Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Plagosja e të riut, nëna: Krushku e plagosi tim bir dhe na tha se vrau veten

    “Kur djali ka humbur ndjenjat, ata kanë menduar se vdiq”

    Nëna e të plagosurit Zijadin Gjorgji rrëfen sherret me familjen e krushkut në Paskuqan të Tiranës

    “Edlira i tha djalit se nuk donte të largohej, pasi ajo ishte fati i tim biri, por nuk donte i ati”

    “Familja e Nuredin Likës tentoi që të fshihte krimin. Ata na morën në telefon dhe thanë se Zijadini kishte vrarë veten në shtëpinë e tyre. Fillimisht ne e besuam, por më vonë morëm vesh që djali im ishte plagosur nga vjehrri i tij, Nuredin Lika. Zijadini ka marrë pesë plumba në pjesën e barkut, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka qëndruar rreth 30 minuta i shtrirë në mes të shtëpisë dhe ka dëgjuar planet që familja e tyre po bënte, për të fshehur krimin. Ata kanë besuar se djali kishte vdekur, por Zijadini dëgjoi gjithçka që u bisedua në atë shtëpi”, janë aludimet e ngritura nga Manushaqe Gjorgji, nëna e 26-vjeçarit të plagosur pasditen e së premtes në Paskuqan të Tiranës. Zijadin Gjorgji është plagosur me armë zjarri në shtëpinë e vjehrrit Nuredin Lika, pas një debati të mbartur. Edlira Lika, vajza e Nuredinit, është fejuar rreth tre vite më parë me 26-vjeçarin, por babai i saj kërkoi që të prishte fejesën, pasi mori vesh që Zijadini ishte i sëmurë. Konflikti ka nisur muaj më parë, gjatë kohës që dhëndri i tij ishte në Angli. Pas ardhjes në Shqipëri, situata mes dy familjeve degjeneroi deri në plagosjen e 26-vjeçarit, ku ky i fundit ka kërcënuar me kallash familjen Lika. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes, Nuredin Lika, vëllain e të dëmtuarit, Hajri Gjorgji dhe vetë të dëmtuarin, Zijadinin. I riu mbahet i shtruar në Spitalin e Traumës dhe te dera ruhet 24 orë në 24 nga shërbimet policore, pasi ndaj tij është lëshuar masa e arrestit. Nëna e të dëmtuarit, Manushaqja, ka treguar për gazetën “Shqip” të gjithë historinë e konflikteve mes dy familjeve.

    Si lindi konflikti mes dy familjeve?

    Djali im, Zijadini, ka qenë i fejuar prej tre vitesh me vajzën e Nuredin Likës, Edlirën. Fillimisht ne kemi pasur marrëdhënie shumë të mira, por më vonë situata u përkeqësua. Nuredini nuk donte që t’ia jepte vajzën djalit.

    Për çfarë motivi?

    Përpara disa kohësh, Zijadini bëri një operacion në Angli, në pjesën e gushës. Mua si nënë, nuk më thanë gjë fillimisht. Më pas më treguan se djali kishte pasur një si tip nishani dhe mjekët ia kishin hequr. Operacioni shkoi me sukses dhe djali nuk pati më shqetësime, deri në njëfarë kohe. Më pas, ai pati probleme të tjera shëndetësore dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e kokës. Edhe ky operacion shkoi me sukses. Pas kësaj, Zijadini mori në telefon Edlirën dhe i kërkoi ndarjen. Ai i tha së fejuarës që të vazhdonte jetën, pasi djali nuk ishte mirë nga ana shëndetësore.

    Vazhdoi fejesa pas kësaj?

    Edlira i tha djalit se nuk donte të largohej, pasi ajo ishte fati i tim biri. Kështu që lidhja e tyre vazhdoi, pasi ata e donin njëri-tjetrin. Pas kësaj, Nuredini kërkoi prishjen e fejesës. Djali dhe krushku debatuan në telefon dhe Zijadini e kërcënoi. Ai nuk donte t’i bënte ndonjë gjë të keqe atij, por djalë i ri, nuk e ka ditur se çfarë po bënte. Sherret në telefon nuk mbaronin dhe Zijadini erdhi në Shqipëri për t’u sqaruar nga afër. Së bashku me djalin tjetër, Hajriun, ata shkuan në Paskuqan për të rrëmbyer vajzën e Likës. Atje situata u tensionua. Zijadini iku dhe është kthyer disa minuta më vonë, i vetëm. Hajriu nuk e ka ditur vendndodhjen e të vëllait.

    Ata nuk gjetën një zgjidhje të përbashkët?

    Jo. Kur Zijadini ka shkuar sërish te shtëpia e së fejuarës, i ka premtuar Nuredinit se vajzën do ta mbante shumë mirë, por ai nuk e besonte një gjë të tillë. Si duket, ata kanë bërë sherr të ashpër me njëri-tjetrin dhe Nuredini e ka qëlluar me pistoletë, në pjesën e barkut. Pas kësaj, ai ka tentuar që të vrasë veten, por nuk e ka lënë e bija. Ajo i ka thënë të atit që të mos e bënte atë veprim, pasi do ta merrte vetë fajin përsipër.

    Si e morët vesh lajmin?

    Fillimisht, ata ia kanë vënë armën djalit te barku, në mënyrë që policia të besonte se ai kishte vrarë veten. Pjesëtarët e familjes së Likës debatonin me njëri-tjetrin, për mënyrën e fshehjes së krimit. Më pas na mori në telefon, personi që ndërhyri për fejesën e tyre me mblesëri. Ai na tha se Zijadini kishte vrarë veten te shtëpia e Nuredinit. Ne e besuam fillimisht, por më pas morëm vesh të vërtetën. Djali ka mundur që të dëgjojë të gjitha bisedat që janë zhvilluar në atë shtëpi. Familja e tyre ka besuar se djali kishte vdekur, pasi ai kishte humbur ndjenjat. Pavarësisht kësaj, ai ka mundur që të dëgjojë shumë gjëra, pas krimit, të cilat ia tregoi policisë dhe neve. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën edhe pse humbi shumë gjak. Policia më ka arrestuar djalin tjetër, Hajriun, pasi thotë se ai ka tentuar të vrasë krushkun. Kjo nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajim.

    /top-channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Plagosja e të riut, nëna: Krushku e plagosi tim bir dhe na tha se vrau veten

    edhe une u fejova u ndava ne menyren me normale
    as nuk diskutoj me per ate Person
    as me vran as nuk vrame njeri
    e njoh shume qe u ndane po su vrane
    kush e di ca prapaskenash ka e pastaj dun te gjithe te dalin engjej
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Plagosja e të riut, nëna: Krushku e plagosi tim bir dhe na tha se vrau veten

    Kam degjuar plot raste kur prinderit nderhyjne ne punet e ciftit. Nese djali dhe vajza duan te rrine bashke deri sa vdekja ti ndaje c'duan keta aman?! Jeta e femijes shihet si placke. Malli i mire mbaje, mall i demtuar hidhe ne plehera. Do u vinte mire ketyre burrave me namuz ti flakte gruaja po te semureshin?! Njerez pa shpirt!
    Feelings change - memories don't.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •