Vrasja e Klitit, tregim legjendar, nga Llemadeo
Kur lindi Aleksandri i madh, e ėma Olimbia, bije e fisit te Mollosve qe jane shtrire ne ato kohe te sterlashta ne krahinat e Jugut tė Ilirisė deri ne gjirin e Vlorės Ajo ia dha te birin e sapo lindur nje gruaje te njohur prej saj qė ajo ti jepte gji, pasi siē dihet, disa nga grate, kur lindin fėmijėn, ne pergjithsi kane probleme me gjirin dhe ne oret e para femijes i jep gji nje tjeter grua qe ka lindur ne ato dite te afrėta Ajo grua qe i ka dhene gji Aleksandrit ka qene nje e njohur e Olimbisė e ėma e Klitit. Kliti u rrit bashke me Aleksandrin dhe u bene shoke shume te ngushte, aq sa Aleksandri e mori me vone ne trupen e tij ushtarake mė besnike dhe e mbante si besnikun e vet me tė forte prane vetes
Aleksandri kshillohej shpesh me Klitin si miq edhe pse me kokfortesinė e tij ai nuk e degjonte gjithmonė !
Njė herė Kliti e kundėrshtojė aq shume sa u zunė me fjalė me njeri tjetrin shume ashper, aq sa nder te tjera Kliti nė zėnie e siper me fjalė i tha Aleksandrit:
Ti ke vrarė babanė tėnd pėr ti marrė pushtetin, etja jote nuk njeh kufijė pėr pushtet. Edhe botėn sikur ta sundosh ti don prap tė sundosh diēka tė re !
Aleksandri i nevrikosur e vrau Klitin para kėmbve tė tij.
Pasi e vrau ai u bė i trebuar, ai thėrriste me zė tė lartė duke vajtuar me njė gjuhė tė ēuditshme dhe ne tė njeten kohe ai gerrvishtėte fytyrėn e tijė, shkulte flokėt dhe sidhej nėper ate truall tė ngjarjes duke e rrahur gjoksin e vet me grushta dhe duke gjuajtur Dhe me duar poshte e lart
Asnjė ushtar apo drejtues ushtarak nuk guxonin ti afroheshin nė ato minuta tragjike qė ai po kalonte
Dhembja pėr tė ishte tejet e madhe, aq e fortė sa atij tronditja i kishte shkuar aq thellė nė shpirt, deri atje sa i kishte zgjuar disa nota ankimi e vajtimi qė ja kishin ndezur flakė trishtimin deri ne celet e genit tė gjakut tė vet, ku e kishte bėrė tė ndjeje dhembjen pėr humbjen dhe ta demostroje hapur atė dhėmbje ashtu me disa rite fisnike krejtėsisht tė veēanta !
Ai e ndjente atė humbje aq thellė sepse kishte vrare njeriun me besnik, kishte vrare vėllane e gjirit, vėllane e qumshtit, vėllanė e gjakut, Klitin njerin nga djemte e fiseve me te njohura ne Ilirinė e jugut, nė fisin e Mollosve.
Nėper atė tronditje ai thoshte:
Si do ti them nėnės sė Klitit pėr djalin, asajė nėne qe mua mė ka dhenė gjirin e vet,,,?!
Fjalet e Aleksandrit shpreheshin nė njė gjuhė tė ēuditshme dhe tė fuqishme sa tė dukej se ai po fliste me qiellin, me perendite, atė ditė nė ato orė tragjike, kur ai kishte vrarė Klitin dhe e shihte disa hapa larg vetes tė shtrirė, ashtu tė gjakosur para tij
Ai ngrihej dhe turrej nė njė anė, me duar drejt qiellit dhe therriste me sa fuqi qė kishte dukej se u lutej pernedive qė ta ngjallnin Klitin, ta ngrinin pėrseri nė kėmbė Ai i krijonte ato skena duke levizur ne menyre dramatike afer trupit te Klitit. Therriste me duar drejt qiellit ne atė gjuhė tė pakuptueshme prej shumicės sė gjeneralve tė tij qė i qėndronin nė kėmbė diku rrotull, zėri i tij i fuqishem dukej se do tė ēante qiejtė pėr ti bindur perenditė, pėr ta ndihmuar pėr diēka krejtesisht tė veēantė dhe kohe mbas kohe ai shkonte tek trupi i Klitit dhe ja merrte kokėn ne duar duke i thirrur me sy te perlotur:
-Jooo Klit!
-Ti nuk duhet tė vdesesh!
-Tė lutem ēohu nė kembė!
-Une kam nevojė pėr ty!
-Mu thaftė kjo dorė !
-Kjo shpatė u ngulte ne gjoksin tim qė tani !
-Ngrehu o i imi vėlla!
-Po tė lutem pash gjirin e mėms qė bashkė e pimė, ēohu nė kėmbė serish !
Kliti nuk fliste mė kurrė, zemra e tij e pershkuar nga shpata e mprehte me shpejtesine e nje rrufeje tė krahut tė Aleksandrit e kishte fikur perjetesisht ēdo qelizė tė jetes sė tij.
Aleksandri e ulte sėrish ngadalė kokėn e tij mbi pelerinėn e vet tė cilen ja kishte palosur dhe ja kishte vėnė poshtė kokės sė Klitit, qė nė ēastin kur ai u rrėzua si njė lis i kėputur nga njė rrufe e papritur.
Krijoni Kontakt