Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19

Tema: Faruk Myrtaj

  1. #1

    Faruk Myrtaj

    FARUK MYRTAJ – I FTUAR TE “GAZETA E ATHINĖS”



    Faruk Myrtaj ėshtė njeri prej shkrimtarėve tė sotėm shqiptarė qė veēohet pėr frymėn e re qė solli, sidomos nė prozėn e viteve pas nėntėdhdhjetės. E kam njohur herėt, qysh kur punonte nė Selenicė, ku banonte sė bashku me prindėt. Njė djalė bjond, i drojtur, tepėr i sjellshėm. Mė priste deri sa mbaroja mėsimin nė shkollėn tetėvjeēare, ku punoja, mė tregonte ē’kishte shkruar. Dukej njė djalė i talentuar, i shqetėsuar, jo vetėm nė ato qė shkruante, por edhe sepse donte tė studjonte dhe e pengonin. Shfrytėzova tė gjitha njohjet e mia tė atėhershme. Arritėm ta ēonim pėr ingineri-miniera. Faruku, i apasionuar pas letėrsisė, u gėzua qė mė nė fund u shporr pėrkohėsisht djalli qė e pengonte, por edhe u mėrzit tej mase. Mė nė fund e vendosi-shkoi pėr t’u bėrė inginier miniere.
    Mė pas e gjeti rrugėn e tij duke mė gėzuar edhe mua pėr faktin se nuk isha gabuar kur mendova se talente tė tillė duheshin ndihmuar. Tani Faruku jeton nė Kanada, zgjodhi edhe ai rrugėn e hidhur tė mėrgimit, por jam i bindur se pena e tij do tė sjellė nė letėrsinė shqipe vepra tė nivelit tė lartė.
    Nė mesazhin e tij “ti solla eshtrat, gjeneral”, mė drejtohet kėshtu, pėr tė mė kujtuar gjithė ē’hoqėm dikur pėr ta nisur student:
    “Se shpejti do te te nis edhe ndonje fotografi prej ish-bjondit qe nise
    per tek Viron Kona duke mė thene: Se mos i drejtohesh me "shoku Viron",
    se e para e kemi shok, dhe e dyta i ēmon krijuesit!
    Dhe une, i gjori provincial, edhe sot e kesaj dite, shkova dhe pasi
    trokita nje cope here (e s'po merrja pergjigje - se dera e sekretarit
    ishte e veshur me pambuk a kush e di) hyra dhe iu drejtova pikerisht me
    "shoku Viron..."!


    Hiqmet Meēaj, shkurt 2005


    Bibliografi

    Poezi:

    1. "Dielli i nėntokės”, 1985, Tirane, Shqiperi.
    2. "Rroba e fjalėve gjithnjė ngushtė mė rri", 1991, Tirane, Shqiperi.

    Tregime:

    1. "Njerėz qė kam njohur", 1987, Tirane, Shqiperi.
    2. "Marrėveshje pėr tė jetuar", tregime-novele, 1989, Tirane, Shqiperi.
    3. “Nudo Zyrtare", 1996, Tirane, Shqiperi.
    4. "Njerėzit janė tepėr", 2000, Shkup, Maqedoni.
    5. "Luftėtarėt vriten nė paqe", 2003, Prishtine, Kosove.

    Novela:

    1. “Qyteti i Ministrave”, 1998, Tirane, Shqiperi.

    Esse:

    1. “Pėrse druhemi nga nacionalizmi", 1995, Tirane, Shqiperi.
    2. “Markezė shqiptarė”, 2002, Tirane, Shqiperi.

    Ēmime:

    “Nudo Zyrtare”, ka fituar Ēmimin “Libri me i mire me tregime per vitin 1996”, dhene nga Ministria e Kultures dhe Sporteve, ne vitin 1997.

    Perkthime prej anglishtes:

    “Toleranca, pragu i Paqes”, Betty Reardon (UNESCO).
    “Pushteti i G.G.Marquez”, Jon Lee Anderson.
    “Tregime dhe novela te Zgjedhura”, Ėilliam Saroyan.
    “Stina e Mallit”, roman, Alistair MacLeod.
    “Harpa e barit", roman, Truman Capote.


    Nė vend tė njė autobiografie:


    Im-gjysh ishte lindur nga stėrgjyshja ime kur ajo ishte tek tė 60-at. I kėrkuan gjithė jetėn tė lindtte njė djalė dhe ajo, zonjė e madhe, ia arriti, pėrtej rregullave tė natyrės. Im at gjithashtu ishte djalė i vetėm, arsye e mjaftueshme kjo pėr ta martuar shpejt. Pati fat nė martesėn me nėnėn tonė: iu bė krahė nė jetė tė vėshtirė, dhe ia mbushi shtėpinė: 6 djemė dhe 2 vajza.
    Jam i treti i djemve, por i katėrti i fėmijėve, pra ardhja ime nė jetė s’pėrbėnte dot lajm, e, megjithatė, oxhaku i pallatit ku u linda atė ditė mori flakė. Rastisi tė digjeshin blozat atje, jo gjė tjetėr, por mamaja ma kujtonte kur bėja ndonjė gjė tė mirė!
    Fėmijė i urtė, i sjellshėm, i bindur, gjithė Myrtajt kanė mėsuar. I mbyllur, pa shumė shokė. Kam pasur tmerr lėndėn e fiskulturės, i mirė edhe nė shkencat, por priresha nga lėndėt sociale. Letėrsia, nga mė tė dashurat, por mbase s’do isha marrė kurrė me tė shkruara, sikur tė mos mė ishte privuar shkuarja nė universitet nė njė kohė me moshatarėt e mi. Koha politike absurde qė rėndoi jetėt e tėrė shqiptarėve, ma vonoi pėr 9 vjet nisjen pėr atje.
    Pa asnjė dyshim i jam mirėnjohės vjetėve tė minierės, minatorėve. Hynin e dilnin ēdo ditė nga nėndheu, truall i tė vdekurve. Kam qenė gjithnjė i thatė, shpirt-dobėt, i ndjeshėm. Nė minierė mėsova tė shaja dhe tė mendoja; plotėsova veten e pėrhershėm: njeriun e drejtė, tė heshtur e tė dhimbshur, qė pėrpiqet tė mos bėj kurrė keq dhe pėrpiqet tė kuptoj e tė justifikojė sjelljen e ēdollojshme tė tė tjerėve. Njė fotografi e fillimvitit 1978, mes njerėzve tė nėntokės, mė ėshtė bėrė kambanė qė bje papushim: disa prej tyre u aksidentuan me vdekje qysh sa isha unė atje, tė tjerėt sėmureshin tė djelave tė pushimit ose kur gjatėn lejeve tė zakonshme; ata qė dilnin nė pension vdisnin shpejt. Nuk e donin nėntokėn, por u ishin shndėrruar jetėt funksion i saj.
    Tėrė kohėn pas pune lexoja, shkruaja. “Shkruaja”, nuk thashė “shkruaja poezi, a tregime...” Tėrė jeta ėshtė sfidė. Sfidė ndaj vetes. Kjo ėshtė bėrja. Tė tjerėt do tė vėrejnė kur ti krijon arėsye pėr ta. Nė tė gjitha kohėt mė janė gjendur njerėz tė mirė, pėr tė mė ndihmuar. Mirėnjohja ndaj tyre mė ėshtė kthyer nė ves!
    Nė minierė ėshtė edhe njė rregull i tillė: askush nuk duhet lėnė i vetėm nėntokė. Njeriu i gjendet njeriut, sidosi. Por jo vetėm njeriu. Natyra, e krijuar si shtėpi e tij, gjithashtu. Pėrpara se tė ndodhin shembje, nėntoka rrėzon ca thėrmija, pastaj ca copra dheu e shkėmbi, pastaj ndodhin shembjet, gjėmat nė njerėz. Duhet tė kesh ndjesi e sy pėr t’i vėnė re kėto paralajmėrime. Por se mos vetėm nėntoka ėshtė e tillė...!
    Libri i parė me vjersha, “Dielli i Nėntokės”, 1985, nuk ėshtė tjetėr veēse njė llagėm ku ndjehem ngushtė, por edhe i paralajmėruar, bashkė me ta. Qytetėrimi kurrė s’ka pėr ta respektuar Njeriun, pėrderisa e shtynė atė tė rrezikohet nė dhč. E ēfarė pastaj se kėtė, mė duket, e ka shkruar ideatori i komunizmit antinjerėzor, V.I.Lenini?!
    Zjarri i oxhakut paskej qenė paralajmėrim pėr njė jetė tė ashpėr. Universitetin e kryeva 9 vjet pas gjimnazit. Jo pėr ē’ka kėrkova, letėrsi. Mė dėrguan pėr inxhinier miniere! Shkova se duhej njė shkollė e lartė, duheshin disa vite Tirane. Mė vonė do tė merrnin vlerėn e viteve pranė “tiranisė sė Tiranės”. Ditėn qė na dhanė diplomat, nuk provova asnjė gėzim. Ndonse edhe pėr shkrimtarėt, asokohe, thuhej se ishin “inxhinierė tė shpirtrave njerėzorė”!
    Vėshtirėsitė sikur u lodhėn me mua, nė fund tė viteve ’80. Letrat Anonime ishin zbehur bashkė me kujtimet pėr luftėn, lufta e klasave po bėhej e tepėrt, si profesioni i munxėdhėnsve nė njė tregim tė Kadaresė. Ndodhi ajo qė s’kisha pasur energji ta ėndėrroja: Mė ofruan punė tek gazeta “Rinia”.
    Njė sy i vėmendshėm do tė vėrente tek faqet e kėsaj gazete atė qė thuhej se “paralajmėrohej” nė teatrin e operės kineze: shembėllimin e asaj qė po pėrgatitet tė ndodhte. Kadare bėri rishikimet e para, politke e letrare pikėrisht aty. Ishte fat qė u ndodha nė Tiranė nė vitin ’90, “kur plasi demokracia”. Nė disa zona tė vendit, pėr vitin 1944 thuhej, nėn zė, se ishte “viti kur hynė komunistėt”. Ngaqė tė burgosurit politikė ishin ende brenda, u mbeti komunistėve ta pėruronin edhe pluralizmin. Por s’kishte ngč pėr hollėsira! Pjesa dėrmuese e njerėzve ndjeheshin tė lirė...“Rroba e Fjalėve Gjithnjė Ngushtė Mė Rri”, u botua nė kėtė kohė.
    Tek unė, gjithnjė, kanė plotėsuar njeri tjetrin krijuesi me gazetarin. Nuk kam asnjė drojtje prej mungesės sė kufirit midis tyre. Kėshtu ka qenė jeta ime. Kėshtu ėshtė. Nė shtatė strehėza lėviza nė Tiranė, nė vitet 1989-1995 dhe, kudo ku shkonim, mbartnim vetėm ca libra!
    Tė shkruarat janė natyra e sinqertė e krijuesit: Kurrė nuk jam shquar pėr inisiativė, pragmatizmi im ėshtė pothuaj Zero...Sikur tė mos mjaftonin kėto, mė 3 nėntor 2003 u nisa pėr mėrgim tė largėt. Ngaqė u binda se nuk i ndihmoja dot nė Atdheun tim, u ofrova fėmijėve njė Atdhe tjetėr. Sė paku, kėtu ku jemi, nė Kanada, shpresoj tė mos i pengojnė, siē u ndodhi prindėrve tė tyre...




    BERMUDA
    -tregim-




    Deri atė mbrėmje Ajo ishte njera nga ne.
    Ngaqė ishte nja dy-tri gishtėrinjė mė e gjatė, apo ngaqė e shfaqnin tė veēantė kėmbėt e saj, as sot nuk betohem dot se po them tė vėrtetėn e vetėm tė vėrtetėn qė ėshtė njė, por jam gati tė dėshmoj deri nė Gjyqin e Fundit qė s’ishte kjo shtysa pse filluan ta pėrflisnin nė qytet.
    Mbase nuk e teproj tė them nja dy fjalė pėr qytetin tone, jo thjesht si vendngjarje, por se vetėm aty mund tė ndodhin pikėrisht kėto gjėra. Aty jetėt janė si tė karaktereve teatrorė. Ngjizen, ngrihen e rrėzohen brenda asaj hapėsire, kohe dhe mjedisi tė zgjedhur nga regjisori e skenografi.
    Qyteti ndodhet midis tri kodrash. Nė njerėn prej tyre ngrihet spitali dhe materniteti, nė tjetrėn kisha dhe xhamia, teksa nė tė tretėn janė vendosur burgu i qytetit dhe varrezat. Tė tri kodrat lidhen nėpėrmjet sė njėjtės rrugė, e cila kalon nė qendrėn e qytetit. Nuk mund tė dalėsh nga shtėpia jote apo tė nisesh pėr diku e tė kthehesh, pa kaluar nė qendėr.
    Tė gjitha dritaret e ndėrtesave dhe zyrave pėrqark sheshit sikur pėrgjojnė qendrėn, vendin ku takohen tri rrugėt qė ngjiten dhe zbresin pėr nė tė tri kodrat. Nė tė gjitha orėt e ditės dhe tė natės shkallėt e jashtme tė atyre pak pallateve, dyqaneve, njėsive tregėtare, kėpucarisė, berberanės, orėndreqsit, bulmetores, bankės sė kursimeve, magazinės ushqimore, postė-telegraf-telefonit, dentistit, zyrės sė tė plotėfuqishmit, janė plot me njerėz. Ulen aty dhe rrijnė e vėshtrojnė gjithēka qė lėviz nėpėr qytet.
    Atė mbrėmje Ajo nuk doli nė rrugė si herėt e tjera. Ishte po Ajo, po ai trup, po ato rroba. Vetėm se fustani pranveror, i shkurtuar vetėm dy-tri gishtrinj, shfaqte njerėn nga pjesėt mė tė brishta tė trupit tė femrės: gjunjėt. Secila prej nesh, femrave tė tjera nė qytet do ta dėshironim kėtė fat, por asnjera prej nesh nuk do ta merrte pėrsipėr tė vepronte si Ajo. Mbase pikėrisht ky shkak, pra qė asnjera nga ne nuk do tė mund tė guxonte tė dilte si Ajo, e pati shtyrė drejt atij veprimi tė guximshėm dhe kryenec. Nė tė vėrtetė ishte njė ndryshim fare i vogėl, aq i vogėl, sa tani, pas disa vitesh nga ajo mbrėmje, tingėllon si diēka pėr tė qeshur pėrmendja e tij.
    Unė, si gjithė femrat e tjera nė qytet, e dija se ē’do tė ndodhte nė sheshin qendror pas kėsaj, siē e dinte edhe ajo vetė. Siē e dinė tėrė lundėrtarėt, madje tėrė lexuesit e librave me lundrime, rrezikimin e anijeve qė lundrojnė nė ujrat e Bermudės.
    Megjithatė, Ajo kapėrceu rrugicėn e shtėpisė dhe bėri pėr nga qendra. Unė i shkova pas me tė njėjtin hap, me tė njėjtėn qetėsi e mėnyrė tė mbajtjes sė kokės pa shprehur asgjė tė veēantė, sikur s’kisha tė bėja fare me tė dhe me ē’kishte ndryshuar Ajo nė veshjen e saj. As ajo nuk e pa tė udhės tė shfaqte ndopak vėmendje se ē’njerėz ndodheshin nė rrugicė atė orė kur po dilte ajo. Nuk di pse mė besohej se, pėr syrin e saj, unė isha shndėrruar nė njeri tė padukshėm. Mbase thjesht pėr arsyen qė pėrmenda mė sipėr: nė vendin tim, ashtu si nė vend tė saj, do tė dėshironte tė ishte secila prej femrave tė tjera tė qytetit.
    Syri im gjithėsesi, m’a qartėsoi konturin e trupit tė saj dhe pas kėsaj fitova qetėsinė e mjaftueshme pėr tė vėnė re se ē’kishte ndryshuar nė veshjen e asaj nate. Mė erdhėn nė ndihmė edhe duart e saj qė herė pas here shkonin atje ku i ishte zbuluar gjuri. Nuk e di pėrse, donte tė bindej se e kishte bėrė vėrtetė atė ndryshim, a vuante mėdyshjen e vazhdimit apo tė kthimit? Nga mėnyra se si e hidhte hapin, ndjehej vendosmėria. Deri nė lėvizjet mė tė vogla. Me njė gėzim trishtak, u sigurova se ajo nuk do tė kthehej prapa.
    Ndryshimi u vu re nga gjithė ata qė u gjendėn jashtė atė orė dhe menjėherė sapo sapo Ajo hodhi hapat e parė nė rrugicėn qė nxirrte nė rrugėn kryesore prej lagjes sė saj. Gjithėshka frymore e asaj mbrėmjeje ishte kthyer me vėshtrin nga ajo. Tėrė ai ngulim njerėzor atė mbrėmje ngjante si njė qytet i populluar vetėm me lule dielli. Me lule nate, do tė ishte mė mirė tė thosha.
    Nuk di pse, por ndjeja dėshirėn e papėrballueshme pėr tu gjendur atje ku duhej, herė diku pėrpara, herė diku pas saj. Po e pėrsėris, nuk jam unė qė e pėshpėrita dhe e bėra lajm ndryshimin nė gjunjėt e saj. Nuk di se me ē’krah fėrfėrima e fustanit tė saj arriti tė fluturonte dhe tė arrinte tek tė ulurit e shkallėve pėrpara se Ajo vetė tė arrinte atje. Mė besoni pėr kėtė qė them. Dėshmoj sot dhe kurrė mė.
    Njerėzit e ndenjur tė shkallėve prisnin qė Ajo tė shfaqej. Midis tyre spikaste e qeshura e Votimes, torollakes sė post-telegrafės, vajzė e tė zgjedhurit tė pėrhershėm nė Kuvendin e Qytetit, nė seancat e tė cilit ai flinte i lumtur. Kukurisja e saj si e pulave herė-herė bėhej si e gjelave, kur mburrej se ishte kandisur tė dilte nga zyra pėr tė parė atė qė do tė ndodhte. Aty ishte edhe Neti, postieri i urtė dhe i pafjalė i qytetit, qė dukej sikur nuk prekej as nga gėzimet e as nga hidhėrimet e telegrameve qė shpėrndante. Tek shkallėt e berberanės ishte afruar Olja, e para femėr pėr tė cilėn thuhej se po mėsonte fshehurazi tė bėhej berbere. Olja do tė kishte pasur qejf tė merrej me mjekrėn e ndonjė burri, por kur nė shesh u ndje frymėmarrja e nxituar e sehirxhinjve, tėrė klientėt e berberhanes, me mjekra gjysmė tė rruara, kishin dalė tek shkallėt dhe Olja i ndoqi pas. Tek stoli pėrpara zyrės sė pushtetit, pėrbri Arkės sė Kursimeve ku qytetarėt paguanin faturat e dritės e tė ujit, rrinte dhe priste edhe Dinia, korieri i pushtetit.
    Ajo e la pas rrugicėn e lagjes sė saj dhe pa u nxituar, po bėnte pėr nga qendra. Vazhdoja ta ndiqja nga pas. Nė sigurinė e hapit tė saj m’u duk se pėr herė tė parė shprehej kėnaqėsia qė rruga kalonte pikėrisht atje, nė qendėr. Kur po i afrohej frymėmarrjeve tė shpeshtuara qė e prisnin, vura re se Ajo preku edhe njė herė fundin e fustanit, si pėr tu bindur se ia vlente ta ēonte punėn e nisur deri nė fund. Siguria e saj pėrcillej gjer tej rrugicave dhe rrugėve, tek vėshtrimet nė ankth tė vajzave dhe grave pas perdeve tė dritareve. Sigurisht e dinte me mijėpėrqind pėrgjimin tonė, qė Ajo nuk harroi pa shkelur asnjerėn prej rrugėve tė qytetit. Kėshtu qė iu desh tė kalonte disa herė nė qendėr, pėr t’i ngjitur, e pastaj pėr t’i zbritur, tė tria rrugėt qė ēonin nė tė Tri Kodrat qė qarkonin qytetin.
    Papushim kujtoja atė bisedėn e shkurtėr me tė, gjatė orės sė sė fiskulturės:
    “E di ti qė ke kėmbėt mė tė bukura tė klasės?!”
    “Vetėm tė klasės?!”
    “I ke vėrtetė…”
    “E di, e di se kėmbėt e mia janė!”
    “Tė tuat, por tė tjerėt t’i shohin!”
    “Eh, kush na i sheh… Na shohin fustanet, fundet, pantallonat, po!”
    “Vjen njė ditė…”, i pata thene unė kot sė koti, sikur tė kisha ndonjė pėrvojė.
    “Vjen njė natė thuaj!” pati shtuar ajo e vendosur.
    Mbase prej atij ēasti do t’i kishte lindur mendimi ta shkurtonte me dy-tre gishtėrinj gjatėsinė e fundit apo tė fustanit qė do tė vishte asaj mbrėmjeje pranvere. Isha e sigurt se nuk e kishte prerė. Vetėm sa e kishte palosur e pastaj e kishte hekurosur palėn. Sigurisht qė e kishte menduar se, sidoqė tė shkonte puna, mbase do t’i duhej ta zgjaste pėrsėri.
    E la pėr herė tė tretė qendrėn e qytetit, teksa nė ajėr ndjehej njė si kundėrmim qerpikėsh dhe vetullash tė djegura prej vėshtrimeve tė pazakonta tė njerėzve qė bėnin sehir aty. Bėri pėr nga rruga qė ēonte nė spital, e fundit kjo nė tė vėrtetė, tashmė paksa e lodhur dhe disi e trishtuar pėr atė qė kishte marrė pėrsipėr. Ėshtė ai ēasti kur vetėm njė fije e hollė e ndan fitoren nga humbja. Pikėrisht aty, teksa ngjitej kodrės sė tretė, mbase edhe Ajo, si unė dhe femrat e tjera tė qytetit, u kujtua se pranė spitalit ndodhej edhe materniteti.
    U kthye. Me vėrtik. Por pikėrisht kthimi, mbase edhe mė shumė se shkuarja deri nė fund nė rrugėn e maternitetit do tė ishte rrėnues. Shkelja nė atė rrugė e bėnte tė motivuar dhe njėherėsh tė pafalshėm atė fustan tė shkurtuar mbi gju.
    Por ishte e qartė se vendosmėrisht do tė kalonte pėrsėri nė qendėr. Edhe pse tanimė dukej me tė vėrtetė e lodhur, e lodhur dhe e dėshpėruar. E pashė tė nxitonte hapin, tė mbyllte veshėt, pastaj edhe sytė, mė nė fund edhe e tronditur nga vėshtrimet e pas-perdeve dhe tė tė ulurve tek shkallaret, nga e qeshura e harbuar e budallaqes Votime, nga goja e hapur prej habisė tė postierit tė pafjalė Neti, madje edhe nga trishtimi i mbytur nė sytė e berberes Olja.
    Ēau vėrtik pėrmes sheshit nėn vėshtrimin e syve tė pėrzhitur tė shkallareve, tė ngulitura tek gjunjtė e saj. E ecura dukej ende e sigurt, por unė qė e kisha ndjekur prej kur doli nga shtėpia e vetė, e ndjeva se po i shteronin fuqitė dhe poi venitej dėshira pėr tė vazhduar. E vetmja gjė qė e mbante, ndoshta ishte fakti qė po i afrohej fundit tė zgjedhur prej saj. Ato caste ndjeva se kisha dėshirė t’i thosha se kishte bėrė shumė, se tani mund tė kthehej, nuk ishte e thėnė t’i bėnte ajo tė gjitha, por ishim aty, nė sheshin e madh tė qendrės sė qytetit. Nuk guxoja tė flisja nė prani tė atyre njerėzve qė vazhdonin ta pėrgjonin dhe t’i lagnin me vėshtrime kėmbėt e saj, diku aty tek gjunjėt. Tė bėhej se ishin metrat e fundit tė lundrimit tė saj, tė fundit, nė dallgėt e marrėzisė sė tyre tė paadresuar. As pėr t‘i folur, as pėr ta prekur, nuk guxova atė natė, tė paktėn nėpėrmjet gulēimave ta pėrmendja atė vajzė. Sė paku tė mos humbte nė misterin e paqartė tė asaj bermude qytetėse.
    U rropata gjer nė ēastin e fundit, por nuk arrita ta kandisja veten deri atje sa t’i thėrrisja, ta kujtoja se, sidoqoftė mund tė kthehej, tė kthehej pas, ose tė dredhonte nėpėr muzg, tė futej nė ndonjė nga ato oborret e shtėpive pėrdhese aty pranė, pastaj le tė kapėrcente ndonjė nga gardhet e ulėt pėr nė ndonjerėn nga rrugicat me dalje tjetėrkund. Nuk e bėra dot, mbase ngaqė, kush e di pse, isha e bindur se Ajo nuk ishte si ndonjė barkė e gjendur pa e ditur, fare rastėsisht nė atė shesh kurthesh tė rrezikshėm. S’di pse, besova se nuk ishte ndonjė nga ata lundėrtarėt e papėrvojė, qė s’e merrte me mend se ku e kishte shtyrė deti i trazuar. Dukej sė largu, ishte anije me disa busulla, nisur pėr tė kaluar pikėrisht aty, mes trekėndėshit tė Bermudės.
    Mbase mė ishin mjegulluar edhe mua sytė, hajde le tė themi qė mė ishin pėrlotur, si tė femrave tė tjera pas perdeve, nė dritaret e dhomave me drita tė shuara. Diēka duhej tė kishte ndodhur qė nuk po shihja dot mė gjė. Pas njė kohe pėrhumbjeje, nuk di sa zgjati kjo, po dėgjoja zėra tė alarmuar dhe ca rrokje fjalėsh se Ajo nuk ishte mė. Dikush kėmbėngulte se e kishte parė tė rrėzohej tek kėmbėt e stolit ku ende rrinte Dinia, dikush thoshte se Ajo sikur donte tė arrinte deri tek Arka e Kursimeve. Sikur atje tė kishte pėr tė paguar ndonjė faturė. Por pėr ēfarė, pėr kė, do tė paguante Ajo? Nė emėr tė kujt?
    Tė nesėrmen e nė ditėt qė rrodhėn mė pas nuk e pa mė njeri. Askush nuk ēau kokėn pėr fatin e saj. Tė interesohesh pėr kėso rastesh duhet tė shkosh, tė tė presin dhe tė pėrgjigjen diku, por kur e di se ajo mbrėmje nuk i vjen pėr osh kujtesės sė njė qyteti tė tėrė, bėn mirė tė heshtėsh. Aq mė keq kur tė gjithė, edhe pse josheshin pėr tė ditur diēka, zgjidhte tė mbyllej nė heshtjen e vetė.
    Nėpėrmjet kėtij funerali heshtjeje dukej se e pėrcolli gjithė qyteti. Djemtė dhe ne shoqet e saj, tėrė vajzat e qytetit, edhe Votimja me Oljan qė fill pas kėsaj u bė berbere, pa u pėrfolur nga askush, teksa ēapiteshim tė nesėrmeve nėpėr rrugėt e qytetit, na bėhej sikur bartnim arkivolin e saj, qė nė tė vėrtetė askush nuk e pa me sy. Na dukej sikur e lėviznim deri aty ku ngriheshin kisha dhe xhamia, pastaj zbrisnim teposhtė, ndalnim pėr pak ēaste nė shesh, nė qendėr tė qytetit, pėr ta pėrcjellė pastaj deri tek kodra tjetėr ku ndodheshin burgu dhe varrezat. Por asnjė varr nuk u hap, asnjė fjalim lamtumire nuk u dėgjua. As emri dhe fotografia e saj nuk u panė nė pllakėn e ndonjė varri. As atehere, as sot e kėsaj dite.
    Kjo ishte ngjarja qė ka ndodhur ca vite mė pare. Tanimė ajo ėshtė harruar. Nė tė vėrtetė s’ka asnjė shkak ta mbash mend, pėrderisa tė gjitha gocat e qytetit, madje edhe gratė qė i kanė kapėrcyer tė dyzetė e pesė vjetėt, mbajnė fustane dhe funde tė shkurtuar nga dy-tri gishtrinjė. Ajo megjithatė herė pas here iu shfaqet nė ėndėrr njerėzve dhe ata, kur zgjohen, bėjnė sikur as nė ėndėrr nuk kanė punė me tė.
    E rrėfeva kėtė histori pa emocionin mė tė vogėl, sado qė herė pas here njė zė i paadresuar mė afrohej tek veshi dhe mė lutej, mė kėrkonte, mė thėrriste, mė kujtonte se historia e Asaj nuk mund tė shkruhej zakonshėm, pa emocion, si ato historitė e tjera tė kėtij qyteti. Gėrrice, lustroje, pėrjetoje edhe njė herė rrugėn qė bėre atė mbrėmje pas Asaj! Jo e heshtur, jo hije si atė natė! Duhet tė qash e tė bėrtasėsh kur dėshmon atė qė ka ndodhur, ose mos u ndje fare, mos trego pėrralla! Mė mirė dil nė qytet, ose shko vėrtetė tek Bermudet, tregojua atyre atje fatin e asaj barke qė humbi atė natė, qė mė pas tė mos humbė barka e ndokujt tjetėr…”
    Por nuk shtoj dot tjetėr gjė. Jam e vėrtetė, kur them se nuk ndjeva asnjė emocion gjatė rrėfimit tim. Thjesht njė dėshmitare syri dhe aq. As dhimbje, as dashuri, as mėshire, as bėra fajtor njeri, asgjė…Ato ditė, po tė mė kishin pyetur, mund tė rrėmbehesha nga ajo qė ndodhi, por se kush tha se femrat e pėrfolura paguajnė ēmimin mė tė madh pėr lirinė, dhe unė humba edhe pikėn e fundit tė shtysės pėr njė dėshmi ndryshe. Mbase e tėra kjo ėshtė njė kohė e humbur dhe dėshmia ime thjesht duhet dhėnė pėr tė mbetur diku nė arkivat e qytetit, nėn pluhurin e asaj qė ndodh ēdo ditė.

  2. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Askusho pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Alvlora (16-11-2013),Do Not Tread On (12-08-2014),G@briel (12-08-2014)

  3. #2

    Faruk Myrtaj - tregim

    FARUK MYRTAJ





    ...ROBĖROHEMI PĖR LIRI...
    (tregim)




    Gardiani nuk po bėhej i gjallė dhe unė u ngrita.
    Nė njė hapėsirė sa kjo e qelive, “tė ngrihesh” s’ka asnjė kuptim, nuk ia vlen tė ngrihesh pėr tė kryer ndonje veprim. Mjafton tė zgjatėsh dorėn dhe arrin kudo, nė secilėn qoshkė tė qelisė. Por ngritja mė kėmbė ėshtė instiktive, pėrpjekje pėr lėvizje, orvajtje pėr tė mos humbur vetinė e tė gjallit.
    U ēova dhe bėra njė gjysėm hapi pėr nga dera e qelisė, preka shufrat e hekurta, futa turinjtė midis tyre. Doja tė kqyrja koridorin. Gardiani ishte edhe mė tej atje, ulur nė karriken prej hekuri. Kryembėshtetur midis pėllėmbėve tė duarve, dremiste. Nuk them ėndėrronte, jo pse ishte gardian, por sepse asgjė nuk do tė ndryshonte nė kėtė mes. Dukej se flinte, pra unė isha i lirė tė merresha me veten. Kjo mė duhej. Kėtė prisja.
    U zhvendosa njė gjysmė hapi, pėr nga qoshku i djathtė. Gjithnjė brenda qelisė sime. Atje kisha lėnė pjesėn e kursyer prej racionit tim tė bukės. Nė kėtė lloj qelie s’ėshtė e nevojshme tė hapėsh sirtarė e dollapė e bufera. Ajo ėshtė e lehtėsuar prej formaliteteve. Edhe nė errėsirė tė plotė, e di se ku e kam vendosur bukėn, brenda njė shamie tė bardhė, aq tė pastėr sa mund tė ketė kuptim pastėrtia nė njė qeli pa ujė e pa dritė. Shamia ėshtė e mbėshtjellė me njė copė plastmasi, lėndė qė mbron bukėn nga tharja e ashpėrimi.
    E marrė nė duar, si me kujdes nėnash pėr foshnjėn e tyre.
    Janė orėt mė tė veēanta tė jetės. Tė jetės sime nė burg. Kudo e kurdo, njeriu gjen kohė pėr tu gėzuar. Mbase kjo ėshtė arsyeja qė marrin vlerė tė veēantė cigari i fundit, fjala e fundit pėrpara togės sė pushkatimit, apo ato ca pak grimasa mė parė se njeriu tė jap frymėn e fundit pėr tė ndėrruar jetė.
    “Ah, jeta ime...!”, thashė si pėrvajshėm, pa zė.
    Mė kishin rrjedhur njėzetė vite kėtyre burgjeve. Nėna kishte vdekur, mė kishte humbur pėrpara ikjes pėr nė botėn tjetėr, pa mė dorėzuar, siē bėjnė zakonisht nėnat, tek tjetra, gruaja.
    “Edhe aq keq nuk qenkam, pėrderisa gjej me ē’gėzohem!”, shtova me zė, pėr tė qenė i vėrtetė deri nė fund. Sė paku me vehten.
    U rrotullova, bėra njė lėvizje mė shumė, njė gjysėm hapi nė tė kundėrt dhe, kokėulur, u ula nė shtratin pėrdhes, njė dyshek, i hollė fare, diēka mė i trashė se feta e bukės qė na japin pėr ēdo vakt.
    U rregullova kėmbėkryq, mbi batanie. Shaminė e vendosa nė prehėr. Si njė lėndė e rrallė e materies, tuli i kursyer prej racionit tim tė bukės. Po tė mė shihte kush, do besonte se ulesha pėr tė ngrėnė. E mendoja kėtė, edhe pse kėtu gjithkush e dinte menynė time dhe kurrkush s’mė bėnte shoqėri. Po tė mė begeniste gardiani, qė tashmė dremiste gėrrhimshėm nė fund tė koridorit, sigurisht do ta ndaja me tė. As qė e shkonte ndėrmend. Jo ngaqė ndjehet ngushtė se herė pas here i duhet tė m’i dhuroj ca grushte e ca shkelma, edhe pa arėsye. Po nuk ėshtė ky shkaku. Gardiani nuk do ta vinte nė gojė bukėn time sepse s’e vė fare nė dyshim kur i thonė se unė jam armiku i tij. Po tė mė ftonte tė haja a pija diēka prej tij, nuk do ta refuzoja. E di se s’ėshtė ndėr armiqtė e mi, edhe pse mė sillet si njeri prej tyre.
    Po pėr ēfarė ta ftoj?! Vetėm njė copė buke kam, pak tul buke. Edhe kėtė, jo pėr ta ngrėnė. Ah, kam edhe njė gotė uji, por as ujin s’e kam pėr ta pirė. Ndaj lere gardianin e shkretė tė marrė njė sy gjumė e tė ketė mė shumė fuqi kur t’i teket tė mė ndėshkojė.
    “Vazhdo tė bėsh gjumė tė qetė, zotėria im! Sikur tė zgjohesh e tė shohėsh me ē’merrem, do tė zgėrdhiheshe pėrtej hekurave, ose do tė hyje brenda qelisė dhe do tė m’a shpėrbleje ftesėn me ca shkelma. Nuk ke ngč ti tė marrosesh si unė!”
    Afrova gotėn e ujit pranė vetes, njoma tulin e bukės dhe ia nisa punės. Secili merret me diēka, nė kėtė jetė. Gjithkush krijon botėn e tij tė vogėl, brenda kėsaj bote tė pafund. Kėshtu besojmė, sė paku. Iluzion? Ku ka rėndėsi si e quajmė. Rasti ma solli ta krijoj kėtė botėn time tė vockėl fare brenda kėsaj qelie. Njeriu qenka qenie e ēuditshme, mbase pikėrisht pėr kėtė aftėsi: mėsohet me kushtet, pėrshtatet me rrethanat. Mjaft ta lesh vetėm dhe ai, fa-fap, nė ēast e ngjall jetėn; edhe brenda njė vrime vetmie, siē ėshtė kjo qelia ku mė kanė mbyllur.
    “Beson vėrtetė se je vetėm aty...?!”, mė pyeti njė mik, kur kishte guxuar tė mė vizitonte aty ku isha. E vėshtrova nė sy. Fliste pėr burgun tim si pėr jetėn e tij jashtė mureve. Atje pėrgjohej kudo dhe ai ishte i sigurt se s’mund tė mos pėrgjohemi edhe ne kėtu, nė burg.
    “Unė nė burg jam!”, ia pėshpėrita. “Nuk ndjehem keq...”, shtova pastaj. Me zė. Nėse pėrgjoheshim, le tė dėgjonin se nuk qahesha. Edhe pėr mikun tim, kėto fjalė shkonin pėr mirė. I burgosuri i tij nuk ndjehej i pakėnaqur!
    “Me se e kalon kohėn e lirė?!”
    “Bėj njerėz,” i thashė. “Njerėz prej buke bėj...Tė kam edhe ty...prej buke!”
    Mė hodhi njė vėshtrim tė drobitur dhe sikur u ftohė nė sytė e mi. S’foli. Iku shpejt. Nuk shpresova tė vinte mė. Mbase dyshoi qė kam probleme. Diku nė tru. Po mbase ėshtė trembur se mos e marrė mė qafė!
    U ktheva nė qeli, nuk bėra asnjė pėrpjekje pėr tė kqyrur ku mund tė ishin aparatet pėrgjuese, tė cilat m’i ndėrmendi. Variantin e tij prej buke e ndryshova. Menjėherė. S’doja tė bėhesha shkak pėr ndonjė tė keqe ndaj tij. E njoma formėn e tij prej buke dhe e zhbėra. Por e kam endč, nė formėn e brumit tė thatė.
    Ndenja ca shtrirė. Rrėshqita vėshtrimin nė tavanin e qelisė, nė faqet anėsore, tek porta e hekurit, tek llampa e venitur, tek dryni qė mė mbyllte brenda. Kudo mund tė kishte kamera. Aparatet mund tė vendoseshin gjithandej. Le tė bėnin ē’tė donin. S’ishte aspak e kėndshme ta pėrfytyroje veten tė vėzhguar nga zyrat e komandės sė burgut, por edhe me kėtė duhej tė mėsohesha. Pasi ke humbur tė shumtėn e gjėrave tė mėdha, tė voglat s’ndjehen fare. Tė pėrshtaturit me mungesat ėshtė e pashmangshme. Duhet vetėm ca pak kohė. Dhe nerva...nerva. Nė qeli, kohė kisha plotė. Nervat do t’i ushtroja, le tė rezistonin. Pėr hir tė tyre!
    Njė lėvizje mashtruese: ngrita dorėn, e afrova tek goja, sikur futa kafshatėn e bukės. Nuk ishte gjė e re. Tė ngrėnit nuk na ishte ndaluar. Endč! Ktheva kokėn rreth e qark, lėviza nofullat e buzėt, qė kqyrėsit e mi tė mundshėm tė besonin se po pėrtypesha. Tė burgosurit, nė gjithė botėn, janė ripėrtypės. Ripėrtypin tė shkuarėn. Si emigrantė pakthim.
    “Nė djall vafshi, bashkė me qelinė time dhe pėrgjimin tuaj!”, thashė me zė.
    Tėrhoqa njė gazetė dhe nisa tė lexoj. Pastaj mė shkrepi tė lexoja me zė, me zė tė lartė. E kisha unė radhėn t’i nervozoja. Duke u lexuar gazetėn e tyre! Meqė nuk mė linin tė gėzoja vetminė time, le tė bėnin shoqėrinė qė ofroja unė. Apo prisnin t’i shaja, t’ua grisja gazetėn pėrpara syrit tė fshehtė tė kamerave tė tyre, qė tė humbisnin qetėsinė dhe tė mė ndėshkonin?
    Mė tej, duke u marrė me tulin e bukės, i ndiqja me bisht tė syrit. Pajisjet pėrgjuese le tė vazhdonin tė tyren...
    Eh! Buka ėshtė e bekuar! Ėshtė fryti i tokės. Jo i makinave. Punohet toka, hidhet fara, mbin bima, rritet kalliri, piqet, korret, bluhet, bėhet miell dhe bukė. Mua mė ėshtė dashur ta bėj edhe njerėz prej buke...
    Sapo e prek me dorė, ajo e lumja merr e jep me gishtat e mi. Kisha lexuar se fatet e njerėzve lexoheshin nė vijat e pėllėmbėve dhe gishtrinjėve tė tyre. Buka mbase prekte vijat e fatit nė duart e mia, qė mė ngjallte kėto ndjesira.
    E njomja, e ngjishja, e pėrpunoja, majagishtash, ajo bėhej edhe mė e butė, ishte gati tė jepej, njėlloj si ajo plastelina qė pėrdorin fėmijėt pėr tė sajuar lodra e figurina tė ndryshme.
    Nuk doja gjumė kėtyre netėve. A thua edhe ata, modelet e mi, rrinin zgjuar, duke ndjerė ethet e mia? Edhe pėrgjuesit e mi, tė pa gjumė, duke mė vigjėluar mua?!
    Zoti u ruajtė mendjen, nėse mė pėrgjojnė kur merrem me tulin e bukės!
    M’a shohin fytyrėn lėbyrur prej njė rrezatimi tė pazakonshėm, dhe kam drojė se nuk besojnė dot se drita buron prej marrėveshjes sime me tė dashurit e mi dhe me tulin e bukės sė kursyer. E shohin se pėrpiqem tė krijoj njerėz, njerėz prej buke, po kush e di ku tjetėr u rrėmon hamendja. Kjo fytyra ime e drobitur, s’besoj se do t’u duket aq e urtė sa tė mė justifikojnė si qenie tė joshur prej delirit filozofik qė kapllon tė burgosurit afatgjatė. Ky djall, mund tė thonė me njeri tjetrin ata, mund tė ngrihej netėve, tė kaloj telat me gjemba, tė na vijė deri nė komandė dhe...tė luaj me kryet tona si me copėn e bukės...
    Njeriu nuk arrin ta njoh tjetrin, nėse nuk njeh veten e tij. Nuk them se njeriu duhet tė shkojė nė burg pėr tė siguruar kėtė njohje, por vetminė e tij ka mundėsi ta krijojė, kudo ku ėshtė. Mbase edhe kur rastisė nė komandėn e burgut. Vetmia, mė shumė se ēdo shkollė e mėnyrė tjetėr, krijon mundėsinė e rishikimit e plotėsimit tė vetes. Qenia njerėzore ėshtė njė trajtė e caktuar, njė lloj ene qė tėrė jetėn e jetės gjallon pėr t’u mbushur. Popullimi i tėrė hapėsirave brendaqelizore, mbushja e kėtij boshi, vetėm kjo i jep kuptim tė jetuarit. Dhe, pa asnjė dyshim, ky boshllėk, mund tė zbulohet, verifikohet e plotėsohet vetėm nė vetmi.
    Duke krijuar njerėz prej buke, nisa tė ndjehem ndryshe.
    Atėherė kur tuli, mė nė fund, merr formėn qė kam dashur t’i jap, teksa s’kam pushuar sė foluri me veten dhe me atė qė jam duke sajuar, kam shtysė ta ngrč zėrin. Si ai plaku qė bėhet gati tė niset pėr tė ikur pėrgjithnjė, apo si fėmija qė sa-lindet. Pa asnjė shkak, mbaj gjallė shpresėn se m’i dėgjonin edhe murmurimat. E ēfarė nėse vėrtetė jam i lajthitur?! Mjaft qė flas me njerėzit e mi, paēka se prej buke. Ėshtė pak a shumė si t’i kem tė gjallė.
    A thua tė mė kenė parė, pėrgjuesit e komandės, kur kam qarė pėr vogėlushėt e mi prej buke? Eh, kur sajoj fėmijėt, tuli i bukės ėshtė si lėnda e pėrdorur pėr tė krijuar njerėzit e parė tė botės. Vetja mė bėhet si Krijuesi i Madh, Ai i Vetmi, i Vėrteti. Mė fal, mė falė qė tė imitoj ty, i drejtohem atij, duke ngritur sytė lart. Mė fal, nėse duke tė kėrkuar ty, mė shfaqet tavani, ku ata mund tė kenė vėnė aparatet e pėrgjimit, i them. Deri nė shenjtėri e pafajshme, pėr tė krijuar qenie perėndisht tė pafajshme, buka vazhdon tė lakohet nė midis gishtat e mi, duke mė falur ajo nė emėr tė Zotit, por edhe duke m’u lutur qė tė bėj kujdes.
    Ata tė mirėt, fėmijė tė mi, vijnė nė qelinė time si nė njė kėnd lojrash, si nė njė copė lėndine tė pashkelur. Mė vjen keq pėr kėtė, qė i sjellė fėmijėt nė kėtė vrimė miu, por ja qė miu jam unė, babai i tyre, qė s’mund tė rrij dot pa ta. Sa bukur vijnė e rrijnė nė tulin e bukės, dhe sa mirė ndjehet tuli i bukės nė trajtėn e tyre...O Zot, si s’pushove njė herė sė ngushėlluari njeriun fatzi!
    Kam frikė se duke folur kėshtu po i bėj mė tė ashpėr ata tė komandės, nėse mė pėrgjojnė vėrtetė...
    E si ta dinė ata se ē’ėshtė njeriu prej buke! Unė pėr vete, bėhem shend e verė, teksa ndjej nė kėtė mėnyrė. Farfuritja e njė drite prej sė brendėshmi, mė ofron njė gėzim qė as vetė nuk arrij ta shpjegoj dot. Ata nuk e dinė, nuk e marrin dot me mend se gjatė kėsaj lloj pune me dorė, nuk ndjehem mė nė qeli, nuk jam mė i burgosuri i tyre.
    Mbase mė mirė qė s’e dinė...
    Herė pas here sajoj edhe gruan. Gruan time. Gruan time prej buke. Punoj gjatė me trupin e saj. Nė fillim, mezi mė bindet. Edhe vetė, kur merrem me tė, ndjehem i drojtur. Drita e paktė e qelisė ėshtė si ajo drita nė dhomėn tonė tė gjumit, intimiteti ėshtė i brishtė dhe joshės, teksa besnikėria e sinqeriteti i ftesės sime pėr t’a sjellė nė qeli, sigurohet prej shenjtėrisė sė bukės. Gruaja zė e mė jepet pak nga pak, nuk nxitohet, mė bėn tė mundohem ca, por e di qė do tė mė jepet deri nė fund. Nuk mė ėshtė mėrzitur kurrė, ajo e vala, ngrohtėsia ime, edhe kur i sillja shqetėsime tė llojit qė mė sollėn kėtu ku jam.
    Ndryshe nga ajo gruaja tjetėr, reale, kjo prej buke ėshtė edhe mė ideale: nuk mė qahet pėr hallet e ditės, as pėr ushqimet e pamjaftueshme pėr fėmijėt. Kjo grua tjetėr mė ngjan mė shumė me atė vajzėn qė kam njohur dikur, ajo pas sė cilės rendja nėpėr rrugėt e qytetit, ajo qė mė premtoi se do tė mė bėnte tė lumtur, edhe nėse unė do t’i shkaktoja andralla.
    Brumi, duke shfaqur trupin e saj, bėhet edhe mė i epshėm, mė i ndjeshėm, gishtat e duart e mia teksa mė pėrcjellin nėpėr trup ndjesinė e njė kėnaqėsie tė tė qenit vetėm me tė, edhe pse nė njė qeli si kjo, e shndėrron kėtė prani nė diēka tė papėrsėritshme. S’mund ta merrni me mend ē’ėshtė njė grua nė burg. Tė jesh vetėm me njė grua nė burg...
    Duhet tė kthjellohesha, sidoqoftė: mė pėrgjonin apo jo? Duhet ta dija kėtė gjė. Pastaj le tė bėnin ē’tė donin. Me mua, me njerėzit prej buke, me fėmijėt dhe gruan time. Ata duhej t’i jepnin fund kėtij pėrgjimi tė fshehtė. Pra, duhet tė pranonin qė mė pėrgjonin. Kaq. Tė burgosurit do t’ja krisnin sė qeshurės, nėse do t’u thuhej se pėrgjohen. Isha njė i burgosur, pra, me mua mund tė bėnin ē’tė donin. Por pėrse tė mė vidheshin? Drojtje a frikė prej meje?!
    Do doja t’ua qartėsoja kėtė. Nė burg isha njeri prej tė burgosuri tė tyre, por brenda qelisė zoti isha unė. Aty jeta mė bindej mua, zotit tė dhimbjes sė saj!
    Pjesa tjetėr e tulit tė bukės kishte marrė formėn e njė koke e tė njė fytyre tmerrėsisht tė njohur. Hunda endč s’po i bindej bulzave tė gishtave tė mi. I nervozuar, kisha lėnė mėnjanė gruan dhe pa e kuptuar po bėja komandantin e burgut. Atė prej buke.
    Po ndjeja fodullėkun e tij, teksa pėrplasej me krenarinė time. Nuk e fshihja dot njė lloj ndjenje hakmarrjeje ndaj tij por, edhe pse kishim ndėrruar rolet, nuk bėja asnjė veprim qė tė cėnonte sedrėn e komandantit prej buke. Duke u marrė me tė, kisha heshtur. As flisja, siē bėja me gruan, as kėngėzoja, siē bėja me fėmijėt. Nuk doja t’i shpjegohesha dhe as prisja tė mė shpjegohej. Nuk e pyesja, pra as prisja tė mė pėrgjigjej. Nė fund tė fundit, ai i dinte pėrgjigjet e mia, ashtu si unė dija pyetjet e tij.
    Pas pak e ndjeva veten nė njė situatė krejt tjetėr. Komandanti prej buke, me tė njėjtin zė si tė modelit tė gjallė nė zyrat e komandės, mė pyeti.
    “Ku jam kėtu, zotėri?”
    “Nė burg, i thashė. Ku tjetėr mund tė ndodhen bashkė njė komandant burgu dhe njė i burgosur?!”
    “Nė qeli?!”
    “Nė qelinė time!”
    “E unė?!”
    “Pėr shkak tė bujarisė sė bukės...”
    “Edhe...?”
    “Buka tė krijon mundėsinė e tė qenit Tjetėr...”
    “Sa vjet burg ke bėrė?”
    “Aq sa m’u bėnė tė domosdoshėm njerėzit prej buke!”
    “Pėrse je dėnuar?”
    “Po mė pyet pėr fajin tim, apo pėr akuzėn tuaj?!”
    “Mos fol kėshtu, i dėnuar...”
    “Nuk jam i dėnuari, jam krijuesi yt...”
    “S’ta kėrkoi njeri kėtė...”
    “As ti nuk mė pyete kur mė sollėn kėtu!”
    “Nuk tė solla unė...”, po thoshte komandanti prej buke.
    Duke thėnė kėshtu, sikur lutej qė ta lija rehat. Sikur kishte frikė se mos ngrija zėrin dhe ndokush merrte vesh qė mua, tė burgosurit tė qelisė 111, mė bėhej shoqėri nga komandanti i burgut.
    “Nuk pėrgjigjem pėr atė tjetrin...”, shtoi pas pak.
    Mė vėshtronte, pa bėrė zė. E kisha rikrijuar prej buke dhe ai po e pėrdorte shansin qė i dhashė: maturia qė shfaqte mė ftonte kujdes nė bisedėn me tė.
    Brenda njė ēasti, vetėtimshėm, besova se tek ajo copė buke, fare mirė, mund tė ishte njė njeri i zakonshėm, njė qenie njerėzore e lodhur nga jeta jashtė qelisė; mund tė ishte njė shembėlltyrė njerėzore nė depresion, nė prag tė njė marrie, mbase njė njeri qė kėrkonte tė mbante gjallė fėmijėt e gruan e tij; e pėrse duhej bėrė doemos fajtor qė s’kishte zgjedhur njė jetė si timen...
    Nuk ėshtė aq e lehtė, ta marrė djalli kėtė punė, nėse tė ėshtė shtruar si alternativė e tė mos pranuarit tė qenit komandant burgu, ajo e tė burgosurit.
    Unė i kisha ofruar mundėsinė pėr t’u shprehur jashtė detyrimeve tė tilla, por ai nuk po shprehte gjė nė ishte fat apo fatkeqėsi forma e mėnėfundme, Njeri prej Buke. Ndjehej i tejdukshėm pėrballė, ngaqė e dinte se mund tė bėja ē’tė doja me tė, apo se, duke qenė prej buke, nuk mbante pėrgjegjėsi ligjore?
    “Modeli yt shėrben si komandant burgu...”
    “Pėr tė njėjtin shkak qė unė shfaqem para teje si njeri prej buke!”
    “Beson se njerėzit bėjnė atė qė mundin?”
    “Nuk jemi prej buke, apo jo!”
    “As unė...!”, nxitova t’i thosha, pėr tė mos i lėnė kohė tė ngjante edhe mė shumė me atė tjetrin, qė mbase na shihte e dėgjonte prej zyrave tė komandės.
    U ndjeva mė i qetė, teksa shkova ndėrmend se komandanti real tashmė pėrgjonte, bashkė me mua, edhe sozinė tij prej buke.
    Duke ma ndjerė turbullimin, komandanti prej buke nisi tė lėvizė nėpėr qeli. Nuk e hidhte hapin tė shtrirė, si ai Tjetri kur zhvendosej e ngrinte zėrin pėrpara rreshtit tė gjatė tė tė burgosurve.
    Mbase kėtė zvogėlim tė pėrmasave dhe tė lėvizjeve ia detyronte hapėsira e qelisė, por unė shpresoja se kishte lidhje edhe me natyrėn qė e kishte lindur, me virgjėrinė e tij tė dikurshme njerėzore, me tė qenit tjetėr nė rininė e fėmijėrinė e tij. Nuk di pse shpresoja se njerėzillėku i komandantit prej buke buronte jo veē prej brumit por edhe prej qelizave tė origjinalit, prej kohės mė pėrpara se tė bėhej komandant burgu.
    Varianti i tij prej buke vazhdonte ēapitjen nėpėr qeli, pa i hedhur sytė nga unė. M’u dukė se edhe ai ndjeu qė pėrgjohej, sepse ngriti sytė pėr nga tavani.
    “Po vuajmė bashkė!”, i thashė unė.
    “Nė emėr tė kujt?”, pyeti ai.
    “...vetėm nė emėr tė popullit jo, tė lutem...!”
    Nuk kisha ndėrmend tė luaja gjatė, siē luanin me ne kur na dėnonin, por ndjeva kėnaqėsi kur mė erdhi ndėrmend diēka tjetėr.
    “Nė emrin e lirisė sime tė vogėl”, i thashė.
    Pikėrisht pas kėsaj u ndjen hapa nė koridorin midis qelive. Mė shkoi ndėrmend tė fshihja fėmijėt dhe gruan, t’a merrja komandantin prej buke, ta fshihja edhe atė diku, por hapat ishin shumė tė shpejtė, erdhėn direkt tek porta ime. Gardiani qenkej zgjuar, e pashė qė rrotulloi ēelsin nė dryn, hyri brenda, pas tij hynė dy a tri tė tjerė dhe, fill pas tyre, u gjend brenda qelisė komandanti i burgut. Pėrgjimi i qelisė qenkej realitet. Ose disa rastėsi tė ēuditshme po i shndėrronin pėrfytyrimet nė gjėra konkrete. Njėlloj si tė mund t’u jepej frymė njerėzve prej buke.
    Komandanti i burgut, si kurrė herė tjetėr, po sillej shtruar. Nuk e ngriti zėrin, nuk po kėrcėnonte, madje as statuetėn e tij prej buke, qė ia rroku syri menjėherė, s’po e merrte pėr tė keq. Largoi gardianin qė rrinte midis nesh dhe u mbėshtet nė murin e qelisė.
    Unė po ndjehesha mirė, edhe pse kuptova se kishin futur turinjtė deri nė robėrinė e qelisė. Ndjeja njė lloj kėnaqėsie tė pamenduar mė parė: kjo marrėzia ime nuk qenkej edhe fare pa kuptim! Tėrėsisht e parrezikshme e, megjithatė, e kisha sjellė komandantin nė qeli, nė mes tė natės. Kėsaj here jo pėr mua.
    As ky tjetri, komandanti prej tulit tė bukės sė kursyer prej racionit tim, nuk po ndjehej. E kishte mbyllur gojėn, sapo nė qeli ishte shfaqur modeli i tij. Madje po mė dukej tmerrėsisht i brishtė, i vogėl, shumė mė i vogėl se ē’e kisha bėrė unė. Pėr tė ardhur keq, mė dukej.
    U ndjeva edhe vetė i lodhur, i zhgėnjyer, i dėshtuar. Isha munduar kot sė koti me bėrjen e tij? Po besoja se isha po kaq i dėshtuar edhe me fėmijėt prej buke, gjersa variantet e tyre prej buke nuk po e zemėronin komandantin real.
    Pikėrisht nė ēastin kur vuaja kotėsinė e kėsaj pune dhe kėsaj lirie, bėrjes sė njerėzve prej buke, komandanti i burgut, modeli vetė, u pėrkul paksa dhe zgjati dorėn drejt shembėllimit tė tij prej buke.
    Gishtat e tij e kapėn me kujdes, por nė mėnyrė krejt tė vendosur, kopjen prej buke tė vetes dhe e ngritėn nė lartėsinė e zakonshme tė vėshtrimit. Ai tjetri, prej buke, s’bėzante. Si i hutuar, i pagojė, ngaqė e kishin gjetur aty, nė qeli, nė orėt e natės. Apo ndjehej mirė, i shliruar, i shpėtuar prej meje, tashmė qė do tė bashkohej me veten e vėrtetė? Komandanti i burgut kqyri njė copė herė veten prej buke, hodhi njė vėshtrim tė shpejt mbi mua, pastaj pėrsėri sozisė sė tij tė belbake, nuk mund tė rrinte pa u hedhur njė sy gardianėve qė e kishin shoqėruar deri nė qeli dhe, nė ēastin tjetėr, u nis rrėmbyeshėm pėr tė dalė prej qelisė.
    Mbeta pėrsėri vetėm. Mė lanė pėrsėri nė vetminė time.
    Shėmbėllesa ime endč nuk ishte plazmuar tėrėsisht. Mbase ishte e pamundur tė krijoja veten, por do tė vazhdoja tė merresha me tė. Nuk mė privonin dot prej kėsaj tė drejte. Nėse do tė ma vogėlonin edhe mė racionin, aq shumė sa tė mos kisha mundėsi tė kurseja, ose nėse do tė ma ndėrpritnin fare bukėn, duke mė hequr tė drejtėn e qenies gjallė, kjo ishte tjetėr gjė. Do tė ngordhja nga urija, kėtė nuk e ndaloja dot, kjo ishte liria e tyre, njera nga liritė e tyre.
    Njeriu nuk shkon rastėsishėm tek liria e tij. As tek robėria nuk shkohet rastėsishėm. Shpesh, liria imponon robėrinė dhe robėria siguron lirinė. Fati i jetės sė zgjedhur. Nė qelinė time mund tė gėzoj vetėm lirinė e tė kursyerit tė bukės dhe bėrjes sė njerėzve me tė. Liri e vogėl, tmerrisht e vogėl, por ishte liri, forma mė e paprivueshme e lirisė. Le tė tingėllonte si lodėr fėmijėsh!
    Vlera e lirisė qėndroka nė mėnyrėn e pėrdorimit, jo nė madhėsinė e saj. Pėr kėtė u binda me kohė. Gardiani qė edhe pėrgjumshėm pėrgjon, mė shumė akoma komandanti i burgut, gėzojnė liri tė mėdha: tė drejtėn pėr tė bėrė ē’duan edhe me lirinė time. Por ata nuk kanė ē’i bėjnė lirive tė vogla! Mjafton pak tul buke qė t’i kapėrceja gjithė pengesat, deri edhe muret e burgut dhe tė sjell gruan e fėmijėt kėtu ku jam. Vetė komandantin e ndryva nė qeli. S’ėshtė ndonjė kush e di ēfarė liria e madhe. Sė paku nuk ia vlenė tė gėzohen aq shumė pėr tė.
    Ata qė janė tė nginjur e tė velur me liritė e mėdha nuk arrijnė dot tė besojnė se njeriu mund tė bėj fare mirė pa liritė e mėdha, por kurrėn e kurrės pa liritė e vogla. Secila prej lirive tė vogla ėshtė njė mrekulli e madhe! Dhe s’ka bir nėne t’a privoj njeriun prej lirive tė vogla. Ishte diēka normale tė kurseja ca bukė pėr fėmijėt dhe gruan e pėr ndonjė mik qė mė mungonin aty ku isha. E vėrteta dukej se ishte shumė mė e ndėrlikuar. E kisha shndėrruar lirinė e vogėl nga njė e drejtė dhe mundėsi rikrijimi, edhe pse veē e drejtė zotash tė burgosur. Liritė e vogla paskeshin rrezikun e shndėrrimit nė liri tė mėdha.
    Kur kalonin disa orė dhe vakti tjetėr i tė ngrėnit ishte ende larg, ndjeja gjithnjė gurgullimėn e zorrėve. Pėr tė shuar urinė mė duhej tė haja njerėzit prej buke...Si gjithnjė, komandantin e burgut e haja tė parin. Pastaj pėrtypja gardianėt, mė tej miqtė e mi, gruan time dhe mė nė fund u vinte radha fėmijėve...
    Nisa tė ndjehem keq, mė vinte pėr tė vjellė, e gjykova veten si njeri tė vogėl, qenie shtiranake. U justifikova me lodhjen, qėndrimin mbyllur nė qeli, por e vėrteta ishte tjetėr. Nuk u kisha shpėtuar dot instikteve. Edhe pse s’guxoj tė mendoj keq pėr kėtė liri tė vogėl, e kisha keqpėrdorur.
    Natyra e njeriut ka tė ngjarė tė ishte njė godinė me shumė dhoma, me hapėsira tė mėdha, tė pamatshme, njėherė e mirė tė panjohura. Individi kurrė nuk e di vendin e vet. Fatin jo e jo. Njėkohėsia, pėrballja, marrėveshja, lufta, midis asaj qė ėshtė dhe asaj qė dėshiron tė jetė, ėshtė vetė motivi i tė qenit. Ai qė ėshtė nuk mund tė asimilohet nga shėmbėllimi i tij. Pėrgjohet nė ēdo ēast nga i dyti, duke mbetur pashmangshėm vetja e parė, shfaqja nė marrėdhėniet me tė tjerėt. Ē’tė drejtė kisha tė cėnoja prirjen e tyre natyrale pėr tė gėzuar liritė prej tė cilave u kishte rėnė hera tė realizoheshin? I rrėmbyer pėrsėri nga joshja pėr tė kuvenduar me njerė tė llojit tjetėr, e kisha lėnė mėnjanė figurinėn e komandantit. Kisha marrė tjetėr tul buke dhe gishtat po kryenin shėrbimin pėr tjetėrkėnd. Kisha bėrė njė copė punė, pra, kur vura re se statueta prej buke qė sapo kisha filluar, isha vetė unė. E tėra kjo kishte ndodhur krejt instiktivisht. Si reagim ndaj pėrhumbjes pėrballė krijesės sime mė tė fundit, komandantit tė burgut. Apo ishte rrjedhojė e pushtetit tė grumbulluar nė figurėn e tij.
    Mos, o Zot, falmė i Madhi Zot! Paskam nisur shembėllimin e vetes. Edhe pse e dija se mė ishte dhuruar prej dėshirės e vullnetit tė tij suprem?
    Tėrė jeta e njeriut kishte qėllim rikrijimin e shembėlltyrės sė vetė, shumimin e saj. Kjo e shtynė tė rritet, tė krijojė familje, tė lindė fėmijė, tė besojė e tė ndihė nė vazhdimėsinė e jetės. Qelizat, qė funksionojnė nė trup, si tru e si ndjesi, kėrkojnė papushim tė riprodhohen. Prej mishi a prej buke, ē’rėndėsi kishte? I rėndėsishėm ishte krijimi, qoftė edhe si rikrijim, por jo i vetes prej vetes.
    “Ja qė ndodhi,” thashė me vete, “edhe pse bėrjen e vetes e nisa paqėllimshėm...”
    S’do tė kisha guxuar, paraprakisht. Do tė mė dukej e pamundur t’u kėrkoja gishtave tė mi, duarve tė mia, syrit tim, shijes sime, vetes sime, tė pėrngjashmin prej buke. Si do t’a lypja prej tulit tė bukės kėtė katana prej mishi, gjaku e kockash, qenien time qė u ishte mėrguar fėmijėve, gruas dhe jetės atje jashtė? Nėse rimodelimi i fėmijėve, le tė themi edhe i gruas, kishte shpjegimin e vetė, mungesėn e tyre, ē’dreq mė shtyri tė shtoja midis njerėzve prej buke gardianin, komandantin e burgut dhe veten time? Tė dy i kisha kėtu, mė kishin ardhur nė majė tė hundės! Aq mė shumė vetja ime...
    Pėr shkak se ndodhem nė vetmi, nė botėn time tė vogėl, paskej ardhur vjedhurazi ora e ribėrjes sė Vetes Tjetėr?
    Kush e di si isha kandisur prej kurtheve tė lloj-llojshėm tė qelisė, gjersa merrja pėrsipėr tė dilja prej vetes e tė pėrftoja formėn e njė statuete. Dhe, gjoja i isha gėzuar, mjerisht, lirisė sime tė vogėl.

  4. #3

    Faruk Myrtaj



    Faruk Myrtaj - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Askusho pėr postimin:

    Alvlora (16-11-2013)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Impresion -Nga Faruk Myrtaj,Toronto

    Emri:  Polen drite.JPG

Shikime: 6007

Madhėsia:  21.3 KB

    Mbase nė Tirane mungojnė shumė gjėra. Gjėra qė s'janė. Qė nuk janė dot. Qė nuk janė krijuar apo qė s'i bėjmė dot. As qė ia vlen tė ankohemi pėr to!
    Mė shumė na dhembin gjėra qė i kemi e nuk i shfaqim. Gjėra qė nuk shfaqen se ne e mbushim ajrin dhe skenėn dhe faqet e para tė gazetave me shtirje e sforcime dhe grindje pėr para dhe pushtete tė fuqise fizike.

    Lexova kėto vjersha, kėto poezi, kėto shpirtėrima, dhe pyes: Salloni i Poezisė nuk di pse s'ėshtė nė Tiranė?
    Pse s'mblidhet, nuk e di. Valdete Antoni, na prek si pėrmendje dhe duhet ta riformuloj pyetjen:
    Apo mblidhet dhe nuk e dimė ne, tė gjinisė tjetėr?! Kjo mosdije do tė ishte e mrekullueshme.

    Ne vazhdojmė tė shtiremi: pėlqejmė kėtė lloj poezie, dhe flasim e lėvdojmė e mburrim tė tjera; vetėm e vetėm se ashtu kanė bėrė ata qė na mėsuan kėshtu tė bėjmė edhe ne! Pastaj, sigurisht qė na ndodh si tek poezia e Valdetes:

    "Nėntė muaj, asnjė ditė mė pas
    Zoti u fali atyre nga njė vajzė
    Me buzėt dhe sytė e tė vdekurės..."

    Nuk di sa prej poetėve tė antologjive zyrtare marrin pėrsipėr tė krijojnė dot kėtė gjendje poetike krejt tė natyrshme!
    Salloni i Poezisė duhet krijuar. Nė ėshtė, duhet nxjerrė prej ilegalitetit. Nė se nuk ka vend pėr kėtė sallon le tė mos jetė mė ish Salla e Lidhjes sė Shkrimtarėve ku Naimi kishte kohė qė vuante vetminė.
    Prej shumė kohėsh ia hoqėn nga antologjitė vargjet "Baltė e pluhur lė tė bėhem/ tė mė shkeli kėmba e Saj!"

    Nuk besoj se e ka pasur thjesht pėr dashurinė, Naimi. Por pak rėndėsi ka: unė e lexoj si dėshire pėr tė respektuar poezinė e sė bukurės.

    Valdeti ėshtė saktėsisht ajo qė e vizaton Pendkaltri (Kolec Traboini). Unė e mbaj mend vetėm duke buzėqeshur, vetėm duke pranuar tė tjerėt nė zgjedhjen e tyre, nė shijen e tyre. Ka shkruar e ka pėrgatitur emisione pėr tė tjerėt, pa asnjė prapamendim pėr t'ja pasur borxh; i janė kthyer pa e ditur as ajo vetė: duke lexuar e pėlqyer poezitė e saj! Sa vite jane bėrė kėshtu?
    Sa vite u bėnė qė shumė prej nesh e dinė qė poezia e Valdete Antonit ėshtė e tillė, e veēantė, e butė, njerėzore, ndjesore? Pra, nuk ka asnjė rėndėsi mosha e saj...

    "Kape fillin tim tė fanellės
    mblidhe, ja kėshtu si unė
    Oh tė ra nga duart
    Kape, kape prap
    Ne mbledhim lėmsha
    dhe rrimė pa fanella..."

    Nuk di nė ka zemėr qė nuk rreh ndryshe, duke lexuar kėtė poezi. Valdeti gjėmon sė brendshmi, sė thelli. Ajo qė shihet nė breg-det, dhe bėn sikur pėrplaset me brigjet, ėshtė vetėm dukja. Kaltėrsia vjen prej thellėsisė, mosha vjen prej lojės me jetėn, nė fund vjen vetėm filli i fillit. Edhe po s'deshe ti, ēdo gjė nis nga e para. Poezia tė ka ikur duarsh dhe lexuesi tė mban mendsh e ndjenjash si tė tillė...

    "Perdja u shty
    dhe rrezja pa shtresat
    e fjetura vetėm
    dhe gruan
    qė paloste natėn..."

    I rishkruaj kėto vargje, kam dėshirė tė rishkruaj edhe tė tjera, thjesht se mė duket se provoj ndjesinė e dhuratės qė vjen edhe pa ta dėrguar kush nė adresėn tėnde.

    Faleminderit Valdet!



    Emri:  Faruk_Myrtaj_lajm_26_shtator.JPG

Shikime: 3046

Madhėsia:  12.7 KB
    Botuar tek Gazeta Telegraf. - Nr. 676, 6 prill, 2008, f. 17.

  7. 2 antarėt mė poshtė falenderuan abica pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Alvlora (16-11-2013),Sorkadhe_Kelcyre (12-11-2013)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Post Faruk Myrtaj - 'Burgu i ri' (tregim)

    "BURGU I RI" - Faruk Myrtaj



    Si shenjė dashurie, ajo i kėrkoi njė dhuratė krejt tė veēantė: “Diēka qė nuk i ėshtė ofruar asnjė femre tjetėr nė kėto vise...!“
    Duke ditur natyrėn e tij dhe shpirtin e saj, ai i premtoi njė burg.
    Vendimi i parė i kabinetit tė ri qeveritar: miratimi i fondeve pėr ndėrtimin e njė burgu.

    Edhe ajo pjesė e kryeqytetasve qė gėzohej me "lermė o Zot tė rroj", shtetasit e ngeshėm - gati tė pranonin simbol kombėtar kėrmillin nė vend tė shqiponjės, dhe ata qė u bindeshin pa kushte qeverive qė pasonin, nuk e fshehėn befasimin. Nė njoftimin zyrtar nuk fshihej kujdesja qė burgu i ri tė mos paragjykohej, prej burgjeve tė mėparshėm. Sipas zėdhėnėsit, kjo shtėpi e re pa qira do ish respektuese e sė drejtės pėr dinjitet qytetar. Secili i respektuar, edhe kur t’i ndodhte tė shėrbente ose t’i shėrbehej nė kėtė burg.

    Numri i shėtitėsve nė "Bulevardin e Tė Rėnėve Pa Vetėdije", qė shkonte e urtohej tek kėmbėt e pallatit tė madh tė qeverisė, u rrallua me shpejtėsi. Ēdonjera prej qeverive tė mėparshme ish marrė me riparimin e burgjeve, tė gjitha premtonin ndershmėri pėr tė ndershmit, ndėshkim pėr ata qė vinin dorė mbi pasurinė publike, por as tė ardhurit nė pushtet me krisma s'kishin nisur me hapje burgu.

    Si pėr tė qetėsuar masėn e qytetarėve qė pėrgjėrohej pėr ec-e-jakėn pėrgjatė bulevardit, tė nesėrmen u publikua njoftimi shtesė: njė e teta e fondeve pėr ndėrtimin e burgut, do tė vilej prej pagave tė kryetarit tė shtetit, kryeministrit, ministrave, zv/ministrave, drejtorėve tė drejtorive dhe zyrtarėve tė tjerė tė lartė. Pak orė mė vonė, u pėrhapėn fjalė se tė tretėn e pagės do ta dhuronin pėr burgun e ri edhe shefi i opozitės, kryetari i kontrollit tė serverve tė tatimeve, avokati i tėrė popullit, madje edhe pretendenti i pėrhershėm pėr postin e ministrit tė Drejtėsisė me kahje oksidentale atlantike... Nė kėtė truall tė bekuar, mė nė fund, po shfaqej mrekullia.

    Pėr traditė tė kėsaj ane, “burgu, pėr burrat ishte”, gjer pak kohė mė parė kur njė hovardar pushteti bujti vetė nė lloj tė tillė strehe. Vetėm pėr shkurt, se ndėshkuesit u penduan dhe, pėr ndjesė, e rikthyen nė karriken e parė. Kryeqyteti mbante mend burgjet e vjetra, ku kishin shtyrė pjesė tė jetėve tėrė kryeministrat, me pėrjashtim tė atij qė e mbyllėn nė ēmendinė dhe tė atij tė mbramit fare, qė preferoi tė mbetej burrė edhe pa hyrė nė burg, duke zgjedhur vdekjen me letėr amanet. Nuk kujtoheshin tėrė sa kishin ndodhur, por kurrė siē flitej se po ndodhte sė fundi: shtetarėve do tu mbahej “Taksė pėr Burg”.

    Opozita kish gjithė arėsyet e pretekstet pėr t'u shqetėsuar. Secili prej saj mund ta gjente veten nė hapėsirėn e kėtij burgu. Rioshėt nė karrike mund t'i dėrgonin aty liderėt e saj, por njė mendje tjetėr qetėsonte se do ta pėrdornin burgun si reklamė e mjet presioni. Dyshimet e qetėsuesit pėrkėmbeheshin kur nisi tė flitej pėr njė burg ku, sipas shpenzimeve tė parashikuara, mund tė besoje se do pėrdoreshin pėr herė tė parė mjete pėrpunimi, hetimi dhe investigime moderne. Zėra tė tjerė e lidhnin nevojėn e kėtij burgu me numrin e shtetasve nė emigracion. Ishte e njohur kėrkesa e ministrive tė burgjeve fqinje, dhe e tė burgosurve atje, pėr transferim nė burgjet e atdheut tė vetė. Nėse mėmėdheu s'i kish mbajtur e trajtuar dot si prind, kujdesej t'u bėhej i dhimbshur si burg.

    Nė ditėt mė pas, u pėrfolėn detaje qė mbėshtesnin e rrėzonin kėto hamendje. Zėdhėnėsi i ministrit tė brendshėm, qė pėrcolli optimizėm e humor (ndryshe prej seriozitetit ngjethės tė homologut kryeministror), ngulmoi tė qartėsonte se kurrkush prej votuesve tė thjeshtė s’kish pse t’i druhej ngritjes sė kėtij burgu. Aq mė pak opozita, shtoi ai. Por as qė mori mundimin tė jepte hollėsi: nėse jo qytetarėt e thjeshtė dhe as opozita, kush tjetėr duhet tė druhej prej hapjes sė kėtij burgu?!

    “Tėrė vlera monetare, materiale e shpirtėrore del prej djersės sė popullit. Burgun e Ri prandaj e ngremė...Tė shkojnė tė gjithė. Absolutisht tė gjithė..."

    E bėri edhe mė turbulluese historinė rrekja e kabinetasve qė, njė mė dy dhe pėrmendnin si vlerė tė shtuar kėmbimin e kohėvajtjes nė burg me dėmshpėrblim monetar. Nė burg s’do tė shkonte kollaj kushdo: njė shofer qė parkonte gabim, njė i-fshatrave tė thellė- shndėrruar nė kryeqytetas si kompensim pėr emigracionin masiv tė ish-kryeqytetasve - qė mbante ndezur dritat e oborrit, ndonjė drejtoreshė shkolle qė nxirrte nxėnėsit pėr miting, thjesht do gjobiteshin. Paralajmėroheshin varfanjakėt tė mos shpresonin pėr t’u gjendur nė Burgun e Ri?

    Trazira u bė lemeritėse kur u mėsua sasia pėrrallore e parave dhe e valutės nė dispozicion pėr burgun e ri, dhe trualli i zgjedhur pėr ngritjen e tij: lartėsia e kodrės qė sundonte krye-qytetin, ajo me gjelbėrim tė ėndėrruar pėr pikė turistike e shlodhje masive. Kodra zbriste butė-butė pėr nga qyteti, nė fund tė “Bulevardit tė tė Rėnėve Pa Vetėdije”.

    Shėtitėsit filluan ta mbanin paksa hapin, kur arrinin aty. Ujdisnin frymė-marrjen dhe vėshtronin shoshoqnė pėrhumbshėm. Nuk ėshtė pėr tė qeshur, vėlla. Njė ditė tė beftė, kur tė ketė mbėrritur kėtu, dikush mund t'i afrohet secilit prej nesh dhe t'i thotė, natyrisht me mirėsjellje: “Nė emėr tė popullit...a mund tė ngjitemi deri atje lart?! Ėshtė bukur, atje...”, duke bėrė me dorė pėr nga Burgu i Ri.

    Siē nuk ndodhte me asnjė premtim tjetėr, themelet e burgut tė ri nisėn menjėherė. Ishte vėrtetė njė dhč i bukur, i dashur, qė s'mbante lagėshti, garanci qė tė ndėshkuarit e ardhėm dhe gardianėt s’do vuanin dhimbje eshtrash, si rėndom nė burgjet e hershėm. Pėr shkak tė majėkodrės zgjedhur si truall, dielli do ta pėrkėdhelte ndėrtesėn, prej rrezes mė tė hershme tė agimit deri nė ēastet e shuarjes sė vonė nė mug. Pikėrisht aty, kish qenė njė pikė pushimi mbretėrore. Pėr inerci shtetėrore, pas abdikimit tė mbretit, shėrbeu edhe pėr shtetarėt mė pas, qė, jo vetėm pėr kėtė, ia ndaluan kthimin mbretit, gjallė e vdekur.

    Ajo qė i dha shtysė habisė sė fillimit, ishte lėnda qė u pėrdor pėr ngritjen e mureve: qelq i ėmbėl, i pėrshkueshėm nga drita, i tej-vėshtrueshėm nga brenda por jo edhe nga jashtė. Tė burgosurit do mund ta kundronin qytetin, por jo qyteti ata. Mė vonė, pasi muret e kaluan bojėn e njeriut, u pa qė nė hapėsirėn brenda rrethimit ish ruajtur krejt-e-krejt gjelbėrimi.

    Mos u bėni naivė, ia behu njė zėth, midis kėsaj pėshpėrime alla-romantike. Burgu, kurrė s'ėshtė ai qė duket, muret e qelqta nga jashtė, gjelbėrimi, shatėrvanėt e ndriēuar; burgu janė qelitė, mungesa qė verifikohet kur tė mbyllin brenda. Gjer vonė nė mesjetė, deri nė rilindjen e parė, zotėrinjtė e robėrit rronin nė tė njėjtėn kėshtjellė. Lart bėhej qejfi, vėrshonte orgjia, por atje poshtė, nė bincat e qilarėt e qelitė, valonte druri...Dyshimi ėshtė liri, po pėrse opozita s’ndjehet pėr ngritjen e kėtij burgu, ma thua dot?!

    Gazetat e pėrditėsuara e televizionet, tė tėra tė pavarura nga populli, nisėn tė botonin faqe speciale, opinione, qė me njė herė komentoheshin kudo. Si lajmet qė jepen njė herė nė njėzetė-tridhjetė vjet pėr afrimin e njė komete, qė mė nė fund do vinte, por kur?

    Mezi-pritej dita e pėrurimit, qė pastaj tė vijonte dita e parė e ndėshkimit, e ardhjes tė tė burgosurit tė parė. Dikush, ēdokush, cilido le tė ishte, prej shtetasve, vetėm tė fillonte, aman! Me ngarkesė tė rėndė fjala "Burg", por e shoqėruar nga cilėsori "i Ri", ndonse pa u vėnė nė punė kish ndryshuar diēka nė jetėn e kryeqytetasve. Qoftė edhe si njė pikė humori nė gotėn e trishtė tė gjėrave qė harroheshin brenda tri ditėve tė kujtesės kombėtare.

    Pas orės televizive tė vonė, nė pasqyrėn e shtypit tė nesėrm, tėrhoqi vėmendjen njė gazetė e re, me titullin "Burgu i Ri". U tha se do botohej me ngjyra e letėr luksi. Si pėr tė vazhduar habinė nė kėtė histori me burg tė ri, gazeta do shpėrndahej falas.

    Mbase numri i parė i saj u shpėrnda prej kuriozitetit, por nuk ish ky shkaku qė nė vazhdim, tėrė shtetasit, kėrkuan ta kishin doemos, pėrditshmėrisht, edhe sikur botuesi tė ndėrronte mendje dhe tė vendoste njė pullė tė kuqe pėr shitjen.

    Nė kėtė gazetė lexuesit mėsuan pėr burgjet mė tė famshėm dhe tė mbyllurit e hershėm tė njerėzimit. Plasi gallatė e madhe me llojin e akuzave dhe sjelljen e tė burgosurve tė parė tė botės, pėrbėrjen e trupit gjykues, dėshmitarėt dhe nenet ku mbėshtetej dėnimi me muaj, vite, me burg tė pėrjetshėm ose me vdekje. Gazeta “Burgu i Ri” vijoi me tentativat e para tė tė burgosurve pėr tė ikur, arratitė e sukseshme dhe tė dėshtuara. Secila prej tyre ishte bėrė shkak e domosdo nė pėrsosjen e rregullave e masave tė sigurisė, gjersa burgu mori trajtėn qė ishte e vėshtirė tė ikje. Nė gazetė u botua edhe letra e fundit e femrės sė parė tė vdekur nė burg, vdekje misterioze, qė ishte shoqėruar me ndryshime tė rregullores atje. Prej atėherė ishte lejuar, mė sė pari vetėm njė herė nė vit, diku nė prill apo maj, takim privat bashkėshortor. Diku, gruaja e njė tė burgosuri ish lutur ta mbyllnin edhe atė, me njeriun e saj atje brenda. Njė gardian i shekullit katėrmbėdhjetė pat rėnė nė dashuri me tė burgosurėn e tij, thjesht prej lotėve tė saj, teksa dilte nga orėt private me burrin e saj tė lirė.

    Njohuritė pėr vend-ndodhjen e burgjeve tė veēantė (nė mes tė ndonjė shkretėtire, nė ishuj tė pashkelur e majėmale pa rrugė, madje edhe burgje nėntokė, nė miniera tė braktisura), jo mė pak se rrėfimet e tė burgosurve, fatet e tyre pas kryerjes sė dėnimeve, u bėn aq familjare nė kryeqytetin me Burg tė Ri, sa mė kureshtarėve iu tipos tė rrėmonin nė arėsyet origjinore tė vajtjemendjes sė njeriut tek to. Ishte joshėse tė merrje vesh se paskej qenė legale e drejta e tė burgosurve pėr t’u kėmbyer nga tė afėrm tė tyre, ose prej cave krejt pa lidhje me fajin. Ende nuk kish zyra pune si sot, por kryerja e dėnimit tė tjetrit u bė zanat.

    Siē ndodh me njeriun, teprimi nė dėnim jo mė pak se teprimi nė durimin e kot-pritjen e tė dėnuarve me jetė, solli ndryshimin e ligjeve e rregullave. Lotėt jashtė mureve dhe vdekjet nė heshtje tė tė burgosurve brenda tyre, sollėn ndryshimet e praktikave. Njė shtresė e tėrė njerėzish siguronte jetesėn duke punuar si e burgosur, teksa tė tjerė, porositėsit, ndjeheshin tė imunizuar pėrballė ligjit, qė u ndalua mėkėmbėsia nė burgjet. Mbase prej diferencimit tė madh pasuror, kish marrė jetė njė praktikė tjetėr: shlyerja nė para e fajit tė bėrė. Dilje nga burgu fill nė momentin pas hyrjes nė tė, nėse depozitohej shuma nė fjalė. Pas kėsaj, nė burg shkonin vetėm ata fatzinj qė s'kishin tė paguanin, varfanjakė qė mbase vėrtetė ndjeheshin mė mirė brenda se jashtė tij.

    Ligji ndryshohej, shkelėsit gjenin formė tjetėr, orvajtja pėr tė shpėtuar prej kufizimeve nuk reshtte, bashkė me ēudinė se diēka qė ish faj dikur, pas pak dekadash konsiderohej virtyt. Gjahtari fshihej nė pėrgjim tė gjahut, por edhe gjahu rrekej papushim si t’i vidhej syrit tė tij. Burgu afatgjatė nuk ish mė i frytshėm, qė u kthyen te ndėshkimi fizik: cungimi, prerja e gishtėrinjve pėr vjedhjet, prerja e llapave tė veshėve pėr mos-dėshmi apo e gjuhės pėr dėshmi tė rreme...

    “Burgu i Ri” botoi dokumente pėr ekzistencėn dikur tė njė dėnimi tė veēantė: pėr abuzim me paranė e popullit, nėpunėsve tė shtetit u damkosej nė ballė vula e shtetit, stema e mbretėrisė apo e republikės, blangė qė u mbetej tėrė jetėn nė ballė. Diku qč pėrdorur shėtitja e detyruar, duarlidhur e kryeulur e ndonjė nėpunėsi ligjshkelės, nėpėr rrugėt mė tė populluara tė qyteteve tė mėdhenj e kryeqyteteve. Turma e qytetarėve shoqėronte me gaz e brohori nėpunėsin e dėnuar, si ariun nė fshat ditėve tė pazarit tė madh, dhe kėndonte himnin kombėtar. Vendimi niste tė zbatohej, teksa dikush lexonte nenet e kodit moral direkt nė fletoren zyrtare. Edhe mė interesante praktika ndėshkuese diku tjetėr: goditja me shtizė tė flamurit, e nėpunėsit tė zėnė nė faj publik. Dėnimi me vdekje kishte hyrė dhe ish hequr disa herė, gjersa pas dėnimit me varje, ishte hequr edhe ai me vdekje. Pėrderisa jetėn na i jep Zoti, vetėm ai ka tė drejtėn tė na e marrė, shkruhej nė gazetėn Burgu i Ri. A ka dėnim mė tė madh se ta shtysh jetėn nė burg? Vdekja u rikthye, kur u ngjitėn nė pushtet ata qė s’donin t’ja dinin pėr Zotin, por haka u ra shpejt mbi kokė tė tyre: nisėn tė vrisnin njeri tjetrin.

    Tė prekur nga historia e burgimeve, tashmė jo veē kureshtarė, edhe mė tė ndjeshėm pėr tė drejtat e njeriut (janė njerėz, nė fund tė fundit), kryeqytetasit u ndjenė edhe mė tė respektuar kur u bė e ditur se qenė propozuar lehtėsira tė shumta pėr qiraxhinjtė e ardhmė. Atje, do gėzonin jetė sa mė normale, gati gati si nė familjet e tyre dhe nė gjirin e shoqėrisė. Dikur, diku, nė njė shtet qė ia kishin harruar edhe emrin tashmė, ose s’e zinin n’goje mu pėr kėtė, nen i parė paskej qenė ai nė bazė tė tė cilit nuk lejohej dėnimi dhe as pėrfolja e sundimtarėve tė epėrm, pavarėsisht fajit tė supozuar apo edhe tė provuar tė tyre. Por, si ndjesė, kthyen nė ligj tė drejtėn pėr padi penale pse nuk kishte funksionuar telefoni on line kundėr abuzimeve e shpėrdorimeve...

    Lajmi se nė Burgun e Ri muret, dyshemeja, tavanet e qelive po visheshin me shtresa materialesh qė pengonin tė ftohtit nė dimėr dhe tė nxehtit nė verė, u konsiderua element qartėsisht human. Nė mjediset e pėrbashkėta, deri edhe nė intimitetin mė tė thellė tė qelive, do kishte aparate televizive, librari, radio, dushe, shatėrvanė, pishina. Sipas njė kalendari miratuar nė mbledhje tė qeverisė, por ende tė pashpallur nė fletoren zyrtare, ministrat do kishin takime me tė burgosurit nė njė sallė tė posaēme, brenda tij.

    Ishin kohė tė tjera, vendi qe hapur, edhe burgjet do hapeshin, duke u konsideruar sidosi hapėsira tė mbyllura. Fonde tė tjera programesh e projektesh, tėrė shuma e akorduar pėr integrimin me botėn dhe milionat prej shndėrrimit nė Komedi tė Dramės Kombėtare, u livruan pėr pėrfundimin sa mė tė shpejt tė Burgut tė Ri. Nė pik tė fushatės elektorale, nga tė dy palėt, u artikulua diēka qė shkaktoi mallėngjim gati kolektiv: e drejta e qėndrimit atje brenda, e tė burgosurve bashkė me familjet e tyre. Pozita e opozita, nėn sugjerimin e emisarėve tė huaj pėr harmoni, dhuruan me urgjencė tepricat e fitimet, sekush sugjeroi edhe pėrdorjen e parave ende tė pa-emetuara tė Bankės, madje edhe ato tė pėrfituara nga mosdjegja e drogės popullore, tė gjitha pėr shpejtimin e punimeve tė Burgut tė Ri...

    Nė orėt e fundit tė natės, teksa publikoheshin tė dhėnat e para tė zgjedhjeve tė humbura nga njė palė dhe tė fituara nga pala tjetėr, u bė e ditur se tėrė kabineti qeveritar, nėn moderimin e shefave tė huaj tė doganave e drejtorėve vendas tė mediave ku botoheshin njoftimet e reklamat zyrtare, nisi zhvendosjen pėr nė Burgun e Ri.

    "Tė gjithė transferohen pėr atje. Edhe kėta qė po ngjiten, kanė qelitė e tyre..."

    Me kėtė nėn titull, doli numri i fundit i gazetės “Burgu i Ri”. Gjėrat ndodhėn aq gėzueshėm, nė harmoni aq ngjethėse, sa qytetarėt ende s’e besonin atė qė, se kush, e kish thėnė qysh nė krye tė nisjes sė punimeve: Kėta po e bėjnė edhe burgun pėr veten!



    * * * * *

    Shėnim: [Tregimi ėshtė pjesė e librit 'Nudo Zyrtare', i cili ėshtė vlerėsuar nga Ministria e Kulturės si "Libri mė i mirė me tregime pėr vitin 1996"]

  9. 2 antarėt mė poshtė falenderuan G@briel pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Do Not Tread On (12-08-2014),Pinxhuku (13-08-2014)

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Faruk Myrtaj - 'Kulla e Pėrgojuar' (tregim)

    KULLA E PĖRGOJUAR
    Tregim nga Faruk Myrtaj


    Si rrallė herė tjetėr, nuk arriti ta ujdiste pėrgjigjen qė duhet tė jepte. I ndodhur mes tri tė tjerėve, tė huaj edhe ata, nuk diti ē’tė thoshte. Iu tha pėshtyma nė buzė, iu bė se po mbytej, teksa njeri prej tyre, ai qė kėmbėngulte tė merrte njė pėrgjigje, duke i qeshur fare pranė, iu lut tė mos e merrte seriozisht.

    "Pėrse e vuani kaq shumė, miku im?! Unė nuk po shpik gjė. Nuk di se ku, por e kam lexuar diku, jam i sigurt. Nė njė krahinė tuajėn, nė disa fshatra a mbase nė njė fshat tė vetėm, diku nė hartėn e Atdheut tuaj, ka qenė zakon qė pėr tė respektuar mikun i dėrgohej nė shtrat vajza e shtėpisė! S’ėshtė e vėrtetė kjo?!"

    Prej frėngjisė ku ajo vetmonte dukeshin qafat e maleve, lugina mbyllej aty ku tretej vėshtrimi, njė gjurmė si rrugė e rishtė bari shkelur kėmbėsh qė ajo nuk e dinte, ose e kishte harruar, pėr ku nxirrte. Dėgjoheshin zilet e kėmborėt e bagėtive kur dilnin apo ktheheshin nga kullotja dhe angullima e pėrvajshme e qenve nėpėr natė, pas sė cilės nėna pėrsėriste gjithnjė tė njėjtėn frazė, "Hėngshi kokėn tuaj, o Zot!", dhe kaq.

    Edhe asaj dite, syri ‘s’mundi t’i rrokte pamje tjetėr veē asaj tė tė gjitha ditėve tė tjera. Vėshtrimi largohej prej mureve tė errėt tė kullės, shkonte rrėshqitazi tek pllakat e gurit me tė cilat ishte shtruar oborri, shtynte vetėtimthi portėn, dilte pėrtej udhėzės qė lakohej nė tė tėposhtėn e bregut, i cili i bėhej se humbiste tek njė breg tjetėr mė i lartė qė, nėn hijen e malit pėrballė, mbetej pėr vete si njė xhuxh. Pamja mbushej e tėra prej krijesash tė natyrės: dru, shkurre, gėmusha, gurė, ca pllanga tė vogla toke prej dheu tė mbjella me misėr, si thjesht pėr tė provuar se, megjithatė, edhe kėtu mund tė jetohej. Si gjithėkund.

    Njerėzit thuajse mungonin tėrėsisht nė kėtė fushėpamje, nėse nuk do tė llogariteshin njerėzit e shtėpisė. Ata ishin tė vetmit, tė njėjtėt, tė pakėmbyeshėm me askėnd tjetėr. Kulla pėr ta ishte vetėm strehė e natės. Sapo agonte, largoheshin pėr tu kthyer vonė nė muzg, kurse ajo, Age Peshkagjini kishte pėrpara tėrė ditėn e lume dhe tėrė natėn me vetminė e saj tė ofruar nga Zoti. Ajo nuk largohej. Pėr askund. Si tė ishte pjesė e kullės, dilte nė frėngjinė e saj dhe u lutej syve tė saj tė vėshtronin sa tė ishte e mundur mė larg. Kėrmijtė pėrgjatė murit tė lagėsht tė kullės, ashtu tė avashtė e tė drojtur, bėnin shoqėri tė heshtur me vajzėn. Lėshoheshin pėrpara me antenat ngritur sa mundnin, me tėrė trupin nxjerrė prej guackės, duke lėnė pas vragėn e tyre tė artė. Nė shterje tė ditės, nė muzgun qė njomte deri edhe frymėmarrjen, do tė duhej tė mbylleshin njėlloj, kėrmijtė dhe vajza e asaj kulle.

    E kush vallė, do tė vinte re asaj dite pėrskuqjen e fytyrės sė asaj vajze nė moshė, tek qėndronte nė pezullin e ftohtė tė frėngjisė sė kullės sė Peshkagjinėve? As pėrhumbjen e lojės se paqartė tė dorės sė saj, nuk kishte ngč ta kqyrte kush. Si tė ishte pjese e trupit tė njė tjetri, gishtėrinjtė e saj krehnin, nė fillim butė e pastaj ca mė ashpėr, thuajse dhunshėm, gėmushėn e flokėve tė saj, duke zbritur pastaj deri nė qafėn e njomė e paksa tė djersitur. Ndaleshin pėr njė ēast, trembur, nė lugun e butė tė gushės dhe vazhdonin tė zbrisnin mė poshtė, sikur tė prekin frutat e njė peme fshehur prej diellit, mbirė e rritur nėn hijen e mureve tė lagėsht tė kullės.

    Pothuaj instiktivisht dora i bindej urdhėrit tė marrė prej shqisave e ndjesive qė sikur fshiheshin, drojtur edhe prej vetes. Mė tej dora i zhvendoset edhe mė poshtė, nėpėr trup, por gjithnjė vetėm mbi rrobat qė, edhe ato, digjeshin nė tė njėjtėn temperaturė tė tij. E kush e di ku burojnė llavat vullkanike?

    Kur syri nuk mundte mė, madje kur ai humbte edhe terrenin qė ishte pronė e Peshkagjinėve, ajo kujtohej se ia kishte mbrritur mbrėmja, qė kishte ritualin e vet. Babai shfaqej nė harkun e bregut tė vogėl, ajo duhej tė zbriste e t’i hapte portėn e jashtme. Gjithėsesi, duhet tė zbriste pėr ēdonjerin qė vinte. Rituali i hapjes dhe mbylljes sė portės, edhe pse dukej fare i kotė, ishte pjese e atij kodi, e atyre rregullave tė lėna prej mė tė mėdhenjve qė vdisnin kėnaqur qė linin pas kėto amanete tė vyera e tė pėrjetshme. Kurrkujt tjetėr, as pėr tė mirė e as pėr tė keq, nuk i voliste tė vinte gjer aty ku ishin ngjitur Peshkagjinėt, por dyert e portat prandaj janė: tė hapen e tė mbyllen. Dyert qė rrijnė gjithnjė hapur nuk janė dyer. Edhe dyert e stallės apo hangarit tė bagėtive i hap dhe i mbyllė dikush.

    Kur muzgjet rėndoheshin nga lagėshtira, i duhej ca mundim tė dallonte zėrin e babait nga ai i nėnės, teksa zėrat e vėllezėrve ndryshonin fare pak nga i njeri tjetrit. Atė buzėmbrėmje erdhi e para nėna. Nuk e ngriti kokėn, teksa po qasej pėr tek kulla. E bija zbriti fluturim, hapi derėn e rėndė tė oborrit tė kullės, pasi kishte lėnė hapur portėn e oborrit. Teksa priste qė e bija t’a mbyllte sėrish pas shpinės sė saj, vėshtrimi i sė ėmės shkoi dhe ngriu tek fytyra e Ages: Pse kėshtu fytyra e saj sot? Mos ka gjetur pasqyrėn e vogėl tek dollapi im?
    Pėr kėtė pyetje nuk pėrdori zėrin, por bėri bubulluese heshtjen, zakon qė burrat e atyre anėve ushtronin ndaj grave tė tyre. Zonja e shtėpisė, qė bėnte njėherėsh edhe gruan edhe nėnė, po kqyrte hamendėse rreth e qark oborrit, pastaj brenda shtėpisė, si tė dyshonte nė ishte edhe tjetėrkush brenda kullės.

    E bija ishte po ajo, po aq e dashur, dhe qėndroi nė pritje tė porosive tė saj.

    Atė mbrėmje e vonoi paksa hapjen e dyerve pėr vėllain e vogel, madje priti sa ai nisi tė trokiste fort. Age Peshkagjini nuk guxoi ta pėrsėrisė shakanė me vėllanė e madh. Mbase vėrtet ishte marrosur asaj mbrėmje, teksa shkoi ndėrmend qė edhe babanė ta linte tė priste paksa atje jashtė! Jetoi vetėm pak ēaste kjo shkėndijė mendimi, se kur ai do tė zgjaste dorėn tė trokiste, porta e jashtme do tė niste menjėherė gėrvėrimėn e saj tė zakonshme dhe do tė hapej kanatash.

    Babai ishte nurzi, i ashpėr, i drejtė dhe i dhimbshur. E bija nuk kishte shkuar ndėrmend kurrė tė trishtohej apo tė mėrzitej, aq mė pak tė mendonte keq pėr babanė, edhe kur ai, pa iu drejtuar asaj, kėrkonte tė mirrej vesh, njė herė e mirė, se femra nė Peshkagjinėt dilte nga shtėpia bashkė me nderin dhe kthehej vetėm e vdekur pa tė. Ajo e dinte mirė, e besonte, ndjehej mirė madje, kur dėgjonte se tė mirat nė shtėpi vinin pėr tė gjithė, ashtu si edhe tė ligat, nėse ndokush prej pjestarėve bėhej shkak njė ditė. Mezi priste qė ata tė vinin nė kullė, edhe pse ardhja e tyre pak-o-gjė ndryshonte nė monotoninė e jetės sė saj.

    &

    Prej sė largu, vuri re se babai nuk po vinte vetėm. Po sillte nė kullė dikė tjetėr. Njė njeri tjetėr?

    O Zot, njė njeri tjetėr! Nuk e kishte shkuar ndėr mend kėtė mundėsi.

    Sa kohė qė syri shihte vetėm njerėzit e saj: babai, nėna, vėllezėrit, tė njėjtė me tė, aty kishin qenė, prej kur ishin lindur. Tė gjithė i ishin tė dashur. I mjaftonin dhe i tepronin njeri tjetrit. Deri pėrpara ca kohe, kishte qenė edhe gjyshi, por zotat u kujtuan t’ia kthenin fletėn e jetės dhe shpirti i tij u ngjitė atje lart, nė ajrin dhe retė qė shungullonin mbi majėn e malit. Trupi i prehej nė kodrėn me dhč tė bardhė. Prej asaj dite, gjyshi nuk kthehej mė nė shtėpi.

    "Njė fytyrė mė pak...", kishte thėnė e trishtuar Age Peshkagjini me vehte, asaj nate, kur ra pėr tė fjetur. Nuk shkoi ndėrmend tė pyeste veten pėrse trishtimi i ndjehej mė i madh se dhimbja pėr vdekjen e gjyshit.

    "Sikur po e mėrzisnim njeri tjetrin...", i kishte thėnė ēiltazi sė ėmės, disa ditė mė vonė. Pėr gjyshin i kishte thėnė kėto fjalė, por pa ia pėrmendur emrin. Nėna e kishte vėshtruar njė copė here ngultazi, ishte mėrrolur paksa, derisa e bija ia kishte plasur tė qarit: "Ia kam ndjellė unė vdekjen, thua, duke menduar kėshtu?"

    Prej ikjes pėrgjithnjė tė gjyshit nga kulla, kishte mbetur fare vetėm. I pastronte brenda njė ore tė gjitha kthinat, pastaj dilte nė dritare, nė atė frėngjinė prej ku nuk dukej asgjė e re dhe vėshtronte po ato gjėra, ditė pėr ditė, vit pėr vit, gjer kėsaj pasditeje tė vonė, kur babai dukej se po sillte tjetėrkėndin me vehte.

    Age Peshkagjini po kujtohej se nuk ishte e thėnė qė syri tė kapte gjithė jetėn tė njėjtat gjėra.

    I huaji shkeltte nė tė njėjtėn gjurmė me babanė, si pėr tė zbutur tė vėrtetėn se ai ishte tjetėr. Nuk ishte pjestar i familjes sė Peshkagjinėve. As ndonjė i afėrm, prej rrethit tė miqėsisė ose fisit. Ajo i ndoqi me sy gjersa arritėn fare pranė kullės, pa e kuptuar pse po ndjehej e turbulluar, pjesė-pjesė, pastaj e tėra. U pėrmend sa pėr t’i kujtuar vetes se i duhej tė nxitonte tė zbriste pėr tė hapur portėn e madhe. Instiktivisht, po mendonte diēka qė nė vetmi do t’i dukej e ēuditshme: "Paskej njerėz tė tjerė nė kėtė botė, pra! Ja si qenkan…!"

    Po thoshte kėshtu me veten, teksa babai bėri pėrpara, e hapi portėn mė gjerė se kurrė, vuri dorėn tek zemra, pastaj e shtriu pėrpara, duke u pėrkulur lehtė, si t’i lutej tė ardhurit tė hynte nė kullė si nė shtėpinė e vetė.

    I ardhuri vazhdoi tė ēapitej me tė butė, edhe brenda oborrit, sikur bėnte kujdes mos trembte ndokėnd. Babai i priu pėr nga porta e brendshme qė ēonte pėr tek oda e burrave.
    Ages i mbetej tė sillej si gjithė ditėt e tjera. Mbylli portėn e madhe dhe lėvizi pas dy burrave. E mbante vėshtrimin ulur. Ishte mėsuar prej kohėsh tė shikonte kėshtu. Shpinėn paska tė kėrrusur tė babait e njihte si formėn e tė gjithė objekteve rreth e qark kullės, por e gjeti veten tė joshur nga dėshira pėr tė vėnė re trupin e njeriut tjetėr.

    Fytyra e tij, pėr aq sa ajo mundi ta vėzhgonte, iu duk mė me dritė se e babait dhe rrobat qė mbante veshur mė tė ēelura. Mė vonė mori vesh se bujtėsi vinte prej qytetit dhe se tė nesėrmen qysh herėt do tė vazhdonte rrugėn pėr nė fshatin tjetėr. Vetėm ndonjė fjalė prej odės sė burrave depėrtonte gjer te ajo. Krijoi pėrfytyrimin e njė tė qeshure tė lehtė qė shoqėronte papushim tė folurėn e njeriut tjetėr.

    Ndihmoi nėnėn nė pėrgatitjen e darkės dhe afrimin e pjatave tek Oda e Burrave. Nė njė ēast, e ngatėrruar nė kthinat e trurit qė bluante pa drith, pa e kuptuar as vetė, me pjata nė duar, gati sa po hynte nė odėn e burrave. Nė ēastin e fundit, kur retina e syrit tė saj bėhej gati tė reflektonte shembėllimin e njeriut tjetėr, e kishte pėrmendur zėri i nėnės.

    "Ej, ti...U marrose a...?!"

    Age Peshkagjini u kthye vetėtimthi, duke e falenderuar me tėrė shpirt. E kishte shpėtuar nga koritja. Zėri i nėnės, i ushtruar pėr kėsi rastesh gjatė njė jete tė tėrė, nuk e kapėrceu pragun e derės sė burrave por, i shoqėruar prej lėvizjeve tė duarve, shformimit tė fytyrės, regėtimės sė buzėve dhe zbardhėllimit tė dhėmbėve, mbėrriti tek veshi dhe pastaj thellė qenies sė tė bijės si njė klithmė e vėrtetė. Vajza s’kishte asnjė shkak tė mendonte pėr tė keq. Bėhej dy tė mos linte punė tė pa kryer dhe shndėrrohej nė sy e veshė ndaj porosive tė nėnės. Duheshin bėrė po ato gjėra, po ai kujdes, po ato punė dhe po ajo jetė qė ishte bėrė pėrherė nga gratė nė atė kullė. Burrat si burrat dhe gratė si gratė. Kaq, vetėm kaq duhej kuptuar. Nėse ende nuk kishte ardhur dita pėr tė dalė jashtė kulle si nėna e vetė, frėngjia ishte i vetmi vend ku ajo mund tė rrinte, por jo pa dijeninė e tyre. Sikur dalja tek frėngjia tė ishte e ndaluar, as atje nuk do tė dukej. As ditėve, kur robtė e tjerė tė shtėpisė humbisnin pas brigjeve dhe blegėrimės, as mbrėmjeve, kur prej frėngjisė nuk dukej asgjė, madje as edhe gjėrat e mėsuara pėrmendėsh qė i kapte syri ditėve.

    Ajo qė mund tė pritej, dukja, pėrshfaqja, madje ardhja e njė njeriu tė ndryshėm, kishte ndodhur.

    Tjetri, i huaji, jo i fisit Peshkagjin, ishte tashmė nė odėn e miqve ku as nėna e as vajza e shtėpisė nuk duhej tė shfaqeshin. Pėr Age Peshkagjinin, kėto zakone, kėto rregulla tė pashkruara askund por tė mėsuara prej gjithkujt, ishin gjėra tė bukura, tė kthjellta, burrnore. Nėna ia kishte pėrshkruar si shenjtėrira.
    Vajza ofronte pjatat tek e ėma qė i pėrcillte deri tek pragu i burrave, nga ku zgjateshin duart e tė shoqit.

    "Janė tė shkruara e tė rregulluara tė gjitha gjėrat nė kėtė botė e nė atė botė, bijo..."

    Vajza ndjente herė pas here dėshirėn ta pėrqafonte tė ėmėn. S’dinte nėse kjo ishte dhėmbshuri pėr sakrificėn dhe lodhjen, apo pėrpjekje e gėzuar qė edhe asaj po i lejohej tė gjendej nė tė njėjtin ritual tė cilin nėna e kishte mėsuar prej nėnės, vjehrrės, gjyshes, vdekur tė gjitha prej kur s’mbahej mend. Duhej tė jetoje si ato, por edhe mė tepėr akoma: duhej tė gėzoje tė vuaje, gėzoje e vdisje si ato. Age Peshkagjini do tė ēuditej , do tė zemėrohej, nėse ndonjė hije qoftėlargu do t’i vinte dhe do t’i pėshpėriste tek veshi: ke nisur te ndjehesh grua, apo po ngushėllohesh qysh tani pėr shpėrfilljen e ardhme ndaj teje?!

    Kur pėrcjellja e darkės pėr nė Odėn e Burrave kishte marrė fund, nėna e kujtoi se qe koha tė shtronin rrobat pėr gjumė. Tjetra u duk sikur mezi e kishte pritur kėtė fjalė. Nxitoi, madje, pėr nė dhomėn e saj. Veē shtratit dhe rrobave, nė dhomė ruante librat e shkollės. Tė shkollės fillore. I kishte ruajtur sikur tė ruante ashtu kujtimin e kohės me njerėz tė tjerė dhe naivitet fėmijėror. Siē edhe me pėrrallat e gjysheve, kujtimet dhe dashuria pėr to, provohen si ndjesi qė rriten edhe mė, gjatė kohės qė rrjedh pas humbjes sė tyre. Ja, kishte ardhur njė njeri ndryshe, dhe kujtesa nxitoi tė shkonte menjėherė tek librat.

    Asnjė fjalė, asnjė tingull nuk vinte prej Odės sė Burrave. As ajo drita qė mezi kapet prej yjeve tė largėt. Pas bukės, do tė ngriheshin pėr tė dalė edhe vėllezėrit. Njeriu Tjetėr do tė mbetej vetėm me babanė. Vetėm babai e kishte atė fat, tė rrinte deri vonė me njeriun qė s’ishte prej Peshkagjinėve. Babai kishte tė drejtė tė takohej e tė kuvendonte me njerėzit ndryshe. Vetėm ai mund tė ftonte ndokėnd nė kullė, siē kishte bėrė edhe kėsaj mbrėmjeje, dhe vetėm ai do tė dilte ta pėrcillte tė nesėrmen, kur Tjetri tė ikte.

    Age Peshkagjini e respektonte edhe mė shumė babanė pėr kėtė privilegj qė i jipte zakoni. Mbase prandaj i dukej se e donte diēka mė shumė se nėnėn. Si duket kishte dremitur, ashtu shtrirė, e pazhveshur pėr gjumė, teksa dėgjoi derėn qė u hap. Ndjeu frymėmarrjen e nxituar tė nėnės, pastaj dėgjoi zėrin e saj. "Ngrihu dhe shtroi atij, moj qyqe. Si nuk tė shkon mendja vetė? Nesėr pasnesėr do bėhesh grua..."

    Vėshtrimi i nėnės iu duk i largėt, jo i zakonshėm. Mė kėmbė, me sytė tek e bija, me mendjen mėrguar tjetėrkund. Kishte turbulluar shtėpinė ardhja e atij tjetrit, kėshtu?

    "Nė dhomėn e miqve, e di ti...", plotėsoi qortimin nėna.

    Ndenji edhe pėr pak ēaste mėdyshėse dhe ktheu shpinen. Vajza u ngritė menjėherė. Do tė shtronte rrobat nė krevatin ku do tė flinte ai, njeriu tjetėr. Nuk i kishte ndodhur kurrė tė bėnte kėtė gjė.

    "Dyshekun e miqve dhe jorganin e ri, mė dėgjove?"

    "Po nėnė, tė dėgjova..."

    Pas njėzetė minutash dhoma dhe shtrati ishin gati. Vajza bėri tė dilte por, nė ēastin e fundit, syri i kapi njė rrudhė nė ēarēafin e bardhė. U ndje tėrė dėshirė qė nė atė shtrat tė mos mungonte asgjė. Shtriu pėllėmbėn pėrmbi ēarēafėt ku Ai, tjetri, jo Peshkagjini, do tė shtrihej. Ajo gjendja e ngrohtėsisė, qė e kishte pushtuar tėrė atyre ditėve, iu pėrsėrit edhe nė kėto momente.

    Trupi i digjej sė brendshmi, duart preknin dyshekun dhe mbulesat, sikur ashtu tė gjenin udhė pėr t’a pėrcjellė temperaturėn tjetėrkund. E pėrhumbur nė lojėn me veten e panjohur, nuk ndjeu se e ėma ishte kthyer sėrish. Pa u vėnė re nga e bija, por pa shkuar ndėrmend ta pėrgjonte, e gjeti vajzėn e saj tė pėrkulur, duke lėmuar rrudhat, por me tė butė fare, sikur po pėrkėdhelte ēarēafėt dhe mbulesat. Nuk kishte asnjė shkak tė mendonte pėr keq. Nė tė vėrtetė ishte fare e zakonshme: tė gjitha femrat lodhen pėr dukjen, aq mė shumė kur ndjehen nė syrin e botės.

    E bija u ngrit mė kėmbė, tha se i merreshin mendtė, mbase kishte edhe pak temperaturė.

    "Je ftohur tek frėngjia...", i tha nėna dhe dolėn njera pas tjetrės nga dhoma ku do tė flinte i ardhuri.

    Pas njė gjysėm ore, nė kullėn e Peshkagjinėve secili ishte nė shtratin e tij. Edhe ai, bujtėsi.
    Age Peshkagjini s’po i mbyllte sytė. Gjumi vonoi t’i vinte, si me porosinė e saj, derisa ajo ndjeu hapa nė koridorin e shtruar me dėrrasa. Dėgjoi babanė qė i uroi tjetrit "natėn e mirė-n", dhe pastaj rrėshqitjen e derės sė tėrhequr nga jashtė. Hapat e babait qė zbritėn shkallėt, shuarja e jehonės sė tyre, u ndoqėn mė nė fund nga heshtja absolute, heshtja e kullės, qė e bėri edhe mė tė thekshme vetminė.

    Gjithė natėn ai do tė ishte atje. Deri nė mėngjes do ta kishte njeriun tjetėr aty, pėrtej mureve qė ndanin kthinat e kullės. Krejt pafajsisht, nisi tė mendonte pėr muret qė i ndanin. Prania e atij tjetrit u bė me tė vėrtetė ngacmuese, tunduese, bezdisėse, torturuese. A e kishin menduar nėna, babai, vėllezėrit, kėtė?

    Njė orė e ca mė vonė, e bindur se asaj nate nuk kishte gjumė pėr tė, Age Peshkagjini kėrceu prej rrobave. Nuk u vu re nga askush teksa doli nga dhoma e saj, ndali tek ajo pėrbri, pėrgjoi frymėmarrjen e njeriut tjetėr, u bind qė ai ishte nė gjumė, priti edhe pak tė sigurohej me vdekje pėr kėtė, shtyu lehtė derėn e mbetur paksa hapur dhe, majagishtash, hyri nė dhomėn e tij.
    Ai vazhdonte tė flinte rėndė, shyqyr o Zot, nuk ndjeu asgjė teksa ajo hyri brenda, me qiririn nė dorė. Njeriu nė gjumė s’ka punė me hallet e tė gjallėve. Trupi merrte e jepte frymė, kurse fryma e vėrtetė e tij, ajo e shpirtit, kush e di ku ishte. Age Peshkagjini rrinte dhe e vėshtronte. Si ai fėmija qė kur madhohet nė ēdo sekondė, dikur vė re se pėrveē nėnės sė tij, qė e lindi dhe i rri nė sy, paska edhe njerėz tė tjerė.

    Guxoi dhe preku lehtė, fare lehtė, mbulesat e njeriut qė flinte. Diku tek kėmbėt, pastaj mė tej akoma, gjer tek mbulesa, qė frymonte me ritmin e gjoksit. Ballin po e ndjente paksa djersitur. Sytė, qerpikė e qepallė rrėzuar, buzėt nė njė dridhje tė lehtė, teksa gjoksi vazhdonte t’i ulej e ngrihej si ai deti qė gufon e gufon, edhe pse pėr njeriun e gjore e tė vogėl sa njė thėrmijė nė breg, nuk ndjehet as erė, pėr tė shpjeguar ushėtimėn e ujit.

    Prej vitesh, nuk kishte parė njeri tjetėr dhe, prej sa mbante mend, kurrė nuk i ishte ndodhur njė njeriu tjetėr, njė mashkulli, kaq afėr. I panjohur, i pafajshėm, njėlloj si ajo, ai flinte fare patėkeq nė shtratin e shtruar prej duarve tė saj...

    Befas iu dėgjua se ai pėshpėriti pėrgjumshėm. Ca fjalė qė ajo as nuk guxoi t’i dėgjonte e jo mė t’i kuptonte apo tė mirrte vesh kumtin e tyre. Mbeti aty, duke e vėshtruar nė sy, se mos ai ishte zgjuar, por pastaj iu bė se tek flinte pėrmendi, nė jerm, njė emėr gruaje. Mbase emrin e gruas sė tij. Age Peshkagjini i largoi menjėherė duart prej mbulesave hedhur pėrsipėr atij, si prej njė zjarri tė mufatur gjatė tėrė natės, pėrposh hirit.

    U kujtua se ishte me rroba gjumi, madje iu bė se po vinte ndokush prej tė sajve. Vetėm nė kėtė ēast po habitej me veten: nuk i kishte menduar pasojat pėr shkuarjen nė dhomėn ku flinte njeriu i huaj, miku i kullės, bujtur prej babait tė saj? Me ēfarė logjike, me ēfarė shkaku? O Zot, jam nė ėndėrr kėshtu, apo jam ēmendur?

    Iu bė se dėgjoi hapa qė afroheshin. Asnjė rėndėsi se tė kujt, prej njerėzve tė saj ishin. Bija e babait dhe nėnės, motra e vėllezėrve, gjendej atje, nė mes tė natės, nė dhomėn ku flinte bujtėsi dhe, nė tė gjitha variantet, kjo e vėrtetė ishte e pabesueshme, e papėrfytyrueshme. Ajo ishte e sigurt se askush prej tyre nuk do tė shkonte ndėrmend tė hynte nė dhomėn e mikut, ku marrėzisht gjendej ajo. Ata nuk do tė vinin nė dyshim mikun e shtėpisė, edhe kur tė vinin re mungesėn nė dhomėn e saj. Gjėma kishte ndodhur, veē e veē, pėr secilin, ndarazi pre tė tjerėve. E pafalshmja, kishte ndodhur. Njėherėsh me ardhjen e njeriut tjetėr, e pakthyeshme, e pafalshme...

    I bėhej sikur vej-e-vinin atje jashtė, nė koridor. Ndjehej nė fajin mė tė madh qė mund tė bėnte nė jetė: kishte bėrė qė njerėzit e saj tė ndjeheshin mė ngushtė se kurrė nė jetėt e tyre. Ishte e kot tė priste falje prej tyre. Nuk e meritonte. Edhe nėse ata nuk ishin atje jashtė, madje edhe sikur nuk kishin qenė pėr asnjė ēast duke pritur daljen e saj, ajo vetė s’kishte tė drejtė t’ja falte vetes...

    U ndje edhe mė keq kur mendoi se nė ato ēaste mund tė zgjohej ai qė flinte...Gjėma, pas kėsaj, do tė ishte e plotė, fatkeqėsia do tė merrte pėrmasa tė tjera...
    Siē kishin ardhur punėt, nė kėtė jetė tė saj, nė kėtė botė, nuk mund tė ndryshohej dot asgjė. Nxitoi rrėmbyeshėm pėr tek frėngjia dhe, mundimshėm, depėrtoi pėrmes saj. Duke bėrė ē’mund tė mos bėnte asnjė lloj zhurme. Nė ēastin e hedhjes a kur po rrėzohej tėposhtė, u dėgjua njė klithmė drithėruese e paqėllimshme dhe kulla u zgjua e tėra.

    E gjetėn pas pak orėsh atje poshtė, nė fundin e mureve tė ftohtė tė kullės. Ishte e nxehtė, endč. Varrimi u bė qysh atė ditė. Bujtėsi, mori pjesė edhe ai, nė lamtumirėn e vajzės sė shtėpisė tė cilės vetėm siluteėn i kishte parė, ashtu shkarazi, teksa hapi dyert e kullės, mbrėmjen mė parė.

    &

    Mezi e priti rastin tė ndodhej mes tri tė huajve tė tjerė. Ua rrėfeu ndodhinė mė sipėr dhe heshti. Mbeti vuv pėrballė tyre. Nuk diti ē’duhej shtuar mė tepėr. Pėrsėri iu tha pėshtyma nė buzė, iu bė se po mbytej, teksa njeri prej tyre, pikėrisht ai qė kėmėbėngulte pėr njė pėrgjigje, iu lutė tė mos vazhdonte mė.





    * * * * *

  11. #7
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Faruk Myrtaj - 'Hijet e Virgjėreshave' (prozė e shkurtėr)

    Hijet e Virgjėreshave (prozė e shkurtėr) - nga Faruk Myrtaj


    Njė bjonde e gjatė rrėmbeu vėshtrimet e njerėzve nė aeroportin e Torontos. Nuk bėri asnjė pėrpjekje pėr tė fshehur feminitetin. Zbriti dhe kėrkoi policinė. Nėpunėsit e zyrės pėr emigrantėt dėgjuan tė tregonte pasaportėn false dhe kombėsinė e ndryshuar. Ishte shqiptare, jo finlandeze.

    Ardhur nė Kanada ngaqė “atje ku kishte lindur s’mund tė jetohej dot si femėr.”

    Njė bashkėatdhetar i saj, punėsuar nė aeroport, bėri pėrkthyesin.

    “A tė pret njeri? Ke ndonjė adresė, ndonjė tė njohur kėtu?”

    “Po. Quhet Alice Munro…!”

    “Paska emrin e shkrimtares…”

    “Ėshtė pikėrisht ajo...”

    Qenka marrosur patriotja ime, tha me vete pėrkthyesi, duke qeshur trishtuar. Del e bijė e botės nga fshati, nuk provon njėherė qytetin mė tė afėrt, as merr mundimin tė vizitojė njė herė kryeqytetin e vendit tė saj, por vjen direkt e nė Kanada dhe, as mė pak e as mė shumė, pretendon se njihet me njerėn nga shkrimtaret mė tė njohura....Pikė e zezė!

    “A t’ua them kėtyre...Vėrtetė tė njeh shkrimtarja ty?!”

    “Jam personazh i saj…”

    “E ke njoftuar pėr ardhjen kėtu?”

    “Jo, por tani qė jam kėtu, mirė ėshtė ta dijė ardhjen time…”

    “Sikur ta pyesin, a thua do tė jap tė njohur?”

    “Absolutisht! Sapo t’i thonė qė ka ardhur Tina...”

    “Emrin, ju lutem, mbiemrin…”, nisėn ta intervistonin.

    “Tina quhem. Edhe shkrimtarja kėtė emėr ka pėrdorur!”

    “Gjinia?”

    “Jam nga fisi i Gjon Mal Mirajt…”

    “Pyesin pėr gjininė, pėr seksin. Janė formalitete, mos i merr pėr keq!”

    Ajo po qeshte. Duke kujtuar novelėn, do tė donte tu thoshte vendasve.

    Nė Malci, Lotar-a, personazhja e Alice M., kishte vėnė re dikė nė konakun e burrave, me duart pa qime dhe gishtrinjė tė brishtė, me maja tė rrumbullta si femrat, dhe kishte pyetur: ‘Tina, burrė ėshtė ai?!’ ‘Shshshėėėttt!, ia priti Tina nė libėr, mos pyet me zė pėr kėto gjėra...!’ Mė vonė, i tregoi se ai nuk rrinte me gratė, por as burrė nuk ishte. Ishte femėr e betuar se nuk do tė martohej dhe se do tė bėnte jetė burrash.

    Mbase kjo ju sjell nė mendje transvestitėt e sotėm. Se mendja atė punė ka. Kureshtare dhe e uritur, bėn ē’mund tė arrij dallimin, por edhe tė arsyetojė lidhjet midis kohėve dhe njerėzve. Sėmundjet e veset, ashtu si virtytet, kanė lindur njėherėsh me njeriun por rrojnė edhe pas tij. Unė s’kam pse paragjykoj paraardhėsit e mi, ndoshta ndokush nė konakun e burrave ka pėrfituar apo abuzuar me gratė qė betoheshin si virgjėresha. Mbase e drejta zakonore e femrės pėr tė jetuar si mashkull ka shėrbyer si mbulojė pėr tė fshehur joshjet e veēanta, etjen e pafrč apo devijimin seksual. Mbase! Por unė nuk di tė jetė pėrfolur diēka e tillė.

    Natyrisht, kėtu s’ka arėsye pėr krenari. Pėrkundrazi. Njeriu duhet ta pėrdorė trupin si aset fiziologjik, por si i bėhet kur shoqėria dhe jeta imponojnė fshehjen e veēorive natyrore tė individit? Nuk po them pėr sėmundjet, as devijimet fizike dhe, sigurisht nuk shkoj ndėrmend modat qė kallin krupė, por nėse gruaja detyrohet tė bėj burrin, diēka nuk shkon nė atė shoqėri dhe kjo lėndon shpirtin. Trajta femėrore venitet duke marrė trajta tė ashpra, nė emėr tė zakonit. A e pėrfytyrojmė dot njė grua qė jeton si burrė, kur tanimė pretendohet liria e martesės brenda seksit?! Nė ēastin kur bėhet e pamundur tė jetuarit si femėr, duhet kėlthitur dhe vėnė alarmi. Nuk ka lidhje me seksin kjo. Mendoj se ėshtė vėnė nė dyshim fara njerėzore...

    “Jeni e martuar?”

    “Deri nė vdekje jo...!”

    “Jeni nė gjak me ndokėnd?”

    Dukej se e kishin lexuar tregimin tėnd pėr shqiptarėt, do t’i thoshte shkrimtares AM, mė vonė. Por s’ėshtė e lehtė t’i kuptosh njerėzit e mi nėpėrmjet librave shkruar pėr ta. Si gjithė popujve tė tjerė tė vegjėl, historinė na e kanė shkruar tė tjerėt. Edhe kur ndonjė sundues apo shkrimtar vendas ėshtė nisur tė shkruajė diēka, ka dashur t’u pėlqej tė huajve mė shumė se tė jetė i vėrtetė me atė qė ka ndodhur.

    Mbase edhe pėr autoren e “Albanian Virgine”, lindur e madhuar nė Perėndim, s’ka qenė e lehtė pėr ta rrokur atė realitet. Dhe s’di sa ėshtė kuptuar nga lexuesi me jetė tjetėr...

    Mė lejo tė jem i vėrtetė me ju, shkrimtare e dashur. Sot e kėsaj dite, pėr vendet si atdheu im, qė pėr njė mijė shkaqe mbetėn pas, flitet nė mėnyrė tė thjeshtėzuar, tradicionale. Realiteti shihet si i pandryshueshėm, sikur bota bėn pėrpara, kurse njerėzit e mi atje mbeten atje ku ishin. Pėr Shqipėrinė flitet pėr gjakmarrjen si pėr njė punė tė pėrditėshme tek ėorkopolis! Nuk e mohoj, tek ne ende besojnė se gjakut borxh nuk i shpėton dot, qoftė edhe duke ikur maleve. Por gjithėsesi, ėshtė fjala pėr njė zakon tė vjetėr qė, edhe nėse s’ėshtė zhdukur, nuk respektohet si dikur. Si ēdo gjė e dhunshme, zakoni i malėsisė nė syrin e njė lexuesi tė huaj mbetet tejet misterioz dhe i pashpjeguar. Kam frikė se legjenda e vėshtruar si histori, na lė ne shqiptarėve tė paragjykuar...Deri edhe ju...bėheni fajtore pa faj, pėr shkak tė kėsaj mjegulle tė rėndė.

    “Interesohemi pėr sigurinė tuaj, zonjushė.”

    “Gruaja nuk llogaritet si gjak, sipas Kanunit. Duket sikur kėshtu femra ėshtė shpėrfillur, nuk ka qenė e konsideruar e denjė pėr si gjak i marrė apo i mbetur borxh. Por, ka shumė tė ngjarė qė femra tė jetė lėnė mėnjanė vrasjeve pėr shkak tė qenit nėnė. Si vazhdimėsi e jetės, si diēka e shenjtė, pa e shpallur dot tė tillė...”

    Ne e vuajmė edhe sot tė shkuarėn. Siē e vuani ju historinė e popullsisė indiane. Edhe kur nuk pėrmendet, e shkuara tė ndjek papushim. Njerėzit e mi nuk janė primitivė. Janė po ata tė pėrshkruar nga ju, nė librin tuaj, tė drejtė, tė ndershėm, herė herė tė ashpėr, me veset e tyre, qė njerėzore janė edhe ato. Hyjnė e dalin kronikave tė kohėve moderne nė mėnyra disi tė veēanta: diku vrasin, diku shpėtojnė jetėn e tjetėrkujtit duke rrezikuar tė tyren, diku vjedhin pėr t’i shpėtuar varfėrisė qė i ka ndjekur tėrė jetės. Por fėmijėt e tyre ndjehen studentė correct tė kolegjeve dhe universiteteve nė Perėndim. Ata nuk grinden pėr religjionet, por dėshirojnė t’ua zėsh nė gojė pėr mirė Atdheun e tyre, madje edhe kur Atdheu i tyre ua ka nxirė jetėn!

    Njerezit e mi e respektojnė mikun, sidomos mikun e huaj, si shenjtė tė vėrtetė. E besojnė dhe i binden lehtė, ndjehen tė dėshiruar pėr fjalėn e mirė tė tyre, por s’ndjehen mirė kur paragjykohen. Ashpėrsohen shpejt kur ndjehen tė zhgėnjyer nė besėn e dhėnė dhe kjo bėn t’ua pėrflasin hakmarrjen si natyrė tė genit tė tyre. Prejardhės tė njė tė shkuare krenare dhe fatvėshtirė si njė komb i vogėluar prej njė historie tė padrejtė, bartin njė tė sotme delikaate. Plaga e lėnduar herė pas here nuk shėrohet kollaj. Sė paku vonohet kurimi i saj.

    E shkuara vjen e imponohet si e sotme, kur vetė e sotmja shfaqet e pasigurt, ose kur nuk premton tė nesėrme mė tė mirė. Nė Shqipėri, Kanuni si Kod Penal i Kohės pa Shtet, rikthehet sa herė shtetin modern e brejnė pazaret e qejfmbetjet midis politikanėve, sedėrllinjė safi ballkanas, jo rastėsisht dhe jo rallė, tė inspiruar prej tradicionalizmit nė qėndrimet e Perėndimit ndaj Shqipėtarėve dhe Ballkanit.

    Nė momente paqartėsie tė shtetit ligjor, hutuar prej lirive qė predikoni ju qė vini tė ndihmoni teksa dini diēka vetėm prej Shqipėrisė sė vjetėr, grupe njerėzish tė veēantė tek ne, ende nė kontakt tė paktė me qytetėrimin, u shkojnė pas neve tė Kanunit. Ca tė tjerė, si puna ime, ia mbathin prej andej.

    Ndonjė shkrimtari ynė e ka prezantuar Kanunin tonė nė sy tė botės sė qytetėruar si kuriozitet oriental, si ekzotikė lindore pėr shijen e Perėndimit, qė nga ana e tij, i zėnė me tė pėrditshmen, i harruar shpesh pas parasė, s’ka ngč tė merret as me historinė e tij, jo mė tė tjerėve...

    Mbase tingėllon ca si tepėr krenare kjo, por nuk ėshtė se unė u blatoj mbrojtje veseve, dhe as virtyteve tė pamerituara njerėzve tė mi, por ngulė kėmbė nė atė qė prej jashtė mjedisit faktik, veset dhe virtytet mezi dallohen nga njera tjetra...

    Nuk dua tė shtirem me dikė qė shfaq dėshirėn pėr tė na vlerėsuar nėpėrmjet njohjes. S’ėshtė fjala tek fikction-i juaj, se s’kam ndėrmend t’i ofroj rrethana lehtėsuese askujt, por kam shpresėn tė dėgjohem dhe t’u tregoj njerėzve se atje njerėzit jetojnė si kudo. Unė vetė jetoja atje siē jetoj kėtu, nė jug-perėndim tė Torontos moderne. Pak si anonim, por me shpresė qė njė ditė tė mė njohin dhe tė vlerėsohem pėr aq sa jam!

    “Pra ti ke thėnė tė vėrtetėn, kur pėrmende emrin e shkrimtares?” pyeti nėpunėsi i Zyrės sė Emigracionit, pėr t’i shpėrblyer korrektesėn. Pėrgjigjja e saj vonoi shumė, dhe ai kuptoi se e kishte humbur bashkėbiseduesen...

    Ata njerėz nuk gėnjejnė lehtė, rrojnė vetėm pėr nderin, tė cilin e konceptojnė krejt ndryshe nga ne kėtu…Janė botė tjetėr ata…dhe duhet ngjallur shpresė tė mos ndryshojnė pėr keq…Oh, ne jemi krejt ndryshe ne...

    Eh, kjo marrėzi madhėshtore qė quhet letėrsi! Nėpėrmjet saj ne, pėr shkak tė dhuratės qė besojmė se na ėshtė bėrė, arrijmė tė sjellim nė jetė ca qenie njerėzore tė veēanta qė, nė realitetet ku lexohen, tingėllojnė edhe mė tė ēuditshme. Bota e krijuar nėpėr libra ėshtė njė univers mė vehte, me shumė zota, secili prej shkrimtarėve ėshtė njė lloj krijuesi dhe lexuesit fare mirė mund tė identifikohen si besimtarė tė zotave tė librave...

    “Nuk munda tė tė pres, shkrimtare e dashur.

    Nuk po iki pse ju u vonuat. Kam shpresė se edhe ju do tė mendoni se ėshtė mė mirė tė iki pa tė takuar...

    Tina quhem, por nuk jam Tina qė ke krijuar tek novela “Albanian Virgine”. Katragjyshet tona kanė qenė tjetėr gjė. Tė vdekurit e librave, qysh nė gjalljen e tyre, marrin hije tjetėr, bėhen edhe mė mistikė se ē’i bėn vdekja. Ne u kemi marrė emrat, bartim kujtesėn dhe tiparet e tyre, por jetėt tona tashmė janė tjetėr. Ato martoheshin me dikė qė ua kishin caktuar qysh kur lindnin; me ata duhej tė vuanin e gėzonin tėrė jetėn, deri sa mbyllnin sytė.

    Unė, mbesa e saj, Tina tjetėr, kam ikur nga fshati sapo mbusha 16 vjetėt. Nė momentin qė kuptova se ē’ishte njė femėr e bukur nė njė fshat ku bukuria ishte e mallkuar. As mė shkoi ndėrmend tė bėj femrėn e betuar pėr virgjėri tė pėrjetshme...I pari djalė qė shkoi ndėrmend tė mė fliste, e pėrzuri mjegullėn shekullore nė tė cilėn ishte ndrymyr vėshtrimi im. Duke mos pasur asnjė shkak tė dyshoja tek ai qė mė premtoi jetė ndryshe, u nisa me tė pėr matanė detit. Pas pak ditėsh nė Itali e Zvicėr e gjeta veten nė Finlandė. Ca ditė mė parė erdha nė Canada. Pėr fat, ai qė do tė mė bėnte tė lumtur u arrestua nga policia kėtu. Ndėrsa pėr ju ligji ėshtė gjithēka, tek ne, endč, e drejta morale ėshtė mė e rėndėsishme se ligji. Do tė na duhet kohė tė kemi shtetin tonė si tuajin. Edhe pėr ca kohė, ne do tė vėrtitemi midis ligjit e traditės. Sepse ne druhemi mė shumė pėrpara familjes, fisit, tė njohurve, se pėrballė shtetit. Ngaqė shteti ynė ėshtė larg tė qenit moral dhe legal.

    Njeriun qė mė solli kėtu ėshtė ca i rreptė, por ėshtė i drejtė. Kohėt e fundit u bė nervoz. Dikush prej njerezve tė politikės i pėrdori motrėn. Ia lexoja nė sy mėrinė. Heshturazi i jepja tė drejtė.

    Njeriu i fyer, reagon. Nuk jam pėr hakmarrjen, por a mund ta respektojmė pa drejtėsi?!

    Mbeta pėrsėri vetėm dhe mė duhet tė kthehem, po ku? S’mund tė duroj vėmendjen dhe kureshtjen e tyre pėr kohėt qė kam munguar atje; s’kam nerva tė rri e tė jap shpjegime. Nuk mund tė rikthehem mė tek shtirja. Nuk di pse, por kam krijuar bindjen se atje nuk jetohet dot mė. Kam frikė se punėt e mia kanė pėr tė shkuar edhe mė keq, gjersa as kėtu nuk u ngula dot. U bė e pamundur tėrė bota pėr mua.

    Atje ka shumė dhunė, ka pak shtet, mė pak ligje se zakone. Kėtu ėshtė qetėsia vetė, njerėzit janė njerėz, por kėto vitet e fundit jam mėsuar tė bėj jetė tjetėr. Nuk mund tė jetoj nė kėtė qetėsi tė kėtushme. Mė duket si paralajmėrim pėr njė vdekje tė shpejtė. Nuk e kam me kuptim tė keq, por mė duket se tė jetosh kėtu, pasi ke bėrė jetėn time nė kėto vjetėt e fundit, ėshtė njėlloj si tė kthehem e tė mbyllem nė Kullėn qė keni pėrshkruar ju nė fshatin tim pėrpara 100 e ca vjetėsh, kur ishte gjallė Tina tjetėr, stėrgjyshja ime…

    Po, pra, Tina jote nuk ėshtė mė! Mė vjen keq pėr kėtė lajm tė vjetėr, por dihet se gjithkush vdes bashkė me kohėn qė rrjedhė. Edhe ne atje kishim tė drejtėn pėr tė ndryshuar. Madje ishim tė vonuar nė ndryshimin tonė. Edhe nė librin tėnd, ndjehet vjetėrsia e mbetjes sonė mbrapa. Dhe, ē’tė bėnim? Nxituam tė ndryshojmė! Pasqyra qė na vutė pėrpara pėr tu vėshtruar, na shfaqte shpėrfytyruar, tė papranueshėm nė sy tė botės. Vrapuam pėr tė ndryshuar. Nuk mund t’i linim kohė vetes, as pėr t’u menduar.

    Nuk kemi ndryshuar veē pėr mirė, se edhe pa tė keqen qė kemi pasur dikur nuk kemi mbetur dot. E kemi bartur atė, e kemi marrė me vehte, ē’tė bėnim! Vetėm ndryshimet e natyrshme, pėrbėjnė kulturėn dhe sjellin kulturė. Ne s’e kishim dot kėtė mundėsi, dhe pėr kėtė nuk bėhet dot askush me faj. Ashtu sic nuk ėshtė meritė e brezave tė sotėm, qė e shkuara e Shqipėrisė, qindra vite mė parė, ka qenė krenare. Apo si tė qortosh Kanadanė e sotme pse nuk ka traditė! Ju shprehėt habinė, pėr llojin e jetės qė bėnim nė malet tona dhe, nė kėtė kuptim, na shtytė tė shpejtonim nė udhė tė panatyrshme.

    Unė, mbesa e Timės tėnde, ika nga fshati drejt e nė perėndim...dhe tani mė shumė ngjaj me gratė e tjera tė novelės, me ato qė edhe jetėn edhe dashuritė i kanė tjetėr, me privacinė e lirinė e shtrirė gjer tek ndryshimi i burrave! Nuk kam asnjė shans, madje as dėshirė, tė ngjaj me katragjyshen Timė, qė betohej me kokė pėr burrin e saj, tė cilin e kishte njohur vetėm pas martesės. Dhe ajo nuk do ta shkonte kurrė ndėrmend tė ndjerit xheloze, nėse nė konakun e burrave i shoqi do tė ēuēuriste me ndonjerėn prej shqiptareve virgjine, qė ti, shkrimtare e dashur, i ke pėrshkruar me aq ngjyrė.

    Mė beso, dhe... shpresoj tė mė falėsh: nuk kam ndonjė kėnaqėsi tė madhe kur dallojnė tek unė ngjashmėritė me Timėn tėnde...

    Po jua shkruaj duke qeshur kėtė, merret vesh! Sepse e di se lėndohesh qė po t’i prek njerėzit e tu...Se katragjyshja ime, ėshtė mė shumė jotja si shkrimtare, si krijuese e saj, se imja si gjak!

    Edhe pse prej disa vjetėsh jetoj si perėndimore, nė vetvete mbetem e drojtur e nė nderim tė fshehur para asaj dėlirėsie tė atyre njerėzve, qiriu i tė cilėve ndizet e shuhet atje mes maleve, larg syrit tė botės, kursejnė pėr tė nxjerrė shėndosh dimrin jo pėr tė pasur kapital nėpėr banka, dhe s’dijnė pse ndodhin luftrat, teksa atyre u mjafton ajo paqe e vogėl mes malesh.

    Sinqerisht, nganjėherė mė vjen turp qė mbahem si vajzė tashmė e qytetėruar. Mė vjen pėr tė qarė, pėr Timėn tjetėr qė shpreson tė lindė brenda meje me tė njėjtin fat...

    Ata njerėz, nė ata pak libra shkruar pėr ta, ngjajnė si ato speciet e rralla qė ekzistojnė vetėm pse akoma nuk i ka vėnė re kush. Sapo bėhen tė dukshme, sapo zbulohen, nisė shpėshtjellja e lėvozhgės sė tyre ekzistenciale, mėpastaj vjen rrallimi, ikja, vdekja. Tė vjen tė ngashėrehesh kur kujton se ata duhen harruar. Mbase ndjeva sė brendshmi pikėrisht kėtė shtysė, qė u nisa pėr tek novela e Monrosė: pėr tė kujtuar se qenia dikur, diku, qoftė edhe thjesht nė librat, provon se tė gjithėve u duhet tė ndryshojmė.

    Kur ndodhesh mes tyre, ose kur dėgjon jetėt e tyre, virgjiniteti i kėtyre njerėzveėshtė nė gjendje t’i pėrmbys kriteret e gjykimit moral e civil tė sotėm. Virtytet e tyre, edhe pse “paksa tė ashpra” sipas Bajronit, kanė qenė proverbiale, njėlloj si rendja mbas parasė tek ju!. Nė ndonjė moment tė lėshuar vetmie apo zvetėnimi nė jetėt moderne, ka njerėz qė janė gati tė venė nė dyshim progresin dhe qytetėrimin e sotėm...

    Ndaj duhet ikur prej asaj tė shkuare. Njė orė e mė parė! Virtytet e hershme turbullojnė, teksa duhet tė rrojmė midis veseve tė sotme.




    * * *

    [Tregimi i mėsipėrm ėshtė marrė nga libri i Faruk Myrtaj, qė mban tė njėtin titull "Hijet e Virgjėreshave" (Arbėria, 2006)]

  12. #8
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Faruk Myrtaj - 'Atdhe Tjetėr' (Recension nga Astrit Lulushi)

    Njė roman kafkaesk nga Faruk Myrtaj
    shkruar nga Astrit LULUSHI
     
    Emri:  faruk myrtaj foto.jpg

Shikime: 2663

Madhėsia:  64.2 KB

    Nga titulli, romani “Atdhe tjetėr” (Botimet Milosao, 2012), paralajmėron “ikjen”. Eshtė njė prej librave qė nėpėrmjet titullit zgjon imagjinatėn dhe mė shumė akoma, “nėse ikja (ėshtė) pa ditur pėr ēfarė, pa ditur pėr ku…” si sėmundje pa shkak, vuajtje pa qėllim. Kėrkimin pėr “Atdhe tjetėr”, Faruk Myrtaj e fillon mė 1997 nga njė aeroport i vogėl – i vetmi me emrin e njė gruaje tė madhe shtatshkurtėr; ‘Nėnė Tereza’, – “Pse jo Aeroport i Mėshirės, ose Aeroporti i Keqardhjes?!” – qė mė shumė pėrcjell sesa pret.

    Bėhet fjalė pėr ikjen fizike nga njė atdhe pėr tė cilin tė thonė se “duhet t’a duash edhe kur tė vret”, edhe kur iket nuk duhet harruar. Por “Atdhe tjetėr” ėshtė mė shumė, ku filozofohet ikja nga vetja – pėr nė vetėvete – largim, ndarje, vetmi, dhe njė farė zhgėnjimi nė fund, kur kuptohet se as nga vetja nuk iket.
    Ashtu gdhendur nė mendim, “Atdhe tjetėr” i ngjan orėve tė Kafkės; rrėfen, lėshon piskamė – si pikturat e Munchit – kushtrim pa zė i ankthit tė jetės sė njė populli – a njeriu tė vetem nė kufi midis dy shekujve.
    E rėndėsishme pėr autorin ėshtė jo vetėm ana e jashtme e qenieve dhe gjėrave, por edhe britmat e heshtura qė atyre u dalin nga thellėsia. Ashtu si Kafka qė shkroi Metamorfozėn pa qene nevoja tė transformohej, apo shkroi pėr Amerikėn pa shkelur kurrė nė kontinentin e ri; “s’ėshtė e thėnė tė ikėsh fizikisht. Njeriu ikėn, ndryshėm. Si uji, ajri, drita, libri…” Por si mund tė dihej kjo, kur Kafka prej vitesh kishte qenė autor i ndaluar? I ndaluar nė atdheun e parė kishte qenė edhe Perendimi prandaj mes tė ikurve lindi zhgėnjimi; “Kam frikė se s’ėshtė Perėndimi yt ky…. As Ikja e Lindjes pėr nė Perėndim s’mė duket zgjidhje…askush…nuk ikėn dot me tė gjitha, nuk ikėn dot i gjithi” – pėrkohėsisht humbet – “si uji nė rėrėn e shkretėtirės, pėr tu shfaqur sėrish, nė formėn e ndonjė oazi”, shkruan Myrtaj nė “Atdhe tjetėr”.
    Tė ndjehesh atje ku nuk je, ėshtė ndjenjė qė romani “Atdhe tjetėr” tė bėn tė kuptosh se tė vetmuarin; “Vetėm Frank, ai ka pėr ta ndjerė sinqerisht mungesėn time….kurse miqtė e vendlindjes mund t’a merrnin heshtjen time si fshehje lumturie.”…Dhe duhet kohė, vetėrrėmim, kalim provimesh tė vėshtira, pėrvojė qė njeriu tė shtyhet nė mendime tė thella pėr tė arritur nė perfundime tė tilla.
     
    Kafka – tek “Procesi” – flet nėpėrmjet protagonistit Josef K. Myrtaj, tek “Atdhe tjetėr”, shprehet vetė pėr ankthin, zhgėnjimin, vetminė, si njeri qė jeton duke pritur gjykimin pa u informuar ndonjėherė pėr ēfarė gjoja ka gabuar; “E tėra kjo ėshtė lojė, besomė mua” ka gjasa t’i jetė lutur Kafka personazhit tė Procesit. “Do kalojė pak kohė dhe,…do t’i kujtosh duke qeshur kėto orė….”, i thotė Myrtaj vetes nė “Atdhe tjetėr”.
    Lindur nė Shqipėri me 1955, Faruk Myrtaj, njihet si shkrimtar e poet, ndėrsa punoi edhe si gazetar e drejtues shtypi nė pas-diktaturė, ēka duket se i dha rastin tė njihej me shumė politikanė e personalitete tė artit, emrat e tė cilėve i sjellė fiktivisht nė roman. Myrtaj flet pėr shkrimtarin qė “u dorėzua” nė Paris; poetin me thinja tė bukura; shkrimtarin brun; poetin e Bregut gjithmonė me cigaren nė buzėn e plasur dhe tė birin qė ia dėnuan pėr agjitacion; apo pėr gruan e moshuar qė mendonte se komunzmi nuk kishte qenė edhe aq i keq, megjithė vitet e shumta nė burgje e internime qė ajo kishte vuajtur nėn diktaturė.
    Faruk Myrtaj jeton nė Kanada qė prej vitit 2003 kur u “vetė-mėrgua” familjarisht. “Atdhe tjetėr” – roman filozofik – mbėshtetet kryesisht nė ngjarje e pėrvoja jetėsore tė autorit nė kėtė vend dhe tjetrin. Nė libėr, Myrtaj pasqyron luftrat e tij. Por si Kafka, tregon edhe nė ē’mėnyrė – vėrtet ose artistikisht – njerėzit sajojnė, krijojnė, shpifin ngjarje qė e shtyjnė tjetrin nė luftra tė brendshme.

    * * *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G@briel : 12-08-2014 mė 09:33

  13. #9
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Faruk Myrtaj - Romani 'Atdhč Tjetėr'

    Faruk Myrtaj - Romani 'Atdhe Tjetėr'


    Titulli: Atdhč Tjetėr
    Autori: Faruk Myrtaj
    Botimet "Milosao" - Sarandė, 2012

    * * *

    Mė kish ndodhur tė udhėtoja dendur me atė tren lokal, isha mėsuar me tė, s'kish pse tė mė dukej i ēuditshėm.
    I ēuditshėm mė ngjante vetėm pasi dikush, qė vizitoi vendlindjen time, vėrejti se ky tren ecte aq ngadalė sa mund tė zbrisje prej vagonit tė fundit, tė ndizje cigarin te njė kėmbėsor dhe tė hipje sėrisht nė tė.


    * * *

    Kopertina
    Emri:  kopertina para atdhe tjeter.jpg

Shikime: 2556

Madhėsia:  46.3 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G@briel : 12-08-2014 mė 09:43

  14. #10
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Faruk Myrtaj - 'Atdhe Tjetėr' (Recension nga Aleko Likaj)

    Faruk Myrtaj, sjellė atdheun tjetėr tė tij prej fjale
    Nga: Aleko Likaj


    Vėshtrim  pėr njė roman qė tė emocionon deri nė tepri, dhe qė ēdo emigrant e bėn qė tė ndjehet krenarė nė vendin ku jeton, punon, e ndėrton jetėn e tij.


    Ikje dhe Atdhe, janė dy “shtyllat” ku shkrimtari Faruk Myrtaj i vendos ngjarjet nė romanin e tij tė fundit, i cili tashmė ėshtė nė librari, i gatshėm pėr tė shkuar tek lexuesi. Njė hapsirė e velur dhe e endur njėkohėsisht midis tė dyjave, me pak ngjyrė e ankth pėlhure prej Penelope. Pėrcillen  kujtime dhe pėrjetimet e njė njeriu, pėr shkaqe qė nuk janė aspak tė varura prej tij, endet nė kėtė qerthull, midis vetė ikjes si njė proces natyral dhe atdheut, ashtu si njė barkė nė detin e tallazitur, e cila, pas shumė mundimesh e betejash me forcat e natyrės, zė dhé, duke dalė nė breg, qė do ti bėhet pastaj tė ikurit, njė Atdhe tjetėr. Nė kuptimin mė tė gjėrė tė fjalės.

    Pėr ikjet ėshtė shkruar vazhdimisht. Natyrisht do tė shkruhet pėrsėri. Ballkanasit, por edhe italianėt, mė pak nga Europa Lindore, dhe ndoshta nga njė vend tjetėr i kėtij pellgu, ikjen, apo mėrgimin, siē jemi mėsuar ne ta emėrtojmė, e pėrjetojnė si dramė, si plagė shpirtėrore, por qė nė fakt, s’ėshtė gjė tjetėr, veēse njė emocion. Ikjet nė pėrgjithėsi nuk janė drama. Janė “aksioma”, ku njeriu guxon qė tė kėrkojė dhe tė vendosė njė realitet krejt tė ri, duke menduar se do ta pėrballoj mė mirė jetėn e tij. Dhe lėvizjet demografike gjatė gjithė ekzistencės sė botės, kanė ndodhur pėr shkaqe nga mė tė ndryshme, duke filluar nga luftėrat, sėmundjet epidemike, mungesat e ushqimeve, por edhe nė sensin tjetėr, ku njeriu, individi, i ēfarėdo shkalle shoqerore qoftė, ndjen qė i mungon liria, nė tė shprehur, por edhe nė mendimin se si i perjeton gjėrat ai nė mjedisin qė e rrethon. Nė kėtė rastin e fundit, shoqėria ku ai po jeton, ėshtė dhe mbahet peng i politikave tė mbrapshta qė prekin individin, duke e trajtuar atė thjesht si numėr, a shifėr arithmetike, qė do ti shėrbejė pastaj ligjvėnėsve pėr njė votė mė shumė, nė ndrimin e kuajve tė pushtetit. Edhe pse duket sikur kėto ndodhin vetėm  nė shoqėritė totalitare, koha po tregon se edhe nė demokracite e brishta si kjo e jona, ndodh.Ndodh.

    Nuk e di pse, se, nė baladat pėr mėrgimin, kėngėt, rapsoditė, krijimet poetike tė autorėve anonimė popullorė, qė nė fakt  janė njė vlerė, njė thesar i patjetėrsueshėm dhe i padiskutueshėm  i folklorit  tonė, ka shumė dhimbje, mall dhe lot. Njė dramė e vėrtetė nė kufijtė e tragjedisė. Dhe legjendės njėkohėsisht. Tė paktėn kėshtu i pėrjetojmė dhe sot. Duket si njė lloj pengu a marazi pėr tė ikurit e shumtė tė kėsaj bote, tė afėrmit tanė, miku apo shoku. Kėshtu na konstrukturohet pėrpara syve ngrehina e ikjes, si njė kompleks dhimbje, e hatashme, si njė humbje qė nuk zevendsohet kurrė. “Iksh e marrėsh dhenė“, duan tė namatisin dikė, kur ky me sjelljet e tij, qėndrimin, raportet midis njerėrzve, dashakeqesinė, bėhet problematik. Po ku tė iki? Prapa maleve thoshin nėnat e gjyshet tona… Iksh, iksh…..ikje ikje. Por njerėzit sot nuk ikin pėr shkaqe qė i mendonin, ato tė urtat e tė mirat tona, edhe pse nomatisnin aq ashpėrsisht nė kuptimin figurativ.

    Kurrkush nuk i thotė sot qė “iksh e marrėsh malet“ njeriut qė e ka njė hall, a brengė, njė dramė brenda tij qė bie ndesh me realitetin ku jeton. Ėshtė njė zgjedhje krejtėsisht individuale, si njė ėndėrr pėr shpėtim, pėr njė jetė mė tė mirė. Eshtė nė fund tė fundit njė provė. Njė provė qendrese.

    Ikja pėr tė ikurit nuk ėshtė kurrfargjėje, pėrveēse “Varka e Noes“, figurativisht.

    Natyrisht, ai qė mbetet pas ėshtė Atdheu. Atje ku na ka rėnur koka, thotė njė nga  rilindasit tanė. Ėshtė ky qė me fije tė padukshme tė mban lidhur me pėrjetimet, dashuritė pėr njerėzit, kujtimet, sė bashku me nostalgjitė. Kur themi, atdheu, nėnkuptojmė  kombin. Esteti Ernest Reman ka thėnė: “kombi ėshtė njė frymė, njė parim shpirtėror“.  “Balta e gjaku“, e pėrkufizon njė shkrimtar shqiptar i ditėve tė sotme. Ėshtė pikėrisht ky qė tė trazon gjumin e natės, nė momentin e parė, qė i ikuri e ka lėnė nga pas.  U ndodh tė gjithėve. Dhe s’ka se si, qė tė mos krijojė vuajtje, brengė, plagė nė shpirt. Eshtė pikėrisht kjo, qė ne sot kemi njė trashėgimi tė shkėlqyer nė folklor, nė arte dhe letėrsi. Atdheu tėrheq si njė magnet, dhe tė ikurit nė kėto kohė moderne qė po pėrjetojmė sot, vendosin lidhjet, sapo kanė cekur “bregun tjetėr”, nė njė realitet krejt tė ri. Nuk ėshtė aspak rastėsi qė kėtė lloj statusi e mardhėniesh me kombin, shqiptarėt e kanė saksionuar e fiksuar edhe nė himnin kombėtar, ku thuhet: Se zoti vetė e tha me gojė/ Se kombet shuhen pėrmbi dhe/ Por Shqipėria do tė rrojė/ Pėr tė, pėr tė luftojmė ne.

    Tepėr sinjifikative. Befasuese, me njė dashuri e pėrkushtim deri nė sublim. Kėtu shqiptarėt nuk tė falin.

    Ndėrkohė qė sot nė shekullin e ri distancat shuhen. Bėhen inekzistente, deri nė tepri. Interneti dhe lundrimi nė tė, qė pėr hir tė realitetit tė merr kohė. Tė vjedh. Por edhe antenat qė ta sjellin afėr nė ekrane, edhe pse nganjėherė tė mbajnė rrob tė surrogatove qė pėrgatisin stacionet nė kėtė shoqėri konsumi alla shqiptarėshe. Gjithėsesi pas kėsaj rrokoapuje, Atdheu qendron, ashtu si njė motiv, real, me dimensione si njė fortesė, krejtėsisht i pastėrt, e fluoreshent.

    Po pse ndodh?

    Shkaqet dhe arsyet ne i thamė mė sipėr. Por shkrimtari Myrtaj nė romanin e tij “Atdhe tjetėr”  nė njė stil kafkian, jo nga forma, por nga nėnteksi, ritmi e metafora, qė nė rastin tonė konkret ėshtė e shfaqet tepėr fuqishėm e sjell mjeshtėrisht kėtė raport midis ikje dhe atdheut.

    I njohur nė prozėn shqiptare nė keto tre dekadat e fundit, me tregimet e tij, qė pėr mua gjithmonė tė zgjojnė mendime, pėr shkak tė mesazheve qytetare qė pėrcjellin ato, por edhe pėr gjuhėn e pasur dhe tė pastėrt, e krejtėsisht figurative, me tharm dhe elokuencė, ku ndjehet njė intonacion i fuqishėm folku i zonės ku ka lindur dhe jetuar vite mė parė, autori tė befason sėrish. Pa dyshim qė Faruk Myrtaj ėshtė tashmė nga prozatorėt e tregimtarėt tanė mė tė mirė nė fushėn e letrave tona shqipe

    Mė duket se ėshtė sprova e dytė nė roman, e Myrtajt, dhe nė kėtė gjini, vjen e shpėrvilet po aq mjeshtėrisht si nė tregim. Ka tė njėjtat ngjyra, nė stil, dhe nė mėnyrėn e tė rrėfyerit e kompozimit, qė e dallon krijimin e tij nga plot autorė tė tjerė.

    "Mė kish ndodhur tė udhėtoja me atė tren lokal, por ishim mėsuar me tė,  s’kish pse na dukej i ēuditshėm. I ēuditshėm po mė dukej mė vonė, pasi dikush qė vizitoi vendlindjen time vėrejti se ky tren ecte aq ngadalė sa mund tė zbrisje prej vagonit tė fundit, tė ndizje cigarin te njė kėmbėsor dhe tė hipje sėrish."

    Kjo situatė ka gjendje . E vizatuar nėn njė ndriēim gati surealist, dhe e nėnvizuar qė nė fillimin e librit, tė duket sikur tė merr pėrdore dhe tė fut menjėherė nė rrjedhėn e romanit: “Atdhe tjetėr“. Ėshtė jeta dhe fati i njė intelektuali, nė rastin konkret, qė pėrjeton irealen nė njė shoqėri me demokraci tepėr tė brishtė si ajo e jona, qė e bėn atė tė jetė gjithmonė nė udhėkryqe, dhe qė nė shumicėn e rasteve nuk tė nxjerrin kurrkund, nuk tė jep shpresė dhe liri. domosdoshėrisht tė kėrkuara pėr njė normalitet shoqėror.

    "Njeriu shkon drejt mbylljes, sapo pushon sė kėrkuari, por hijen e palirisė e ndjenė kur i kufizohet hapėsira."
    Pohon ēiltėrsisht personazhi kryesor i romanit tė Myrtajt. Dhe pas kėsaj natyrisht merr edhe vendimin, qė ėshtė i barazvlershėm me ikjen, qė nė fakt mban brenda asaj dhimbjen, dashurinė  dhe mallin pėr tė afėrmit, miqtė e raportet me ta, ambjentin…ėshtė vetė atdheu brenda atij pėrjetimi, qė gjithėsesi, tė krijon njė stres, a nostalgji.

    Njeriu tashmė e ka  bėrė zgjidhjen…por vjen nė ndihmė poeti:
    “…Do duhet tė lėsh gjithēka qė ke dashur mė shumė,
    kjo ėshtė shigjeta qė harku i ekzilit godet sė pari…”

    Realitetet nuk janė gjithmonė ato qė gjithkush i paramendon. Kėtė pėrjeton edhe personazhi i Myrtajt, ku i duhet tė pėrballet jo vetėm njė mori problemesh, qė nga akomodimi, kurset, ecejaket nėpėr zyra deri tek sigurimi i njė pune pėr tė jetuar. Pikėrisht, ky ėshtė momenti i streseve qė nė njė retrospektivė e bėn emigrantin ta vuaj ikjen, si njė dramė, a si njė kujtim i ndėrprerė i mbetur nė njė celuloid filmi qė nuk do ta shoh mė.

    …kemi lėnė aq shumė gjėra…Lamė prindėrit, miqtė, po ndėrrojmė gjuhėn, dhe, po tė lemė edhe cigarin…duket se mbetemi pa gjė…

    Thotė ai, ndėrsa pėrballja me realitetin e ri do ta vejė tashmė me sfida krejt tė reja. Por ajo qė do ta shoqėrojė tė ikurin gjatė gjithė atij fillimi tė vėshtirė, ėshtė brenga qė ka lėnė nga pas. Nėna…..letrat e saj qė i shuajnė mallin e djalit tė ikur, kthehet nė njė lejtmotiv. Pastaj fotografitė qė emigrantėt marrin me vete… janė penelatat plot ngjyra qė autori e mban mjeshtėrisht lexuesin e tij brenda dramės sė personazheve tė tij.

    Emigrimi s’ėshtė gjė e re nė historinė e botės, por ėshtė plagė e re nė kujtesėn e vendit tim tė mbyllur.
    Por njeriu e gjen njė forcė, nuk qaravitet, e shpėrvjel mjeshtėrisht dimensionin e tij. Personazhi i Faruk Myrtajt, nuk ėshtė aspak disfatist, madje i pėrgjegjshėm pėr gjithēkah realizon e krijon me punėn e tij, atje nė mjedisin tjetėr me njerėz krejt tė rrinj e tė huaj, qė do ti ketė kėtej e tutje shok e miq tė rrinj.
    Emigracioni ėshtė veē njė copė herė e shkurtėr e kėsaj ikjeje tė papushimtė, tė cilės i isha dorėzuar prej kohėsh, ikje qė po arrija ta pėrshkoja pėrgjatė njė mbylljesysh nė terr, brenda kėsaj hapėsire tė limituar, si nė njė sjfaqje filmi me shpejtėsi drite nė njė ushtrim ėndėrritjeje.

    Personazhet e kurbetit Pepe, Kliti, Tina-Piktorja, Mesuesi Greg, Paulina, madje pėr kėtė tė fundit autori shkruan se, ajo nuk ekziston mė, por letrat bankare e bėjnė tė pranishme pėrballė personazhit e familjes sė tij. Tinėn,  rasti e kishte sjellė qė tė njihej nė Tiranė. Pikėrisht kjo  do ti thoshte dhjetė vjet mė vonė “Paske ikur edhe ti?!”, Myrtaj i jep dhe i pėrshkruan me ngrohtėsi me nota lirike e realiste, nė tė gjithė dimensionin e veprės, pa bėrė aspak dallime midis bashkombasve tė tij, edhe ata tė ikur, me tė njėjtėn dramė, shkaqe e arsye, pėr njė jetė krejt tė ndryshme.

    Autori vizaton dhe jep pasazhe interesante. Personazhi i tij kalon nėpėr dilema kafkiane. Ngjashmėria me personazhet e tij mbase konsiderohej si bindjeje qytetare, nė tė pėrditshmen e thjeshtė tė jetės sė njė emigranti, i cili duhet qė tė mendojė, tė veprojė, tė pėrjetojė, tė mari vendime e tė flasė nė njė gjuhė tjetėr. Kjo ėshtė njė dilemė qė ta shpalosė krejt ndryshe realiteti i ri. Dhe kėtu ka njė sinqertė tė veēantė.

    … nėse bėj mėkat kur pyes: – thotė autori me gojėn e personazhit – nė a thua vetėm njė gjuhė tjetėr, ajo e mėmės, ekziston qė njeriu tė ndjejė e tė shfrejė lėndimin e vėrtetė? Edhe moskuptimin a keqkuptimin shkaktuar nė gjuhė tjetėr? Nuk pyesja, s’kėrkoja pėrgjigje. Mė qč shndėrruar nė mjegull gjithēka, ku kolovitesha si fėmijė qė tė ardhmen e pret fėmijėrisht, pa asnjė rč nė qiellin e syrit. S’kish pse vrisja mendjen, as tė shpjegohesha. Pėr asgjė, nė asnjė gjuhė…

    Eshtė gjithmonė i  mundimshėm, por edhe i lodhshėm, natyralizimi, fizik e shpirtėror. Faruk Myrtaj duket sikur me finesė e art, tė merr pėrdore dhe tė shėtit pastaj nėpėr faqe plot histori qendrese e pėrballimi, ku tregohet se si individi i ardhur, i ikuri nga atdheu i tij, ze vend me punė e sakrificė, larg ēdo dyshimi se dikush mund qė ti kufizojė lirinė e tij. Madje kjo e fundit, respektohet, nderohet dhe mbrohet jo vetėm me ligj. Dhe ai kupton shpejt tashmė diferencėn, dhe mrekullohet njėkohėsisht qė ka gjetur dhe prekur ėndėrėn, pikėrisht atė qė i mungonte nė atdhe. Atė qė i a kishin uzurpuar dhe i keqpėrdorėn njerėz tė cilėt i a devijuan atdheun nga shinat e demokracisė. Por gjithmonė njeriu, i ikuri e ka njė sy dhe njė vesh nga pas. Shpreh keqardhjen, edhe pse ai ėshtė dhe ka hyrė nė rrjedha tė tjera, tė pėrditėsuara:

    S’ ėshtė e lehtė tė mbetesh burrė shteti nė atė vend… (…nė vendin e qeverisur prej tij, njerėzit vazhdojnė tė ikin…)
    Por dashurinė pėr dheun qė e lindi nuk mund nuk mund qė ti a pengoj kurkush. As qė mendohet. Ndaj thotė:
    Poeti e bėn atdheun prej fjale, kudo ku ėshtė. Dhe, sidomos atė dheun tonė, mund ta duash mė shumė kur je larg, pėr tė mund tė bėsh mė shumė prej larg tij; se po tė jesh atje brenda ta shkoqin trupin ēika-ēika dhe shpirtin vrerė ta bėjnė…Le qė, kėto histori ndodhin nė tėrė botėn.

    Heroin e romanit tė Myrtajt, e mrekullon pamja qė njė prej  emigrantėve  shfaq nė rrugė: mban gjithnjė dy flamuj me vehte: flamurin e vendit nga ka ardhur dhe tė NorthLandit, ku rrojnė bashkė me atė! Natyrisht kjo ėshtė edhe rruga qė i a rezervon e ardhmja edhe atij. Dhe nuk ėshtė aspak e gjatė…

    Por kjo e ka njė kulm tė figurshėm, qė nė pamjen e parė duket shumė domethėnės dhe njėkohėsisht shprehės, kur mbrin nė shtėpi ftesa pėr tė qenė vėzhgues i zgjedhjeve nė qytetin dhe nė vendin ( Atdhe) e tij tė ri. Ai i beson lirisė…

    “Atdhe tjetėr” i shkrimtarit Faruk Myrtaj, ėshtė nė fakt njė rrėfim biblik pėr tė ikurit nė tė gjithė dimensionin e saj tė vėrtetė. Njė poemė. Metafora e tyre ndjehet e fuqishme nė faqet e librit.

    Autori nėnvizon fuqishėm idenė  se kjo masė e tė ikurve, qė ėshtė kthyer nė njė refren tė pėrdittshėm i kėsaj bote “rrezaton” sė fundmi tek dykuptueshmėria e nocionit Atdhe, qė nė fund tė
    fundit, pėrfshin edhe tė lėnin pas. E figurshme. Tė ikurit e duan atdheun, jo ashtu siē e lanė. Sepse… Ai atdhe ka qenė imi, shumė mė pak se ē’mė ėshtė sot ky kėtu…!

    Pa dyshim, qė romani i Myrtajt, ėshtė njė nga krijimet mė tė mira tė kėtyre viteve tė fundit nė letėrsinė tonė shqipe, i cili trajton fatin e individit nė shoqėrinė tonė post-komuniste, i cili pėrballet me njė tranzicion tej tė zgjatur. Problemet e mprehta shoqėrore, qė pėrzihet me reminishencat e sė kaluarės, mungesa e lirisė, baltosja, kaosi psikologjik, dhe pasiguria, bėjnė qė individi nuk mund tė pėrballet, qoftė edhe “heroikisht” me mjedisin e sėmurė, nė njė shoqėri qė lėngon nga mungesa e hapsirave mė elementare. I dhėnė artistikisht e me kulturė, ai sjell mjeshtėrisht mesazhe pėr njė jetė tė paqme, shumė dashuri, besim, dhe sinqeritet njerėzor.

    “Atdhe tjetėr“ ėshtė nė fakt njė pėrjetim me shume emocion, qė mund ta bėjnė veēse shkrimtarė tė fuqishėm dhe me pėrvojė. Faruk Myrtaj, me njė shqetėsim e nerv qytetar, e ka sjellė atdheun tjetėr tė tij prej fjale, duke i thėnė tė gjitha tė vėrtetat, si njė artist. Dhe kėtu, nė kėtė pikė, ka qenė dhe mbetet i veēantė.


    * * *

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •