Dhoma e Pėrfaqėsuesve nė Shtetet e Bashkuara ka miratuar planin e Presidentit Obama pėr tė armatosur dhe stėrvitur rebelėt e moderuar nė Siri.
Votimi nė Dhoma e Pėrfaqėsuesve tė kontrolluar nga republikanėt kaloi me 273 pro dhe 156 kundėr, tashmė pritet tė miratohet nga Senati, me shumicė demokrate.
Miratimi erdhi pasi Presidenti Obama pėrsėriti edhe njė herė se nuk do tė ketė dėrgim tė trupave nė Irak. SHBA ka ndėrmarrė deri tani 174 sulme ajrore kundėr ISIS nė Irak qė prej mesit tė gushtit.
Nga sulmet e fundit ajrore tė ditės sė martė dhe tė mėrkurė u shkatėrruan dy automjete tė ISIS nė veriperėndim tė Irbilit dhe disa njėsi nė jugperėndim tė Bagdadit.
Presidenti tha se strategjia pėr tė luftuar terroristėt ka 4 pjesė kryesore. Prioriteti i parė ėshtė njė fushatė sistematike e sulmeve ajrore. Duke punuar me qeverinė e Irakut ai tha se do tė zgjerojmė pėrpjekjet pėr tė mbrojtur popujt e kėrcėnuar.
Mė tej operacioni do tė shtojė mbėshtetjen pėr forcat qė luftojnė ISIS-in nė terren. Sė treti do tė rrisė bashkėpunimin me partnerėt pėr tė luftuar terrorizmin. Dhe sė fundmi do tė dėrgohen ndihma humanitare pėr civilėt qė terroristėt ISIS kanė zhvendosur me dhunė.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt