Tiranë, i rrahin hajdutët e energjisë, 2 elektriçistë rëndë në spital
Tiranë – Disa persona, që vidhnin energjinë elektrike, jo vetëm i kanë kundërshtuar, por edhe i kanë goditur rëndë, dy elektriçistë, punonjës të Operatorit të Energjisë, Misir Kumrian dhe Shkëlqim Baftjan, të cilët po iu ndërprisnin energjinë. Por, nga goditjet me sende të forta, Kumria dhe Baftja kanë përfunduar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës dhe një person është arrestuar nga Policia.
Kumria rezulton të jetë edhe kryesindikalisti i punonjësve të “Elektrikut” në Tiranën, ç’ka ka nxitur reagimin e Konferederatës së Sindikatave për të mbrojtur anëtarët e saj. Kol Nikollaj, nëpërmjet një deklarate publike, i ka kërkuar Operatorit të Energjisë të sigurojë kushte pune për punonjësit e saj, jo t’i përdorë ata si “mish për top” në propagadën e saj se gjoja po përmirëson situatën.
Nga ana tjetër, Nikollaj i është drejtuar Ministrit të Brendshëm të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë para drejtësisë, jo vetëm shkaktarët e rastit të sotëm, por të gjithë ata persona që vjedhin dhe shpërdorojnë energjinë elektrike dhe çdo pronë publike.
Reagon Operatori i Shpërndarjes
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrik, që ka shprehur “shqetësim dhe indinjatë lidhur me një akt kriminal kundër dy punonjësve të kompanisë.
Gjate ushtrimit të detyrës, elektriçistët Misir Kumria dhe Shkëlqim Baftaj janë goditur me mjete të forta tek pallatet “Albakonstruksion”. Të dy këta punonjës janë në gjendje të rëndë te Qendra e Traumës, ne Spitalin Ushtarak. Dy elektricistet ishin duke kryer prerjen e energjise elektrike per abonente debitore.
Dhuna ndaj dy punonjesve te OSHEE u denoncua menjëherë në organet e rendit dhe aktualisht policia ka ndaluar një person.
ar.sh/Oranews.tv
Krijoni Kontakt