Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Red face Kenga Nga Rajon I "Prespes"

    Kenga Nga Rajon i 'Prespes"

    Te me beje zoti mua
    Nje bilbil e tieter zdua

    Nje bilbil e tieter zdua
    Te kendoj per mbi limua

    Te kendoj per mbi limua
    Moj leshverdhe sa te dua

    Moj leshverdhe sa te dua
    Pse rritesh benesh per mua

    *****

    Ne dyqan i Tomit se q'u pojcme bashke
    Mbaj te mbajme mend dashurine e pare

    Djali me te mengjert cupa me te djathte
    Mos harro zotrote dashurine e pare

    Djali mban bozukne cupa tamburane
    Mbaj te mbajme mend dashurine e pare

    Kur shkonin 'n sokak te dyja kunata
    Kur shkonin 'n sokak dal nga dal si pata
    Mos harro zotrote dashurine e pare

    ****

    Nje dite ne mes te veres
    Dolla nga liqen i Prespes

    Atije syte se q'me pane
    Presparen duke lare

    Ku me je ti oh moj Prespare
    Zemren tende ce sma Fale

    Une zemren ty ta dhashe
    Por babait nuk i thashe

    Babane do ta genjeme
    Me raki dhe me mezene

    Ne mos dashte me raki mezene
    Vajze do te marr me te rembere.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Epo trendafil i bukur more shume...
    Edhe tren-dafil more,,

    Epo a dot vish nje nate ore nga une ...
    Edhe tren-dafil more,,

    Epo une dot vi por kam ore ca pune..
    Edhe tren-dafil more,,,

    Epo valle me prit ce do vi edhe une...
    Edhe tren-dafil more,,,

    Epo pse pashe nje ender mbreme ne gjume...
    Edhe tren-dafil more,,,

    Epo sikur mbytesha oh more ne lume ...
    Edhe tren-dafil more,,,
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Falenderime

    O Faik - më mori malli për fshatrat e bukura afër liqenit të Prespës - Asamatin, Arvatin... Bëra një javë atje në prill të vitit 1994 dhe kujtimet e mia janë të ëmbla. Sa bukur flitet gjuha shqipe atje! Mikpritja tradicionale shqiptare kudo. .... Më ka marrë malli. Unë, suedezin, e pranuan me respekt dhe mirëkuptim. Erdhën vizitorë nga tërë krahina për të biseduar me mua.
    Falemnderit, i dashur Faik, për këto poezi të bukura. Janë si ato lule që kam ruajtur, lulet e pranverës që mblodha në mal midis liqenit të Prespës dhe atë të Ohrit. Janë të thara por i kam si kujtim.

    Me përshëndetje nga Suedia
    Ullmar Qvick

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Edhe pak nga rajoni i Prespës

    Gjeta në një libër të vjetër (Demush Shala: Këngë popullore lirike) pak poezi nga fshatrat e Prespës:

    Rusica, Rusica
    na dërgoi daica,
    për një lugë gjalpë,
    që të bëjmë kulace,
    të hanë fëmia,
    mos i zërë lia.

    (si duket kjo këngë është e lidhur me një festë popullore. A mund të më tregosh dicka për këtë?)

    Nga fshati Asamat vjen kjo këngë dashurie:

    Kemi motmot, o moj, që kemi dashur,
    nënja me babanë s'na kanë, moj, pikasur,
    Oj të thirri bandili, ti dolle, moj, zbathur,
    po s'i mbathe eckat, o moj, po më dolle zbathur?
    - Oj Shkallët prej mermeri, s'kisha ngaj të ngjitem,
    do të vij natën, moj, ta dij se do vritem!
    Kam krevetnë e ngushtë, moj, s'kam nga të vërtitem,
    do të vij natën, moj, ta dij se do vritem!

    E cuditshme për mua - nuk e kam të qartë kuptimin!
    Një djalë tjetër (bandili) e paska marrë vajzën dhe dashnori do të vijë për ta rrëmbyer, por mendon se ai do të vritet nga ky tjetri?
    E kuptova drejt??
    Ullmar Qvick

  5. #5
    Shume te bukura postimet ne kete teme, i lexova me kenaqesi.

    Ullmar, ne kenge behet fjale vetem per nje djale (bandilli) qe ka rene ne dashuri me vajzen dhe ne menyre te fshehte takohen me njeri tjetrin. "Oj të thirri bandili, ti dolle, moj, zbathur" behet fjale per te njejtin person, por vargjet jane drejtuar ne vete te trete, gje qe shpesh here e shikojme ne kenget popullore.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Falemnderit Shigjeta

    Gjuha shqipe është e vështirë, e dashur Shigjeta, dhe të falënderoj për shpjegimin! Gruaja ime për disa ditë kujdeset për nënën plake, dhe në shumë raste ndodh që edhe ajo ka vështirësi të interpretojë tekstet nga viset larg ambientit të saj kosovar! Në këtë rast e paske "zëvendësuar" mirë!

    Me siguri do të kemi arsye të diskutojmë për probleme të ndryshme në lidhje me folklorin. Është një burim i pashtershëm dhe duhet të vlerësohet si duhet edhe nga gjenerata e re shqiptare. Edhe shqiptarët kanë thesaret e tyre - megjithëse nuk bien në sy menjëherë!
    Ullmar Qvick

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    I dashur vella Ullmar qvick, persipari falemnderit per postimet te tua i lexova me shume Gezim dhe gezohem qe i pelqen...

    Thua se ke shkuar ne Asamat dhe Arvat keto me vertet jane fshatra te bukura, une jam nga Arvati dhe shume me ka mare malli...

    Kengat qe i ke zgjedhur me vertet jane shume te bukura ne at vargj "po s'i mbathe eckat, o moj, po më dolle zbathur?" nese nuk e kupton fjalen "eckat" ecka jane Skrapina
    Falemnderit
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ne cip te shamise moj Kaleshe
    Anes me pampore

    Ty te iku Beqja moj Kaleshe
    Te shkoj ne Stambolle

    Te dergoj nje leter moj Kaleshe
    Brenda nje selam

    Ne dac u martua moj Kaleshe
    Ne dac rri e ve

    As nuku martohem more beqe, as e ve nuk rri
    Do ti lutem zotit more beqe te vish ne shtepi
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Pershendetje te gjitheve pas nje kohe te gjate kam ardhur prap me me shume kenga,
    Shpresoj qe ti pelqeni

    Kenga te Grave!!

    E s'me le neneja qe te dale de porta
    kjo nenja s'me le

    Se me shone gjithe bota
    kjo nenja s'me le

    E s'me le nene'ja qe te dale de shkalla
    [/I]kjo nenja s'me le

    Se me shone gjithe mehalla
    [/I]kjo nenja s'me le

    S'me le nene'ja qe te dale de vija
    [/I]kjo nenja s'me le

    Se me shone djemulia ---Djemt te rrinj
    [/I]kjo nenja s'me le

    -----
    tash nena thote:
    -----
    S'ti kane fajet djemulia
    Ti ka fajet Bukuria

    ***

    Djale FAIK bej qysh e beme fjalen
    Te piqemi bashke pa mbushur javen

    Leter te dergova,leter s'ke kethyer
    A me ke nder mend apo me ke harruar

    Une nderment te kam jo s'te kam harruar
    Sheqer dhe llokume bashke jane gatuar
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Italia hap 80 mijë vende pune sezonale. Kushtet e aplikimit
    Nga strange në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-01-2011, 18:13
  3. Bumi ekonomik dhe Berisha, qeveria e epokës së bilionit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 178
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 21:24
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 12:43
  5. Mitingu i Boshkovskit ne Prespe
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 26-08-2002, 16:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •