Mungesa e hapësirës për varret Gjermeni: Tani dhe me djegie
Varrezat nuk do të jenë me vetëm publike, por tashme në Shqipëri po shqyrtohet mundësia e krijimit te varrezave dhe private. Nisur nga problematikat e shfaqura se fundmi specifikisht në kryeqytet për mungesën e hapësirave për varre në Sharre, qeveria ka përgatitur një draft të ri, e cila krijon aletrnativa përmes varrezave private, fetare, shtetërore por dhe historike.
Projektligji u prezantua në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku e thirrur për të sqaruar ndryshimet, ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit , Eglantina Gjermeni, ka specifikuar dhe mënyrat , tashmë praktike dhe ndërkombëtare , sesi mund të veprohet me trupin e vdekur, natyrisht me miratimin dhe të familjarëve. Disa prej opsioneve janë djegia e trupit apo dhe hedhja e hirit në det.
“Me anë të ligjit parashikohet edhe futja e formave të tjera siç është dhe djegia e trupit. Një ndryshim tjetër parashikon ngritjen e varrezave historike kulturore dhe shtetërore”, ka thënë ministria e Englantina Gjermeni .
Njësia e qeverisjes vendore është e detyruar të përfshijë varrezat private në planet e saj rregulluese, si dhe duhet miratojë rregullat për administrimin dhe funksionimin e varrezave alternative.
“Vendosen edhe kritere sipas të cilave ngritja e varreza private bëhet me miratimin e Këshillit të njësisë së qeverisjes vendore. Kështu për njësitë vendore deri në 100 mijë banorë mund të ngrihet vetëm një varrezë private. Sipërfaqe për truallin e banesë së fundit përcaktohet në bazë të numrit të banorëve të njësisë përkatëse vendore, sipas raportit një hektar për 10 mijë banorë”, tha Derveni,relator i çështjes
Sa i takon varrezave fetare, ato mund te ngrihen në truallin e subjekteve fetare me miratimin e këshillit të qeverisjes vendore. Varrezat historike do të jenë në shenjë përkujtimi të ngjarjeve historike me element funksional dhe organizativ të dallueshëm qartë, ndersa varrezat shteterore sherbejnë për varrimin e personaliteteve , të cilat do të jenë në një sektor të vecçnt të varrezave të kryeqytetit.
Shqiptarja.com
Krijoni Kontakt