Softuer pa pagesë (Freeware)
Gjirafa
Nga krijuesit shqiptar: Platforma dixhitale për marketing të produkteve dhe shërbimeve.
Faqe që meriton lëvdata-e ndërtuar në mënyrë profesionale me të gjitha elementet e domosdoshme: shpjegime të thjeshta që afron konsumatorin dhe e bën kureshtar te kompania….
http://client.gjirafa.com/home/landing
Add on për TV kanale nga trevat tona dhe Kodi
Kodi është përmënd më herët. Këtu gjen material / shpjegim për instalim të add on (softuerit shtesë) në kodi për të shikuar rreth 142 kanale shqiptare si dhe kanale të huaja.Pas instalimit të plotë të add on (iptv) në Kodi hap kodin dhe shko te >VIDEOS>Add ons>BES_IPTV dhe zgjedh kanalin e dëshiruar. Versioni më i ri(për momentin) i kodit është Kodi Jarvis 16.1 . Majoriteti i kanaleve shfaqet në HD teknikë edhepse aty shkruan SD teknikë.
Kodi
Kur instalon kodin ju shfaqet një dritare dhe ju pyet: Dëshironi që softueri të kalon murin mbrojtës(firewall)-Mos u habisni me pyetjen/dritaren e re-kjo pyetje është rezultat i aktivizimit të kodi softuerit online që d.m.th se për të punuar në mënyrë normale softveri duhet të komunikon me rrjetin/softuer të tjerë respektivisht add ons-at andaj duhet të pranoni kyçjen e Kodit me rrejtin.
https://kodi.tv/
Remix OS
Keni ndonjë desktop apo llaptop të vjetër që nuk e përdor më ? Tani vegla e hedhur menjëanë apo e harruar mund të përdoret sërish; aktivizo kompjutorin e vjetër dhe instalo sistemin e ri operativ ndoshta sa për testim…Sistemi i ri operativ i emërtuar Remix OS for PC mundëson testim të mbi 1.6 milion Android aplikacioneve që përdoren kryesisht në celularë.
VINI RE-KUJDES:Sistemin e ri operativ mos e instalo në kompjutorin e zakonshëm që e përdor çdo ditë….
Pas instalimit shfaqet mesazhi – cilin sistem operativ dëshiron të niset. Për më tepër ndiq video prezantimin për shkarkim/instalim që e gjen në fund të faqes:
http://www.jide.com/remixos-for-pc#downloadNow
Për Uindovs/Windows 10-Recovery Drive
Herët a vonë ju do përballoheni/hasni në pengesa dhe probleme edhe me sistemin më të ri operativ Windows 10.Ky sistem i ri si dhe sistemet e tjera operative s´janë sisteme të përkryera por sisteme që gjithnjë plotsohet,korigjohet, shtohen(funksione të reja) për mbulim të zbrastirave,mungesave dhe gabimeve të ndryshme.
Si rezultat u krijua vegla që përdoret për identifikim/ripërtrirje të sistemit operativ në rast të ndonjë problemi burimin e të cilit nuk mund ta identifikojmë për momentin. Softueri është instaluar/gjindet në vet sistemin operativ të Uindovs-it. Në faqe përshkruhet mënyra e krijimit/transferimit të softuerit ku si ndihmesë përdoret një USB pajisje-USB flash drive:
http://www.newegg.com/USB-Flash-Driv...ategory/ID-522
https://en.wikipedia.org/wiki/USB_flash_drive
Për krijim të USB veglës respektivisht gjatë procesit të instalimit të softuerit në USB pajisjen duhet të bëni unchek apo largim të shënimit për të vazhduar më tej me instalim-nëse nuk bëni unchek atëher softueri nuk instalohet.-Shiko figurën në faqen aty ku shkruan Backup sistem files to the recovery drive- Më tepër lexo në forum të faqes…
Sygjerohet krijim i menjëhershëm i kësaj vegle si hap preventiv për të parandaluar ndonjë të pa pritur me Uindovsin në të ardhmen…Madhësia e USB-së duhet të jetë së paku 8 apo16 GB(gigabit) shiko imazhet dhe lexo tekstet me kujdes;
http://www.tenforums.com/tutorials/4...dows-10-a.html
http://answers.microsoft.com/en-us/w...?page=1&auth=1
Bitdefender
Antivirus i klasifikuar / votuar me 5 yje. Përdoret/është instaluar nga 500 miliona përdorues.I qetë, pa reklame të tepruara, vepron në mënyrë diskrete në prapaskenë pa ju shpërqëndruar me lajmërime apo informata që ju iritojnë(pop up).Një ndër funksionet më të rëndësishme dhe që bën të veçant këtë antivirus është funksioni kundër vjedhjes respektivisht mbrotje nga vjedhja e kompjutorit personal.
Hy në faqe të tyre(pas regjistrimit) dhe shkarko edhe këtë vegël fantastike.Bazohet në teknologjinë mjegull/cloud.Versioni i lirë-pa pagesë mund të instalohet edhe në sistemin operativ Windows 10. Kjo informatë nuk qëndron fare në faqen zyrtare.Pas instalimit kërkohet regjistrim i fjalëkalimit dhe posta elektronike.Të gjitha proçeset në vazhdim janë të automatizuar-pra ju nuk keni nevojë të kotrolloni(përmes Bit defender) a keni ndonjë virus në kompjutor. Instalo dhe harro.
Për përdorim privat/home users:
http://www.bitdefender.com/solutions/free.html
Video Downloader
Shkarko çdo video nga Youtube. Përveç shkarkimeve të video-ve të ndryshme, me Video Downloader nxjerr/shkëput edhe këngët e ndryshme nga Yotube dhe transferon/shndron në mp3 standard/format në mënyrë automatike.
http://videodownloader.ummy.net/
Testamet/Mesazh për të ardhmen
Ndoshta keni sekrete, mesazhe, dokumente etj të cilët dëshironi tua jepni /shpërndani/njoftoni trashigimtarët tuaj, miqt, kolegët apo ndoshta keni materiale të ndryshme të cilat dëshiron të publikohen pasi të ndroni jetë? Këtu gjen rastin unik ku mund të dërgohen posta elektronike/email pasi të vdisni…Mos i mirni sekretet në varr….
https://www.afternote.com/
http://zeri.info/bota/84980/babai-ng...-email-djalit/
….ose një mesazh/rrëfim/ngjarje që mund ta lexoni në të ardhmen ndoshta pas 5-10-20-50 viteve….
https://www.futureme.org/
Vizit karta
Krijo vizit karta profesionale;
http://www.nchsoftware.com/businessc...reenshots.html
http://www.hlpsoft.com/product/free-...ard-maker.html
Scrubus
Nëse ju doni të bëni një sprovë, një menu, një ftesë apo një gazetë, përdorni një program faqosje (DTP). Edhe pse është e mundur për të bërë planet e thjeshta në p.sh. Word ose LibreOffice, por kjo nuk është optimale.
https://www.scribus.net/
Kopjim dhe restaurim të drejtuesve/drivers-Driver backup (and restore)
Në sistemin operativ të Uidows-it/Windows-it bëhet azhurnim/përditsim automatik të drejtuesve/drivers, mirëpo ka pajisje/drejtues/drivers të cilat microsofti nuk i azhurnon/përditëson andaj duhet që azhurnimi të bëhet me vegla tjera.
Pa mëdyshje, një ndër veglat më të përsosura për kopjim, azhrunim dhe restaurim të drejtuesve/ drivers është Glary Utilities.Shkarko dhe instalo. Hap softuerin dhe shko tek Advanced tools dhe kliko në Driver Manager. Me një klikim kopjon të gjitha drejtuesit/driversat.Nga ky vënd mund të kopjohen, ç ´instalohen, restaurohen dhe azhurnohen të gjitha drejtuesit/drivers-at.
Nuk duhet lënë menjëanë as Driverbackup dhe Free Driver backup që luan rol të ngjajshëm në mirëmbajtjen e kompjutorit personal.
Glary Utilities, Driverbackup, Free Driver backup dhe Free Driver Scout përmbajnë 3 elemente të rëndësishme:
1-Shkarkojnë drejtuesit/drivers-at e nevojshëm
2- Azhurnojn/përditësojnë(updating) drejtuesit eksistues të kompjutorit
3-Arkivojnë ose kopjojnë po të njëjtat në një dosje të caktuar nga softueri apo ju vet.
http://www.glarysoft.com/
https://sourceforge.net/projects/drvback/
http://www.freedriverbackup.com/index.php
http://freemium.com/free-driver-scout/index.html
GWX Control Panel
GWX-vegël e lirë me ndihmën e së cilës mund të hiqni dhe të ç`aktivizoni 'Get Windows-10' zonë njoftimit - ikonë për Windows 7 dhe Windows 8. Versionet e fundit gjithashtu mund të çaktivizojnë azhurnimin/përditsimin 'Upgrade në Windows 10 në panelin e kontrollit të Windows
http://ultimateoutsider.com/downloads/
Si të përdoren 1 tastierë dhe 1 mi në disa kompjutorë
https://www.microsoft.com/en-in/down....aspx?id=35460
http://www.inputdirector.com/
Riparo video të prishur ose të dëmtuar
Fjala është për ndonjë video skedar të shkarkuar nga ndonjë CD ose Video disk të cilin e riparon me këto mjete të më poshtme. Ose ndoshta keni shkarkuar ndonjë video nga video pajisja personale e që fatkeqsisht ndoshta ka humb cilësitë apo është prishur nga x shkaqe.Me mjetet e më poshtme
po të njëjtat i riparon pa problem.
http://www.risingresearch.com/en/dvr/
http://www.divfix.org/
Si të “fotografoni” një UEB faqe apo pjesë të saj?
Në temën më lart është dhënë një përshkrim i thjesht se si ”fotografohet” një Ueb faqe por me sa duket janë shfaq edhe vegla për këtë qëllim…
http://www.websitescreenshots.com/
http://toki-woki.net/p/WebKut/
Thunderbird
Thunderbird është një e-postprogram që leht instalohet dhe përshtatet. Plotësisht zëvendëson shërbimet postale(dërgim-pranim të postës elektronike-epost) të Microsoftit-Windows 10.
https://www.mozilla.org/en-US/thunderbird/
Lajme interesante dhe informacione të ndryshme
Parandalim i nisjes automatike të softuerëve gjatë nisjes/startimit të kompjutorit?
Mund të ndodh që ndonjë vegël e sapo instaluar nis në mënyrë automatike pas nisjes së sërishme të kompjutorit dhe ndoshta ju habit apo edhe irriton një gjë që përsëritet pa ndikimin apo dëshirën tuaj?!
Pse ndodh proçesi dhe a mund ta ndërprisni?
Një numër i madh i veglave programohen për nisje automatike me nisjen e kompjutorit dhe ndodh që nisja automatike të jetë e preferuar/e dobishme por ka raste kur nisja automatike bëhet irituese, andaj shfaqet pyetja si të ndrpritet proçesi automatik?
Ndërpreja e proçesit relaizohet kështu:
Në Windows 10(ndoshta funksionon edhe te versionet tjera) kliko me anën e djatht të miut në shiritin e ikonave/simobeleve në tryezë dhe gjej aty ku është shënuar Task Manager.
Më pas kur hapet dritarja kliko në Autostart dhe me anën e djatht të miut kliko në programin/softuerin dhe zgjedh ç`aktivizo(por keni kujdes cilin softuer e ç`aktivizon mos ç`aktivizo programe që nuk i njihni.
Kufje/Headphone-Headset-MX666
Dëshiron të disponosh kufje me funksione të shumta dhe që nuk kushton shtrejt? Ja një rast i shkëlqyer; një produkt Kinez me cilësi-vegël që përdoret për dëgjim të muzikës nga radio kanalet, dëgjim të muzikës përmes TF kartelës me kapacitet prej 8 GB(gigabyte) (muzikë e kopjuar nga kompjutori personal (mp3 skedar).
Vegla përdoret edhe për/dhe me celular dhe ka të instaluar mikrofon
Kufja në fjalë mund të përdoret edhe në kompjutor dhe HDTV. Mund të prenotoni nga faqja-transporti është falas nëse e zgjidhni alternativën për transport që do zgjasë 1 muaj ose mund të pagoni 0.33 cent për transportim 2 javor.Transportimi bëhet në çdo shtet të botës duke mos anashkaluar edhe trojet tona.
Personalisht vet kam ble një të tillë dhe me të vërtet MX666 meriton lëvdata.
http://www.gearbest.com/bluetooth-he...pp_356174.html
Për përdorim me kompjutor(për lojra, dëgjim të internet radio kanaleve, për filma etj) duhet që kompjutori të jetë i pajisur me funksionin Bluetooth. Nëse ju mungon(nuk është instaluar) bluetooth në kompjutorin tuaj atëher blini këtë përshtatës/adapter dhe të gjitha pajiset tua i konekton/lidh me kompjutorin desktop apo laptop.
Përshtatës/adapter-Bluetooth për PC/Laptop
https://www.amazon.com/Whitelabel-Bl...GJDVR4HW0T30H1
Bluetooth për HDTV
http://www.howtogeek.com/219326/how-...-to-your-hdtv/
Si aktivizohet/sinkronizohet Bluetooth i kufjeve me dhe në kompjutor?
Në tryezën e PC-së(kompjutorit) vëren shiritin e ikonave/simboleve:ikonën e nisjes së Uindowsit, ikonën e postës elektronike, ikonën e dosjeve etj. Në anën e djathtë e keni ikonën e autoparlantit dhe ikonën/simbolin e lidhjes/kyçjes me internet si dhe orën. Me anën e djath të miut kliko në simbolin/ikonën e autoparlantit dhe gjej aty ku është shënuar për parametrat/settings eksekutimin e tingullit/zërit.
Kliko në të dhe do vëreni disa ikona kryesisht ikona që paraqesin mënyrën apo llojin e eksekutimit të tingullit/zërit-Nëse keni autoparlante të aktivizuar atëher kjo pjesë është më e shëndritshme që do thotë se është aktive. Çàktivizo autoparlantet e PC-së.
Pas ç`aktivizimit të autoparlantëve të PC-së, aktivizo autoparlantet e kufjeve në këtë mënyrë:
(këtë përshkrim e gjen edhe në manual të kufjeve)
Kufja MX666 ka 6 butona.Shtyp në butonin (me simbolin për aktivizim/ç`aktivizim të kufjes) dhe
mba të shtypur rreth 5-8 sekondave pa ndërpreje. Me këtë rast aktivizohet respektivisht sinkronizohen kufjet me kompjutorin tuaj dhe simbolin e vëren në parametrat/settings për eksekutim të zërit/tingullit. Hap dritaren e parametrave të tingullit dhe aktivizo kufjet.(kliko me anën e djatht të miut në ikona/simbole:Activate)
Me këtë rast gjith tingulli apo zëri bartet tek kufjet.
KUJDES: Kur dëshiron të dëgjosh përsëri p.sh.muzikë nga autoparlantet e kompjutorit duhet që së pari të ç`aktivizohen kufjet dhe të aktivizohen autoparlantet.E njëjta procedurë vlen sërish për kufjet.
Kufjet MX666 karrikohet/mbushen përmes USB-së së kompjutorit desktop/laptop.
E vetmja gjë negative me MX666 është se në të nuk ka të instaluar rregullator të tingullit/zërit mirëpo edhe ky problem zgjidhet-në celular mund të sinkronizoni dhe të përshtatni nivelin e zërit përmes funksionit për zërin/tingullin që eksiston në çdo celular.
Poashtu në kompjutor rregullohet niveli i zërit njëlloj me aplikacionet që i keni në disponim(aplikacionet për muzikë/film/lojra).
Drejtshkrimi
Shpesh vërejmë anomali/deformime në përdorimin të drejtë të germave(dhe fjalëve) të gjuhës sonë nëpër Tv kanalet (dhe mediat e shkruara) e ndryshme-ky është turp i madh që nuk tolerohet në asnjë shtet normal ky është krim i pa falshëm.
Për shembull në vënd të germës ç-çka, gjithçka shënon germën q - qka apo gjithqka apo veq/përveq në vënd se të përdorin fjalët veç/përveç… ose në vënd të germës Ë shënon germën E…..pyes, po në cilin fjalor e gjete këtë fjalë ore hajvan-thi i egër? Në fjalorin e Shumadisë(Serbisë) a?!
A kanë dituri këta bastard të mediave se cila germë ku dhe si përdoret(në një fjalë) dhe si shënohet përmes tasturave kompjuterike?! Nëse nuk dijn le të mësojnë…
Shtyp njëkohësisht Alt + ……
ë = Alt+137(ose shtyp ¨ në pjesën ku është tasti enter-tastin e parë fqi të enter- e më pas germë e)
Ë = Alt+0203
ç = Alt+135
Ç = Alt+128
Aplikacioni që ndihmon prindërit dhe fëmijët
Aplikacioni ”SwitchOff” u krijua nga dy shqiptarë të cilët jetojnë në Zvicër, Blerim Bunjaku dhe Premtim Sermaxhaj. +
http://rtv21.tv/web/aplikacioni-qe-n...t-dhe-femijet/
Aplikacion me karakter lokal
Aplikacioni në fjalë mund të përdoret(natyrisht me autorizim të krijuesve) në çdo qytet të trojeve tona.
http://www.tetova1.mk/2016/04/07/tet...-tetoven-foto/
https://www.unepertetoven.com/
Virtual Desktop
Teknologjia më e re për shndrim të kompjutorit të zakonshëm në kompjutor 3D (3 dimensional)
(Shiko video prezantimin)
http://store.steampowered.com/app/382110/
Oculus
Testo kompjutorin personal a është kompatibil/ a përshtatet për tekonologjinë e re; Oculus-vegla nuk instalohet por vetëm teston harduerin tuaj për të pa a është dhe a mund të përdoret me teknologjinë e re; nëse nuk përshtatet ju informon cilët pjesë të kompjutorit duhet të zëvëndësohen...(shkarko dhe testo)
https://www.oculus.com/en-us/setup/
VR (Virtual Reality)
Ku mund të blihet pajisja?
https://shop.oculus.com/en-us/cart/
Të rejat e fundit nga Microsofti
https://blogs.windows.com/windowsexp...mixed-reality/
https://www.microsoft.com/silverlight/
NASA konfirmon eksistencën e jasht tokësoëve….
Prof. Michio Kaku
youtube.com/watch?v=f0iPdKeH5jg
youtube.com/watch?v=D86gzs5PuBs
youtube.com/watch?v=bgUHA2S67VM
youtube.com/watch?v=SBeV3gNYhI8
youtube.com/watch?v=3l2QxclENYQ
youtube.com/watch?v=-BdoK5D_vxc&feature=youtu.be
youtube.com/watch?v=ipe6CMvW0Dg
youtube.com/watch?v=nu6zLNpGUG0
Të ecim në një hap me kombet tjera.....
Krijoni Kontakt