Te dashur miq, ky ishte viti i skandaleve te njepasnjeshme te medha te Edi Rames, saqe ne nje vjetorin e qeverise se tij mund te cilesohet me shume se ēdo gje tjeter si qeveri e bazuar ne skandale apo "scandal based government". Po rendis ketu disa me kryesoret:
1- Injorimi ne fjalen e tij perēarese ne Parlamentin e Kosoves te Presidentit Rugova dhe kryeheroit te kombit Adem Jashari dhe braktisja e Parlamentit nga opozita e Kosoves
2- Kercenimi i opozites ne Parlament nga Rama ne fjalimin e tij te pare me " Prisni prisni nuk keni pare asgje akoma, ky eshte vetem fillimi"!
3- Qendrimi ne New York ne hotelin four seasons per dy jave rrjesht me 4 mije dollare nata te paguar nga bamires anonim
4- Premtimi dhe mashtrimi per dy muaj me rradhe i Shtepise se Bardhe, OKB dhe komunitetit nderkombetar per ēmontimin e te gjitha armeve kimike te Sirise ne Shqiperi.
5- Vjedhja e serverit te tatimeve dhe 20 milione deklaratave tatimore te qytetareve nga grupi i krimineleve, trafikanteve te Parlamentit, pas arrestimit policesk te drejtorit te IT te tatimeve
6- Nisja per vizite, sipas njoftimit te Ilir Metes ne Parlament, me date 14 nentor per ne Beograd dhe refuzimi nga pala serbe per ta pritur dhe kthimi i tij ne rruge per ne Tirane
7- Festimet e dites se Pavaresise dhe te Ēlirimit me foto te Enver Hoxhes me protokoll shteti dhe shperndarja e fotove te "Hitlerit te shqiptarve" nga Edi Rama me rrjetin e tij te Facebook
8- Arrestimi nga Policia e drejtorit te anti-korrupsionit te Rames, qe thuhet se eshte njeriu qe i jep atij kokainen, pasi qarkullonte me makine me targa te nje trafikanti nga Laēi dhe ju gjeten targa diplomatike ne makinen e tij. Rama mashtroi publkun dhe njoftoi pezullimin e tij por ne te vertete ai nuk u pezullua nga detyra as dhe nje dite te vetme
9- Refuzimi per mese nje jave rresht nga Policia e marrjes se deshmise per vendosjen e tritolit te rradhes dishmitarit te penduar …
10- Perpjekja e ulet dhe e deshtuar e Rames per te kompromentuar Presidentin e Republikes duke i derguar atij Sekretarin e Pergjithshem te mafias shteterore, Agaēi, me nje dosje pronesie fallso, te pregatitur nga vet Rama, por qe mori pergjigjen e merituar nga Presidenti
11- Perdorimi i aeroporteve dhe bazave te tjera te Ushtrise per trafik droge. Mohimi kategorik i disa informacioneve zyrtare qe ekzistonin per kete ēeshtje dhe mbyllja pas kesaj me blloqe betoni i pistave te tyre
12- Perdorimi i avionve te droges per trafik droge dhe deklarata e Rames se ato jane mushkonja dhe jo avion droge
13- Kalimi i Riformatos nga konfidentja e Rames pa u regjistruar ne sistemin TIMS dhe nisja e tij nga Rinasi per trafik droge
14- Kurorezimi i Ilir Metes si sheik dhe ditelindja me 600 te ftuar me shpenzime te pa llogaritshme
15- Agresioni gjate nje darke ditelindjeje i Adi Krastes dhe dy-tre zonjave te pranishme me fjalet me te ndyra nga Edi Rama
16- Futja ne Parlament e vrasesve, trafikanteve, pengmarresve dhe emerimi i tyre ne poste te larta kyēe te administrates shteterore
17- Ekzekutimi para syve te Policise te drejtorit te njeres prej bankave me te medha te vendit ne vendin me te mbrojtur te kryeqytetit dhe larja e duarve te Rames me deklaraten skandaloze se mizoret i vrane nje mik te mire, nje "ēun Tirone"
18- Organizimi, siē kane vertetuar kamerat live, nga Rama te krimineleve ne Parlament per te goditur Genti Strazimirin pasi ai denancoi pranine e tyre si deputete ne Parlament
19- Zbulimi i skandalit te pedofilise te mekembesit te sivllaut te Rames, Kokedhima, ne Sarande, qe kerkonte seks me te mitur per vende pune
20- Dhenia ne kundershtim te hapur me Kushtetuten i tenderave Kompanise Abissnet te sivllaut te Rames, Kokedhima
21- Arrestimi ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten i guvernatorit Fullani dhe inspektores se pergjithshme te Bankes, me angazhimin direk te Edi Rames, perfaqesuesve te tij ne Banke, Meksit dhe Braēes ne Parlament dhe dergimi i ministrave ne ambasada per ta paraqitur si veper te Berishes
22- Dasma gjigande me dy raunde dhe 2 mije te ftuar e ministrit Veliaj me shperdorim te madh te fondeve publike
23- Firmosja nga kryeregjistruesi Muho per tjetersimin e nje prone ne zemer te Durresit nen tyten e revoles nga banda Dabulla dhe njerezve me te afert te Rames
24- Marreveshja korruptive me ĒEZ duke shmangur arbitrazhin dhe per rrjedhoje duke denuar ēdo qytetar shqiptar me nje gjobe prej 1.2 milione lek.
Te dashur qytetare, keto jane vetem skandalet me kryesore te Edi Rame dhe qeverise se tij qe ne nuk e meritojme. "RAMA IK" eshte zgjidhja e vetme per Shqiperine!!
Sali Berisha
Krijoni Kontakt