Te burgosen te gjithe hoxhallaret
Amir Ahmeti
Prokuroria Speciale e Kosovės ka gabuar rėnd kur ka kėrkuar arrestimin e vetėm 12 imamėve nė Kosovė. Ėshtė dashur tė burgosen tė gjithė hoxhollarėt e Kosovės. Veprat e tyre penale janė tė shumta dhe ata duhet tė burgosen pėr tė ruajtur rendin kushtetues tė vendit tonė.
Me kėtė rast pėr ti dalur nė ndihmė prokurorisė speciale tė shtetit, unė po jap vetėm disa fakte pse duhet tė burgosen tė gjithė hoxhollarėt:
Me ligjeratat e tyre po infektohet rinia jonė dhe tani ka mė pak tė rinjė qė luajnė nė kazino dhe nė bastore. Poashtu edhe shitja e narkotikėve ka ra ndjeshėm, madje kėtė e pohojnė edhe vetė dilerėt e drogės.
Ndėrsa veprat me tė rėnda penale tė hoxhollarėve janė se si rezultat i ligjeratave tė tyre, nė Kosovė ėshtė rritur krimi i organizuar, korrupsioni, ryshfeti, nepotizmi dhe sidomos papunėsia. Pushteti nė Kosovė tash e 15 vite nė vazhdimėsi po hap vende tė reja tė punės, porse populli duke shkuar nė ligjeratat e hoxhollarėve janė bėrė dembelė dhe nuk po punojnė.
Ndėrsa edhe pėrkundėr punės sė palodhshme tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ajo nuk po arrin tė ndalė hovin e madh tė hoxhollarėve qė me ligjeratat e tyre po shkaktojnė skandale tė mėdha korruptive si ajo e vjedhjes sė provave materiale pėr krime serioze nė Policinė e Kosovės dhe tjetra, skandali korruptiv me pasaporta me vlerė 1.4 milion euro. Mė duket se gjatė muajit tė Ramazanit nepėr xhamitė e Kosovės, dhe atė pas orės 22:30, shpėrndaheshin kėto pasaporta, madje nė dhjetė ditėshin e fundit tė Ramazanit kishte rradhė tė gjata pėr marrje tė pasaportave dhe ka pasur vonesa, ku njerėzit kanė qėndruar aty deri pas orės 3 tė mėgjesit, gati nė kohėn e syfyrit.
Fakte shokuese nga veprat penale tė hoxhollarėve janė tė shumta, kėtu po pėrmend edhe faktin se nė Kosovėn e pasluftės, sipas statistikave tė policisė kanė ndodhur mbi 1400 vrasje, shumica e tyre nuk janė tė zbardhura dhe hoxhollarėt nuk kanė bėrė asgjė pėr zbardhjen e tyre; poashtu sipas statistikave tė Policisė sė Kosovės, vetėm nė vitin 2012 ka pasur 351 incidente tė dhunės mes nxėnėsve, e mos tė pėrmendim vitet e tjera, e siq e dini tė gjithė, hoxhollarėt janė nxitėsit mė tė mėdhenjė tė dhunės nė shkolla; Ndėrsa prej vitit 2001 deri mė 2012, gjithnjė sipas statistikave tė Policisė sė Kosovės pėr trafikimin me qenie njerėzore, shumica detyrim nė prostitucion, me numrin mė tė madh tė njerėzve tė trafikuar ėshtė Kosova. Ku ajo vazhdon tė jetė edhe vend tranzit pėr nė vendet e BE-sė.
A nuk janė tė mjaftueshme kėto fakte pėr tė burgosur tė gjithė hoxhollarėt e Kosovės dhe kėshtu ta ruajmė rendin tonė kushtetues?!
Gjithsesi ka edhe fakte tjera qė prokuroria speciale e Kosovės mund tė bazohet nė to pėr tė arrestuar tė gjithė hoxhollarėt e Kosovės, por sa pėr fillim le tė mjaftojnė kėto fakte. Ndėrsa nė tė ardhmen, mundėsisht tė shikohen mundėsitė edhe tė shkatėrrimit tė xhamive. Pėr realizimin e kėtij projekti ju propozoj modelin e xhaxhit Enver qė filloj sė realizuari nė vitin 1967 pėr rrėnimin e objekteve tė kultit.
Ndėrsa kėshilla ime e fundit pėr prokurorinė speciale ėshtė qė arrestimi i tė gjithė hoxhollarėve tė bėhet sa mė shpejt, mundėsisht neser paradite, para se tė fillojė seanca e Kuvendit tė Kosovės dhe tė zgjedhen instituconet e reja tė vendit, se pastaj nuk do tė ketė efekt mbajtja e tyre nepėr burgjet e Kosovės.
(Autori ėshtė magjistėr i shkencave juridike, ish deputet i Kuvendit tė Kosovės)
Krijoni Kontakt