Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Post Ukrainë, serbët luftojnë përkrahë pro-rusëve,

    Ukrainë, serbët luftojnë përkrahë pro-rusëve, me uniforma të mbishkruara “Kosova është Serbi”

    Në një kohë kur radhët e shtetit islamik po shtohen me luftëtarë që vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Shqipëria, qytetarët serbë dhe francezë kanë zgjedhur të luftojnë përkrah militantëve prorusë në Ukrahinë.

    Serbët që janë bërë pjesë e rebelëve thonë se ndjehen shumë të afërt me rusët, prandaj po i mbështesin në këtë konflikt të armatosur.

    Një prej tyre Radimi, me bluzën ku shkruar ishte “Kosova është Serbi ” thotë se Serbia ka kulturë të përbashkët me rusët dhe kjo është arsye e fortë për tu renditur në krah të tyre.

    “Ukrainasit duhet të kenë të drejtën për të zgjedhur, të drejtën e gjuhës, kulturës dhe të drejtën për jetën e tyre, të cilat Kievi ja ka kontestuar. Unë jam nga Serbia dhe e di se çfarë është padrejtësia dhe çfarë është lufta kundër së keqes universale, lufta kundër sistemit të vlerave perëndimore, që ata janë duke u përpjekur për të na imponuar”.

    Ndërsa një shtetas francez i cili kishte mbërritur në fillim të shtatorit për t’u bashkuar me kryengritësit u shpreh i impresionuar me shpirtin e popullit të Ukrainës lindore.

    “Unë mendoj se kjo është me të vërtetë diçka e re që po ndodh tani, njerëzit janë të ngopur nga imperializmi amerikan dhe duan të luftojnë për vlerat e vërteta, vlerat e Rusisë së re, një popull që është duke u bombarduar çdo ditë por ka besim se do të fitojë pavarësinë e territorit të tij. Ne shpresojmë që në radhët tona të na bashkohen shumë vullnetarë, për të formuar një bllok kundër NATO-s dhe masakrave të njerëzve”.

    Raportet tregojnë se 3 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin e përgjakshëm që ka përfshirë Ukrahinën që prej prillit të kaluar.




    Temen po e hap une e
    poshte del tema u hap nga X ose Y
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •