-
Kosovë, arrihet marrëveshja qeverisëse mes Bllokut dhe Lëvizjes Vetëvendosje
Blloku LDK-AAK-Nisma, kanë nënshkruar sor rreth orës 13:00 marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, marrëveshje kjo që vlen vetëm për seancën konstituive dhe jo edhe për formimin e qeverisë së Kosovës.
Vetëvendosja do të udhëheqë dialogun me Serbinë, por nën direktivat e qeverisë, dhe për këtë do të votojnë kandidatin e bllokut për kryetar të Kuvendit.
Këtë e thotë pika 5 e kësaj marrëveshjeje, ku thuhet se dialogu është përgjegjësi e qeverisë dhe se kjo e fundit, e emëron drejtuesin për procesin e dialogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe do të krijojë hapësirë për përfshirje të opozitës në proces.
Kështu, pas nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se janë për dialog me BE-në, janë për dialog me serbët e Kosovës dhe për dialog në përgjithësi.
Kurti tha se më vonë do të flitet për marrëveshje tjetër që detajon formimin e Qeverisë.
Mutafa, Haradinaj e Kurti e quajtën marrëveshjen jetike, për të mirë të vendit, për zhvillim ekonomik, për sundim të ligjit.
10 shtator 2014
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt