-
Fushë Krujë, tritol banesës 3-katëshe në afërsi të komisariatit
Fushë Krujë-Sërish shpërthim shpërthim me lëndë plasëse, të llojit tritol ka ndodhur në një ndërtesë 3-katëshe në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të së dielës, vetëm pak metra larg rajonit të policisë.
Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në katin e parë të ndërtesës, e cila ishte dhënë me qira nga pronari i saj, Esat Karai dhe përdorej si dyqan.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.
ORA NEWS
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt