Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish që të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët.
Gjatë seancës konstituive të kryesuar nga deputetja më e vjetër, Flora Brovina, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka nominuar para deputetëve, Arsim Bajramin e PDK-së për postin e kryetarit të Kuvendit.
Por votimi solli si rezultat vetëm 44 vota, të cilat nuk ishin të mjaftueshme. Me këtë rast, deputetja Flora Brovina prezantoi rezultatin e votimit dhe ndërpreu seancën.
“Rezultati është ky: Për janë 44, kundër 61 dhe 11 abstenime. Kandidati nuk mori votat e mjaftueshme për t’u shpallur kryetar i Kuvendit. Andaj për shkak të votave të pamuajftueshme të kandidatit të PDK-së, e cila e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, jam e detyruar ta ndërpres këtë seancë. Deputetët do të njoftohen me shkrim për vazhdimin e seancës konstituive gjatë javës së ardhshme”, ka thënë Brovina.
Krijoni Kontakt