Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tentoi të djegë shtëpinë e rektorit Qarri, pranga gruas

    Tentoi të djegë shtëpinë e rektorit Qarri, pranga gruas

    NGA: ENRIK MEHMETI
    Tentoi të djegë shtëpinë e rektorit Qarri, pranga gruasVLORE-Rektori i Universitetit nuk i mori të afërmin në punë, 42-vjeçarja tentoi që t'i vinte zjarrin derës së shtëpisë së tij. Ngjarja me protagoniste Albana Bajramajn ka ndodhur tre muaj më parë në qytetin e Vlorës, por është bërë publike nga policia vetëm ditën e djeshme. Pas hetimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga Bajramajn, e cila akuzohet për "Shkatërrim të pronës me zjarr, mbetur në tentativë".

    Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës bënë me dije se 42-vjeçarja me profesion edukatore kopshti u arrestua mbrëmjen e së hënës. Mësohet se Albana Bajramaj i kishte kërkuar rektorit të Universitetit "Ismail Qemali", Albert Qarrit që të punësonte një të afërm të saj. Refuzimi nga ky i fundit e ka irrituar 42-vjeçaren, e cila ka vendosur të marrë hak. (Per me teper lexoni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...as-212712.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tentoi të djegë shtëpinë e rektorit Qarri, pranga gruas

    Gjen eksploziv në makinë: Ish-gruaja më ka thënë “do të të hedh në erë”

    Nga Redaktor on 24/09/2014

    Fatjon Vrapi ka gjetur 50 gram eksploziv në makinën e tij dhe ka lajmëruar policinë. Lënda plasëse nuk kishte detonator

    policia shqiponja shqiponjatNjë sasi eksplozivi është gjendur në makinën e një personi, ndërsa ende nuk është zbuluar autori i këtij kërcënimi. Lënda plasëse u zbulua pas kontrollit të Njësisë Antieksploziv në kryeqytet, ndërsa mjeti ishte i parkuar në rrugën ‘Ylbere Bylykbashi’ në afërsi të ish-parkut të autobusëve. Mësohet se mjetit me ngjyrë gri “Alfa Romeo” me targa AA601FP, në pronësi të shtetasit Fatjon Vrapi iu gjetën 50 gr lëndë eksplozive, por pa detonator, e vendosur në pjesën e pasme të tij. Fatjon Vrapi kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga Italia, ndërsa automjetin e kishte parkuar afër shtëpisë së tij. Por dje rreth orës 15:17 minuta kur ka dashur të ndezë makinën, ka konstatuar një lëndë të dyshimtë brenda saj. Dyshimet e tij janë bërë më të forta kur ka parë se mjetit i ishte hapur njëra derë. Ekspertët e policisë shkuan për të kontrolluar mjetin pas telefonatës dyshuese të Vrapit, i cili mësohet se ka konflikt me ish-bashkëshorten e tij. Pikërisht konfliktet familjare janë pista kryesore e hetimit të policisë. Fatjon Vrapi ishte divorcuar 6 muaj më parë dhe përgjatë kësaj kohe kishte marrë kërcënime nga ish-gruaja. Në polici, Vrapi ka thënë se bashkëshortja e kishte kërcënuar me fjalët “do të të hedh në erë”. Njësia antieksploziv e policisë së Tiranës ka rrethuar dhe evakuuar ndërkaq zonën përreth. Ata shprehen se heqja e lëndës eksplozive nga mjeti nuk ka rrezik për qytetarët. Pas gati një ore është bërë i mundur neutralizimi i lëndës plasëse, i dërguar më pas në laborator për ekspertime të mëtejshme. Mësohet se makina kishte disa kohë që ishte parkuar në këtë rrugë dhe policia do të sekuestrojë kamerat e sigurisë të bizneseve për të identifikuar autorët. Ndërkohë, hetimi i “bluve” të Tiranës është fokusuar edhe tek konfliktet personale të Fatjon Vrapit.

    http://mapo.al/2014/09/24/gjen-ekspl...e-hedh-ne-ere/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Tentoi të djegë shtëpinë e rektorit Qarri, pranga gruas

    me 50gr nuk hidhet ne ere as nje vazo me lule....Fatjon Futja Vrapit nga gruja....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •