-
Gerti Bogdani, President i Organizatës Botërore të të Rinjve të Qendrës së Djathtë
Deputeti Gerti Bogdani, Kryetar i Forumit Rinor të PD-sëi është zgjedhur President i Organizatës Botërore të Forumeve Rinore të Qendrës së Djathtë, një organizatë e themeluar nga Margaret Thatcher.

Kjo organizata u mblodh si çdo vit në Lisbonë të Portugalisë për të zgjedhur drejtuesit e rinj për periudhën 2014-2015. Vizioni dhe puna e saj bazohet në promovimin dhe forcimin e parimeve dhe vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të ekonomisë së tregu. Organizata Botërore e Forumeve Rinore të Qëndrës së Djthatë është sot një nga zërat më të fortë për demokracinë në botë.
Sipas burimeve zyrtare të PDSH-së, zgjedhja e deputetit shqiptar Gerti Bogdani si President ka ardhur pas një angazhimi intensiv personal dhe të FRPD-së në aktivitete ndërkombëtare, duke marrë një rol aktiv në takimet e organizuara nga IYDU dhe duke ngritur lart imazhin e të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Në fjalën e tij përshëndetëse si President i sapozgjedhur, Bogdani tha:
“IYDU është një organizatë dhe një familje e hapur për të gjithe forumet rinore të qendrës së djathtë, të cilët promovojne vlerat e demokracise dhe lirisë në botë. Ne kemi treguar deri më sot se mund të jemi në pararojë të reagimit dhe angazhimit edhe në vendet me konfliktet më të veshtira, dhe jam i sigurt që do të vazhdojme ta bejmë këtë edhe në të ardhmen, atje ku demokracia është në rrezik dhe ku duhet të zhvillohet. Të rinjtë janë forca e vërtetë e çdo demokracie!”
Koha Jone
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt