“Mafia” u krijua mė 1986 si njė lojė psikologjike nė Bashkimin Sovjetik nga profesori i Universitetit tė Moskės nė Fakultetin e Psikologjisė Dmitry Davidoff.

Ajo pėr shumė vite shėrbente si njė ushtrim i fortė logjik midis studentėve dhe gjeti pėrhapje tė menjėhershme jo vetėm nė Lindjen komuniste, por u popullarizua gjatė viteve ‘90 edhe nė Perėndim. Kryesisht nėpėr komunitetet universitare, klubet e debatit, rrethet sociale e madje edhe nė mjediset shoqėrore e familjare.

“Mafia” luhet idealisht nga 12-15 lojtarė, si njė numėr qė eviton konfuzionin, garanton menaxhimin e mirė tė kohės sė debateve dhe u jep tė dyja palėve mundėsi tė mira konkurrence. Udhėheqėsi i lojės ėshtė ai qė quhet “Fati”. “Fati” ka pėr detyrė tė menaxhojė lojėn duke zbatuar dhe sqaruar rregullat e saj, tė japė tė drejtėn e fjalės, tė shpallė garėn pėr akuzat formale, tė organizojė votimet, tė kontrollojė etapat e lojės gjatė natės dhe ditės, si dhe tė shpallė vendimet.

Pjesėmarrėsit nė lojė janė tre llojesh: Qytetarė, Mafiozė ose Policė. Pjesa mė e madhe e lojtarėve janė Qytetarė, ndėrsa Polici luhet nga vetėm 1 lojtar. “Mafia” mund tė luhet nė ēfarėdo ambienti shoqėror dhe familjar. Pjesėmarrėsit mund tė qėndrojnė tė ulur rreth njė tavoline apo nė njė ambient ku kanė fushė shikimi pėr tė gjithė anėtarėt e tjerė tė lojės.

Pjesėmarrėsit duhet tė mos i tregojnė askujt rolin qė kanė si dhe tė mos japin indikacione, shenja apo forma tė tjera qė lėnė tė kuptohet roli. Nėse diēka e tillė ndodh, atėherė loja ndėrpritet dhe shorti hidhet sėrish. Loja zhvillohet me disa raunde, natėn dhe ditėn, me akzua dhe hetime deri sa nė fund fitojnė qytetarėt ose mafia.

Nje emision i tille eshte transmetuar edhe ne DigitAlb, ku cdo jave uleshin 12 personazhe te famshem shqiptare. Nese ju pelqen kjo loje, mund ta luani edhe ne internet ne https://epicmafia.com/lobby . Mjafton te krijoni nje llogari dhe mund te luani jo vetem me keto 3 personazhe por edhe me dhjetera te tjere. Une kam menduar te hap nje loje vetem per shqiptaret te ngjashme me ate qe eshte transmetuar ne DigitAlb. https://epicmafia.com/game/3234337?p...9d006a4b1f177e passwordi eshte mafiashqip. Eshte pak e veshtire qe te mblidhen 12 vete, por ju lutem kini durim.