Kontrollet e imtësishme nga ana e shërbimeve inteligjente në pikat kufitare hyrëse në vendin tonë ka qenë hapi i radhës në kuadër të planit të masave në shërbim të mbarëvajtjes së vizitës së shumëpritur të Papa Françeskut në vendin tonë.
Pika kufitare e Morinit është kaluar në sitën e autoriteteve policore, për të shmangur hyrjen nga kufiri me Kosovën i të gjithë shtetasve të skeduar për ekstremizëm fetar në këtë vend. Kontrolle të imtësishme janë ushtruar edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar, si Qafë-Bota, Porti i Vlorës, ai i Durrësit dhe pika e kalimit kufitar në Kakavijë dhe Kapshticë dhe Qafë Thanë të cilat janë përforcuar me praninë e Delta Force, njësi e specializuar në luftën kundër terrorizmit.
20 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)
Krijoni Kontakt