-
Shpërthen makina e kryebashkiakut të F. Krujës, Bardhi: S’kam konflikte
Fushë Krujë - Hidhet në erë, makina e kryebashkiakut të Fushë Krujës, Gjon Bardhi. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate, ndërsa kryetari i bashkisë së Fushë Krujës ndodhej në një gëzim familjar në fshatin Larushk.
Automjeti, për fat të mirë, ishte i parkuar në momentin e shpërthimit e për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz, përveç dëmeve të pjesshme, që ka pësuar vetë makina.
Bardhi ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd, ndërkohë që ky është shpërthimi i 16-të që ndodh në zonën e Fushë Krujës brenda vitit.
Policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.
ORA NEWS
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt