Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Elisabeta Gjoni merr drejtimin e Bankës së Shqiperisë pas arrestimit të Fullanit

    Arrestimi i Fullanit, BSH pa Guvernator, tani e drejton Gjoni



    Një muaj pas nisjes së skandalit në Bankën e Shqipërisë guvernatori i Bankës së Shqipërisë është arrestuar për shpërdorim detyre. Pyetja që lind pas kësaj është se kush do ta menaxhoj aktualisht Bankën e Shqipërisë?
    Në bazë të ligjit për Bankën e Shqipërisë në mungesë të Guvernatorit ose në pamundësi të tij kompetencat i kalojnë zv.Guvernatorit. Në bazë të kësaj drejtimin e Bankës së Shqipërisë aktualisht e merr në dorë zv.Guvernatorja Elisabeta Gjoni.
    Arrestimi i Guvernatorit i jep të drejtë Kuvendit që të kërkojë shkarkimin e tij nga detyra. Deri në momentin që Guvernatori nuk ishte arrestuar Kuvendi nuk kishte asnjë mundësi për të ndërmarrë procedurë për ta shkarkuar.
    Ndërkohë emërimi i guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë bëhet nga Presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit.
    Në lidhje me postin e ri të kreut të Bankës Qendrore përfliten një sërë emrash por për të parë propozimet konkrete si fillim pritet shkarkimi i Guvernatorit aktual.
    Pavarësisht mungesës së Guvernatorit Këshillimi Mbikqyrës, i drejtuar nga zv.Guvernatorja ka për detyrë që të drejtojë mbledhjet si dhe të marrë vendimet e nevojshme në lidhje me zhvillimet ekonomike.
    CV: Kush eshte Elisabeta Gjoni
    Zj. Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011.
    Para ushtrimit të këtyre detyrave, Zj. Gjoni ka pasur një karrierë të pasur në sektorin financiar dhe në fushën e rregullimit të tij. Ajo ka shërbyer si Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që prej themelimit të këtij institucioni në 2006 deri në dhjetor 2011. Më herët, ajo ka shërbyer në sektorin e titujve si Kryekomisionere e Komisionit Shqiptar të Letrave me Vlerë. Gjithashtu, ka qenë anëtare e bordit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për 8 vjet dhe Zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë gjatë viteve 1995 -1997. Zj. Gjoni ka shërbyer si Guvernatore Alternative për Shqipërinë në BERZh, si këshilltare financiare për financat për Presidentin e Republikës së Shqipërisë gjatë viteve 1992-1996 dhe si anëtare e Komitetit Negociator për Borxhin e Jashtëm. Karrierën e saj tashmë të konsoliduar, ajo e pasuroi duke punuar në sektorin financiar privat pranë Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve.
    Pas diplomimit në vitin 1982 për financë në Universitetin e Tiranës, zj. Gjoni pati një karrierë të pasur në fushën akademike. Ajo ishte lektore me kohë të plotë për drejtimin financiar gjatë viteve 1982 – 1992 dhe, aktualisht, është lektore e ftuar për çështje të financës dhe ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe universitete të tjera në Shqipëri.
    Gjatë karrierës profesionale, ka marrë pjesë dhe ka dhënë leksione në shumë veprimtari të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Zj. Elisabeta Gjoni gjendet në të dhënat biografike Who is who – Global Banking & Finance 2000-2001 International Edition dhe është autore e një sërë studimesh, artikujsh e materialesh kërkimore mbi financën, politikat ekonomike, bankingun, tregjet kapitale, etj.
    Përveç kontributit të saj të vlefshëm në sektorin financiar shqiptar, zj. Gjoni jep kontribut aktiv për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në veçanti fëmijët. Ajo është anëtare e bordit të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, një organizatë jofitimprurëse, që punon me përkushtim për të ulur varfërinë dhe për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Ajo është edhe anëtare e “Miqtë e Galerisë Kombëtare të Arteve”.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elisabeta Gjoni merr drejtimin e Bankës së Shqiperisë pas shkarkimit të Fullanit

    Rama mbështet drejtuesit e rinj të Bankës: S’kanë lidhje me vjedhjen



    Tiranë- Për gati një orë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në selinë e Bankës së Shqipërisë.
    Aty ku deri të premten e 5 shtatorit, guvernator ishte Ardian Fullani, sot kryeministri u prit nga Elisabeta Gjoni, guvernatorja e komanduar nga Këshilli mbikqyrës për të marrë drejtimin e Bankës së Shqipërisë.
    Pas takimit me Guvernatoren e re të komanduar Elizabeta Gjoni, kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte zhvilluar vizitën për ti dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë ekipit teknik që garanton vazhdimësinë normale të përditshme të këtij institucioni.
    Pas takimit ai doli në një konferencë për shtyp ku deklaroi se i kishte ofruar mbështetje skuadrës së re të drejtuesve teknik të BSH, të cilët sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me vjedhjen e Thesarit. Nuk dihet nëse me skuadër, Rama nënkuptoi si pjesë të saj edhe Guvernatoren e re në detyrë.
    Pasi nëse do ishte këtu, nuk do të ishte në të njëjtën linjë me deputetin e tij, kryetar i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, që në gjykimin e tij Gjoni është po aq fajtore sa Fullani për vjedhjen.
    “Sapo bëra një takim me ekipin drejtues teknik të BSH-së dhe shkova ti takoja sepse besoj se ajo skuadër e cila nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur dhe që ka meritën vit pas viti dhe në një ecuri konstate vitesh të ketë garantuar performancën e qëndrueshme dhe të vlerësuar botërisht të BSH-së nuk meriton të vuajë asnjë lloj presioni e të ndihet në asnjë lloj trysnie, por meriton të mbështetet, inkurajohet dhe sigurisht të ndihet e vlerësuar edhe në këto momente kur në kushtet shumë të vështira pskikologjike të BSH vazhdon të garantojë funksionimin normal, duke garantuar që gjithë sistemi financiar të funksionojë normalisht”.
    Ndërkaq gazetarja jonë e ekonomisë Erblina Mile, informoi se më vonë gjatë ditës Ministrat e Financës dhe Ekonomisë Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj do të kenë një takim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkomëbar në Tiranë dhe Guvernatoren Gjoni.
    Gjatë takimit të djeshëm me Elizabeta Gjonin, Rama i shprehu qëndrimin e qeverisë të shumicës qeverisëse në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe të ekipit të teknicienëve të institucionit, respekti për profesionalizmin e mirënjohur të të cilëve mbetet i palëkundur.
    E ardhmja e Bankës së Shqipërisë ka vënë në lëvizje kryeministrin Edi Rama përgjatë ditëve të fundit, të cilit detyra ia kërkon të propozojë emrin e ri të Guvernatorit, nëse Kuvendi vendos shkarkimin e Fullanit.
    Deri më tani Rama ka pasur takime me aleatin Meta, kreun e shtetit Bujar Nishani, përfaqësues të FMN-së, ekspertë të huaj e partnerë ndërkombëtarë.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elisabeta Gjoni merr drejtimin e Bankës së Shqiperisë pas shkarkimit të Fullanit

    Braçe “nuk njeh”Guvernatoren e re: Presidenti të mos i japë imunitet

    Tiranë- Ndërsa u duk se situata e Bankës së Shqipërisë u vu nën kontroll me marrjen e drejtimit të saj nga zëvendës.guvernatorja e parë Elisabeta Gjoni, kompetenca të cilat i kaluan me vendim të Këshillit Mbikqyrës, kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Finacave nuk është i këtij mendimi.
    Për Erion Braçen, Elisabeta Gjoni është përgjegjëse po aq sa Guvernatori Fullani për keqadministrimin me pasojë dem të rëndë ekonmik për Bankën. Duke ju referuar dhe takimit që Kreu i Shtetit Nishani pati dje me zonjën Gjoni, deputeti Braçe thekson se Presidenti i Republikës nuk mund te jape imunitet nga hetimet apo të cenoje hetimet per te.
    “Po lexoj qe, paska patur nje mori takimesh te nivelit te larte dje, ku shkelqen takimi i Presidentit te Republikes me zevendes.guvernatoren e Bankes se Shqiperise qe kryen detyren e Guvernatorit, Elisabeta Gjoni!!
    E vleresoj shqetesimin e Presidentit per stabilitetin e sistemit financiar ne vend, ne fund duhet te ndodhte dhe kjo.Por ka nje shqetesim edhe me te madh; Ndikimi mbi prokurorine per vijimin e hetimeve dhe çuarjen deri ne fund te nxjerrjes se pergjegjesise penale per cilindo qe ka drejtuar ne banke dhe ka bere faj.Shqip;Elisabeta Gjoni, ne cilesine e zevendesguvernatorit (detyrat e te cilit jane te qarta ne ligj), ne kushtet e mungeses se zevendesguvernatorit pergjegjes per administrimin e Bankes, me pergjegjesi te plote edhe per kete (sipas ligjit),
    Eshte pergjegjese po aq sa guvernatori per keqadministrimin me pasoje dem te rende ekonmik per banken.Nuk mundet qe Presidenti i Republikes te jape imunitet nga hetimet apo te cenoje hetimet per te!” shkruante ai sot në fb.

    Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës s’paraqiten sot në komisionin e Ekonomisë

    Ndërkohë mbledhja e parashikuar për ditën e sotme është anuluar, me kërkesë të Kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha i cili ka kërkuar mirëkuptim për mosparaqitjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës dhe paraqitjen e tyre në Prokurorinë e Tiranës.

    Emri:  brace2.jpg

Shikime: 331

Madhësia:  82.5 KB

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •