Macrinum Reflect (pa pagesë për përdorim personal-Free for personal use-Freeware)
Edhe sistemet më të reja(të përsosura/advanced) operative shfaqin herët a vonë mungesa/zbrazëtira/gabime në funksinonimet e tyre. Nuk eksistojnë dot sisteme të përkryera. Me siguri ju ka ndodh të shfaqen gabime(error) në funskionet e sistemit operativ të Windowsit apo në softuer të tjerë dhe asesi nuk mund t´ja gjejmë burimin(shkakun e tyre). Andaj nevojitet që sistemi operativ apo pjesët e saj të kopjohen (herë pas here)kur funskionojnë ashtu sic duhet( funksionim normal) dhe të ruhen në vënd të caktuar . Më vonë, nëse paraqiten pengesa, gabime, etj, atëher leht nga kopja e ruajtur mund të restaurojmë( apo kthejmë në gjëndjen e më parshme funskionale) qoftë gjithë sistemin apo pjesët e saj.
Në Windows(duke filluar nga XP) figuron mundësia e kopjimit automatik të sistemit dhe restaurim të saj. Por ky sistem ka shumë të meta dhe nuk kopjon ashtu sic duhet dhe ka raste kur na dëshirojmë restaurim të sistemit por kopja nuk funksionon dot...
Andaj si rezultat kemi shfaqjen e mjeteve të reja që bëjnë kopjim dhe restaurim(100%) të sistemit.
Ka shumë variante të tyre mirëpo këtu do përqëndrohem në njërën nga to i cili është përshtatshëm si për fillestarë ashtu edhe për përdorues me përvojë. Bëhet fjalë për Macrinum Reflect.
Udhëzim/sygjerim
Sygjerohet (por ju jeni vendim marrës) që fillimisht të kontrolloni sistemin operativ(stabilitetin e tij) d.m.th nëse është stabil, pa gabime, qoft në softuerat e instaluar qoft në vet sistemin operativ. Më pas fillo kompjim të sistemit.
Më e përshtashme është instalim i sërishëm i sistemit operativ si dhe softuerëve që i përdorni, azhrunimi (apo sic thuhet përditsimi i tyre; kanë domethënie ttë njëjt, por më adekuat si emërtim është azhurnim) i tyre dhe më pas kopjimi i sistemit operativ.
Instalimi dhe mënyra e përdorimit
Ky mjet respektivisht softuer përbëhet nga dy pjesë: Macrinum Reflect dhe Windows PE.
Pas instalimit dhe hapjes së Macrinum Reflect, në brëndsi të saj do shfaqet pyetja:- Important: You have not yet created Rescue Media to enable system Recovery on your PC. Do you want to create Rescue Media now? Ju akoma nuk keni krijuar media për restaurim. Dëshiron të krijosh media të restaurimit tani? Skedari i shkarkuar është në ISO format apo standard.Hapet përmes ndonjë zip programi.Shkarko dhe instalo edhe atë.Pastaj duhet të krijosh një CD disk dhe të instaolsh/djegish Windows PE skedarin(ISO) në të.-Për djegje-përdor CD-RW-rewrite që mund të digjet dhe fshihet shumë herë- e përgaditur shërben për ri nisje(BOOT) të kompjutorit, respektivisht shërben për hapjen/aktivizim të Macrinum Reflectit kur nis kompjutorit.Kur hapet programi në fjalë bëhet i mundur restaurimi i skedarit të kopjuar respektivisht të sistemit operativ që e kopjuat më para.
1-Skedari i kopjuar/ i sistemit operativ duhet të ruhet në njësinë D: .Cila është njësia D: ? ( shiko imazhin në artikullin: doPDF )
2-Brënda Macrinum Reflect duhet të caktohet rruga(path) deri tek skedari i kopjuar..Kliko në butonin Browse/shfleto brënda Macrinum Reflect dhe gjej dosjen-(ku ruhet skedari i kopjuar i sistemit operativ) e
krijuar më përpara në njësinë D: .
Kur e ri nis kompjtorin me CD e djegur dhe aktivizohet Macrinum Reflect nga BOOT CD-ja (shfaqet shkrimi press any key to start BOOT from CD/DVD;kliko në ndonjë buton për aktivizim) automatikisht shfaqet rruga deri tek skedari i kopjuar.Kliko në skedarin(brënda Macrinum Reflect) dhe atëher aktivizohet restaurimi i sistemit operativ i cili zgjat rreth 12-15 minuta.
Nëse më vonë, pas instalimit të Windows PE shfaqet sërish pyetja : Important: You have not yet created Rescue Media to enable system Recovery....thjesht injoroje. Për më tepër lexo në ndihma.
Më pas bëhet ri nisja e kompjutorit.
http://www.macrium.com/
Skyscanner( Aplikacionet(App-s) për celular Skyscanner dhe Booking janë falas për përdorim)
Në rrjet gjinden një numër i madh i faqeve të agjencive të udhëtimit mirëpo oferta e tyre ka karakter të kufizuar. Si pasojë e saj u shfaq nevoja e faqes-ve ku ofrohen një numër i madh gati i pakufizuar i ofertave për rezervime të biletave për udhëtime me aeroplan dhe rezervime të bujtjeve nëpër hotele në tërë globin.
Një ndër ta është skyscanner. Me të vërtet ka përmbajtje të mirë. Aty mund të gjeni dhe krahasoni cmimet e më se 5-600 kompanive ajrore.Cmime më të mira /më të volitshme i gjen nga e hëna deri të enjten(vajtje-ardhje). Në fundjavë, e premte, e shtunë dhe e diel cmimet janë më të larta.
http://www.skyscanner.com/
Ndërsa faqja e më poshtme paraqet të gjitha kompanitë ajrore që gjinden në listën e zezë/ të pa përshtashme për udhëtime. Lista është në PDF format/standard.
Përpara rezervimit kontrollo kompaninë.
http://ec.europa.eu/transport/modes/...n/index_en.htm
Booking faqja
Faqja për rezervime të hoteleve anembanë globit. Ofrojnë rezervime për 544,124 hotele. Përsonalisht jam shumë i kënaqur nga ofertat e tyre dhe e përdor vite me rradhë gjatë udhëtimeve.
http://www.booking.com/
Nëpërmes adresave tët sipërme mund të bëni rezervime të biletave dhe hoteleve 1 vit apo disa muaj më herët. Procesi realizohet vetëm brënda disa minutave...
Pagesa bëhet përmes VISA/MASTER/AMERICAN EXPRESS kartelave.Pas pagesës, nëpërmes postës elektronike( Emailit) ju arrijn konfirmimi i rezervimit te biletës(më pas ju arrijn edhe një email tjetër me biletën elektronike( e ashtuquajtur E-ticket) me të dhënat tua si dhe PIN kodi. Shpesh bileta elektronike(E ticket) ju dërgohet si PDF skedar.Shkarko dhe ruaj në kompjutor.Kur jeni në aeroport shëno PIN KODIN në pajisje(në automate) dhe ajo ju jep biletat. Ose këtë e bëni në sportele...
Ueb Aplikacione nga krijuesit shqiptar(pa pagesë-freeware)
(Për celular)
https://play.google.com/store/apps/d...ldroid.tvshqip
Definicioni i aplikacionit:
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ueb_aplikacionet
ProgDVB(pa pagesë verzioni standard-Freeware)
(për kompjutor-krijues i huaj)
(32 dhe 64 bit)
Teknologjia e transmetimve televizive, gjithnjë e më tepër kalon nga sistemi analog në atë dixhital dhe transmetohet nëpërmes internetit me të ashtuquajturën IP(internet protocol)TV. Praktikisht kjo do thotë që ne më nuk kemi nevojë për pajisje speciale harduerike por vetëm softuer të përshtacëm. Këtu gjen softuer të tillë që bën të mundur transmetime televizive nga e mbarë bopa në kohën reale(drejtpërdrejt) pa mar parasysh distancën nga transmetuesi dhe shikuesi.
Kanalet shqiptare janë të ndërprera por të gjitha të tjerat funksionojnë(me siguri herët a vonë do rregullohet). Për të shikuar, ju duhet të keni shpejtësi të lidhjes me internetin(koneksioni) së paku 2-3 megabit(MB).
http://www.progdvb.com/
Azhurnimet(update) e kanaleve televizive i gjen këtu:
http://iptv-tv.blogspot.se/search/la...snia%20albania
Për të importuar kanalet televizive vepro kështu;
krijo një .txt skedar( .txt gjindet i instaluar në cdo kompjtor dhe shërben për shkrim të teksteve)
Cilët adresa/lidhje/links funksionojnë? Zakonisht me PRGDVB funksionojnë adresat me prapashtesat m3u si dhe me rtmp adresat (aq sa i kam testuar) Por ju mund të eksperimetoni edhe të tjerat lidhje.
Ja disa:
http://iptv-free.blogspot.se/2014/03...a-austria.html
Kopjo dhe ngjit në .txt skedar.Ruaje/Save. Më pas hap programin PRGDVB dhe imoprto skedarin.Open file....
Kur klion në opsionin Open file nuk mund ta shohish skedarin andaj kliko në butonin e dritares së re në All files...Atëher shfaqet .txt skedari yt që e importon brënda programit dhe shfaqet si Custom List.
(shiko në fund të softuerit me alternativat Internet TV, Internet radio, Custom List)
Këto lidhje hapen edhe me softuerin KODI( ish XBMC)që është përkthyer edhe në shqip, si dhe me VLC .
KODI(XBMC)
Qëndër mediale për transmetime televizive si dhe për dëgjim të kanaleve muzikore sipas orientimit muzikor dhe të radhitura sipas shteteve.Poashtu këtu mund të hapni të gjitha llojet e skedarëve të filmave pa përjashtime.Softueri është në zhvillim të pandërprerë nga ana e vullnetarëve rreth e përqark botës.Këtu mund të hapni edhe youtube dhe facebook. Pas instalimit të softuerit, në brendësi të saj duhet të instalosh add ons(programe të vogla brënda programit).Ndër më të njohurat dhe me kualitet të lart instalo këto:
ICE CAST
dhe Listen live EU ku janë të përfshira edhe kanalet muzikore shqiptare:
Këtu mund të gjeni edhe unP lidhjet etj.
Së shpejti softueri i emërtuar XBMC do e ndron emrin në KODI...
http://xbmc.org/download/
Në parametra(settings) mund ta ndryshoni gjuhën në shqip.
Ky është softuer më i avansuar deri më tani në krahasim me softuerët e tjerë.
http://www.videolan.org/vlc/
Anti Spyware, Adware,Trojan...
Me siguri keni të instaluar ndonjë antivirus dhe ndjeheni të sigurt dhe komod?! Nga përvoja mbi se 20 vjeçare me kompjuterë, internet dhe softuerë mund t´ju them lirisht që interneti është medium i stërmbushur jo vetëm me informata të dobishme , edukim dhe arsimim por ka edhe rreziqe të pa imagjinueshme...Këto fjalë nuk janë vetëm fjalë për t´ju trëmbur por informata për t´ju ndihmuar juve si përdorues të kompjutorëve dhe rrjetit.
Gjatë lundrimit në rrjet apo shfletim të faqeve të ndryshme, ekspertët apo talentët e programimit kanë krijuar të ashuquajtura skripte (p.sh java skript, exe skedar etj) apo të ngjashme të cilat pa dijenië tuaj instalohen në kompjutorin tuaj dhe aktivizohen me qëllime të ndryshme:
Ja disa nga ta:
Spyware, Adware,Trojans, Dialers, Worms, KeyLoggers, HiJackers, Parasites, Rootkits...
Qëllimi apo objektiva e tyre është;
1-Vjedhja e informatave personale dhe keqpërdorimi i tyre(falcifikim i identitetit)
2-Vjedhja e kodeve bankare nëse i keni të ruajtur në kompjutor
3-Marketingu(advertising) i produkteve apo shërbimeve të ndryshme
4-Marrja nën kontroll të plotë të kompjtuorit tuaj që do thotë se përmes këtyre rreziqeve të instaluar ata mund të përcjellin çdo gjë që shkruani apo çdo veprim tuaj në kompjutor...
5-Spiunimi i informatave të ndjeshme të kompanive, produkteve të tyre etj.
Këto rreziqe mund të jenë të kamufluara në mënyra dhe metoda të ndryshme.....
Po antivirus softuerët a ndihmojnë në këto raste?
Deri diku po, por antivirus softuerët nuk mund ti parandalojnë këto rreziqe...
Andaj në treg janë shfaqur mjete që i zbulojnë dhe neutralizojnë edhe këto rreziqe. Këto mjete duhet të përdoren së paku një herë në javë për të fshirë apo neutralizuar gati çdo rrezik të tillë;
Ja disa nga ta që mund ti shfrytzoni falas:
Testo këto mjete:
https://www.malwarebytes.org/
http://www.superantispyware.com/
http://www.tomsguide.com/us/download...301-30962.html
http://www.spychecker.com/program/roguekiller.html
Të ecim në një hap me kombet tjera....
Të fala nga Skandinavia

Krijoni Kontakt