Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Femrat, të gjitha të sëmura nga shopping-u, “fajin” e ka Lady Gaga

    Femrat, të gjitha të sëmura nga shopping-u, “fajin” e ka Lady Gaga

    19 Shtator 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    6
    “Nuk kam asgjë për të veshur” është fraza tipike dhe problemi më i madh i shumicës së femrave në botë! Arsyeja duket se është e gjitha psikologjike. Ja se çfarë duhet të dinë veçanërisht meshkujt në lidhje me këtë gjë…
    “Asgjë për të veshur!”



    Të paktën një herë në jetë, çdo vajze i ka ndodhur që të hapë dollapin e saj, i cili duket se mban një koleksion të tërë veshjesh si një magazinë e madhe, dhe pas gjysmë ore kërkimesh dhe provash të mendojë e shqetësuar: “Nuk kam asgjë për të veshur!”. Kjo lloj sjelljeje i bën për të qeshur shumë meshkuj (ose edhe për të qarë ndonjëherë) sepse nuk arrijnë ta kuptojnë asnjëherë këtë siklet të madh femëror. Në fakt, përgjigjja është komplekse dhe kërkon që të analizohen faktorë të ndryshëm psikologjikë.

    Nga ana tjetër, duhet thënë gjithashtu se, ka edhe shumë femra që nuk i përkasin kësaj kategorie. Për to, veshja nuk është aspak një problem, sepse ato e konceptojnë veshjen si diçka normale, vishen dhe dalin! Asgjë më shumë se kaq. Vishen, zakonisht shpejt dhe në mënyrë komode, ashtu siç të gjithë veprojnë për shembull për të larë dhëmbët. Duke përjashtuar vajzat fatlume në këtë drejtim, pjesa tjetër e kanë problem të madh se çfarë të veshin.

    Ato e zgjedhin veshjen çdo mëngjes, të kushtëzuara nga humori i zgjimit ose i aktivitetit që do të bëjnë më pas. Ndërsa kohën dhe energjinë më të madhe për veshjet e harxhojnë në momentin kur vendosin të bëjnë shopping. Në të vërtetë, kjo është gjëja që femrat duan të bëjnë më shumë. Ato e adhurojnë shopping-un dhe sigurisht për këtë ekziston një arsye.

    Mënyra e të veshurit është “bileta e parë hyrëse” në marrëdhëniet që femrat ndërtojnë me të tjerët. Me një fjalë, për to veshja është një lloj shprehie ose përshkrimi se cilat janë në një moment ose në një ditë të veçantë. Pafundësia e materialeve, ngjyrave, modeleve dhe e veshjeve përbëjnë vërtet një kompleksitet zgjedhjesh.

    Për të mos folur pastaj për prerjet dhe aksesorët: ato janë një kartë identiteti femëror!

    Procesi vendimmarrës që mund ta çojë një femër që të thotë se “nuk kam asgjë për të veshur” kalon pikërisht nga këtu.

    Për meshkujt, kjo frazë e shqiptuar nga një femër, përkthehet kështu: “Sot nuk gjej asgjë për të veshur në mënyrë që të më përfaqësojë mua”.

    “Dua të vesh diçka që të më prezantojë ashtu siç unë dua të jem, ashtu siç ndihem, ashtu si të tjerët duan të më shohin…unike, siç jam në të vërtetë. Veshjes dua t’i shtoj diçka që më bën shumë të veçantë sot, në mënyrë që gjendja ime shpirtërore të jetë fare e palëkundur…”, – është pikërisht receta që i bën femrat të qëndrojnë tri orë përpara dollapit pa gjetur asgjë për të veshur.

    Madje edhe një femër e ndrojtur dhe e rezervuar, në fund të fundit, ushqen dëshirën për t’u kënaqur nga të tjerët me një stil të saj shumë unik dhe origjinal: ky efekt quhet Lady Gaga. Pikërisht ajo, këngëtarja ekscentrike amerikane, e cila e ka përflakur botën e pop-it me kostumet e saj të çuditshme, me takat super të larta, paruket e shumëllojta dhe një stil padyshim të paimitueshëm dhe tepër unik.

    Pra duhet pranuar se te të gjitha femrat ka edhe pak “Lady Gaga”.

    Të gjithë duan të jenë person unik. Pak special, ose të paktën të ndryshëm nga të tjerët. Në psikologji, kjo quhet nevojë për individualitet dhe kjo lloj nevoje nuk lidhet vetëm me modën, por për shembull, edhe me krijimtarinë dhe aftësinë për të qenë kundër rrymës. Nga ana tjetër, të gjithë kemi një impuls pak a shumë të fortë që të jemi pjesë e një grupi, në përputhje me rregullat dhe format e tij të shprehjes.

    Po ju si jeni në këtë drejtim? Individualist të stilit të një jete origjinale apo preferoni anonimatin dhe kamufloheni si “dele”?

    Secili nga ne kërkon një ekuilibër në mes të këtyre dy nevojave, individualitetit dhe përkatësisë, por gjithmonë me një veçanti të vogël.

    Gjithsesi tashmë e dini: nëse një mëngjes nuk gjeni asgjë për të veshur, është sepse nuk arrini t’i jepni zë Lady Gaga-s që është brenda jush. Kjo gjë nuk ka të bëjë fare me mundësinë për të blerë rroba, apo me arsye të tjera, sepse problemi “nuk kam çfarë të vesh” është thellësisht psikologjik, i cili prek pjesën më të madhe të të gjithë femrave në botë. Ndaj meshkujt do të ishte më mirë që të mësohen me këtë ide dhe t’u bëjnë më shumë komplimente femrave për veshjet që ato zgjedhin. Në këtë mënyrë, rritja e tyre e vetëvlerësimit nuk do t’i vononte në mëngjes me kërkesat e kota për rroba!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Për: Femrat, të gjitha të sëmura nga shopping-u, “fajin” e ka Lady Gaga

    fajin e ka Lady Gaga dhe miradie pal ndue gjoni :P
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Femrat, të gjitha të sëmura nga shopping-u, “fajin” e ka Lady Gaga

    Citim Postuar më parë nga Vinjol Lexo Postimin
    fajin e ka Lady Gaga dhe miradie pal ndue gjoni :P
    Ncuq,

    Nona e llesh Pali...lol

    Dhe hajdar dushi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Femrat, të gjitha të sëmura nga shopping-u, “fajin” e ka Lady Gaga

    robi eshte i pa ngopur, kjo nuk eshte e keqe, p.sh dikush nuk ngopet me bukurin e natyres ose ma dashurin ne famile etj

    e keqja fillon eshte kur "ushqehesh" me gjera gabim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •