se takime të tilla në ardhmen do të sigurojnë lidhjen e nevojshme ndërmjet punës së Dialogut të Nivelit të Lartë dhe punën e Parlamentit.

    3) U ra dakord se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë dorëzimin e rezultateve sipas prioriteteve kyçe që janë identifikuar për hapjen e negociatave për anëtarësim. Komisioneri Fule rikujtoi rëndësinë e forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe nën drejtimin e Komisionit të Venecias. Komisioneri mirëpriti marrëveshjen mes Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë për të organizuar një konferencë të përbashkët kombëtare mbi reformën gjyqësore në tetor. Komisioneri theksoi se reforma gjyqësore është kyç për ruajtjen e sundimit të ligjit në vend dhe për dhënien e një udhërrëfyesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    4) Pjesëmarrësit në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë vunë në dukje se janë ngritur pesë grupe të përbashkëta pune për prioritetet kyçe dhe se kanë zhvilluar takimin e tyre të parë më 18 shtator. Ata ranë dakord se këto grupe pune duhet ta ndihmojnë Shqipërinë që të përqendrohet në rezultate konkrete të reformave në secilin prioritet kyç për të siguruar një proces të besueshëm, ku përmbushja e prioriteteve kyçe monitorohet përmes provave të qarta dhe objektive të vendosura në Udhërrëfyesin në konsultim të ngushtë me Komisionin. Përfundimi i grupeve të punës duhet të sigurojë bazën për strukturimin dhe monitorimin e reformave të nënvizuara në udhërrëfyes. U ra dakord gjithashtu se kalendari takimeve të grupeve të punës duhet të jetë fleksibël. Do të ketë dy deri në tre mbledhje në vit, të mirë koordinuara me kalendarin e takimeve të Dialogut të Nivelit të Lartë.

    5) Pjesëmarrësit në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë diskutuan konkluzionet operative të miratuara nga ana e grupeve të punës më 18 shtator dhe i miratuan ato si një aneks përbërës të këtyre konkluzioneve. Në bazë të diskutimeve dhe konkluzioneve të grupeve të punës dhe në përputhje me udhërrëfyesit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhanë një përditësim të shkurtër për veprimet e planifikuara për adresimin e pesë prioriteteve kyçe. Komisioneri theksoi rëndësinë e zbatimit të veprimeve të identifikuara nga grupet e punës dhe inkurajoi punën e mëtejshme në përputhje me masat e përcaktuara në udhërrëfyes.

    6) Pjesëmarrësit e takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë përshëndetën raundin e parë të misionit të shqyrtimit të institucioneve të pavarura, që ka ndodhur në fillim të shtatorit. Në këtë kontekst Komisioneri Füle theksoi se duhen bërë përpjekje të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, de-politizimin dhe efikasitetin e këtyre institucioneve duke ndjekur rekomandimet e misionit të shqyrtimeve. U ra dakord që ky proces duhet të vijojë më tej nëpërmjet vlerësimeve të mëtejshme të institucioneve të mbetura për në tetor dhe me organizimin e një ëorkshopi për të diskutuar rrugën e mëtejshme përpara.

    7) Kryeministri Rama theksoi se angazhimi për zgjerimin e BE është një mbështetje e pazëvendësueshme për suksesin e reformave të modernizimit që vendi ka ndërmarrë në mënyrë të vendosur dhe të pakthyeshme. Në këtë kontekst Shqipëria e konsideron vendimin për të dhënë statusin e vendit kandidat si një inkurajim për përpjekje të mëtejshme të vendosur në procesin e reformave, të cilat do të çojnë në fund në hapjen e negociatave. Kryeministri Rama shprehu shpresën se vendimi për të kaluar në hapin tjetër – hapjen e negociatave – do të bëhet nëpërmjet një procesi të besueshëm dhe të parashikueshëm, në bazë të përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe.

    8) Komisioneri Füle theksoi se Komisioni është i gatshëm të vazhdojë të mbështetë përpjekjet e Shqipërisë në ecurinë e reformave me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

    9) Pala shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm politik midis qeverisë dhe opozitës, e cila është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave. Për më tepër, qeveria bëri një përditësim të situatës për krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian dhe u angazhua për të bërë atë funksional sa më shpejt që të jetë e mundur përmes një angazhimi konstruktiv me të gjitha palët e interesuara.

    10) U ra dakord që të vazhdojnë përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut të Nivelit të Lartë dhe Shqipëria do të përgatisë raporte mbi zbatimin e Udhërrëfyesit miratuar më 28 maj. Komisioneri Füle theksoi nevojën që Shqipëria të mbetet e përqendruar në procesin e reformave dhe të vazhdojë të tregojë me rezultate përmbushjen e pesë prioriteteteve kyçe.

    Shqip

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Stefan Fule: "Pa bashkëpunim pozitë-opozitë, nuk ka antarësim në BE"

    Rama ofron kompromis: Gati të votojmë komisionet hetimore, nëse opozita vjen të enjten në parlament

    Skedarët e Bashkëngjitur 165528
    Tirane- Në përfundim të tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri- BE, kryeministri Edi Rama shtrin dorën për konsensus me opozitën me qëllim kthimin e saj në Parlament. Ndërsa komisioneri për Zgjerimin e BE-së i përcjell mesazhin se nuk është europiane që beteja politike të bëhet në rrugë

    Rama: Gati të votojmë komisionet hetimore
    ”Nëse opozita është larguar nga Parlamenti vërtet për ato që thotë , ne jemi të gatshëm që të votojmë komisionet hetimore që kërkon opozita. Ne jemi të gatshëm që të diskutojmë me opozitën , për çdo propozim që opozita mund të ketë lidhur me gërmimin ligjor në të shkuarën e njerëzve, kur njerëzit janë kandidatë për jetën politike, publike apo në administratë nesë kjo gjendet në përputhje me të drejtën e njeriut”
    Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me komisionerin për zgjerimin e BE-së Stefan Fyle, pak pas përfundimit të tryezës së katërt të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri- BE.
    Por Rama duke ngritur duart lart, përcjell dhe një kërkesë në formë lutjeje: Askush të mos na ngarkojmë të bëjmë babysitterin e opozitës.
    “Nesë këto janë arsyet atëhere opozita le të vijë ditën e enjte, ne jemi gati për këto. Nëse pastaj dalin të tjera e të tjera, ne prap këtu jemi, kujt mund t’i përgjigjemi do t’i përgjigjemi, kujt nuk mund ti përgjigjemi nuk mund ti përgjigjemi, por vetëm ju lutem askush të mos na kërkojë që të bëjmë babysitterin e opozitës. Këtë nuk e bëjmë dot, opozita duhet të rritet vete dhe të ecë vetë” tha Rama.

    Apeli i Fyle: PD jo politikë në rrugë, s’është europiane
    Nga ana e tij komisioneri për Zgjerimin e BE-së deklaroi se ishte kundër politikës në rrugë
    “Të dalësh nga parlamenti dhe beteja politike të sillet në rrugët e vendit nuk është mënyra europiane dhe nuk ndihmon vendin ta sjellë Shqipërinë më afër BE-së” tha Fyle duke u përgjigjur në lidhje me qëndrimet e opozitës.
    Ai bëri thirrje për bashkëpunim mes opozitës e maxhorancës për të ngritur këshillin Kombëtar të Integrimit Europian
    “Vizita e Papës duhet të jetë shembull i forcave politike të përqëndrojnë forcat për integrimin sepse në fund do të ketëë vetëm një fitues: Shqipëria dhe shqiptarët”
    Rama: Ky sesion na vlejti për tu takuar me opozitën
    “Ky sesion vlejti në radhë të parë për tu takuar me opozitën, si dhe për të shprehur me forcë vullnetin tonë për reformat. Mbetemi të vendosur për reformat. Kanë munguar prej vitesh, po ashtu jemi të vëmendshëm për të krijuar kushte për gjithëpërfshirje. Sepse në kushtet kur vendi ka nevojë për reforma reale ne na takon si shumicë të mos përsëritet historia e marxhinalizmit të opozitës për fajin e qeverisë. Jemi të ndjeshëm ndaj këtij detyrimi.”


    Rama: Jemi ankuar për Fylen, por të pëlqehesh në Shqipëri duhet të jesh Papa i Romës



    “Unë dua ta felenderoj komisionerin për gjithë këto vite të marrëdhenies intensive shpesh here të tendosura mes tij dhe nesh, ku here ne, qeveria e sotme dhe herë opozita e sotme jemi ankuar se Stefani ka anuar nga ana tjetër. Në fakt të pëlqehesh nga dyja anët duhet të jesh Papa i Romës ose kancelarja e Gjermanisë. Prandaj komisioneri duhet të jetë i kënaqur për punën e tij me ne.”

    ORA NEWS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fyle takon Ramen: Debati politik jo ne rruge/ Basha: Rama ka hequr dore nga inte

    Rama ofron kompromis: Gati të votojmë komisionet hetimore, nëse opozita vjen të enjten në parlament

    Emri:  rama-duart-lart-655x356.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  19.7 KB
    Tirane- Në përfundim të tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri- BE, kryeministri Edi Rama shtrin dorën për konsensus me opozitën me qëllim kthimin e saj në Parlament. Ndërsa komisioneri për Zgjerimin e BE-së i përcjell mesazhin se nuk është europiane që beteja politike të bëhet në rrugë

    Rama: Gati të votojmë komisionet hetimore
    ”Nëse opozita është larguar nga Parlamenti vërtet për ato që thotë , ne jemi të gatshëm që të votojmë komisionet hetimore që kërkon opozita. Ne jemi të gatshëm që të diskutojmë me opozitën , për çdo propozim që opozita mund të ketë lidhur me gërmimin ligjor në të shkuarën e njerëzve, kur njerëzit janë kandidatë për jetën politike, publike apo në administratë nesë kjo gjendet në përputhje me të drejtën e njeriut”
    Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me komisionerin për zgjerimin e BE-së Stefan Fyle, pak pas përfundimit të tryezës së katërt të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri- BE.
    Por Rama duke ngritur duart lart, përcjell dhe një kërkesë në formë lutjeje: Askush të mos na ngarkojmë të bëjmë babysitterin e opozitës.
    “Nesë këto janë arsyet atëhere opozita le të vijë ditën e enjte, ne jemi gati për këto. Nëse pastaj dalin të tjera e të tjera, ne prap këtu jemi, kujt mund t’i përgjigjemi do t’i përgjigjemi, kujt nuk mund ti përgjigjemi nuk mund ti përgjigjemi, por vetëm ju lutem askush të mos na kërkojë që të bëjmë babysitterin e opozitës. Këtë nuk e bëjmë dot, opozita duhet të rritet vete dhe të ecë vetë” tha Rama.

    Apeli i Fyle: PD jo politikë në rrugë, s’është europiane
    Nga ana e tij komisioneri për Zgjerimin e BE-së deklaroi se ishte kundër politikës në rrugë
    “Të dalësh nga parlamenti dhe beteja politike të sillet në rrugët e vendit nuk është mënyra europiane dhe nuk ndihmon vendin ta sjellë Shqipërinë më afër BE-së” tha Fyle duke u përgjigjur në lidhje me qëndrimet e opozitës.
    Ai bëri thirrje për bashkëpunim mes opozitës e maxhorancës për të ngritur këshillin Kombëtar të Integrimit Europian
    “Vizita e Papës duhet të jetë shembull i forcave politike të përqëndrojnë forcat për integrimin sepse në fund do të ketëë vetëm një fitues: Shqipëria dhe shqiptarët”
    Rama: Ky sesion na vlejti për tu takuar me opozitën
    “Ky sesion vlejti në radhë të parë për tu takuar me opozitën, si dhe për të shprehur me forcë vullnetin tonë për reformat. Mbetemi të vendosur për reformat. Kanë munguar prej vitesh, po ashtu jemi të vëmendshëm për të krijuar kushte për gjithëpërfshirje. Sepse në kushtet kur vendi ka nevojë për reforma reale ne na takon si shumicë të mos përsëritet historia e marxhinalizmit të opozitës për fajin e qeverisë. Jemi të ndjeshëm ndaj këtij detyrimi.”


    Rama: Jemi ankuar për Fylen, por të pëlqehesh në Shqipëri duhet të jesh Papa i Romës



    “Unë dua ta felenderoj komisionerin për gjithë këto vite të marrëdhenies intensive shpesh here të tendosura mes tij dhe nesh, ku here ne, qeveria e sotme dhe herë opozita e sotme jemi ankuar se Stefani ka anuar nga ana tjetër. Në fakt të pëlqehesh nga dyja anët duhet të jesh Papa i Romës ose kancelarja e Gjermanisë. Prandaj komisioneri duhet të jetë i kënaqur për punën e tij me ne.”

    ORA NEWS

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Shqipëria dështoi të përdorë fondet e BE

    Të dhënat zyrtare nga Komisioni Europian tregojnë se Shqipëria ka humbur qindra milionë euro nga fondet e disponueshme të Bashkimit Europian për shkak të problemeve me menaxhimin dhe zvarritjen e projekteve.

    Përfundimi del nga raporti i fundit vjetor për implementimin e asistencës financiare për zgjerimin, i cili i përket vitit 2012. Sipas këtij dokumenti për periudhën 2007-2012 Bashkimi Europian kishte alokuar 430 milionë euro grante për vendin tonë. Por përgjatë kësaj periudhe Shqipëria ka mundur të përdorë vetëm 39 për qind të kësaj shume. Pjesa tjetër është shtyrë në kohë ose është djegur përfundimisht, një shifër që e liston Shqipërinë si një nga vendet që ka përfituar më pak nga ndihma financiare e BE.

    Në shumicën e ekonomive të tjera fqinje kandidate për në BE, niveli i absorbimit të fondeve ka qenë mbi 50 për qind. Kjo do të thotë, qindra milionë euro të humbura. Dhe ndryshe nga financimet e tjera të huaja, fondet e BE nuk janë borxhe, por para të falura, të cilat ekonomia nuk ka mundur t’i përfitojë për një sërë arsyesh.

    Në dokument Komisioni liston disa prej tyre, si zvarritja e lejeve të ndërtimit për projektet, mungesa e koordinimit mes qeverisë qëndrore dhe pushteti lokal problemet me rimbursimin e TVSH dhe të tjera. Por të gjitha të lidhura me menaxhimin dhe që bëjnë përgjegjëse administratën, e cila ka humbur miliona euro fonde të falura, në një kohë që borxhi publik i vendit u rrit me ritme shpërthyese. / Top Channel
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •