Sulme masive ndaj Google, vidhen miliona adresa nė Gmail
Piratėt kibernetikė kanė qenė shumė tė zėnė kėtė muaj. Pas vjedhjes dhe shpėrndarjes nė internet tė disa fotove nga shėrbimi iCloud tė disa personazheve tė famshėm, sulmi i radhės nga piratėt kibernetikė ka qenė ndaj gjigantit tė kėrkimit, Google.
Google ėshtė sulmuar nga njė grup piratėsh kibernetikė rusė, tė cilėt kanė vjedhur mbi pesė milionė llogari nė Gmail.
Ata kanė publikuar 5 milionė emra pėrdoruesish dhe fjalėkalimesh tė llogarive nė Gmail nė njė forum rus pėr Bitcoin. Nuk ėshtė zbuluar akoma se nga janė marrė kėta adresa nė Gmail. Por njė gjė ėshtė e sigurt, sulmi nuk ėshtė kryer nė sajė tė thyerjes sė sigurisė nė sistemet e Google-it. Si duket kėto adresa janė zbuluar nga njė uebsajt i palės sė tretė, ose njė grumbullues i uebsajteve tė tilla ku njerėzit regjistrohen duke pėrdorur kredencialet nė llogarinė e tyre Google Mail., citon krokodili
Siguria e informacioneve tė pėrdoruesve tanė ėshtė prioriteti ynė kryesor, tha njė zėdhėnės i Google-it pėr TNW. Nuk kemi evidenca qė sistemet tona janė rrezikuar, por sapo informohemi se llogaritė mund tė jenė sulmuar, ne marrim masa pėr tė ndihmuar pėrdoruesit tė ruajnė dhe sigurojnė llogaritė e tyre. Mendohet qė shumica e kėtyre llogarive nuk kanė qenė tė vlefshme.
(ed.me/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/teknologji/...il-210446.html
Krijoni Kontakt