Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Al Kaeda apel Isis-it: Të bashkohemi kundër Obamës dhe koalicionit djallëzor

    Dega magrebine (“Aqmi”) dhe ajo jemenite (“Aqpa”) e Al Kaedës, kanë lëshuar një apel për xhihadistët e Shtetit Islamik, për t’u bashkuar kundër koalicionit anti-Isis.

    Përmes një komunikate, dy grupet u bëjnë thirrje “vëllezërve muxhahedinë në Irak dhe Levant, të bashkohen kundër fushatës së Amerikës dhe koalicionit të tyre djallëzor”.

    Apeli është bërë në ditën e parë të sulmeve ajrore amerikane në rrethinat e kryeqytetit irakian, Baghdad.

    Deri më sot, marrëdhëniet mes dy organizatave, ishin në të vërtetë jo të mira. Isis kishte mbajtur qëndrim ndaj Al Kaedës dhe shpallur një kalifat në disa rajone të Irakut e Sirisë, ndërsa fronti Al Nusra, segmenti sirian i Al Kaedës, i ka qëndruar besnik udhëheqësit të organizatës terroriste, Ajam Al-Zauahiri.

    “Refuzimi dhe mosbesimi juaj, duhet të kthehet në një faktor bashkimi”, – shtojnë dy organizatat, duke iu adresuar grupeve të ndryshme xhihadiste që kanë pasur mosmarrëveshje mes grupit të Isis-it dhe frontit Al Nusra.

    Apeli i është drejtuar edhe opozitës siriane të moderuar, që kërkon të përmbysë presidentin Bashar al Asad dhe është e mbështetur nga SHBA-të dhe nga aleatët e tyre arabë.

    “Aqmi dhe Aqpa”, ftojnë pastaj “të gjithë ata që kanë marrë armët kundër tiranit Bashar dhe milicive të tij, të mos mashtrohen nga Amerika dhe të mos bëhen pedina të tyre”.

    Dy degët e Al Kaedës, ftojnë njëkohësisht tributë sunite të Irakut e Sirisë, “të mos harrojnë krimet e Amerikës dhe të mos jenë pjesë e koalicionit” anti-Isis.

    16 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)


    By: Vinjol
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •